Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hajriz Demaku: Shpërbërja e Jugosllavisë filloi në Kosovë më 1981

Shko poshtë

Hajriz Demaku: Shpërbërja e Jugosllavisë filloi në Kosovë më 1981 Empty Hajriz Demaku: Shpërbërja e Jugosllavisë filloi në Kosovë më 1981

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 10, 2009 1:35 am

Hajriz Demaku: Shpërbërja e Jugosllavisë filloi në Kosovë më 1981 U1_HajrizDemakuARKIVORE
SHPËRBËRJA E JUGOSLLAVISË FILLOI NË KOSOVË MË 1981
Nga Hajriz Demaku[1]
Por Bashkësia Ndërkombëtare ende po ngurron t’ia japë Kosovës atë që i takon, Pavarësinë.
Që nga lufta e parë Ballkanike, Kosova ka bërë sakrifica e gjakderdhje të shumta, për mospranimin e pushtimit nga okupatori serbë, me të cilin shqiptarët s’kishin asgjë të përbashkët: as fenë, as gjuhën, as historinë, as territorin.
Evropa, lëre që bëri gabim në dëm të shqiptarëve, në Kongresin e Berlinit në vitin 1878, lëre që bëri gabimin tjetër, Në Konferencën e Ambasadorëve në Londër më 1913, kur vendosën që: për hir të paqes së Evropës, t’i flijojnë shqiptarët dhe trojet e tyre stërgjyshore, padrejtësisht iu ndanë trojet e tyre dhe jua dhanë sllavëve të jugut të Serbisë, Greqisë dhe Bullgarisë.
Pra, që nga ’94 shqiptarët kanë derdh gjak, deri në yzengji të kalit, për ta rikrijuar Shtetin e tyre etnik, jo Shqipëri të madhe, siç zhurmonin fqinjët tanë shovinistë, as Shqipëri të Londrës, siç e donte Evropa, por një shtet shqiptar, siç e kanë të gjithë popujt tjerë të Evropës, dhe siç pati propozuar Prof. Dr. Astrit Leka; por kjo Evropë neve shqiptarëve nuk na ka njohur si popull evropian, por si të ishim “jashtë planetar”, për çudi!?!
Evropa, gjegjësisht Bashkësia Ndërkombëtare asnjëherë nuk e dëgjoi zërin e shqiptarëve për liri e pavarësi, as që e njohën “Lidhjen e I Shqiptare të Prizrenit 878”, as “Lidhjen e II të Prizrenit 1943”, për ta bashkuar Kosovën me Shqipërinë, as vendimet e Konferencës së Bujanit 1943/1944, për të njëjtin qëllim, e pra për zbatimin e këtyre vendimeve, garantonin: Armata e Jugosllavisë, Armata e Shqipërisë, Aleanca e bllokut Antifashist, sikur që ishin Amerika-Anglia-Bashkimi Sovjetik; por kur Jugosllavia i shfuqizoi ato vendime me dhunë, për ato vendime askush nga garantuesit nuk bërë zë!?!
Evropa nuk reagoi as më 1944/1945 kur Kosova u përball me pushtuesin sllavo-komunist, paçka se u bë një rezistencë e paparë, në tërë Kosovën antikomuniste, e sidomos në Drenicë, ku prej 6 prillit 1941 e deri më 21 shkuert 1945, kur ranë dy heronjtë tanë kombëtarë, Shaban Palluzha e Mehmet Gradica, këmbë shkau nuk e ka shkelur Drenicën.
Në Drenicë, para kësaj rezistence, kishte në 62 fshatra kolonistë, tanimë s’ka asnjë, sipas regjistrimit të vitit 1981, 99,9% Drenica ishte etnikisht e pastër, pra burrat i kanë plotësua para 62 viteve standardet, që tani po kërkon Bashkësia Ndërkombëtare.
Gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, nga viti 1941 e deri më 1944 në Kosovë, nga të gjitha nacionalitetet ka pasur 53000 luftëtarë antifashistë, nga ky numër 6200 kanë ra dëshmorë në tokën e Kosovës, kurse prej vitit 1944 e deri më 1948, sipas Dr. Hakif Bajramit, kanë rënë në luftë kundër sllavokomunizmit në tërë Kosovën, vetëm shqiptarë, 48000, domethënë katër herë më shumë, dhe Bashkësia Ndërkombëtare u bë shurdhmemece , kurrë nuk e ngriti zërin!?!
Nga data 26-30 shtator 1991 u mbajt referendumi, në të cilin populli shqiptar i Kosovës, u deklarua për një Kosovë të pavarur e sovrane, Bashkësia Ndërkombëtare prapë u bë e shurdhër.
Sllovenia shpalli pavarësinë, dhe Bashkësia Ndërkombëtare ia aprovoi. Kroacia edhe ajo me më shumë viktime, por u pavarësua. Bosna dha viktima më shumë se të gjitha kombet e ish-Jugosllavisë së bashku, dhe ju dha një pavarësi me plot barrikada. Mali i Zi me referendum u nda nga Serbia, të cilën e kishte edhe të gjakut, edhe të fesë, dhe pa asnjë viktimë. Maqedonia u nda nga Serbia dhe e formoi shtetin që kurrë nuk e ka pasur, dhe u pranua në Bashkësinë Ndërkombëtare; kurse për Kosovën, Bashkësia Ndërkombëtare është bërë digë!?
Bashkësia Ndërkombëtare, për masakrat dhe gjenocidin e bërë një shekull me radhë ndaj shqiptarëve të Kosovës, nuk e fajësoi Serbinë si kolektiv edhepse dihet se të gjitha institucionet e ndihmuan aventurën ushtarake të Millosheviçit[2], për ti dëbuar shqiptarët nga trojet e veta stërgjyshore, sikur ata të Sanxhakut të Nishit më 1878, që u dëbuan nga vendlindjet e tyre; ca nga ata erdhën në Kosovë e ca shkuan në Turqi, dhe në Toplicë më nuk mbeti asnjë shqiptar.
Bashkësia Ndërkombëtare e njeh mirë mendësinë shqiptare, se shqiptarët kanë qenë dhe janë për kompromise, por tani janë lodhur, kur i shohin kriminelët duke lëvizur lirshëm nëpër Kosovë, e janë së paku 5000 familje shqiptare që jua kanë masakruar ndonjë anëtar të familjeve të tyre.
Ata kriminelë të cilët dëshironin të jetojnë tok me shqiptarët në Kosovë, është dashtë të bëjnë këto veprime: të kërkojnë falje te zoti, t’u kërkonin falje publike shqiptarëve për krimet e bëra dhe të bëjnë operacione plastike fytyrat e tyre, përndryshe edhe durimi ka kufij.
Evropa, si duket, mendon t’i hidhërojë shqiptarët, me çështjen e pazgjidhur të Mitrovicës, si mollë sherri, për sherre të reja, UNMIK-u vuri kufij të rinj në Mitrovicë dhe e ndaloi UÇK-në të marshojë në veriun e Mitrovicës.
Shqiptarët ikin nga Veriu i Mitrovicës, nuk i siguron askush nga llumi i kriminelëve serbë, të grumbulluar brenda kufijve të Kosovës, përtej “urës kufij”, urë e shtrembëruar që simbolizon një pjesë të UNMIK-ut, që kanë ardhur në Kosovë për të shtrembëruar, jo për të drejtuar.
“Ka ardhur koha që bota t’i mbështesë shqiptarët në projektet e tyre për vetëvendosje dhe, pse jo, për RIBASHKIM NË NJË SHTET KOMBËTAR SHQIPTAR me madhësinë e Zvicrës, duke krijuar kështu një ekuilibër në zonën e Ballkanit, që historikisht është konsideruar fuçi baruti. Në këtë mënyrë shtetet e Gadishullit Ballkanik do të INTEGROHESHIN në mënyrë paqësore e të qytetëruar në Evropën e Bashkuar të së ardhmes...“[3]

[1] Zotni Hajriz Demaku artikujt e vet i shkruan vetë në makinën e vet të shkrimit: UNIS “tbm de Luxe”, made in Bosna.
[2] Rushit Ramabaja: Mareci i Shpresës së Mirë, f. 310: “Millosheviçi, gjatë gjykimit në Hagë, e tha vetëm një të vërtetë: se e kish pasur mbështetjen e të gjithë serbëve të kulluar.”
[3] Prof. Dr. Astrit Leka, Kryetar i Shoqatës Ndërkombëtare të Solidestit për zhvillimin e vendeve të Lindjes: Diskutim i mbajtur në Kolokiumin Ndërkombëtar të vendeve të Evropës Juglindore të Kulturës për një „Evropë të Bashkuar“, bërë në Gjenevë, më 18 maj 1992. Shih: Shqiptarët dhe Evropa, „Lura“, Tiranë, 1993, f. 16);- (cituar sipas Prof. Dr. Mehdi Hysenit, te Letra e Hapur drejtuar gjyqtarit të Tiranës, zotni Fehmi Petku,- te Agjencia e Lajmeve „Iliria. net“, datë: e enjte, 08. Korrik, 2004.
Dërgoi z. Kadri Mani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi