Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hajriz Demaku: Inatet partiake, dëmtojnë çështjen kombëtare

Shko poshtë

Hajriz Demaku: Inatet partiake, dëmtojnë çështjen kombëtare Empty Hajriz Demaku: Inatet partiake, dëmtojnë çështjen kombëtare

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 12, 2009 1:48 pm

Hajriz Demaku: Inatet partiake, dëmtojnë çështjen kombëtare U1_HajrizDemaku

INATET PARTIAKE, DËMTOJNË ÇËSHTJEN KOMËTARE




“Ka ardhur koha që bota t’i mbështesë shqiptarët në projektet e tyre për vetëvendosje dhe, pse jo, për RIBASHKIM NË NJË SHTET KOMBËTAR SHQIPTAR me madhësinë e Zvicrës, duke krijuar kështu një ekuilibër në zonën e Ballkanit, që historikisht është konsideruar fuçi baruti. Në këtë mënyrë shtetet e Gadishullit Ballkanik do të INTEGROHESHIN në mënyrë paqësore e të qytetëruar në Evropën e Bashkuar të së ardhmes...“

(Prof. Dr. Astrit Leka, Kryetar i Shoqatës Ndërkombëtare të Solidestit për zhvillimin e vendeve të Lindjes: Diskutim i mbajtur në Kolokiumin Ndërkombëtar të vendeve të Evropës Juglindore të Kulturës për një „Evropë të Bashkuar“, bërë në Gjenevë, më 18 maj 1992. Shih: Shqiptarët dhe Evropa, „Lura“, Tiranë, 1993, f. 16);- (cituar sipas Prof. Dr. Mehdi Hysenit, te Letra e Hapur drejtuar gjyqtarit të Tiranës, zotni Fehmi Petku,- te Agjencia e Lajmeve „Iliria. net“, datë: e enjte, 08. Korrik, 2004).



Nga Hajriz Demaku*


Vëllezër shqiptarë, deri kur, mund të durojmë, kufi të rinjë ndërmjet trojesh shqipëtare, a pak jemi bërë pikë e pesë? Të moshuarit kur thonin këtë, mendonin kur Evropa, për hir të paqes së saj, në Kongresin e Berlinit dhe në Konferencën e Ambasadorëve të Londrës, i flijuan shqiptarët duke i ndarë në pesë shtete, tani po krijohet edhe një shtet i ri në veri të Kosovës, tani nuk jemi më pikë e pesë, por pikë e gjashtë. E vetmja alternativë, për paqe e siguri në Ballkan e rajon është që t’i realizojmë aspiratat e atyre burrave që plot një shekull kurrë pa ngurruar, derdhën gjakun për Bashkimin Kombëtar si të gjitha shtetet Demokratike të Botës. Bashkësia Ndërkombëtare na ndihmoi ta heqim qafe gjakatarin shekullor serb, por jo me na nda mirë e mbarë si sllovenët, kroatët, maqedonasit, malaziasit e të tjerë e neve në Kosovë, na lanë gacën mbrenda, sado që kujdesemi ta fshehim barutin, mund të ndodhë që të takohen përsëri.

Bashkësia Ndërkombëtare, kur në Kosovë punon me dy standarde, neve na dhanë flamurin shtetëror, jo atë kombëtar, kurse serbët e Kosovës atë të shtetit amë.

Por kush punon për neve, kur ne nuk punojmë për veten tonë, për Bashkimin Kombëtar, ide kjo të cilën, një pjesë e ca “intelektualëve” nuk e dëshirojnë, bile zhurmojnë me të madhe që ta ndërrojmë identitetin nga shqipëtarë në kosovarë, si Nexhmedin Spahiu me disa të tjerë. Edhe Migjen Kelmendi, nuk lë gur pa rrotulluar për ta ndarë gjuhën, për ta instaluar dialektin gegë, në vend të gjuhës letrare- standardit, për t’u kthyer parapa 33 vjet!!! Unë mendoj se standardi duhet barazuar (balancuar), duke pasuar normën e sotme me paskajoren gege, ashtu sikur që po kërkon me ngulm Dr. Nuhi Veselaj.

Zotni Migjen Kelmendi është biri i zotni Ramiz Kelmendit, shkrimtar, gazetar, dijetar, por asnjëherë nuk e ka përdorur diturinë e tij në të mirë të popullit, por në dëm të tij: ai pati shkruar veprën më të pistë radio-dramën “Kur kositën livadhet”; madje e drejtoi disa vite revistën akoma edhe më të pistë “amori”. Pra Ramizi i pari dha kontributin e vet që Kosova të bëhet shtëpi e madhe publike siç e pamë që u bë.

Ka edhe shumë të tjerë si këta babë e bir, për shembull: deputeti i parlamentit të Kosovës, shoku Hydajet Hyseni, jo vetëm që e priti delegacionin e Enver Hoxhës, me rastin e 100- vjetorit të lindjes së tij, por edhe foli dhe shkruajti një Fejton: Enver Hoxha godiste pa mëshirë shovinistët jugosllavë; tani vjen pyetja: sa jugosllavë ka vrarë apo burgosur gjatë gati 5 dekadave? Sikur Fadil Hoxha 5-6 çetnikë, e ai asnjë. Enver Hoxha ka qenë shumë i fortë, dërgoi dy divizione në Kosovë të UNÇ-së shqipëtare para se ta çlironte vendin e vet nga okupatori gjerman, të 5-tën dh të 6-nën nën udhëheqjen e Rrahman Përlakut dhe Gjin Markut, edhe jua ngarkoi në shpinë Kosovën dhe Sanxhakun, për t’ia dërguar Titos së Beogradit me nja 360 viktima të veta po gati aq të Kosovës, pa dhënë Tito asnjë.

Vëllezër shqiptarë, Kosova akoma është në buzë të greminës përderisa nuk veprojmë me këmbëngulje për bashkim kombëtar, gjithmonë do të jemi në buzë të greminës, ama mund t’i mbrojmë vëllezërit në Kosovën Lindore, ata në Maqedoni, në Mal të Zi, ku plot burgjet janë mbushur me shqiptarë? Si të ishin jetimë pa babë e pa nanë.



*Hajriz Demaku ish ushtar i Shaban Polluzhës





[1] Zotni Hajriz Demaku artikujt e vet i shkruan vetë në makinën e vet të shkrimit: UNIS “tbm de Luxe”, made in Bosna.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi