Agim Vuniqi: Sindromi i Banana Republikës...1?
Faqja 1 e 1
Agim Vuniqi: Sindromi i Banana Republikës...1?
Sindromi i Banana Republikës...!?
Nuk është ky një shembull i vetëm i "bedel-izmit" në politikë, do të ishte i pranueshëm disi si formë e propagandës partiake, por loja e re përbuzëse me politikën e saj të brendshme e të jashtme është jo vetëm e papranueshme por është edhe devalvim i tregimit të sukseshëm për krijimin e shtetit
Nga Agim Vuniqi
"Kur lindi shteti" po vie e po bëhet një version postmodern i librit të parë të serisë së kujtimeve të shokut Enver Hoxha "Kur lindi partia". Ky version i ri dalëngadalë po bëhet pjesë e përpjekjeve, atëherë të komunistëve shqiptarë për krijimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë, tash i "demokratëve" puçistë për krijimin e Banana Republikës. Si mund të thuhet ndryshe kur politika e jashtme e Kosovës po bëhët komplotiste. Vrapimi i tillë, ashtu si po bëhet ..., i angazhimit jasht institucional në politikën e jashtme, pastaj i plasimit të informatave ad-hoc i pa transparencë në shtypin ditor, rasti i Debeldes dhe ratifikimi i Marrëveshjes "tregëtare"dy palëshe Kosovë-Maqedoni për dhurimin e 2500 hektarëve tokë Kosove, është abuzim i paparë i pushtetarëve me pushtetin, për territor bëhen luftërat, nuk falen territoret ashtu, pa të drejtë, çështje të tilla shumë serioze do të duhej të ishin jo vetëm pjesë e debatit qytetar por edhe e deklarimit publik-referendumit; ka krijuar huti si brenda në Kosovë por edhe jashtë saj. Pyetja qëndron a ka Kosova institucione apo nuk ka? Kjo çështje duhet të shtrohet edhe në komisionin parlamentar për politikë të jashtme, por edhe në parlamentin e Kosovës, për çka të lobohet atëherë për pranime të reja kur informatat aq serioze janë të mbyllura para opinionit, është ky një atak në shtetësinë e saj, ngase kështu jo vetëm që atakohet politika e saj e jashtme, por çdo gjë që lidhet me institucionalizimin e saj po personalizohet-po privatizohet.
Eshtë plotësisht e qartë që Kosova ka nevojë për njohje të reja, por jo kështu në këtë mënyrë, ngaqë kështu po degradohet i tërë sistemi konstitucional i saj. Ky vrapim i deritanishëm, shumë i çuditshëm po bëhet jo vetëm i turpshëm, por edhe propagandimi po merr nuanca skandali, si të interpretohet ndryshe kur në shtypin ditor nuk jipet informata pse u nënshkrua Marrëveshja "tregëtare" pa debat, atëherë shtrohet pyetja për kend lobon ministri i PJ i Kososovë dhe në emër të kujt, a është kjo pjesë e axhendës së MPJ të Kosovës-sekreti publik? Këto pyetje kërkojnë përgjegje.
Për të gjithë ata që i kontribuan luftës çlirimtare të Kosovës, por edhe të gjithë qytetarët e saj brenda dhe jasht, këto ngjarje të rënda kësisoji janë burim i dhimbjes më të thellë por edhe rënie e alarmit të madh. Misioni i luftës ishte që të ngritej populli në këmbë, dhe ata që vunë në krye të saj e mobilizonin popullin me ide të pastra çlirimtare, kundër kolonizimit të egër, ishte pra një luftë supreme për lirinë dhe pavarësinë a atdheut, ishte një ide për krijimin e institucioneve demokratike dhe të pavarura, si atëherë të spjegohet kjo forme e fragmentarizmit institucional të shtetit dhe tendenca për krijimin e Banana Republikës. Eshtë e pashembullt heshtja e parlamentarëve ndaj një kiçi të tillë...
Nuk është ky një shembull i vetëm i "bedel-izmit" në politikë, do të ishte i pranueshëm disi si formë e propagandës partiake, por loja e re përbuzëse me politikën e saj të jashtme është jo vetëm e papranueshme por është edhe devalvim i tregimit të sukseshëm për krijimin e shtetit. Të gjitha këto ngjarje, së bashku me atë të të tragjedisë kosovare në lumin Tisa, të një interesimi të vonuar të të gjitha institucioneve kosovare, të një ahengu të përgjithshëm zgjedhor, të mos angazhimit të menjëhershëm të MPJ dhe të policisë, por edhe parlamentit si shtëpi e popullit, janë jo vetëm skandaloze, por edhe jo njerëzore, kujt pra i shërben ky proces zgjedhor, sigurisht jo popullit, por vetëm atyre që abuzuan në vazhdimësi votën e popullit, për t'u thirrë në emër të tij; pra le të votojnë pjesëmarrësit e ahengjeve, në kohën kur ndodhi tragjedia e përgjithshme e përmbytjes të qytetarëve kosovarë, që deshën të ikin nga kiçi i Banana Republikës-shtet.
Po rasti i përzgjedhjes së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, dhe të përzgjedhjes së ambasadorëve të Kosovës përmes konkursit, a nuk ishin këto sekuenca të humorit të zi, të paparë deri më tash në praktikën shtetbërëse; aq më tepër kur emërimi i tyre duhet të ishte jo vetëm pjesë e angazhimit të një institucioni por të shumë sish, pastaj pjesë e rekomandimeve institucionale, ngase angazhimi në institucione kaq të rëndësishme publike, do të duhej të pasonte me një pasqyrë të pastër të biografisë së konkurentëve, pjesëmarrës të konkursit (?), jo vetëm i mospërfshirjes në afera korruptive, por edhe të një mendimi më të gjërë publik; të atyre që i njohin më mirë, i qytetarëve të cilët kanë jetuar bashkë me ta, duke shërbyer si dëshmi sa ata kanë qenë aktiv si shërbyes civil të popullatës, sa kanë ndihmuar ata në procesin e rimëkëmbjes së shtetit. Tash po del se kishin të drejtë të gjithë ata kolaboracionist të cilët u zhvilluan si profiterë të luftës, që edhe në kohë të paqes të përfitojnë. Nuk janë sekrete rastet kur ata menjëherë pas luftës (një pjesë e këtij llumi të shoqrisë) ndërruan rolet duke blerë ofiqin e patriotit me një duq devizash, atyre pa të drejtë shoqatat që ishin të lidhura me luftën u jepnin edhe mirënjohje...! Dhimbjet janë edhe më të mëdha, janë të freskëta, kur mu aty para syve të institucionalistëve dhe të shumë qytetarëve të cilët qarkullonin mu pranë tyre dhe shumë afër shtatores së Skënderbeut, ashtu si pranë varrezave të dëshmorëve, as që përqëndronin vëmendjen për ata bashkëqytetarë që qëndronin të ngulitur për pak të drejta, të drejtës për t'u informuar për më të dashurit- familiarët e tyre, pse nuk ka pak dinjitet, asnjë njeri i pushtetit nuk u takua me ta, si po harrohen ata të cilët u angazhuan që me sakrificën e tyre ua mundësuan fëmijëve, të rinjëve.., jetën pa frikë, jo ashtu çfarë e kishin baballarët e tyre, gjyshërit..., që botën e shihnin përmes pengjereve të vogla, të mbyllur nën ankthin e shpresës se do të jetojnë edhe nesër...
Tash jemi ba sy e vesh bashkë… Kyçe televizionin online dhe përnjëherë përballesh me fytyra të hareshme, të atyre që garojnë, është vërtet një kënaqësi grupore, shumë domethënëse. Renditen kandidatët për poste.., sipas numrave, mundohen të duken "cool" dhe të na joshin me ndonjë premtim shpresëdhënës. Shumë nga premtimet e tyre ua çojnë pesh epshet qytetarëve, duke i lënë pa fjetur. Shumë shpejtë u harruan premtimet që i jepnin më heret, mu aty pranë shtatores së heroit kombëtarë Skënderbeu, për tu dukur më impozant para simpatizuesve partiak.
Është edhe një problem në dukje i thjeshtë por i pa paraparë, u ka humbur fija sojit të idealistëve të rinjë, kanë mbetur vetëm ata të Vetëvendosjes. Nejse de…, jemi mësuar të importojmë çdo gjë.
Nuk është i pavend propozimi të hapet konkursi ndërkombëtar për ndërtimin e "Hippodromit" ekskluziv, një stadium oval, ashtu çfarë ishin të ndërtuar në kohën e artë të Romës e Greqisë antike, do të ishte i mahnitshëm një lloj i tillë spektakli i pjesëmarrjes së kandidatëve me shpata (më mirë sesa ai i spektakleve kubaneze), krijohet edhe një problem i ri ku të gjinden kuajt e stërvitur, dhe sa kanë përvojë kandidatët e ri në kalërim, se ata të deritanishmit si duket do të mbeten kacavjerrtë. Ndërsa sa për spektatorë nuk ka asnjë problem, jemi të gatshëm ta përmbyllim misionin antik të paraardhësve tanë Ilirëve.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Agim Vuniqi: Heroi i Republikës së Kosovës është George W. Bush
» Agim Vuniqi: Hop-on hop-off Republic
» Agim Vuniqi: ...O njeri!
» Agim Vuniqi: Ora e lirisë
» Agim Vuniqi: A portrait of a Highlander
» Agim Vuniqi: Hop-on hop-off Republic
» Agim Vuniqi: ...O njeri!
» Agim Vuniqi: Ora e lirisë
» Agim Vuniqi: A portrait of a Highlander
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi