Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Guret e rrugices sime-poezi nga-Raimonda Moisiu

Shko poshtë

Guret e rrugices sime-poezi nga-Raimonda Moisiu Empty Guret e rrugices sime-poezi nga-Raimonda Moisiu

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 26, 2009 10:50 pm

Guret e rrugices sime-poezi nga-Raimonda Moisiu N1208896826_1699
Dërgoi: Monda Korça


Guret e rrugices sime-poezi nga-Raimonda Moisiu

Nata, para se te nisesha per ne kurbet,
kishte hene - si fytyre e vdekjes nata- e qete.

E vetme dola, ne rrugice numeroja guret
Hene e bukur cuditej, s’me kish pare ashtu kurre
Si qenie te gjalla nisen e me flisnin guret
Vec dy nga ata heshtnin, si dy femije te urte

Ngjyre te argjentte u falte hena nga brenga e vet
Prej pertej oqeaneve, ashtu i kujtoj shpesh.

Dy gureve, dy - qe rrinin si femije te urte
U blatova nga nje emer – 5 dhe 20 shkurt –
Besoja se prej Korces sime per jete isha ndare
Gjithe guret e saj argjendi, ata te dy – krejt ar…


Nga larg ne telefon sa here me nenen flisja
Per guret, nje nga nje, gjithmone e pyesja
"Ah, guri i argjendte...? Eshte nisur per parajse
Po guret prej floriri, yt at dhe une jemi, moj vajze!"

E dija pergjigjen, por pyesja, në ishin guret te tere
"Oh, iken, Monda ime, ne parajse...edhe dy te tjere..."


Dhe, ah, një nate nena ... mezi degjohej ne telefon
Jo "mos u bej merak", si here tjeter, ne heshtje linja kumbon
Nuk fliste, dot, qante, me gulc, pa ze...
"Nje gur floriri, Monda, tani nuk eshte me..."


S'me behet me, te shkoj ne Korcen time
E vetme qaj e qaj, mbytur neper kujtime
Do duroj dhe pak ne kurbet, ne vetmi
Mes gureve te shtrenjte do shkoj pergjithnje...


P.S. Poezia i kushtohet babait tim dhe miqve te tij, fqinjeve qe nuk
jetojne me.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi