Zhaklin Albania: Përballja
Faqja 1 e 1
Zhaklin Albania: Përballja
Zhaklin Albania: Përballja
Shpesh e kam ndjerë veten të përndjekur nga një përjetim i imi i hershëm. Çuditërisht, ende vazhdoj ta kujtoj me nje kthjelltësi te habitshme përballjen time të parë me vdekjen, dhe e di, që asgjë s`do mund të ma shqisë atë nga memoria, pavarësisht ngjarjeve të mëvonshmë që më kanë ndodhur. E gjitha kjo, është skalitur brenda meje, ndoshta ngaqë njeriu i vdekur ishte një fëmijë, ndoshta mënyra se si burri që e mbarti ndër duar femijen, drejtoi sytë e skuqur me lotë drejt qiellit ,teksa gruaja e vjetër shoqëruese e shtroi gjithë merak cohën e pëlhurës së bardhë brenda arkivolit të mbështjellë me beze të kuqe. Ndofta pse ai karvan i përzijshëm zgjodhi pikërisht lëndinën ku ne po luanim si vend pushimi, pa pyetur se ne po shihnim, apo ngaqe gozhdët kuisën përvajshëm, kur një gur rrrethanor i goditi ato për të mbërthyer brenda kutisë arkivol atë masë ëngjëllore prej mishi e kockash. S`e di pse, por ende vazhdoj ta kujtoj nyjen që mu mblodh në fyt atëhere , tok me përpjekjet instiktive të muskujve të fytit për ta njomur kapërcellin më pështymë, e afrimin pa vetëdije tonin rreth njëri-tjetrit për t`i bashkuar gishtat gjithë djersë.
E pra nuk ishte vapë, por një pranverë gjithë fresk. Ndër lartësira bora akoma nuk kishte shkrirë, e aroma e pishave ,ndihej e fortë rrotull nesh. Ndjehesha e plogësht, e hutuar dhe e paqartë për gjithë atë që m`u shfaq para syve, dhe çuditërisht, me fat. Isha gjallë dhe s`kisha përfunduar brenda një arkivoli me beze të kuqe.
Përse të kishte vdekur ai fëmijë?!... Nga ishte e ku po shkonte ai karvan mortor? Varrezat më të afërta ata I kishin kaluar që kur, e nuk ishin ndalur. Asnjëherë nuk e mora vesh, sepse askurrë nuk pyeta, përfshirë këtu edhe tim atë që fshinte duart e lerosura me graso poshtë strehës së ofiçinës, për të më afruar pranë vetes, thua vdekja e atij fëmije e kishte trembur seriozisht për jetën time. Nejse, karvani iku, sikurse loja jonë u ndërpre, sikurse fëmijët u ndanë tok me dëshirën për të mos e prishur atë qetësi të përzijshme të lënë pas, sikurse uji I perroit ndanë ofiçinës kalonte furishëm , duke vënë përpara degët e njoma te shelgjeve në një vallzim harmonik pa pyetur se ç`kishte ngjarë aty së pari. Pas ngeli një zbrazëtirë në të cilën ndihej vetëm frymëmarrja ime e renduar brenda trupit tim te ulur në plugun e prishur ngulur thellë në dheun e lulëzuar të asaj lëndine. Sigurisht isha e traumatizuar, edhe pse nyjen nuk e ndjeja më në fyt, porse një limonti e pandjerë më parë më kishte pushtuar. Gjithçka më dukej në prag vdekjeje bashkë me ajrin e vyshkur që s`arrinte të mbushte mushkëritë e mija me oksigjen. Nuk doja ta kisha parë atë ç`ka pashë e nuk doja të rrija në atë vendqëndrim edhe pse vazhdoja te tundja këmbët instiktivisht duke cikur lehtë hekurin e ndryshkur të plugut teksa vëzhgoja rrugën e shkretë nga karvani kishte kaluar. Bari e lulet e mbira ngado nëpër lëndinë bënin një kontrast të thellë me gjendjen time. Duke u ndarë me pertese nga plugu, ju binda thirrjes së tim eti për të ikur së andejmi. Ora e kthimit kishte afruar.
Përgjatë gjithe rrugës kam menduar çdo gjë që mund t`I kishte ndodhur atij fëmije, por sigurisht pa ia treguar kujt hamendësimet qe me ngriheshin nga zgafellat e panjohura të trurit. Diçka kundërmonte në ajër, e sigurisht ishte ai trishtim që ngrihej mes nesh. Im atë ecte I heshtur duke mos e kapërcyer atë vijën e hollë ndarëse e duke më lënë mes pikepyetjeve të shumta. Për të ishte thjeshtë një fatkeqsi jete e këtë e kam kuptuar vite më vonë, por për mua jo. Kisha kuptuar se çdo dëshirë e imja papritmas mund të ndërprehej, kisha ndjerë se çdo ngazëllim I imi mund të shuhej, e kisha parë se vdekja mund të vinte pa lajmëruar në mos për të me marrë, së paku për t`mu shfaqur e për të me mbushur me trishtim.
* * *
Disa vite më vonë, u ktheva po prapë aty. Nuk e mposhta dot deshiren qe me mbertheu papritmas. Lëndina çuditërisht m`u duk më e pjerrët, kurse rrasa e gurit ku kishte pushuar arkivoli, më e madhe. Vetëm shelgjet ishin zgërlaqur. Malet rrotull me benin sehir me hijen e tyre te rende.
Ndoshta ishin plakur, teksa vitet kishin ecur. Edhe une kisha ecur. Mbi supe mbartja jo pak vite, isha martuar e kisha femije. Perveq ketyre kisha pare vdekje te tjera e natyrisht edhe gezime.
Epo ato jane te pandara ne jete, apo jo?
Ç`kërkoja këtu, ne kete vend ku pakkush kalon e jo me te vije posaqerisht siq erdha une.
– Fillesat e makthit tim qe lindi si keqardhje per nje jete te nderprere papritmas, e ndjenjen e forte te stepjes qe me ngerthen here here, apo pikepyetjet per dobesite e mia. S`e di . Por, shoh qe ky vend ka lene gjurme tek une, ndaj domozdoshmerisht, kam nevojen per t`u rikthyer e per te pare kujtimet e perballjes sime te kahershme, e pse jo, per te gjetur pergjigjet e pseve qe me qytin mendimet ne momente te caktuara. E pra, po fryn nje ere e lehte dhe qielli eshte kaq I paster, gati si athere. Veq njerez nuk ka rrotull. Jam une dhe heshtja ime, e natyrisht fuqia e hidherimit qe kjo lendine ma jep me tepri.
Kjo aromë lisne po me deh. Sandalet e mia me taka te uleta e shkelin barin e harbuar duke ndjere ne pulpa gudulisjen e fijeve te holla gjatoshe, teksa veshtrimin e hedh tutje nga qyteti I braktisur me kohe.
Shpesh me duket sikur mendja ime e ka trilluar gjithe kete. Por jo. Gurgullima e perroit eshte po ajo, sikurse rrenojat e ofiqines e plugu, qe vetem pak I ka mbetur pa u mbuluar teresisht me dhe.
Kam lindur në prill dhe çuditërisht edhe im shoq po ashtu. Fëmijëria ime ka qene e zakonshme aq sa çdo detaj I saj s`do ishte veç një përsëritje e rëndomtë e nje femijerie tjeter, natyrisht përveç diçkaje, diçkaje që më përkiste veç mua , e që kishte lidhje pa dyshim me emrin tim.
Unë kisha një emër tjetër përveç emrin identifikues të zakonshëm.
Isha kosovarja sepse im atë ishte kosovari. Keshtu eshte edhe sot.
Isha ajo , sepse kisha per baba ate, pra te ardhurin. E shkuara e tij ishte e panjohur per te tjeret , ndaj ai shihej me nje kersheri te natyrshme e te pritshme. Une jo dhe aq shume. Ndoshta fakti qe kisha lindur ketu , bente qe mos te isha edhe aq e mbikqyrur. . E megjithate, une isha rruga nga ata perpiqeshin te gjurmonin te fshehten , e te shuanin kuriozitetin rreth tim eti. Nuk di se sa e arriten .
Këtë e kuptova që herët, që kur instiktivisht ndjeva identitetin tim. Im atë s`mund të shkonte në shtëpinë e tij, atje ku kishte kaluar fëmijërinë, e si rrjedhojë as unë. Njeriu ka nevoje te shohë e t`I prekë rrënjët e veta qofshin këto edhe varre. Une s`mund t`i shihja e jo me t`i prekja, ndaj ndihesha ne ajer e kete e them me siguri, sepse edhe sot akoma e kam ate ndjenjen e quditshme kur dikush te lidh me nje vend tjeter e kur te therret me nje fjale qe ti e ndjen dhe e kupton qe vertet te perket.
Ndjeja qe I perkisja nje shtepi e qe nuk e kisha pare kurre, e mbaja mbiemrin qe vinte nga nje vend qe nuk e kisha shkelur, por qe identifikimi me te me zgjonte nje mall te quditshem, e kjo padyshim ishte e vertete. Kete e them me siguri e eshte e vetmja gje per te cilen nuk kam dyshuar kurre.
Në pamje të parë kishim një jetë normale, e ky normalitet mund te kuptohet brenda asaj qka mund te quhej e ketille ne ate kohe kur shume te tjere si im ate kishin perfunduar burgjeve. Ai jo .Fjala e dikujt e kishte mbrojtur, se paku si fillese, veqse jo pa pasoje. Duhej te shkepuste te gjitha lidhjet me boten. Nuk duhej te ekzistonte, natyrisht nuk duhej te ishte aktiv e s`duhej te ngrinte zerin. E rende apo jo.
Sot nuk di te them se ishte zotesia e tij apo jo, por as fat nuk mund te pretendoj se ka patur, sepse askush nuk mund te kete fat perhere. Aq me teper ate kohe. Ndaj kur shoh pas ne te shkuaren , kuptoj qe jo pa qellim ata zgjodhen ate vend per te jetuar . Larg syve te vemendshem , atje ku sot kane ngelur vetem rrenoja, e ku era rreshqet mes germallave duke u zgerdhire per triumfin e pushtetit te vet. Aty ngriten folene e tyre. Aty linda dhe une.
Qudi se si njeriu mund te beje zgjedhje te ketilla, me qellimin per te mbajtur ne kembe nje familje , e per tu kapur me thonj pas momenteve te bukura te jetes. Ndaj e lodh trurin per te gjetur nje zgjidhje me te mire, por shoh me krenari se ne ate kohe ajo ishte gjeja me e sakte e mundshme.
E kjo jo veq per te mbijetuar por per te kuptuar se brenda vetes ke f orca per te lene gjurme tek te tjeret , kuptohet per mire.
Kurrë nuk e pyeta tim atë se ç`I kishte ndodhur, e qe kishte shtyre per te ardhur ketu, sepse me kohë e kuptova. Atij I mjaftonte boll vetmia e tij. Ashtu siq edhe mua më kishte ardhur në majë të hundës përpjekja për të qëndruar statike, pa parë as majtas e as djathtas kur gjatë apelit mësuesi ngrinte kokën e pyeste: “Nga je?” Emri I I veçantë I tim eti I linte për të kuptuar automatikisht prejardhjen time, porse nuk e di pse kishin nevojën e nje pohimi te bere prej meje, gjë që unë e bëja tepër rrallë, më shumë me lëvizje koke , sesa me fjale.
Klasa fliste në kor për mua. Unë nuk nxirrja zë. Zëri I klasës ishte ashtu siq doja të ishtë zëri im, I fortë e I prerë. Qendroja ne banke pa levizur asnje muskul a thua se me nje levizje te tille do tradhetoja diqka qe me perkiste , ndaj perpjekja per ta paraqitur sa me mire krenarine time, ishte e madhe. Sot mund te duket qesharake, atehere jo.
Isha trupvogël, shëndetligë dhe e heshtur. Këtë e kisha marrë nga babai.
Rasteve të pakta kur tek ne vinin miq ishin ditë feste . Ndiheshim mirë kur prishej qetësia e shtepise, e kënaqeshim kur të tjerët habiteshin me gatimet e nënës time e pa dyshim kur stepeshin para mirëkuptimit që mbizotëronte mes prindërve të mij.Ishte nje sharm qe buronte natyrshem, e qe te linte te kuptoje vetvetiu se ata kishin lindur per te qene afer njeri tjetrit.
Ishte e vërtetë. Ne ishim bota rreth së cilës ata kishin ndërtuar një kështjellë. Në duhet të ishim të paprekshëm nga ajo ç`ka ata përjetonin, ne sduhet të shihnim atë ç`ka ata shihnin e s`duhej të dinim ç`ka ata dinin.
Diferencimi yne I trembte.
Por ishte e pamundur. Ishin kohe te veshtira. Ishin vite kur te ishe I kujdesshem ishte domozdoshmeri.
Dy gjëra tepër të vyera, qe kishim ne shtepi I kujtoj ende edhe sot. Vlerën e tyre pa dyshim që e kuptonim veç ne. Një foto dhe valixhja e vjetër prej druri ngjyre bari.
Valixhja kishte qënë dëshmitarja e lidhjes së prindërve të mij. Kishte pare veshtrimet e tyre, kishte ndjere dashurine e tyre . Ishte shoqja e vetme e nenes sime. Kishte mbajtur brenda ato pak plaqka ne ato dite te veshtira, kur me shume se kurre ata kishin ndjere nevojen per miq. DHE KISHTE QENE NJE MIKE E MIRE.
Kurse fotoja ishte dëshmitarja e ekzistences se atyre njerëzve që ne kurrë s`I kishim pare. Nuk dinim si qeshnin, si e kishin zërin, te ngrohtë a të çjerrët, të lartë a të ulët. Imagjinates sone I lejoheshin gjithe perfytyrimet qe natyrisht sduhej t`ia tregonim kujt jashte. Atje tej te afermit tane qanin për ne sikurse ne hidhëroheshim për ta. Quditerisht e vendosur ne xhamin e bufese me dukej sikur dikush me veshtronte e kete ndjesi nuk e kisha veq une. Syte e n jerezve ngulitur ne fotografi na ruanim ne qdo levizje e pershtypja se nuk ishim vetem ishte teper e forte. Kurse jashte ishte ndryshe . Jashte na shihnin sy te tjere.
Vetmia te ngushton e shpesh te ve në mendime. Ndonjëherë duhet kohë për ta kuptuar të vërtetën qe te rrethon edhe pse pasojat e saj mund të të ndjekin ngado, edhe pse ajo mund të të transformojë, e si rrjedhojë nje dite papritmas e gjen veten të ndikuar prej saj. Sot jam 30 vjeçe e në këtë moshë asgjë s`me ka mbetur nga ai fëmija I dikurshëm, as zëri I ulët e as trupi I dobët . Diqka me eshte ngjitur si rrodhe e sme shqitet nga ajo kohe. Ne qenien time ajo fle e qete çuditerisht pa u shfaqur. Nuk di ç`ka pret. Ndoshta jam une ajo qe e ndrydh,. Nuk dua qe ndokush te ndikohet prej saj, sepse e di, ajo ka fuqine te tjetersoje njerezit.
Une urrej ate qe tronditi jeten e tim eti. Ate qe vrau te afermit e mij, ate qe me beri te kisha mall per gjithqka timen atje matane kufirit , ku kisha nje shtepi me mbiemrin tim,e ku ne qaheshim per se gjalli. Kjo eshte e vetmja gje qe mund te bej. Me kete ndjenje u rrita, natyrisht pa ma kerkuar askush e aq me teper im ate. Urrej ate diferencim te pakuptimte prej te cilit nuk shpetova as une, nje femije I vogel qe smerrte ere nga politika, por qe pasojat I ndjeu e I pa qarte. Dhe nuk vonoi as per mua edhe pse kisha lindur ketu edhe pse dinin gati gjithqka rreth meje, porse ajo diqkaja e tim eti I bente kurdohere kurioze per te ditur te verteten ate te vertete qe edhe une deri diku e merrja me mend. Eshte e veshtire t`i nxjerresh dikujt diqka qe edhe vete don ta harroje qofte ky edhe njeriu yt me I afert. Qofte ky edhe ai qe te solli ne jete.
Dhe erdh nje dite, nje dite qe ….
E kujtoj fare mire kur gjate nje loje u fyeva ne nje menyre qe nuk e prisja.
Nuk ishin fjalët që rëndom qëllonim njëri-tjetrin. Ishte e papritur. Nuk me kishin njohur, e po flisnin ne emer te tjeter kujt. Nuk dinin asgjë për mua, s`kuptonin asgjë nga prejardhja ime sepse s`shpjegohej ndryshe fakti që me ofenduan ashtu. Në inat e sipër, gjatë lojës më quajten
SERBE.
Mu duk si nje ulerime e larget e s`isha e sigurte ne ate se ç`ka degjova , por perseritja e fjales ma largoi hutimin e ma kthjelloi mendjen.
Ishte njelloj si te me binte tavani mbi koke. Gjithçka m`u errësua e fryma m`u mor bash si atëherë në atë përballjne time të pare me vdekjen. E pashe veten brenda atij arkivoli, e I ndjeva kuisjet e gozhdeve qe hynin ne derrasen e njome te pathare mire. Ndjeva eren e vdekjes, qe mu peshtoll rrotull gjithe furi, e quditerisht ofshamen e gruas se vjeter me duart plot rrudha.
Isha e vetme, tmerrësisht e fyer për faktin se me kishin identifikuar me të kundërtën time. Asnjë nga të mitë nuk kishte persekutuar ndokënd e aq më tepër unë.
Asnjë fjalë s`do më njolloste aq shumë, asnje e goditur s`do me kish shkaktuar te tille plage, e asnje falje s`do t`i kthente gjerat ashtu siq kishin qene me pare.
Padituria e tyre më tronditi. Si mund te me dinin per te tille. Si mund te isha ashtu.
Jo me kot e kundershtova ate fjale qe me pak se kushdo e meritoja une. Të gjithe u habitën. Çuditerisht psene nuk e kërkonin tek vetja.
Ishte e tmerrshme, urrente një fëmijë. Nuk isha aq e fortë sa për t`ua thyer turinjtë të gjithve, isha një, kurse ata shumë. E drejta ime më dha krahë por jo aq sa desha. Si nje qen I plagosur ika pa e kthyer kokën pas , duke ndjerë mbi shpinë vështrimet plot habi që më shponin e më shponin.
As koha s`e shëroi dot urrejtjen time. Përkundrazi, e thelloi. E pra kurrë në jetë nuk kam takuar ndonjë serb, e ndoshta kjo urrejtje, ndokujt mund t`i duket paranojake dhe e pavend. Kurrë fëmijës tim nuk I thashë të urrejë ndokënd, përveçse të jetë e kujdesshme. Por ata e kuptojnë vetvetiu atë ç`ka unë ndjej sikurse kuptova unë tim atë. Vuajta e tij pa dyshim që ishte edhe e imja, e kete ja pashë ne syte e permalluar qe perhere shihnin larg, veq larg. Ndaj kjo pjesë e imja nuk e largon dot urrejtjen sikurse respektin dhe dhimbjen për të afërmit e masakruar.
Është e pamundur , se paku për mua. E ndjej se ka ardhur koha të takoj dikë të krahut tjetër, për t`I parë sytë, për t`I degjuar zërin, e për t`I kuptuar shpirtin. Dua të dëgjoj një “më fal” edhe pse ajo mund të jetë thjeshte një lëvizje buzësh osë një pëshpërimë. Jam e lodhur nga urrejtja qe rrin hutushem ne shpirtin tim. A është lodhur ndokush që quhet serb?!
Duhet ta di, e le te jete ky një numër I pakët, qoftë edhe një, besoj , do të më mjaftonte.
Nuk jane vdekjet e te afermve ato qe me bene ti shoh gjerat keshtu, por ajo menyre e vuajtjes sone qe e vazhduam jeten duke mposhtur deshiren per te shkuar aty ku donim, per te folur ashtu siq donim, e natyrisht duke pare qe po ajo urrejtje shtrinte krahe e pillte filiza duke iu gezuar diellit thua ai ndrinte veq per te. E pjesa me e dhimbshme ishte fakti qe u paragjykuam ne vendin tone duke folur gjuhen tone e jo nga serbet por nga ata qe vertet flisnin shqip por qe nuk ishin shqipetare. Kam guximin te flas veq ne emrin tim e te askujt tjeter, pa dashur te lendoj askend e natyrisht duke kujtuar perhere me nostalgji ata të cilët ditën të na afronin e të na buzëqeshnin atëhere kur dhe t`i qeshje dikujt quhej krim.
ZHAKLIN...
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Zhaklin Albania: Ç`po ndodh me mua?
» Kristaq Shabani:LNPSHA "PEGASI" ALBANIA-SYRIHA ADEMOVI ,SHKODRA,ALBANIA
» Kristaq Shabani:LNPSHA”PEGASI” ALBANIA-KUJTIM MORINA, TIRANA, ALBANIA
» Kristaq Shabani:RRUGËTIM PEGASI INTERNACIONAL ALBANIA-I FOKUSUAR POETI DHE SHKRIMTARI JORGO S. TELO W.P.S, LNPSHA ‘PEGASI” ALBANIA
» Sot përballja e madhe Serbi-Shqipëri
» Kristaq Shabani:LNPSHA "PEGASI" ALBANIA-SYRIHA ADEMOVI ,SHKODRA,ALBANIA
» Kristaq Shabani:LNPSHA”PEGASI” ALBANIA-KUJTIM MORINA, TIRANA, ALBANIA
» Kristaq Shabani:RRUGËTIM PEGASI INTERNACIONAL ALBANIA-I FOKUSUAR POETI DHE SHKRIMTARI JORGO S. TELO W.P.S, LNPSHA ‘PEGASI” ALBANIA
» Sot përballja e madhe Serbi-Shqipëri
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi