Presidenti Topi vlerëson lart modelin shqiptar të dialogut dhe harmonisë ndërfetare

Presidenti Topi vlerëson lart modelin shqiptar të dialogut dhe harmonisë ndërfetare.
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi ishte sot i ftuar në seminarin ndërkombëtar “Sfida dhe zgjidhje për bashkëjetesën fetare në rajonin e Mesdheut” të organizuar nga Fondacioni “Anna Lindh” i përfaqësuar nga Drejtori Ekzekutiv, Andre Klaret, në bashkëpunim me Forumin shqiptar për Aleancën e Qytetërimeve, i përfaqësuar nga Presidenti i këtij Forumi, Besnik Mustafaj. Këtë veprimtari e nderuan me pjesëmarrjen e tyre gjithashtu, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Ilir Meta, Kryetari i Partisë Socialiste dhe njëkohësisht Kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama, krerët e bashkësive fetare në vendin tonë, përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në Shqipëri, si dhe ekspertë - teologë nga vende evropiane, po ashtu dhe nga vende të bregut tjetër të Mesdheut.
Në seancën e hapjes së seminarit, Presidenti Topi mbajti një fjalë gjatë së cilës vlerësoi aktivitetin si “një kontribut të mirëpritur në favor të dialogut ndërfetar dhe si mjeti i vetëm, më demokratiku dhe më i suksesshmi për qasje të tilla”. Në vijim të fjalës së tij, Kryetari i Shtetit u ndal në disa prej momenteve më të spikatuar të historisë në rajonin e Mesdheut dhe në këtë kontekst vuri në dukje se në këtë rajon sot “dominojnë jo vetëm individët e iluminuar, por edhe shoqëritë edhe shtetet që janë të interesuara që vendin e antagonizmit ta zërë bashkëpunimi dhe pranimi i njëri-tjetrit” dhe nënvizoi gjithashtu se “natyrisht, ky është një proces që për arsye të ndryshme do të ketë mbështetës dhe kundërshtarë, të cilët ballafaqohen nëpërmjet artikulimit politik”.
Pas një trajtese të detajuar të dialektikës historike dhe asaj aktuale në rajonin e Mesdheut, në fjalën e tij Presidenti Topi u shpreh se “Mesdheu është një njësi e përbashkët, ku jetojnë shumë kultura, dhe këto kultura kanë ndërvepruar në shekuj. Kemi shumë gjëra të përbashkëta dhe nga e kaluara duhet të shpëtojmë momentet dhe takimet më pozitive, të restaurojmë jo vetëm tempujt dhe ujësjellësit, mozaikët dhe rrugët e vjetra, por edhe miqësinë, e cila gjithmonë ka ekzistuar ndërmjet njerëzve vullnetmirë.” Në këtë kontekst, Presidenti Topi theksoi se “nga përvoja e vendit tim, unë jam i bindur se qytetarët e Mesdheut duhet të hyjnë në skenën publike të vendeve të tyre, në radhë të parë si qytetarë, duke e konsideruar si tërësisht individuale çështjen e besimit, pra me identitetin e tyre demokratik dhe jo me identitetin e tyre fetar”.
Ndërsa, në mbyllje të fjalës së tij përshëndetëse Kryetari i Shtetit vuri në dukje krenarinë mbarëshqiptare për harmoninë e shkëlqyer që ekziston ndërmjet bashkësive fetare në vendin tonë, duke e sugjeruar modelin shqiptar si një vlerë për t’u marrë në konsideratë në përgjigjen e shumë pyetjeve lidhur me dialogun ndërfetar. “Të shohin nga Shqipëria të gjithë ata që pesha e së kaluarës i bën që të jenë refraktarë ndaj harmonisë, dialogut dhe bashkëpunimit ndërfetar si dhe ato vende, ku nga lëvizjet migratore, krijohen realitete dhe prezenca të ndryshme nga ato të vendit. Studimi i arealit fetar shqiptar është një shans dhe zgjidhje njëkohësisht për bashkëkzistencën fetare”, - theksoi Presidenti Topi dhe duke përfunduar u shpreh se “për këtë duhen mbështetur pa kushte punëtorët e dialogut, këta qytetarë të progresit”.
* * *
Në përfundim të seminarit ndërkombëtar “Sfida dhe zgjidhje për bashkëjetesën fetare në rajonin e Mesdheut”, i pyetur nga mediat e pranishme nëse harmonia fetare duhet të reflektohet edhe në harmoni e dialog politik, Presidenti Topi u përgjigj: “Unë gjithmonë e kam thënë këtë, jo të kundërtën. Edhe brenda fjalës time ndonëse konteksti ishte për çështjen e harmonisë fetare, u përdorën ligjërata edhe për nevojën e dialogut politik”.
Ndërsa pyetjes se a mund të thotë mendimin e tij, nëse një shtrëngim duarsh mjafton për të ulur gjakrat në vendin tonë, Kreu i shtetit shqiptar iu përgjigj: “Shtrëngimi i duarve është një moment formal, i domosdoshëm, por çështja duhet të shkojë më tej se sa ana sipërfaqësore, duhet të shkojë në substancë dhe kjo është në konstitucionin shpirtëror të çdo njeriu.
I pyetur pse nuk munden dot politikanët të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin, Presidenti Topi u përgjigj: “Duhet të pyesni dhe aktorët e politikës, sepse unë nuk mund të jem supervizor për gjithçka”!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Tragjedia në Himarë, Presidenti Topi ngushëllon familjarët
» Presidenti, Bamir Topi viziton familjen Jashari
» Presidenti Pacolli çmon lart kontributin e KFOR-it për shtetin e Kosovës
» U jepet lamtumira e fundit 4 policëve të vrarë në Durrës
» Stamboll: Presidenti Topi lobon për Kosovën

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi