Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vetëm 3 shqiptarë në Presidencën e Ivanovit

Shko poshtë

Vetëm 3 shqiptarë në Presidencën e Ivanovit Empty Vetëm 3 shqiptarë në Presidencën e Ivanovit

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 28, 2009 12:16 am

Vetëm 3 shqiptarë në Presidencën e Ivanovit



Sa respekton presidenti Gjorge Ivanov Marrëveshjen e Ohrit dhe Kushtetutën e vendit, për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të bashkësive etnike? Sa në kabinetin e tij përfaqësohet përbërja e bashkësive etnike që jetojnë në Maqedoni? Nga gjithsej 32 të punësuar në Presidencë, vetëm tre janë të etnitetit shqiptarë:
Luljeta Qufliu, këshilltare shtetërore,
Ejup Berisha, asistent për marrëdhënie me publikun, dhe
Florie Latifi, udhëheqëse e sektorit për bashkëpunim me OJQ-të.
Nga kabineti i Presidentit vlerësojnë se Ivanov që nga dita e parë e marrjes së detyrës, ka mbajtur llogari për obligimet që dalin nga Marrëveshja e Ohrit dhe respektimin e drejtë dhe adekuat në institucion që drejton. Por, sipas kabinetit të Ivanovit tre janë kushtet kryesore që të arrihet përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i bashkësive etnike në Presidencë.
1. Vullneti i Presidentit, i cili nuk kontestohet se është i mirë,
2. Buxheti i vogël i Kabinetit të Presidentit, dhe
3. Niveli profesional i njerëzve që do të angazhohen në kabinetin e tij.
“Konfrimin për ekzistimin e vullnetit të mirë të Presidentit, është fakti se me ardhjen e tij në këtë detyrë, ka punësuar edhe dy shqiptarë. Duke pasur parasysh se në kabinetin e tij ai ka gjetur vetëm një shqiptar, tani numri i të punësuarve shqiptarë në kabinet është rritur në tre”, thuhet në sqarimin e kabinetit të Presidentit Gjorgje Ivanov, duke shtuar se dyert e këtij institucioni nuk janë të mbyllura për punësime tjera, pa saktësuar nëse bëhet fjalë për punësime të reja të shqiptarëve.
Ish këshilltari i Presidentit të ndjerë Boris Trajkovski, Mersel Bilalli tha për ALSAT se parlamenti duhet të miratojë ligj me të cilin do t’i obligojë institucionet shtetërore në këtë drejtim përfshi edhe Presidencën, që të respektojnë Kushtetutën e vendit për përfaqësimin adekuat. Bilalli tha se partive politike shqiptare, gjatë gjithë kësaj kohe rreth kësaj çështjeje janë treguar indiferent pasi ata reagojnë vetëm nëse mendojnë se bëhet fjalë për interesa dhe profit politik.
“Kryetari i shtetit është një institucion që ka obligim që të respektoj Kushtetutën dhe ligjet dhe në këtë drejtim shkelje e kushtetutës dhe ligjeve nënkupton nëqoftëse ai nuk respekton principin e përfaqësisë adekuate dhe të drejtë, megjithatë për tejkalimin e situatës mendoj se Parlamenti duhet të miratojë një ligj me ç’rast të gjitha institucionet i obligon në programe vjetore të operacionalizuara të realizojnë këtë princip të Kushtetutës së Maqedonisë”, theksoi Bilalli.
Debat lidhur me përfaqësimin adekuat të shqiptarëve, hapi edhe vendimi i Presidentit Gjorge Ivanov që nga këshilli i sigurimit kombëtar të largojë dy shqiptarë dhe në vend të tyre të emërojë një shqiptar tjetër dhe një përfaqësues të nacionalitetit turk
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi