Geci: Jam i pa korruptueshëm, këtë e di e tërë Drenica
Faqja 1 e 1

Intervistoi: Ismail Shabani
Intervistë me Fadil Gecin kandidatin e LDD-së për Skenderajn
Pse do të duhej të ndërronte qeverisja në Skenderaj? Këtë më së miri e dinë qytetarët e Skenderajt, të cilët qe nëntë vjet qeverisen nga PDK-ja. Dhe për kandidatin e LDD-së, Fadil Gecin tashmë ata kanë një milionë arsye pse të heqin dorë nga votimi për PDK-në. Ai thotë se të gjithë më janë lodhur nga korrupsioni, tenderët, papunësia, varfëria dhe tashë së fundi edhe mbyllja e rrugës për investime nga Bashkimi Evropian. Geci, dikur ish luftëtar dhe në dy mandate pas luftës deputet në Kuvendin e Kosovës, thotë se e gjithë Drencia e dinë se ai është i pakorruptueshëm dhe se ky është avantazhi kryesor në betejën e tij për kryetar të Skenderajt.
“Bota Sot”: Cilat janë prioritetet tuaja si kandidat për komunën e Skenderajt, a keni ndonjë program stimulues i cili do të duhej të votohej nga qytetarët e Skenderajt?
Geci: Programi i LDD-së me të cilin, garojë unë për kryetar komune në komunën e Skenderajt, është një program i qartë dhe i kapshëm për qytetarët e komunës së Skenderajt. Program, i cili bazohet në tri shtylla: Qeverisje efikase dhe ndërtimi i kapaciteteve institucionale, zhvillim ekonomik lokal dhe ai sektorial dhe investimet në infrastrukturë.
Bota sot: Si e vlerësoni punën e qeverisë komunale të Skenderajt dhe të kryetarit, i cili në këto zgjedhje është rival i juaji?
Geci: Në shikim të parë të krijohet përshtypja së është punuar mjaft, karshi 7 viteve të udhëheqjes së mëparshme të të njëjtit subjekt në komunën e Skenderajt, mirëpo gjendja faktike në terren tregon ndryshe... Të gjitha projektet, të cilat sipas pushtetarëve i konsiderojnë të kryera, pjesa dërmuese e tyre janë të pa finalizuara, ndërsa ato të kryera janë projekte të punuara me një kualitet të dobët. Këtë e dëshmon fakti se kanë filluar të duken shkarjet sidomos në infrastrukturën rrugore dhe kjo si rezultat i keqpërdorimit të tenderëve dhe mos efikasitetit të organeve mbikëqyrëse të caktuar nga organet komunale. Gjithashtu ndërtimi i objekteve shkollore në disa lokalitete, pa infrastrukturë përcjellëse dhe pa i zgjidhur çështjet pronësoro-juridike në këto lokalitete. Mospërfillja e ligjeve të aplikueshme në Kosovë dhe anashkalim i vendimeve të nxjerra nga kuvendi komunal. Keqpërdorimi i pronës publike komunale si dhënia në shfrytëzim e sajë pa vendim të Kuvendit, i cili është kompetent për këtë gjë, kompensimi i tokës ndërtimore urbane me tokë djerrinë jashtë urbane pa kurrfarë kriteri e të tjera.
U vodhën më shumë se gjysma
Bota sot: Ju e keni akuzuar z. Lushtaku për vjedhje të votave, a është e vërtetë kjo dhe sa për qind ka ndodhë?
Geci: Po kjo është e vërtetë e pakontestueshme, sepse ne kemi pasur dëshmi për ç'do vendvotim se sa vota janë futur nga njerëzit e caktuar. Mirëpo, për shkak të statusit të pazgjidhur të Republikës se Kosovës nuk kemi ushtruar ankesë në Komisionin për Ankesa dhe Parashtresa dhe kemi njohur rezultatin e zgjedhjeve, ndërsa përqindja e votave të keqpërdorura sipas shënimeve tona ishte rreth 56% e totalit, edhe pse numri i zgjedhësve, të cilët kanë dalë në zgjedhje ishte 18 %.
Bota sot: Komuna e Skenderajt, disa herë është bërë publike, se qeverisë në mënyrën më të jashtëligjshme, por pavarësisht kësaj nuk ka ndonjë hetim apo edhe arrestim. Sa sipas jush janë të vërteta ato akuza, për abuzim me buxhet, dhënie të tenderëve para se ata të shpallen zyrtarisht etj?
Geci: Mos funksionalizimi i ligjit në Kosovë, mungesa e gatishmërisë së organeve përkatëse për hetimin e këtyre keq përdorimeve tregon se prapa këtyre keqbërësve qëndron niveli qendror qeverisës, të cilët janë zhytur vetë në afera korruptive dhe i heshtin të gjitha këto keq përdorime dhe shkelje ligjore. Por, me ardhjen time në krye të komunës, të gjitha këto keq përdorime do të denoncohen.
Bota sot: Ju jeni jurist, në aspektin ligjor çfarë shkeljesh ka bërë kryetari i tanishëm dhe a mund të thoni se sa delikte mund të ketë kryer?
Geci: Në vetë strukturën e Kuvendit Komunal ka pasur të punësuar një revizore komunale, e cila ka ushtruar detyrën e sajë në kundërshtim me ligjin mbi auditimin e brendshëm, nxjerrjen e vendimeve nga ana e ekzekutivit para se legjislativi t’i nxjerrë ato, marrja e vendimeve nga kategoria buxhetore e subvencioneve në kundërshtim me ligjin mbi qeverisjen lokale, që është kompetencë ekskluzive e kuvendit komunal, dhënia e tenderëve në kundërshtim me ligjin (pa procedura të prokurimit dhe procedurat tjera buxhetore), dhe shumë raste tjera.
Bota sot: A është e saktë akuza se kryetari aktual ka lënë jashtë investimeve zonat apo fshatrat që besohet se nuk kanë votuar për të?
Geci: Politika prioritare e kryetarit aktual ka qenë e orientuar në këtë drejtim.
Bota sot: Një nga problemet në infrastrukturë në gjithë Kosovën është çështja e cilësisë së asfaltit, të cilin thuhet se ‘po ia hanë’ tenderët, a ka këso probleme në Skenderaj?
Geci: Vetë fakti i cekur më lartë tregon se një gjë e tillë ndodhë edhe në komunën tonë, ndërsa për të konstatuar këtë është e nevojshme të vizitohen këto rrugë dhe pyetja e juaj e gjen përgjigjen adekuate. Për çudi punët bëhen sikur ata duan nesër të ikin nga ky vend, për tu mos u kthyer kurrë më, kjo nuk do koment.
Bota sot: Po si e vlerësoni ju rezultatin e jashtëzakonshëm në Skenderaj në testin e maturës, apo edhe kjo ka një tregim të ngjashëm me tenderët apo është rezultat i insistimit për shpërdorim detyre?
Geci: Rezultatet e këtij testi do të shihen me vonë, ndërsa unë jam shumë i brengosur për të ardhmen e gjeneratave të reja, sepse kjo nuk i ndihmon fëmijët tonë. Fjala e urtë popullore thotë: Si është hoxha dëshiron ta bënë edhe xhematin. Por, ne strukturat e LDD-së nuk do të lejojmë, që kjo tu ndodhë gjeneratave të reja nëse prindërit e tyre na e japin votëbesimin. Sepse ne kemi ngritur kuadro në kohën e pushtimit, të cilët janë të dëshmuar në institutet me renome botërore.
Dallojnë nga të tjerët
Bota sot: Çka dallon oferta juaj nga ato të nominuarve nga partitë tjera dhe pse votuesit duhet votuar për ju?
Geci: Dallojmë nga të tjerët, sepse kam fuqi dhe energji qe t’i ndalojë keqpërdorimet e pushtetit të tanishëm dhe do t’i vej pikë korrupsionit. Ligjin do ta zbatojë në përpikëri që është standard për të hyrë në Bashkimin Evropian (BE). Jam i pa korruptueshëm, dhe këtë e din e tërë Drenica. Jam ai që do të qeli rrugë investimeve ndërkombëtare, sepse në bazë të raportit të fundit BE-ja e ka mbyllur derën për investime në Drenicë me vlerësimin si vendi më i korruptuar në Evropë. Po ashtu shumë projekte të tjera që unë kam mundësi t’i bëjë, janë argumente për të votuar për mua.
LDD-ja ka program adekuat
Bota sot: Si do të zgjidhni problemet tjera të infrastrukturës, si ujit, kanalizimeve etj?
Geci: Për të gjitha këto ne kemi një program adekuat për zgjidhjen e të gjitha këtyre problemeve në të mirën e qytetarëve të Skenderajt, ku qytetaret do t’i njoftojmë gjatë fushatës elektorale.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Komunikatë e familjarëve Geci, Dajaku, Kastrati, Azemi, Imeri e Behrami nga Drenica:Me ty Azem Syla mund të flasim edhe me Kanunin e Lekë Dukagjinit
» HALIL GECI - SAKRIFICA USHTARAKE E POLITIKE E SHTAT VËLLEZËRVE GECI NGA LLAUSHA PREJ VITEVE TË 90-ta E DERI MË SOT
» Rrustem Geci:Rrustem Geci, poezi nga libri “Ajri i kohës”
» Ballkani në BE si rajon i tërë
» Festë në tërë Globin (FOTO)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi