Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Suzana Zisi: Rrënja…

Shko poshtë

Suzana Zisi: Rrënja… Empty Suzana Zisi: Rrënja…

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 30, 2009 7:25 pm

Suzana Zisi: Rrënja… N100000149972946_3908

Suzana Zisi: Rrënja…

Rrënja e di:
Ditën që dega do jetë e saj,
Do ketë një funeral.
Ndaj,
E tmerruar prej fundit,
E ushqen më pak
(Edhe pse ajo i kërkon shumë).


Rrënja,
Në pranverë,
I gjelbëron ndër deje…
E, dimrit
E nanuris me gjumë.

Rrënja…
Ditnetëve të pritjes,
Luan me hijet e të vdekurve,
(si me petalet e luledeles)
“Më do, s’më do”

Dega,
Kjo metaforë e dhimbjes,
Do behët një ditë rrënje si ajo?


©️ Suzana Zisi




Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi