Agim Vuniqi: Asamblea komunale e Tuzit, preokupim i shqiptaro-amerikanëve
Faqja 1 e 1
Agim Vuniqi: Asamblea komunale e Tuzit, preokupim i shqiptaro-amerikanëve
Agim Vuniqi: Asamblea komunale e Tuzit, preokupim i shqiptaro-amerikanëve
Në shënimin:Çfarë u tha në DuBois, Pennsylvania; ku u bashkuan malësorët e Amerikës.(Video…http://www.albdreams.net/Emigrantet/979.html) dhe në dokumentarin përcjellës po hapet një dritare e re e informimit vizuel, me kohë, dhe po shënohet një sukses i ri i web faqes www.albdreams.net, të cilën e udhëheqë Rush Dragu, në fushën e informimit masiv elektronik. Tash e tutje, lexuesit, analistët, publicistët po e kanë më lehtë të dalin me opinionet e tyre për ngjarjet e rëndësishme në diasporë, aty ku jetojnë ata, duke mos harruar për asnjë moment preokupimet e qytetarëve shqiptarë, bashkëqytetarët, prej nga nga vijnë ata. Kështu duke shfrytëzuar kreativitetin dhe inciativën e lirë qytetarët shqiptarë po avansojnë, më shpejt, më përpara, sesa institucionet përgjegjëse, të zgjedhura nga vota e popullit për të përfaqësuar ata.
Agim Vuniqi
Ngjarjet politike që po zhvillohen në Mal të Zi dhe historia e marrëdhënieve shqiptato-malaziase tash janë më relaksuese se që ishin përpara, fal kontributit të madhë të shqiptarëve të cilët ndihmuan Malin e Zi në jetësimin e shtetësisë së saj dhe ndarjes nga binomi nacional serbo-malazias. Këto marrëdhënie shpeshherë të tensionuara nuk janë vetëm politike por edhe ekzistenciale, janë të ndërlidhura kryekputë me e të drejtat njerëzore të komunitetit shqiptarë atje.
Nganjëherë këto raporte janë treguar të shpërfaqura poqëse janë shtruar në rrafshin fqinjësorë, por shpeshherë janë treguar të rënda kur janë prekur interesat etnike, gjuhësore, zakonore etj.; pra relaksimi i raporteve ndëretnike është edhe parakusht për realizimin e të drejtave të garantuara të njeriut në përputhje me Deklaratën Univerzale për të drejtat e njeriut por edhe nga benefitet në vendimarrje që mundëson pushteti lokal; të drejtën e vëtqeverisjes që është njëra ndër shtyllat kyçe të pushtetit lokal, e drejtë e cila realizohet me te drejtën e ushtruar të vendimarrjes në pushtein lokal aty ku jetojnë me shumicë shqiptarët. Sa ishte për t'u lavdëruar pushteti qendror në kohën kur Kosova përjetonte momentet më të vështira të ekzistencës së saj, kur rajoni sharrojë në luftëra të përgjakshme të dominimit serb në Ish Jugosllavi, ashtu edhe mund të kritikohet pushteti aktual i drejtuar nga Gjukanoviqi, i cili e realizoj ëndrrën e Cetinjes për shtetësi edhe me ndihmën e votave shqiptare. Kriticizmi politik ndaj pushtetit qendror mund të jetë po aq i ashpër sa edhe ndaj utopizimit politik të subjekteve politike shqiptare, të cilat nuk po e përqojnë drejtë fjalën e qytetarit në parlamentin malazias. Poashtu pushteti qendror është për t'u gjykuar edhe për rastin e akuzimit të pabazë shqiptarëve "për terrorizëm", dy nga ata shtetas amerikanë, ngase aktiviteti i tyre ka qenë më tepër retorikë, rebelues dhe politikë se sa fizik. Shqetësimet e tyre të ngritura, që në fazën e parë pas referendumit malazias për shtetësi u treguan të sakta, ngaqë pushteti u tregua mospërfillës ndaj të drejtave të shqiptarëve atje, duke mos ua garantuar as minimumin e të drejtave të premtuara gjatë fushatës pompoze për shtetësinë ë Mailt të Zi, projekt i cili u ralizue edhe me votën e shqiptarëve në përgjithësi por edhe të atyre që jetojnë në diasporë në veçanti.
Pikëpamjet politike të shqiptarëve nuk janë të ndara nga ato të popullatës shumicë atje, kur është në pyetje liberalizimi i vizave, nënshkrimi i marrëveshjes së stabilizim asocimit, apo edhe i inkuadrimit të Malit të Zi në strukturat tjera ndërkombëtare, evro-atlantike,për të harruar më pastaj faktin që të tëra këto benefite janë të përbashkëta, për të gjithë qytetarët në Mal të Zi, janë të përbashkëta ngase janë të ndërlidhura ngusht edhe me realizimn e të drejtave të plota të popullit pakicë shqiptarë, e drejtë ekskluzive për të udhëhequr pushtetin lokal në zonat e përziera me shumcë shqiptare, si në gjyqësi, në polici, arsim, shëndetësi, kulturë etj.
Po në këtë frymë u mbajtë edhe takimi i organizuar në DuBois, Pensilvani dhe është njëri ndër takimet më të rëndësishme të unifikimit të shoqatave atdhetare..., në Amerikë, që është sinjal shpresëdhënës për riorganizimin e ri të diasporës shqiptare në Amerikë, si një qëllim i përbashkët shqiptarë në përputhje me realitetin e ri politik në Amerikë, në përgjithësi, dhe interesin e shqiptarëve në veçanti. Këtë konferencë e udhëhoqi Gjergj Ivezaj, aktualisht kryetar i Shoqatës "Malësia e Madhe" me seli në Michigan. Çështjet e shtruara ishin shume domethënëse, sigurisht që mendimet ishin të përqëndruara për një Mal të Zi, modern dhe tjetërfare, në kuadërër të të cilit do të ketë vend edhe për një komunë të banuar me shhumicë shqiptare, a do ta ketë emrin ajo asamble komunale e Malësisë apo komuna e Tuzit, nuk është edhe aq me rëndësi, sa do të ishin të rëndësishme kompetencat e saj politike dhe zhvillimore, duke marrë parasysh gatishmërinë e qytetarëve shqiptaro-amerikanë nga këto trevatë kësaj treva. Konferenca e mbajtur edhepse ishte e konceptuar ngusht, përfshiu edhe çështje të karakterit gjithëshqiptarë, arriti suksesin e dëshiruar dhe plotësoj shpresat e shumë bashkatdhetarëve, të cilët u joshën nga videoinqizimet e "AlbDreans.net" . Çështja e komunës së Tuzit apo të Malësisë shtron domosdon e bashkëpunimit në drejtim të harmonizimit të qendrimeve të përbashkëta për të jetësuar realizimin e komunës jo vetë si projekt politik por si nevojë te domosdoshme e realizimit të të drejtave të shqiptareve në Mal te Zi, konform Kushtetutës dhe ligjeve përkatese të Malit te Zi, që kanë të bëjnë me procesin e decentralizimit si domosdoshmeri e proceseve integruese dhe e demokratizimit shoqëror. Problemet që u shtruan ishin shumë domethënëse, edhe pse nuk pritej diçka spektakulare nga ky tubim, arsyetojë përgatitjen dhe mbajtjen e tij, edhe per faktin se u prekën çështje shumë konkrete; të kontakteve me zyret e kongresmenëve dhe senatoreve amerikane si: Leven, Piters dhe Engel. Tubimi ishte vazhdimësi e kontakteve të mëhershme të përfaqësuesve të shoqatave, nder ta avokat dhe politikolog të njohur në rrethin ku jetojnë e më gjërë. Ata paraqitën edhe mangësitë e caktuara të deputetëve përfaqësuesë në Parlamentin malazias.Të zgjedhurit si përfaqësues të shqiptareve ne Mal te Zi ata nuk arsyetuan besimin dhe mandatin e fituar nga votat shqiptare deri me tash, edhe për shkak të mos aktivizimit-moskrijimit të klubit të deputetëve shqiptarë, për të koordinuar angazhimet e tyre konform kërkesave të elektoratit në Tuz, e më gjërë. Nuk është ky problemi i vetëm qe i mundonte pjesëmarrësit sa ishte edhe komuna e Ulqinit zonë turistike me interes, jo vetëm per Malin e Zi, por edhe për shqiptarët, veçmas, komunë e cila nuk realizon benefite që i takojnë si zonë e rëndësishme turistike, por edhe si grumbulluese e taksave në nivel qendror, ndërsa hargjuese shumë e vogël në krahasim me mjetet e grumbulluara, dmth., vërehet nje diskriminim i theksuar i pushtetit në fushën investive dhe në atë të punësimit. Meqenëse shifrat tregojnë se në Mal të Zi jetojne shqiptarë më shumë se 7 perqind të popullatës së përgjithshme, atëherë rrjedhimisht edhe punësimi në sektorin e gjyqësisë, por edhe në sektoret tjera te pushtetit qendror dhe lokal është më i ulet se 1 përqind që është një argument më shumë në morin e argumenteve tjera për defaktorizim të plotë të faktorit politik shqiptarë, jo vetëm me fajin e qeverisë malazeze sa edhe me mos harmonizimin e qëndrimeve të përbashkëta të deputetëve shqiptarë, të cilët në parlamentin malazez nuk po përqojnë kërkesat politke te shqiptarëve, por më teper po kujdesen per komoditetin partiak, qe eshte nje nder mangesitë e shumta te partive politike shqiptare. në tërë hapësirën politike ku jetojnë shqiptarët.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Agim Vuniqi: Rri drejt e fol shtremt
» Kontribut i rëndësishëm i shqiptaro-amerikanëve në çlirimin e vendit
» Agim Vuniqi: Hop-on hop-off Republic
» Agim Vuniqi: ...O njeri!
» Agim Vuniqi: A ka fytyrë e vërteta...?
» Kontribut i rëndësishëm i shqiptaro-amerikanëve në çlirimin e vendit
» Agim Vuniqi: Hop-on hop-off Republic
» Agim Vuniqi: ...O njeri!
» Agim Vuniqi: A ka fytyrë e vërteta...?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi