Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dibran Demaku: Pleshti dhe Morri

Shko poshtë

Dibran Demaku: Pleshti dhe Morri Empty Dibran Demaku: Pleshti dhe Morri

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 31, 2009 2:42 am



Dibran Demaku: Pleshti dhe Morri U1_DibranDemakuDibran Demaku

PLESHTI DHE MORRI

Histori e tyre
është shumë e gjatë
në një cep natyre
nis në një natë.

Në fillim na ishin
vëllezër të një fisi
shtëpinë e kishin
rrëzës së në lisi.

Kishin mëmë e atë
kishin vëllezër,motra
thuhet kishin fat
në shtëpi tek votra.

Rrëzës së një lisi
diku në një mal
vëllezër të një fisi
pa brenga,pa fjalë.

Vëllezër ndër mote
vëllezër ndër stinë
në faqe bote
rrisnin dashurinë.

Kur një ditë u rritën
kur e formuan shtatin
dolën e shëtitën
duke kërkuar fatin.

Pleshti kishte zënë
e shkonte revan
si një djalë çapkën
si një djalë lazdran.

E takoi Pleshtoren
diku në një fushë
duke i dhënë dorën
e puthi nën gushë.

E puthi nën gushë
e puthi në sy
-Ti je lule fushe
unë sokol për ty!

Ndërkaq morri
të bukurën e fisit
për vete e mori
nga një degë e lisit.

Veç në një ditë
në jetë ndodh shpesh
ëndrrat-dashuritë
na i bënë përshesh.

U nisën kaluan
fusha,male dete
gjithçka dëshiruan
secili për vete.

Vend e botë e huaj
nuk u solli gëzimin
në javë e në muaj
ata ndjenë pendimin.

Pleshti dhe morri
tek kërkonin paqe
erë e fortë i bori
mbi një kokë tullace.

Mbi një kokë tullace
pa një fije floku
si një tollumbace
bërë nga borziloku.

Mbi një kokë tullace
pa një fije leshi
si mbi tollumbace
na zunë vend tek veshi.

Ku bënin hije
ca flokë të bardhë
të holla si fije
e barit të tharë.

Por edhe këtu
ata u gabuan
tutje e tëhu
kokën e pickuan.

Pleshti mashtrues
gjuan gurin-fsheh dorën
dhe si fitues
e feston fitoren.

Pickon pa mëshirë
në hundë e në vesh
dhe me shumë dëshirë
ik e futet n`lesh.

Veprimi i tij
është për dënim
ai nxit mëri
ai nxit hidhërim.

Ai nxit hidhërim
ai nxit hakmarrje
dhe merr dënim
me vdekje-varje!

Ndërkaq vëlla morri
ai torollak
pickon i gjori
flakë për flakë.

Flakë për flakë
e hiq pa frikë
bie n`shuplakë
e fare nuk ik.

Nuk është trim
por është i marrë
dhe si dënim
i sjell vetës-varrë.

Atëherë kokëtullaci
në ta u zemrua
ashtu mu si daci
keq u tërbua.

Me një të rënë dore
aty mu tek veshi
në mënyrë provizore
na ranë morri-pleshti.

Kështu kaluan vitet
kështu kaluan dekada
tek ndrisnin ditët
tek errësonte nata.

Në të huaj jetuan
parazitë gjithmonë
dhe kurrë s`u kujtuan
për vete të ndërtojnë.

Dhe kaluan sisteme
dhe kaluan shoqëri
pa një fije treme
gjer n`demokraci.

Në sistemin e ri
orekset u shtuan
na formuan parti
vetën e provuan.

Partia e pleshtit
partia e morrit
në fund të rrjeshtit
në fund të oborrit.

Me shumë parulla
me shumë pankarta
në rrugë e ura
fjalime të zjarrta.

Fjalime të zjarrta
dalur nga zemra
me fjalë të arta
veç për dy emra.

Veç për dy emra
për dy liderë
çelur ka zemra
lule-pranverë.

Kështu e ka etika
kështu e do rendi
me dy petrita
do lulëzojë vendi.

Andaj o komb
dëgjo,merr vesh
voto për morr
voto për plesht!

Voto për morr
voto për plesht
fatin tënd qorr
pranoje dhe hesht!

Sot pleshta e morra
është mbushë dynjaja
e me këta horra
na zu belaja.

Dhe po s`u gjet
ndojë farë ilaqi
do paguajmë vetë
biletë-haraqi!

Morri dhe pleshti
pleshti dhe morri
janë zënë nga veshi
pa fije humori.

Janë zënë nga veshi
janë zënë nga gryka
në fund të një rrjeshti
pa presje,pa pika.

Në fund të një rrjeshti
në fund të një strofe
ç´na rënkon pleshti
me of...e ofe!

Ngrit zërin morri
në fund të një vargu
ç`më hidhëron i gjori
ç`më nxeu nga gjaku!

Në këtë histori
pleshti dhe morri
u zunë në poezi
të një autori.

Të një autori
(i marrtë e mira!)
ku ngjesh humori
e thumbon satira!...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi