Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Matilda Doka: "Pranvere e shpirtit tim"

Shko poshtë

Matilda Doka: "Pranvere e shpirtit tim" Empty Matilda Doka: "Pranvere e shpirtit tim"

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 31, 2009 10:57 pm

Matilda Doka: "Pranvere e shpirtit tim" N1474183357_2299

Matilda Doka: "Pranvere e shpirtit tim"

Me çeli serish buzeqeshja e fjetur,diku strukur thelle ne shpirt...
endej pa shkak tym-e perndjekur..e etur,, u zhyt ne burimin-flirt.
Sythat e kenaqesise krahet shtrine..te lodhur ,te dehur;mendjen zgjuan,
u zgjaten drejt qiellit-buzeqeshes-Agim,petalet perplasur.. vrullshem u terbuan.
I zgjata nuhatjen..ia rrembeva eren,qe te mund te ngopesha me te..
e lashe te zbrazet gjithkund atmosferen,pa ajer,pa ere....pa asgje.
e thithja kendshem endjen-kundermim...zhytesha ne petale pa mbarim
e strukur prej frikes se vetvetes-mallim..kuptoja qe nuk po kisha shpetim.
I pergatita shqisat te gjitha me radhe,te ecnin perbri qenies-sherim..
po ikja as vete se di ku me dale...vrapoja te rendja diku ne kembim.
Me lejoi qielli-sodites mbi krye...me pas disa re me leshoi per sehir,
nga rruga s`kisha kurre per t`u kthyer...por vetem perpara me pjalmin -deshire.
................................................................................................
Me kish ardhur pranvera me buzekuq-puthitur;ç`rrenjosi dhe brymen,vesin triumfoi,
mes lotesh e brengash,pa pyetur,pa pritur...ma ndali epsh-frymen...mendjen ma terboi.
......................................................................................................
Ashtu krejt e vetme...thith ajer pranveror,i lekund dhe pemet kur shi ze e pikon...
kam lene pas vapen,vjeshten..te ftohtin dimeror..se ma kerkon enda lulen kur gjallon.
Me ujin e shiut puthitur arome-dheu...me vlagen e nxehte te tokes shekullore..
mes reve kryeneçe qe shiu pelqeu...kendoj serenaten e gjate-vajzerore!
I nisa dhe lotet e shumte...shiut ia bashkangjita.......s`me duheshin aq shpesh
merrja fryme thelle nga nata dhe dita,uje shiu-pire,luledele-ngrene....e natyren-vesh..
hap krahet me sythat dhe rri numeroj....yjet deri vone...nen çatine-jete..
mbledh xixellonjat;mbreteri-yjesh formoj...pike erresire kurrkund te mos kete!

Mes serenatash dhimbjesh,endjesh pa kufi...harrojme qe prej lindjes qe mbetemi "Njeri".

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi