Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Afrim Asllani: Poezi - ERDHI … POR KËSHTU S’E PRITA!

Shko poshtë

Afrim Asllani: Poezi - ERDHI … POR KËSHTU S’E PRITA! Empty Afrim Asllani: Poezi - ERDHI … POR KËSHTU S’E PRITA!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 03, 2009 10:34 pm

Afrim Asllani: Poezi - ERDHI … POR KËSHTU S’E PRITA! N1531091616_6205
Afrim Asllani: Poezi - ERDHI … POR KËSHTU S’E PRITA!

Gjithmonë më vinte pas
ashtu unë e ndija
ofshama se më dogji, malli
por shpresoja se është i gjallë
dhe do ta shoh, se do të vie dita.

Do të vie një ditë
e ndoshta do t’i harroj vuajtjet që prita
thoja do ta shoh një ditë djalin tim
por lutësha Zotin se shumë jam plakur,
të mos vdes
deri sa ai të vijë!
E ta përqafoj me mallin tim
dhe ta shoh ai, unë këtë nip që rrita.

Dëshiroja që ai ta përjetojë këtë ditë
e jo arkivolin e tij me prit
dhe unë e mjera e përjetova pritjen
vaji i madh në shpirt më mbyt
kah vajton ky nipi im
mbi arkivol të Babit të tij
erdhi por kështu o Zot s’e prita!...

Afrim Asllani Libri "Dhuratë për njerëzinë"
Ju lutem ! mos përdor shkrimet tona , pa vënë në dukje se punë e kujt është!

Afrim Asllani: Poezi - ERDHI … POR KËSHTU S’E PRITA! 4488_1048577024605_1531091616_30110315_4188609_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi