Halit Bogaj: Klintoni i mërdhiu
Faqja 1 e 1
Halit Bogaj: Klintoni i mërdhiu
KLINTONI I MËRDHIU
Nga Halit Bogaj
Kësaj radhe, ashtu si edhe Xho Bajdeni, Bill Klintoni i mërdhiu duke u treguar dhe ua përkujtuar atyre se kush ishte Dr.Rugova dhe personaliteti i tij në sytë e shtetarëve evroperëndimorë. Në fjalën e tij si me gjysmë zëri, Dr. Rugovën e përmendi kryetari Fatmir Sejdiu i cili po të guxonte nga Klintoni nuk do ta përmendtte fare. Që nga dita e vdekjes se tij mjeranët pushtetarë kosovarë harruan se kush ishte i shenjti Dr.Rugova i cili e solli Kosovën deri aty ku erdhi sot. Harruan por fati deshti vazhdimisht që të mos e harronin çlirimtarët e vërtetë të Kosovës të cilët kishin pasur dhjetra dhe qindra takime me të që nga dita kur ai e kishte themeluar Lidghjen Demokratike të Kosovës dhe parreshtur ishte angazhuar për internacionalizimin e saj deri në ditën magjike të bombardi mit të Serbisë nga ana e Paktit Veriatlantik. Ata harruan shumë shpejtë dhe bëhen sikur nuk kishte ekzistuar fare njeriu i cili gjatë njëzet viteve bëri çmos që çështja e Kosovës të hynte përgjithmonë në dyert e kancelarive më të fuqishme vendimarrëse botërrore deri në çlirimin tonë definitiv nga fallangat çetnike. Nuk di çka t’u them përveç jazëk u qoftë që veprojnë në atë mënyrë dhe që ia futën thikën pas shpine pas vdekjes së tij duke e ndarë në dysh Lidhjen demokratike të Dr.Rugovës dhe duke treguar se nuk kishin qenë ‘’askushët’’.Treguan se të gjitha veprimet e tyre të çoroditura kishin qenë në kundërshtim me idealet madhështore të Prisit të Lëvizjes sonë popullore/Gandit të Ballkanit/ i cili ishte një ikonë e vërtetë e të gjithë shqiptarëve, për çka flasin burrshtetasit amerikanë saherë që vijnë në Kosovë, kurse kësaj radhe atyre ‘’brenda’’u tregoi edhe kolosi Bill Klinton i cili ua bëri të ditur se’’gurët e Rugovës’’nuk paskan qenë ‘’hajgare ‘’siç mendonin më parë disa nga ata që ishin atë ditë brenda në Parlament, por përkundrazi e paskan pasur një domethënie shumë të madhe.Nuk e di se si e kanë ndier veten sidomos ata që’’ betoheshin’’ në emrin e tij kurse sot janë ‘’qaraveshur’’ duke ecur’’kokëlartë’’dhe duke i shkelur të githë ata që i gjejnë përpara.Sigurisht e kanë ulur kokën dhe kanë thënë’’O Zot pse erdhi ky njeri për të na i nxjerrë të palarat tona të cilat i kemi bërë pas vdekjes së mikut të tij’’, njëra ndër të cilat ishte edhe shkatërrimi dhe vrasja e LDK-së së ndarë përgjysmë dhe Kuvendi i saj djallëzor i’’karrigave’’kur rraheshin për pushtet pa pasur akoma shtet!Unë si individ që po i shkruaj këta rreshta, pikërisht atë natë hoqa dorë nga LDK-ja false e pasRugovës dhe mbeta vetëm me fotografinë e tij të varur në dhomën time të ndejës së cilës ia kam afruar edhe Deklaratën e Pavarësisë dhe nga vizita e tanishme e Klintonit atyre dyave do t’ia bashkangjes edhe fotografinë e shpëtimtarit tonë titanik..
Klintoni erdhi dhe ashtu si edhe Sali Berisha para disa muajve ua përkujtoi edhe njëherë atyre se kush ishte Dr.Rugova dhe çfarë angazhimi kishte bërë ai për Kosovën. Ky përkujtim nuk ishte aspak i rastit dhe pa qëllim nga i cili duhet të nxjerrin mësim sidomos ata që kanë hequr dorë prej tij të ushqyer nga lakmia dhe interesi personal, siç ndosdhi në të gjallë të presidentit edhe me dy femrat thuajse binake të LDK-së/Edita Tahiri dhe Edi Shukriu/ të cilat u vërsulën në PDK pikërisht për interesa karieriste, njëra nga të cilat/e shkolluar në Amerikë me paret e LDK-s/donte që përmes PDK-së ta merrte postin e ‘’Ministreshës së punëve të jashtme të Kosovës’’ por mbeti me gishtërinj në gojë ngase nuk ia lëshoi Skënderi i vogël i Fatmir Sejdiut, gjithashtu të vogël i cili e bëri përshesh LDK-në madhështore të Dr.Rugovës dhe u fut nën sjetullat e PDK-së!Pra siç thotë populli’’Nuk mbeti askush pa u koritur në LDK’’, në një anë Fatmir Sejdiu me karrigat e tij kurse në anën tjetër Nexhat Daci megaloman i cili u nda nga partia për të na hedhur hi syve se kiinse vetëm ai paska mbetur në rrugën e Rugovës, gjë që ishte një rrenë e kulluar së cilës i doli boja shumë shpejt dhe ndodhi pikërisht ajo ditë kur armiqtë tanë janë kënaqur duke qeshur me shpartallimin e Partisë më të madhe kosovare të cilën e la të fuqishme Lideri ynë kolosal..
Dhe për të qenë ironia më e madhe edhe disa gazetarucë dhe’’analistë’’, të majtë në një emision të Baton Haxhiut i kishte kapë zori që Klinton e permendi emrin e Rugovës në Parlament dhe në shesh/në të cilin brohoriste masa/!Brohorit pra, çka kujtuat ju.Populli e di më së miri se kush ishin shpëtimtarët tanë të vërtetë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Halit Bogaj: Halit Gashi
» 10 Poezi nga Halit Bogaj
» Halit Bogaj: Ava Gardner
» Halit Bogaj: Ana Manjani
» Halit Bogaj: Tom Lantoshit
» 10 Poezi nga Halit Bogaj
» Halit Bogaj: Ava Gardner
» Halit Bogaj: Ana Manjani
» Halit Bogaj: Tom Lantoshit
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi