Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lediana Kapaj: Rropatem brazdave!

Shko poshtë

Lediana Kapaj: Rropatem brazdave! Empty Lediana Kapaj: Rropatem brazdave!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 04, 2009 11:57 am

Lediana Kapaj: Rropatem brazdave! N744374599_8281


Lediana Kapaj: Rropatem brazdave!

Endem ne lashtesine e kohes dhe viteve te mjerimit,
kacavirrem drejt oreve te kaluara dhe pa shprese,
sorrollatem e braktisur, e hutuar, e degdisur...
sdi se ku.... por veç kerkoj... te emblen " vese"!!!


Rropatem brazdave te jetes dhe kujtimeve,
me mundojne,sa me lodhin..jam pa fryme!
Serish ngrihem plot me dhimbje , e plagosur,
prape kerkoj...sdi se ku...te bardhen "bryme"!

Perpelitem si e marre neper netë...Netë pafund,
endrrat vijne, gjalle me mbajne, me kerkojne,
gjumi i trembur rri i fshehur,me vezhgon dhe krahet zgjat,
syte nuk mbyllen...hapur rrine..sa fort renkojne!!

Mbahem fort tek kjo dege me emrin "shprese",
dhe pse trupi i pergjumur, i dorezuar do te bjere,
lehte kendoj...dua te zgjohem,sdua te tres,
bosht pambuku dua te jem...dashuria te me tjerre!!!

Le te bredh une gjithesine..te keputem ..le te lodhem,
mrekulline dua te gjej, qe prej shekujsh e kerkoj,
edhe pse me injoruan,le te tretem,te perbuzem,
prape se prape do te kerkoj....zemren dua ta kuroj!



Lediana Kapaj


Lediana Kapaj: Rropatem brazdave! 11442_168183719599_744374599_2675515_7248497_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi