Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Monda Korca: Homazh per nenen e POETIT- ne nje vjetorin e ndarjes nga jeta.Lexoni Esse-ne -gjithkush te thote nje lutje.Nga-Raimonda Moisiu

Shko poshtë

Monda Korca: Homazh per nenen e POETIT- ne nje vjetorin e ndarjes nga jeta.Lexoni Esse-ne -gjithkush te thote nje lutje.Nga-Raimonda Moisiu Empty Monda Korca: Homazh per nenen e POETIT- ne nje vjetorin e ndarjes nga jeta.Lexoni Esse-ne -gjithkush te thote nje lutje.Nga-Raimonda Moisiu

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 04, 2009 3:13 pm

Monda Korca: Homazh per nenen e POETIT- ne nje vjetorin e ndarjes nga jeta.Lexoni Esse-ne -gjithkush te thote nje lutje.Nga-Raimonda Moisiu N1208896826_1699

Ajo shëndriste si një ikonë shënjtërie... Një prehje e qetë..

Nga Raimonda Moisiu

Ende kishte forca të buzëqeshte, megjithëse tanimë ishte kufomë. Zëmra e saj kishte pushuar së rrahuri, por ajo përsëri buzëqeshte gjith mirësi, si kishte bërë tërë jetën.
Sepse ishte Nënë!
E kishte trupin e ftohtë tashmë, por në cdo rrudhë të fytyrës së zverdhur si dylli i bletëve, ende endej zhaurima e dashurisë së saj për fëmijët. E kishin vendosur të nusëronte për herën e fundit mes carcafëve të bardhë, si bardhana e shpirtit të saj që kishte fluturuar ndërkohë në bardhanën e parajsës, atje ku venë shpirtërat e dhimbshur të nënave tona.




E kishin rrethuar nga karafila të bukur gjithëngjyrësh, e kishin mbuluar me vellon e bardhësisë së shpirtit; e kishin bërë dhe një herë nuse. Këtë radhë për t’u martuar me përjetësinë.
Po i shkonte tanimë pranë atij që i rriti fëmijët, që ia mbajti shtëpinë celur, që i ndënji besnike tërë jetën, sic dijnë të rrijnë nënat shqiptare – bashkëshortit të saj, të cilin e kishte përcjellur me lotë “atëherë”, sikur po e përshëndetnin atë sot.
Bie shi përjashta.
Dhe lotë – rretheqark nënës…
Nënë…
Për gjithkënd nëna është pika më e fortë dhe më e brishtë për të, është krenaria dhe dhimbja e gjithkujt, janë loti dhe hareja e të gjithëve, klithma dhe ofshama, mërmërima dhe bucitja, ankthi dhe ciltërsia, deti i pafund i tolerancës; shëmbulli më i përkryer, hyjnor i tolerancës njerëzore – Nëna.
Nënë Zoje Velaj!
Nga rraca hyjnore e nënave të shoqërisë njerëzore ishte e ndjera që kohë pas kohe, sikur i hapeshin sytë e mbyllur dhe, ashtu, të mekur, sikur i luteshin me shpirt të birit, Mëhillit, që të fuste dicka në gojë para se të ikte në punë.
I biri ia kishte ngulur sytë atje dhe me buzë të dridhur, mërmërinte: “Oh Zot, nëna ime!”
Zoti dhe Nëna!
Janë sinonime të njëra tjetrës të gjithfuqishme e të gjithpushtetshme. Njeriu në momentet më të vështira apo më të bukura të jetës nuk i ndan nga njëra tjetri, por thotë:
Oh Zot! Oh, Nëna Ime!
Ikona e krenarisë së luftës për jetën rrinte palëvizur dhe njerëz të panumurt kalonin rreth saj si një pafundësirë me kujtime. Zoja Velaj ishte hera e parë në gjithë historinë e saj që nuk ngrihej të sajdiste miqtë.
“Po, cohu, moj nënë, cohu e bëju kafe, mbaji me muhabet, jepu cigare, rregulloju jastëkun të rrijnë mirë!”, i bëhej të bërtiste poetit, të birit, Mëhill Velajt, por ai, në vënd që të bërtiste ashtu, vetëm dridhte buzën për buzë.
Se nënë nuk kishte më.
Ishte radha e bashkëshortes së tij besnike, e bijave e njerëzve më të afërt që ta ngushëllonin këtë burrë që gjithmonë nxjerrë ëmbëlsirë për njerëzit nga goja që nxjerr edhe mjalt poetik.
Furtuna Velaj, mbesa e të ndjerës mes lotësh e dhimbjes, në krah të motrave, vëllezërve, nënës e babait të saj të shtrenjtë, i drejtohet Nana Zojës: Kur ju humbisni dikë të shtrenjtë e të dashur, një ëngjëll vjen pranë Jush. Atë cfarë vdekja bëri te të gjithë ne. Ne kemi një ëngjëll pranë që na ndrit e mëson në jetën tonë të përditshme. ëngjëlli ynë është askush tjetër - Ajo është e dashura Nana Zoj. Ajo ishte dhe është akoma një gjyshë e fortë, e bukur dhe e shenjtë për të gjithë ne. Ajo është shëmbëlltyra e mirësisë e dashurisë e kujdesit mëmësor si e shënjta: Nënë Theresa...
Nana Zoj! Na mësoi ne si të luteshim cdo mbrëmje, në gjuhën shqipe. Gjithshka në jetë që ne kemi ndarë së bashku filluan të vijnë në përfytyrimin tim, si një film pa tinguj. Unë kujtoj buzëqeshjen tënde, sikur të ishte buzëqeshja ime, dhe e qeshura jote është akoma në mëndjen time si një sinfoni,si një melodi.... Zoti bekoftë shpirtin e saj dhe qetësoftë shpirtrat tanë...
Furtuna dhe motrat e saj, shikonin të trëmbura nga babai i tyre, Mëhilli. Ishte hera e parë që e shikonin duke qarë; ai nuk do të qante kurrë më; sëpaku para syve të tyre.
Nga larg vinin lotët e bijve të saj, Gjergjit, Pashkës dhe Pjetër Velaj.
Në krah të poetit qëndronin vëllai, Marku, Krista dhe motrat e tij, Gjystja, Lusha dhe Vera dhe kunata Tonja, e ardhur me djalin e saj Gjonin vëllai i Nënë Zojes - Simoni me bashëshorten e tij, Vera Ukaj, ardhur nga Mali i Zi. Shumë nipër e mbesa, të afërm e miq të familjes Velaj e Ukaj.
Mehill Velaj nuk po i fshihte lotët, nuk po i fshihte e as po i fshinte sepse ishin lotët e nënës së tij.
Ai mes dridhjes së zërit dhe përmbajtjes burrërore ,me buzën në gaz morri fjalën, për të përcjellë amanetin, nderin dhe traditën e të parëve, për të nderuar e falenderuar miqtë e shokët që kishin ardhur në nderim e respekt për t'i dhënë mbështetje shpirtërisht e moralisht atij, - për t'i dhënë lamtumirën asaj të shtrenjtës - Nënë Zojes.
Së pari ai falënderoi sipas forcës së zakonit të shqiptarit - mediat informative shqiptaro - amerikane, që nga gazeta "Illyria" me botuesin Z.Vehbi Bajrami e Kryeredaktorin e saj , Z.Dalip Greca, "Bota sot", me Z. Dervish Jahjaga dhe Z. Beqir Sina e TV 21 me përfaqësues Halil Mula, "Fjala e Lirë", Londër, me Z.Fatmir Terziu të cilët me mbështetjen e tyre u bënë pjesë e dhimbjes, ja lehtësuan atë dhe përcollën lajmin dhe ngushëllimin për Nënën e tij. Falenderoi pjesëmarrësit në varrimin e Nënës së tij, që nga ish - ambasadori shqiptar në SHBA, Z.Lublin Dilja, Zv/konsullin, Z.Albert Jerasi, ish-diplomati shqiptar Pëllumb Kulla, aktivistin e shquar të cështjes shqiptare, Z.Mark Shkreli, tërë ata shkrimtarë e poetë - njerës të letrave shqipe, Shoqata e shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë, Shoqata të ndryshme të bashkëatdhetarëve në botë që fizikisht ishin aty, - por edhe që nuk ishin aty - që e ngushëllonin edhe me mesazhe dhe telefonata nga tërë anët ku ka shqiptarë .
- Jua shpërblefsha vetëm në gëzime! - tha poeti.
Ardhi rradha e priftit. Dom Pjetër Popaj nisi liturgjinë e lamtumirës.
Zëri i tij , me zanore të gjata, sikur këndonte, sikur këndonte këngë nga të foshnjërisë së shenjtë të njerëzimit, sikur i qetësonin ca dhimbjen e të gjithëve.
Nëna …
Nëna….
Nëna….
Tani po e merrnin në krahë….
Të qara të pafund…. Edhe gurët edhe muret e sallës do të ishin zbutur, por nuk zbuteshin dot kthetrat e vdekjes.
Nëna po ikte. Po ikte përgjithmonë. Për të mos u kthyer kurrë.
O Zot… Po ikte nëna…
Mirëpo, një poet di të gjejë edhe rrugë që askush nuk e imagjinon nganjëherë. Përse. Sepse poetët dashurojnë si askush. Dashuria e tyre bën të përbyten shkretëtira dhe të thahen oqeane.
U dëgjua një zë .
Ishte përsëri - Zëri i Poetit.
Ishte zëri i birit të Nënë Zojes - Mëhill Velaj.
Ishte i qetë, i fortë, burrëror, si i dalë nga granite i padukëshëm i shkrepave të Kosovës:
“Në mauzole!”
Në Mauzole?
Pikërisht atje! Nuk e di rrugën, ti, vozitës? Nuk e di rrugën për në Hartsdale Cemetry? Po po! Atje! Në Hartsdale Cemetry !
Do të varrosej nëna e këtij shqiptari të ardhur këtu me sakrifica e sfida ekonomike, këtu në brigjet e lumturisë së përtej Atlantikut; këtij shqiptari që priti e përcolli kaq shumë njerëz, që punoi aq sa shpirti e di, që mblodhi të holla aq me mundim, sa e mbledh plaga qelbin; do të varrosej atje..! Atje? Vërtetë? Në Hartsdale Cemetry?
Po atje është mauzoleu ku janë varrosur njerëz të shquar e nga shtresa aristokratike më e pasur, ore! Duhen pare e madhe… Më fal se po të them… Këtu janë vetëm njerzë të vdekur, familjet e të cilëve janë apo kanë qënë të pasur, kur ka vdekur secili prej tyre.
“ Në Hartsdale Cemetry!”
Përsëriti për herë të fundit poeti dhe kortezhi mortor, në krye të të cilit ishte Bosek Funeral Home, mori rrugën ngadalë drejt “qytetit” të të vdekurve .
Ngado ikona, buste dhe monumente, si të qenë qënie të gjalla. Të dukej vetja sikur nuk ishe në Hartsdale Cemetry, por diku tjetër. Diku larg këtij kontinenti, këtij oqeani, diku përball Shqipërisë… Të dukej sikur ndodheshe mes kufomave të ngrira nga llava; sikur ndodheshe në Pompeun që përcëlloi dhe ngurrosi banorët e Vezuvit.
Për të gjithë këta njerëz të përjetuar në gurë, kushedi se sa lotë, sa lutje e sa britma, të fikët, fjalë ngushullimi janë thënë.
Kushedi.
Ne jemi thuajse të gjithë shqiptarë dhe po sjellim mes tyre Zojën tonë, Nënën tonë, Nënën e poetit. Zojën, zemra e të cilës nuk troket më dhe buza e saj nuk mërmërin më “Vishu, mos ftohesh, bir!”
Jemi ndalur tani para një godine madhështore, e ngritur në granit e mermer.
Këtu do të rrijë nëna kosovare.
Do të rrijë përjetë.
Ngado sikur na vështrojnë sytë e të vendosurve në këtë mauzole. Sikur që nga bota e qiellit na shikojnë me dhimbje dhe na pyesin për emrin e kësaj gruaje, për të cilën qënkan derdhur kaq shumë lote, si nga koha që lotonte, nipërit e mbesat, cupat dhe të afërmit, nga të gjithë pjesëmarrësit në kortezh - sepse ka shumë sy të skuqur.
Mua një cast më humbet mëndja. Më bëhet sikur po fjalosem me këta qënie që i kanë vënë kësaj salle të madhe; më bëhet sikur më pyesin mua se, kush është ky banor i ri i kësaj godine që do të qëndrojë tanimë me shoqërinë e tyre.
Dhe unë bëhëm gati t’u jap përgjigje me zë të lartë. Mezi e përmbaj veten që ti përgjigjem.
është një nënë!
është një nënë kosove.
është një nënë poeti.
Quhet Zoje Velaj.

Nga Raimonda Moisiu
Hartsdale Cemetry
Hartsdale, Neë York .USA
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi