Jona Merjo: Beseshkelja...
Faqja 1 e 1
Jona Merjo: Beseshkelja...
Jona Merjo: Beseshkelja...
Kishte nxjerre pjaten e saj te preferuar,ate me lule te vogla gri dhe aty i kishte therrmuar te gjitha cigaret e asaj si tul buke te bardhe e ngjyre dheu bashke,ja kishte lene gati si per ti thene...Miremengjes e dashur!
Shtangu teksa hyri ne kuzhine dhe pa ate servirje ...
Syte ju erresuan,filloi te dridhej dhe zgjati duart per te prekur me mollezat e gishtave ato copa e cigaresh brenda.E beri kete per tu bindur qe ishte e vertete ajo qe po shihte.
-Si ke mundur...mermeriti me gjysem zeri.
...Ajo i kishte premtuar besnikeri premtimesh kur ai i kishte renditur listen e gjate.Kishte vene shenjen e pranimit mbi te gjitha pikat e shenuara aty.
Dhe tani ,kishte dite qe ajo e tradhetonte...njerin prej premtimeve.
E bente kete diten ,disa here ne oret e vona te neteve te pagjumesise,me aromen e tyre ne floke,ne lekure,me lendet e ture ne trup.
Ndihej ne faj qe ato 20 cope cigare,e mundnin,e kthenin ne besethyese...por s'mundej ta ndalte,tundimi ishte me i forte.
Tani rrinte e shokuar para asaj pjate te mbushur me duhan e qe ajo e lexoi:Mendove se do te ma hidhje?
Filloi te ndjente...jo,jo,s'mund ta urrente!
Ai e kishte bere nga dashuria per te,pak rendesi kishte sesi e tregonte sa donte te kujdesej..
Ajo nuk duhet te mendonte keq,po,ai kujdesej per gjakun e saj sic ajo vete kujdesej per higjenen e jashtme,per higjenen morale te tyre.
Dhe kujdesi per higjenen morale deri me tani kishte rezultuar frytedhenes,ata ishin cifti me fatlum kudo gjendeshin e vecanerisht kur ndodheshin ne festa familjare apo ato party qe organizoheshin nga miqte.
Ne keto festa ,ciftet e tjere shiheshin me urrejtje ndermjet tyre.Burrat thithnin bishtat e cigareve,kurse grate llomotitnin me njera-tjetren per merzine e radhes qe ju kishte shkaktuar bashkeshorti.
Ata te dy,uleshin gjithmone prane njeri-tjetrit.Ai i hidhte asaj doren ne qafe ndersa ajo rrinte me syte ngulur para shishes se veres,sepse aty ishte gjaku...i pastri...qe sillte shpetimin.
Kur u shpik ,vera?
Ishte burre apo grua shpikesi i saj?
Keto dy pyetje ja bente gjithmone vetes,sa here ndodhej para nje shisheje me vere te kuqe.
Tani,rrinte para surprizes se mengjesit.
Ishte fytyra e tij e zemeruar ne ate pjate,ishte zeri i tij autoritar ne ato copa cigaresh,ishte genjeshtra e saj,mashtrimi...tradhetia.
Po c'kishte ndodhur qe ishte treguar e pakujdesshme per te fshehur tradhetine?
Sigurisht,e kishte spiunuar pavetedija e saj qe kishte vepruar keshtu ,nepermjet"harreses".Ishte ajo qe nuk e linte te transformohej,qe nuk pranonte tjetersimin.Ishte ajo qe kishte dashur ti tregonte atij,se po e mashtronte,vete ajo.
Qau sepse ju tremb vetes ne ate pjate qe i thoshte:miremengjes!
Duhej te pinte qumeshtin,te pastronte...gjakun...,Te shlyente genjeshtren e premtimit te dhene.
-E megjithese ka te drejte,nuk duhej kjo...eshte gati c'njerezore po ta shperbesh veprimin ne mendim.
Per nje cast deshi ti telefonoje e ta pyes se perse e beri,por hoqi dore pasi e dinte pergjigjen:Per ty!
I nisi nje e-mail mikes se vet:Pjata ime, eshte ndotur nga dashuria!
Ra telefoni,ajo e dinte se kush ishte ne anen tjeter:
-U zgjove?
-Po
- E pive qumeshtin?
-E pashe...
-Po kthehesh ne genjeshter?
-Per te mos te te merzitur ty!
-Edhe une,e bera sepse te dua!
- E besoj...
-Behu e bukur sot,jemi te ftuar diku.
-Do te behem,per ty.
-As e ve ne dyshim,shihemi.
I shkroi nje tjeter e-mail shoqes se vet:
Mos u shqeteso,kaloi edhe kete here,si cdo here tjeter.Ishte ne emer te dashurise.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Jona Merjo: .....
» Jona Merjo: Ëndërr...burri
» Jona Merjo: Kenga e ikjes...
» Jona Merjo: E njejta mbremje,fryu ere te re...
» Jona Merjo: I kerkoj ndjese mikes sime me te cilen kam zhvilluar nje bisede te ngjashme!
» Jona Merjo: Ëndërr...burri
» Jona Merjo: Kenga e ikjes...
» Jona Merjo: E njejta mbremje,fryu ere te re...
» Jona Merjo: I kerkoj ndjese mikes sime me te cilen kam zhvilluar nje bisede te ngjashme!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi