Jona Merjo: I kerkoj ndjese mikes sime me te cilen kam zhvilluar nje bisede te ngjashme!
Faqja 1 e 1
Jona Merjo: I kerkoj ndjese mikes sime me te cilen kam zhvilluar nje bisede te ngjashme!
Jona Merjo: I kerkoj ndjese mikes sime me te cilen kam zhvilluar nje bisede te ngjashme!
Me tha se kishte pire per here te pare dhe se ishte dehur,e pastaj i kishte dhene per te pire edhe atij...Mjekerkaftit(nje Zot e di pse e quante keshtu,por s'ka habi te justifikueshme,pasi te gjithe ne te kesaj race kemi nga nje emer per te(a).Edhe une si vura dhe aq rendesi kesaj,emrit dua te them)
Une qesha fort,aq fort sa syte e saj prej lepuri te bardhe u tremben dhe donte te ikte,ti shkonte perseri Atij...se vetem ai e kuptonte...
-Mos shko!-e urdherova.
Pastaj u bera lepurake si ajo,ju dhashe syve te mi ca shpulla qe ajo te mos u besonte qeshjeve te tyre por te degjonte vetem jehonen e tingullit tim gjate te qeshures.Keshtu ajo do te kuptonte se ajo e qeshur ishte si dehja e saj edhe si frika e saj,vetem se une isha e dehur cdo dite te jetes sime.Keshtu isha mesuar qe e vogel,kur gjyshi im ziente rakine e rrushit ne ate kazanin e zi dhe ju jepte nga nje gote burrave qe vinin aty per te mesuar kete zanat.
Une lepija me gisht pikezat qe mbeteshin neper gota dhe eshijoja me gjuhen time ate leng aq shume sa me vone fillova fshehurazi te hap shishet e mbushura me raki qe gjyshi im i vendoste ne nje dollap muri,ne dhomen e tij.
Ajo e kapi menjehere ate tingull dehjeje dhe nuk shkoi,madje guxoi e me pyeti(duke menduar se edhe une isha e dehur ate cast)
-Po ti,ke nje Mjekerkafte me te cilin dehesh?
-Kam kater,por nuk kane mjeker,as sy,jane qorra.Kane vetem dhembe qe me grijne nga pak cdo dite-ja ktheva pergjigjen por e sigurt qe nuk do me kuptonte sepse ajo ishte e dashuruar,une jo.
Po he,folme pak per kete mjekerosh.Kur e ndjeve per here te pare ne ty?
-Ohu,e vogel fare isha,kur me kishin prere njerin krah...Ndjeva per here te pare se nuk merrja dot fryme,nga brenda ndjeja dike qe me terhiqte mbrapsht,ishte si te doja te futesha une brenda gjakut tim,trupi ne gjak.E ndjeja, qe po rritej ,cdo dite e kuptoja kete ne syte e njerezve ate qe ata shihnin une nuk e shihja por vetem e kuptoja qe nuk isha si ata.Ata m'a tregonin kete gje duke ikur prej meje,dhe une ju dorezova pastaj atij,Fillova ti shoh fytyren kur mbyllja syte,sepse nuk kisha ndermend asnje fytyre tjeter me te cilen kisha luajtur diten,keshtu me duhej te beja nje fytyre dhe ti jepja edhe nje emer qe ta therrisja kur kisha nevojen per te.
-E me tej?
-E me tej, cdo dite pastaj ,ai i lumtur qe i dhashe fytyre dhe emer,e ndjeja tek me kruante shpirtin me furce drite dhe une s'shihja erresire ca ore,deri sa ai merzitej dhe me ikte por do te kthehej brenda dites per te me goditur trurin me mjeker.Fillova te fshihem,njerezve s'mund t'ju tregoja,s'do te me besonin...
-Une te besoj-i thashe teksa ndieja te katertit e mi qe xhelozoheshin nga dashuria e saj per Mjekerkaftin.
-Rrini urte!ju fola atyre.
-Kujt i hakerrehesh keshtu?-me pyeti ajo.
-Atyre,duan fytyre,i kam lene pa to.Por me trego per te.
Ishte ende e dehur,pak ore kishin kaluar ,mbase vetem dy ore nga tharja qe i kishte bere shishes,dhe kjo qe per here te pare.
Ndjeva qe fillova ta doja,ashtu sic me kap mua dashuria.Mjafton qe dikush te me flase dhe une e dua.
Jam egoiste,i dua se nuk dua te merrem me kater frymet e mia,por ata nuk e dine kete.
Ajo ishte sherimi im,sherimi im im dehur mendova dhe mezi e mbajta te qeshuren nga frika se do donte te ikte,ishte degdisja e tyre...vetem per kete e doja,dhe po perfitoja pa pike ndergjegjieje duke shfrytezuar cdo te care mjekre.
Nuk m'u dhimbs,nuk di te dua me dhembsuri.
...Ajo ishte njeriu i races qe lindin te mencur,nuk behen gjate jetes.Une isha lindur daun por gjate rruges u tjetersova.
E si mund t'ja hidhja asaj?
Ajo i lexoi syte e mi te djallezuar(,i dashuruari e ndjen gjithmone vdekjen e te dashurit),pushoi pak e me tha:-Ti s'di t'ja mbathesh moj guximtare budallaqe,s'di ti ikesh vetes edhe pse fuqizohesh nga brenda me keter frymera...
Dhe pastaj ajo filloi te qeshe fort sic une bera ne fillim te bisedes me te.
-Po hakmerresh?-e pyeta me zerin e dobesuar jo nga frika,une vetem neveri kam nga minjte,e kjo me eshte edhe njelloj frike,por isha zedobesuar nga turpi.
Ajo po zhvishte mendimet dhe po e kuptonte qe doja ta lija pa te dashurin e saj me mjeker.
U ndjeva e vogel sepse isha e vogel para saj e megjithate ajo duhej ta linte ate.Urova te kishte kuptuar edhe qellimin tim.
-Mos u ndje ne faj-me tha.Nuk ndikon,do te vazhdoj te te trego ende per te,per ne,sesi duhemi,urrehemi,rrezojme njeri-tjetrin pastaj zgjatim duart per ta ngritur te renin sepsene nuk bejme dot te ndare.
Ai ka gjetur vendin e duhur ne mua dhe une me vrajat e tij u mesova te jetoj,nuk dua as mundem ta zboj.
Fryma tre,ajo qe ishte me prane times(qe eshte fryma kater)filloi te me nxite ti tregoj asaj per genjeshtren e madhe Mjekerkaf.
-Me degjo,ti duhet ta lesh ate!Duhet ta besh tani pa te ngjitur mjekren e tij ne fytyren tende.Je ne kohe mike.Une nuk munda, dhe tani flas gjuhen e tyre,ha ushqimin qe ata me urdherojne te ha dhe kercas kockat e mia sa here atyre u teket per te dancuar me mua.
-E ben edhe ai me mua,por ai me mbron gjithashtu-tha me naivitet.Mjekra e tij me zbardh udhet,kur ai fle kam dashur ta le,te shkoj drejt njerezve dhe i jam vjedhur dhe sa here e kam bere kete kam perfunduar e mbytur ne liqenin e histerise se atyre drejt te cileve doja te shkoja.Dua te jem me te,ai vjen e me nxjerr prej aty,me hedh ne shtratin e marrezise se tij por jam e sigurt dhe ngrohte.
Eshte genjeshter,me beso!Te gjithe ne te kesaj race e kemi ,nje dy,tre e me tonen behen kater.Por jane genjeshtra mjekre...Te lutem,mos e ler te te behet ky numer.Ai po plaket dhe nuk do te doje te ike prej teje,do te therrese te tjere.Mos e arrij numrin tim!
Ti vete me thua:te kam frike!Mos u bej edhe ti frikesuese!
-Po e sheh si armikun tim,je xheloze se i ke lene pa emer,s'kane as fytyre te tute,madje po mendoj se je xheloze se mund te mos kesh asnje.
Pse e sheh si urittarin e vdekjes sime?Megjithse me duhet ta pohoj se i ndiej copat e mushkerive kur ai i gelltit .
-Po fuqizohet per te thirrur...te tjeret
-Procesi i humbjes time ka nisur?Jam vone atehere per ti dhene lamtumiren.
-Jo,eshte momenti i duhur pasi nuk thashe asnjehere se raca jone nuk ka nevoje per Te,vetem se pasi ti kemi vjedhur duhet ti hedhim nga shkallet para se ata te na shtyjne ne,e kete e bejne gjithmone ne goditjen e fundit...Ti tani mund te ecesh vete,ja ke marre te gjitha c'te duheshin,pa qene pengu i thonjve te tij qe jane te mbushur me gjakun tend gjysme uje.
-Pse me con drejt shkeputjes me te?Kush do te me pranoje mua,pa te jam asgje as guxim as ide as sy nuk kam per te ndjekur nje udhe,nje te vetme jo,kurse me te, uuuu sa shume kam levizur.
Pastaj edhe sikur t'ja dilja,me dhimbset,me ka sjelle deri ketu.Me ka dhene nga vetja.
-E di,e besoj edhe kete.Sa here kam rene ne kurthet e te mive!Pjese e planit.Eshte strategjia per t'ju besuar gjithnje e me teper jo,asgje nuk e bejne per ty,as per mua,as per seicilin nga ne.
-Po me lodh,je kaq e merzitshme,e bezdisshme si nje mize-me tha dhe u cua per te ikur,pa harruar te me hedhe nje shikim superior.
Une qesha por jo fort.E kuptova ikjen e saj,e kisha futur ne dyshime.
....
Kater ore me vone me dergon nje sms:
Mike,moter,a c'dreqin je ti(eh ,keshtu flet ajo)ju perula preherit,dhe qava ne te.Ajo me puthi ne balle,me la naten e mire,dhe iku.Mjekerkaftin e munda,mbase vetem per sot,por e bera,nisa udhen e pare,vetem,duke dashur.
-Kam ndruajtje rikthimet e tyre,ju pelqen gjaku i kesaj race,mike-mermerita e trishtuar qe e kisha ngaterruar ate keshtu,duke zbuar shoqeruesin e vetem,Mjekerkaftin.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Jona Merjo: .....
» Jona Merjo: Beseshkelja...
» Jona Merjo: Ëndërr...burri
» Jona Merjo: Kenga e ikjes...
» Jona Merjo: E njejta mbremje,fryu ere te re...
» Jona Merjo: Beseshkelja...
» Jona Merjo: Ëndërr...burri
» Jona Merjo: Kenga e ikjes...
» Jona Merjo: E njejta mbremje,fryu ere te re...
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi