Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Viron Andrea: Vizioni kombetar ne romanin “Dashuri e gdhendur ne shkemb”

Shko poshtë

Viron Andrea: Vizioni kombetar ne romanin “Dashuri e gdhendur ne shkemb” Empty Viron Andrea: Vizioni kombetar ne romanin “Dashuri e gdhendur ne shkemb”

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 05, 2009 1:47 am




Viron Andrea: Vizioni kombetar ne romanin “Dashuri e gdhendur ne shkemb” U1skifterkellici1
Skifter Kellici
Vizioni kombetar ne romanin “Dashuri e gdhendur ne shkemb”


Nga Viron Andrea

Skifter Kellici ne romanin “Dashuri e gdhendur ne shkemb” I permbahet temes se tij te te sukseshme historike qe eshte nga krijimet me te kulitivuara te let rave te tij. Ne vitin 1969 ai boton romanin per femije “Kujtimet e mehalles se vjeter” teme nga Lufta Nac-Clirimtare , romani tjeter “Pas Gjurmeve”e ekranizua me regjizore te paharuaren Xhanfise Keko, fitoi cmim ne festival in ne Salerno te Italise, akkorduar nga Presidenti I Italise Sandro Perttini, Suksesi nuk deklarua ne shtypin shqiptar, por ju desh kohe institucioneve te propongandes qe nga TVSH, lidhja e shkrimtareve e deri in ish Komitetin Qendror, arsye e veteme ishte si ngarkesat ideollogjike dhe politike.
Ne vitin 1978 botohet romani dosier “Atentat ne Paris” I kushtohet veprimit patrotik te Avni Rustemit kunder Esat Pashe Toptanit . Nje veper qe jo vetem e mireprit por mbetet nje nga botimet me te mira per kete periudhe.
Tjeter roman historik eshte “ Vrases me duar te bardha” qe I kushtohet ngjarjeve te vitit 1918, shppalljen e Republikes se Korces nga Themistokli Germenji dhe roli I sherbimeve intelegjente franceze te implikuara dhe pergatiten vrasjen e tij.

Romani ’Dashuri e gdhendur ne shkemb“” perben vete nje histori te tij, qe mund te konsiderohet e rralle ne letersine shqiptare. Ne vitin 1967 dy te rinj Bilal Xhaferi dhe Skifter Kellici me pasionin dhe guximin per te kontribuar ne letersi krijojne ne menyre pavarur per te njejten teme ; Bilal Xhaferi boton novelen “Tej Kaltersive” ndersa Skifter Kellici krijon radiodramen per rubriken “Heroizmi I Popullit tone ne Shekuj” mbi kryngritjen e pergjithshme Ilire ne vitet 6-9 e.s. nen komanden e Batos se Desidiateve. Te dyja keto krijime paten sukses. Ne kujtimet e tij Skifter Kellici shkruan se ne vere te viti 1967 eshte takuar per here te pare me Bilal Xhaferin e talentuar dhe I ka sugjeruar “…duke shtuar ngjarje te reja, te shkruante nje veper qe do te kishte sukses te jashtezakonshem”.
Skifteri I eshte kthyer kesaj teme dhe kesaj novele duke jetuar ne SH.B.A. ne qytetin e North Quincy-it disa kilometra larg Bostonit te Massachusett, nje nga vatrat me te medha te kontributit patriotik shqiptar theme let te cila I hodhi nje nga njerzit shumedimensionale te korifejve te mendimit dhe veprit te shqipatarizmes Fan Noli. Nje mejdis I cili me ulejet dhe ngritjet e tij duke vazhduar traditen kontribon dhe sot.
Skifteri pasi eshte pasi eshte konsultuar me shkrimtarin dhe kritikun e Bilal Xhaferit , Zt. Bashkim Kucuku dhe pasi mori pelqimin e motres se tij Anika Myrto ne vitin 2007 , mbi motivet e noveles se mesiperme I sherben publikut shqiptar me romanin esse “Dashuri e gdhendur ne shkemb”

Ne kete roman historik idete dhe temat trajtohen me realitet nepermjet pershkrimit te ngjarjeve si pjese e shkak - pasojes tragjedia, drama, konflikti ne personazhe behet bindes dhe ngrihet ne menyre te ndjeshme jo vete, me idete qe percjell por dhe vlerat e artistike qe paraqiten.

Nga na kompozites romani shtrihet ne kundershtine madhore midis lirise dhe pavaresise se nje kombi dhe pushtuesitt , atmosfere qe ndihet ne te gjitha aspektet jetesore ne roman dhe kur skenat dhe ngjarjet nuk kane lidhje direkte me te. Iliria eshte e perfshire ne kryengritje nga Jugu ne Veri pa dallim dhe berthama e perballimit dhe teatri I luftes shtrihet ne treven Dardane.Kushtet ne te cilat botohet ky roman eshte periudha e pragut te finalizimit te procesit per pavaresine e Kosoves dhe perpjekjet qe behen per formalizimin dhe zgjidhjen e problemit Cam.

Per sendertimin e tij pershkruhet komandanti kaon Ergys me teresine e tij si personalitet dhe karakter dhe shtrihet ne gjeresine e tij linjat e tjera ne roman si dashuria e tij me dardanen Amarde deri ne konfiktin potencial dhe zgjidhjen e tij me Algaldin.

Shtabi romak I luftes pershkruhet ne raporte te reduktuara dhe ne antiteze me personalitet Ilire, por sintetik ne llogjiken dhe infrastrukturen qe perdor cdo pushtues per te perdorur te gjitha mjetet ne funksion te qellimit. Bato komandant I fisit te Berukeve si rrjedhoje e intrigave dhe ambicirve personale tradhton kryengritjen duke renduar lluften dhe rezistencen Ilire por jo moralin.

Romani fillon dhe mbaron me nje trajtimi symbolic por te rendesishem per nje komb per te ndertuar te tashmen dhe siguruar te ardhmen, monumetin e Lirise, Eshte Ergysi komandanti ushtarak I Kaoneve, I arsimuar ne akademite ushtarake te Romes,
qe krahas taktikes dhe strategjise qe mendon gjate nje situate luftarake, apo forces se fizike dhe performimit si luftetar, ai I kerkon vehtes se njeri paqesor te projektoje shtatoren e Lirise, Karakteri I tij personifikon, jo vetem fisin e tij por me gjere, ai nuk perben nje model moral te nje komandanti, por dhe te luftetarit te thjesht por nje te riu qe frymezon te bukuren dhe forcen e saj. Dashuria me Amarden dhe qendrimet konfliktuale te zgjidhura ne menyre racionale jane argumenta qe mbeshtesin aftesine e Ilireve per te trajtuar jo vetem problemet madhore te interesave te Atdheut por edhe ato shoqerore po aq madhore ne jeten privat dhe qe interferimet jane direkte dhe indirekte, por barazpeshimi dhe bilanci eshte aftesi e njerezeve me aftesi racionale.

Fuqia e substances hitorike te nje kombi eshte e rendesishme, trajtimi me objekktivitet ne letersi nuk eshte plotesuese por perben nje ndricim dhe doukemtim jetesor te fakteve, apo te trashegimise gojore, nepermjet kengeve, balladave, tregimeve ettj. Ne fund te fundit ajo ka te beje me rrenjet e nje populli. Pra nuk mund te quhet nje zbulim apo kerkim ne dokumentat por eshte nje aspekt I rendesishem qe nje komb te formoje indentitetin e tij.

Ne retrospektive ne mesin e viteve 60 te shekullit te kaluar, tema historike ne letersine shqiptare u be nje teme dominuese per arsye se ishte nje teme e virgjer dhe nje komb nga me te vjetrit ne Europe me nje histori per te qene krenar kerkonte qe dhe ne letersi te levrohej kjo teme, romani I Ismai Kadarese “Gjenerali I Ushtrise Vdekur” me permasat e suksesit te tij shumeplanesh influencoi ne veprimtarine krijuese te autoreve dhe krijuesve te tjere, nga ana tjeter ishte nje teme qe I largohej me shume cenzures apo persekutimeve ne kuadrin e “izmave” te realizmit socialist.

Jemi krenare se ruajtem jo vetem kombin por u krijua dhe shteti shqiptar, paveresisht nga trajtimi aspak qe ju be ceshtjes te kombit dhe tokave shqiptare ne kohet e moderne, kombi shqiptar rriti me shume pergjegjsine dhe ndergjegjen ndaj fateve te atdheut. Ne keto ngjarje me rendesi kombetare dolen dhe u evidentuan dhe udheheqsit dhe lideret .

Romani nga pikpamja e percjelljes se ideve dhe evidentimit dhe zgjidhjes se konnliktit eshte ne forme klasike ndryshe nga nje letersia globale ose sureale , trajtimi ne menyre ekzitencialiste I paraqitjes ideve deri tek fetishizimi I te percjelljes se veprimeve te pushtuesit ne peshoren dhe gjykimin qe arrihet deri atje sa behen avokate te pushtuesit dhe pushtimin legjitim.

Ne histori apo leteresine globale ka grupe shoqerore qe heronjte I trajtojne si mite ndersa grupe te tjera po keta udheheqes duke pretenduar qe jane me reale I trajtojne po keta heronj si alkoliste, betejat e tyre I ka ndihmuar fati, ne jeten private I bejne deri unisex etj. Ekzistenca e nje ryme per demitizimin ose deheroizimin e heronjve, figurave kombetare apo ata qe kane kontribuar dhe kontribuojne per kombet dhe vendet e tyre nuk ka patur ndonje trajektore pozitive, perkundrazi perpjekjet qe jane bere kane gjetur jo vetem nga kritika por nje reagim masiv negative. A mund qe nje komb te cvleresoje thesarin e tij qe se shumti nuk eshte material por shpirteror dhe intelektual.
Po te bejme nje paralelizem po ne aspektin global eshte se pa mite nuk ka apostuj dhe pa komandante nuk ka ushtri, po keta mite, heronj , njerz te shquar mbeten hapi I shpejte I levizjes shoqerore te nje kombi. Skenderbeu, Arianitet, Ali Pashe Tepelena jane figura qe kane hyre ne panteonin kombetar dhe kane frymezuar breza per triumfin e idealeve.

Duke ju rikthyer romanit te gjithe personazhet ilirike, si Bato I Desiadateve, Ergysi, Algaldi, Amarda dhe ate ne role episodic jane qe per Ilirine te sakrifikojne dhe jeten, sinteze jane fjalet e Batos qe ne nje moment te veshtire te jetes se tije kur ishte plagosur dhe nje prej te antareve shtabit thote deshperimisht “Tani nuk ka me Iliri” , ai I pergjigjet me fjalet lapidare” Iliri do te kete edhe nje ilir I vetem mbi dhe, E ne mos mbete askush I gjalle, athere me ndihmen e Perendive tona, ne do te ngrihemi nga varet per tu kacafytur me romaket dhe shpirtrat tona do te perplasen nga qielli si rufe mbi pekrenaret e tyre.”

Po kaq te virtutushem jane dhe Ergysi dhe Algaldi, njeri vjen dhe personifikon fisin e Kaoneve( Camerise), Ergysi dhe tjeteri personifikohet me karakteristikat e fisit te Dardaneve (Kosove). Ne roman Iliria nga Veriu ne Jug esht e bashkuar,teatri lufftimeve shtrihet ne Dardani dhe konflikti midis trimave fillon dhe zhvillohet per vajzen dardane Amarda. Dashuria midis Ergysit dhe Amardes ka nje objekt dash urine ajo nuk eshte dashuri me shikimin e pare, por nje dashuri qe lind nga sakrifica qe bejne per njeri tjetrin per ti dhene jete njeri tjetrit, pra mbijetesen ne luften kunder ushhtareve romake. Me gjakun dhe dhhembjet qe pesojne ne kete kalvar dashurojne njeri tjetrin, Ndersa Algaldi eshte I fejuari I Amardes “qe ne djep”. Ky eshte konflikti midis trimave, eshte konflikti midis ideales dhe presumimit etik qe per nje luftetar dhe per nje zakon te cdo niveli shoqeror perbben nje fyerje te rende e cila ne shume eslement kalorsiake perfunddon me dyliftimin e trimave per te mare vajzen e desheruar. Por Ergysi eshte njeri qe ka studiuar ne Akademine ushtarake te Romes, pervec temparementit te nje te riu qe do te mbroje dash urine me Amarden, ka perballe nje Algald qe njeh etiken kalorsiake nuk I mungon por e ka te theksuar, ndjenjen e luftes ne cdo situat pa ju dridhur syri, por ka dhe nje eksperiencen e hidhur te luftes se Trojes ku Dardanet e pare ishin te lidhur me Priamin per te pushtuar hapsirat e Lindjes se Mesme dhe duke e ber Trojen nga qytet shtetet me emer per kohen. Por Lufta e Trojes, me historine e Elenes nuk mund te harrohej
, ajo u kthye ne tragjedi dhe Dardanet ishin luftetaret e fundit qe e lane Trojen me ne kry Eneun me gjak Dardani. Troja eshte mesimi I madh klasik qe venia e interesave te meskine dhe cinike mbi interesat e Atdheut te con ne tragjedi. Algaldi duke u nisur nga intersat e larta te Ilirise mer vendimin e tij “ Deshira e saj (Amardes ) te jet urdher per ne…”

Amarda ne vendimin e saj eshte e shpejte dhe e vendosur, ajo qe deri para pak castesh ishte ajo vajze qe me shpirtin e saj dashuronte Ergysin dhe ne te njejten kohe ndjente detyrime morale ndaj Algaldit, ajo qe vlereson trimerine dhe sakrificen per njeri tjetrin, besen e dhene e njeri tjetrit si dhe devotshmerine ndaj fateve te Kryengritjes se Pergjithshme Ilire. Vendimi I saj perben nje risi te vecante qe mund te jete vazhdimesi e nje tradite pagano-parakristiane te hereshme. Ne roman ky moment pershkruhet I sintetizuar por ne perberje ka shume detaje. “ …..Keshtu e kane vendosur perendite. Krahet tuaj I duhen lirise, kurse krahu im eshte I pafuqishem” dhe ashtu si cafka qe humbet largesive te detit, ashtu si mirazhi qe ndizet ne shkretetire dhe shuhet para syve te udhetareve ashtu edhe ajo levizi midis atyre burrave dhe u afrua tek dritarja qe hapej ne gremine” krahasimet dhe pershkrimi I keti momenti sa solem dhe tragic eshte nje nga momente ideo artistike nga me te bukurat ne roman. Ne kend veshtrim e tradites etiko-kulturore ne pergjithsi po te bejme nje paralelizem me vallen popullore “te shpatave” vajza ne rivalitetin e dy djemve eshte ajo qe me prezencen e saj dhe me veprimet e saj zbut gjakrat dhe ata behen vellame. Por ne roman ajo shkon me larg dhe veprimi I saj ne mendim eshte shume me I thelle. Ajo lidhet me vetskrificen ose e thane me ndryshe me ritualin e sakrifices. Ne kete ritual viktima kthehet ne shenjteri. Rituali I sakrifices qe periudhen para kristiane popullsia Ilirike I bente zotave, Medaurit, Baba Tomorit ku mendonin se ishte vend I zotave, Dodones, Greket e vjeter I benin sakrificat per Poseidon ( zotin e detrave) ne Latinet sakrifica behesh sipas rastit sipas prinicipit “do ut des” “ te jap me qellim qe te me japesh”
Performimi I sakrifices se ritual ne periudhen kristiane mori karakter etik dhe shpirteror per te qen me afer me zotin me qellim te aritjes se deshires qe behen gjate lutjes. Nje nga legjendadd me te shquara jo vetem ne treven iliro-shqiptare por Ballkanike dhe me gjere eshte Legjenda e Rozafes. Per ti dhene shtyse keti argumenti kemi ne fene kristiane vetsakrifikimin e Krishtit, Fjetja e Krishtit ne Kryq eshte nje sakrifikim qe solli nje marredheenie te re midis shoqerise njerezore dhe Zotit. Ne boten moderne nje nga monumentet universale paraqet Monumenti I Ushtarit te Panjohur. Ne kurdohere I shprehim atyre homazhe per gjakun e dhene per Lirine e Vendit, me kete rast forcojme lidhjet me ata dhe idealet e tyre. Dhenia e jetes per kombin forcon ne substance vete kombin.

Ne roman ngjarjet zhvillohen vrullshem ne formen e aksionit dhe jo nemenyre evulative,ato kane lidhje llogjike dhe organike me njeri tjetren ne cdo fraze pergatitet nje aksion dhe aty ku behet pauze pershkruhet natyra qe eshte ne funksion te aksionit. Madheshtia me te cilen pershkruhen Bjeshket e Namuna eshte ne funksion te forces se Keshtjellave dhe popullsise qe jetton ne keto ane.’” Ja ku u rrotualluan ngadale mbi koken e tij pishat elarta dhe bredhat me kurror, u daraviten vellot mjegullore te avujve te perhimet dhe u menjanuan dantellat si mendafsh te reve puplore.”

Me personazhin e Amardes, jo vetem misherohet heroina ne roman, por Ergysi do te perfundoje me fytyren e saj tipike Dardane ne Shatoren e Lirise ne shkembenjte e Kaonise. Duke bere analizen e ideve te hedhura ne kete roman 40 vjet perpara, perfshihet jo vetem talenti I Bilal Xhaferit por dhe intuita e tij der kufijte e nje gjeniu. Dardania sot gezon pavaresine, nje krahe I shqiponjes eshte I lire, Kaonia eshte ne proces, shtatorja e Lirise me fytyre Dardane, shikon dhe rezaton.
Domethenese eshte nje nga shprehhjet e nje nga Senatoreve me te medhejnj qe ka sot Amerika Eduard Kenedit ne vitin 1988 (vellait te John Kenedit), nje familje idealiste per idealet demokratike per te cilen jane sakrifikuar shume pjestare te saj, “Shpresa akoma eshte gjalle ndersa endera nuk vdes kurre”.

Trajtimi ne roman I ideve madhore, perseri do te ishte me mire te jepeshin akoma ne detaje dhe te zgjerrohej tratimi dhe pershkrimi I e episodeve deri na kapituj te vecante qe do perbente nje risi akoma me te arire ne let rat shqipe.
Megjithate kur lexon romanin te duket se kalon ne sinteze motivet pasura popullore qe nga motivi I qendreses si Gjergj Elez Alija lufton me Balozin e detit(Romen) motivi I dashurise per lufteterin Ajkuna dhe Halili,( kujdesi I Amardes per Ergysin e plagosur) motivi I beses Ergysi mer Amarden ne kale dhe ashtu I plagosur kerkon te kryej amanetin ndaj Batos dhe perfundimiisht rituali I sakrifikikimit te Amardes ( legjenda Rozafes)qe personifikon clirimin e Camerise . Vete simbolika e gdhendjes se dashurise ne gure erben nje legjitimitetin te perhershem se ekisstences se dashurise si vityt qe lidhet me Atdheun ne radhe te pare dhe per te cilin eshte postulat te sakrifikosh dhe jeten, venia interesave te Atdheut dhe kombit mbi ato meskine.
Me keto ide dhe me gjuhen a pasur dhe te bukur shqipe ne vazhden e Konices, Poradecit dhe Kutelit e bejne kete roman te hyje ne veprat me te mira letrare historike dhe nje mundesi per prezence dinjitoze dhe ne gjuhe te huaja.

Për ZSH: Pierre-Pandeli Simsia
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi