Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albert Zholi: Bashkëbisedim me shkrimtarin Lulzim Lekdushi

Shko poshtë

Albert Zholi: Bashkëbisedim me shkrimtarin Lulzim Lekdushi Empty Albert Zholi: Bashkëbisedim me shkrimtarin Lulzim Lekdushi

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 05, 2009 1:57 am

Albert Zholi: Bashkëbisedim me shkrimtarin Lulzim Lekdushi

Albert Zholi: Bashkëbisedim me shkrimtarin Lulzim Lekdushi U1_AlbertZholiBashkëbisedim me shkrimtarin Lulzim Lekdushi, autor i romanit të ri “Kordelja në degën e bredhit”

Demokracia është si një kal hyjnor që kalëron në qiejt e të mirës

Nga Albert Zholi

– Pas daljes së librit me tregime “Gjaku i helmuar” në vitin 2004, ju dilni me romanin “Kordelja në degën e bredhit”, pas gati pesë vjetësh dhe..

Jo pas gati pesë vjetësh, por fikës pas pesë vjetësh, pasi të dy librat çuditërisht tani që e mendoj i janë drejtuar lexuesit pikërisht në muajin prill.Dhe kjo është një rastësi,nuk është e planizuar. Them që nuk është e planizuar sepse ju e dini shumë mirë se unë nuk i përkas asaj specie shkrimtarësh që planizojnë nga një libër çdo tre apo gjashtë muaj.. Unë nuk shkruaj thjesht sepse duhet të shkruaj diçka e pastaj të zë e të numroj; të mburrem në rrethet e shpartalluara të shkrimtarve me sasin e veprave të mija.Jo. Unë nuk mund të shkruaj pa pasur një grumbullim të brendshë, një impuls të fuqishëm, që natyrisht e ka prejardhjen nga jeta, nga fenomenet që na rrethojnë..

.- Po, por romani juaj i cili ka në epiqëndër ngarjet e nëntdhjet e shtatës mund të shkruhej edhe vite më parë biles edhe para librit me tregime.. A nuk të duket se je pak i vonuar?

-Epara, dua të theksoj se ato që, ti Berti, i quan “ngjarjet e nëntdhjet e shtatës”, unë do ti quaja pa thojza dhe me zë të fortë -çmënduria 97-.. Dhe që kësaj çmëndurie të mundohesh ti futesh në thelb, të depërtosh nëpër të; të mundohesh ti bëshë autopsinë (qoftë edhe artistike) nuk është dhe kaq e thjeshtë.. Biles është e vështirë.. Shumë e vështirë..

.- E megjithatë ti ja ke arritur ! E ke bërë atë autopsi me shumë mjeshtri.. Por, edhe pse personazhet si Rita Mezini. Dea, Gjergj Islami, Damjan Gani,Fidela apo Barba Puçra të rrëmbejnë nga valët e dhimbjes e të përplasin në dallgët e neverisë e të tmerrit,përsëri romani nuk të lëshon, të thëthit me një forcë tunduese për të mos e lëshuar pa i mësuar fundin,,përsëri. unë mendoj, se,mbeten shumë shtigje të cilat çelin diskutime.

-Për shëmbull ?

.- P.sh. ju edhe pse në gojën e një personazhi tepër negative, siç është Fidela, në roman, aludoni se njerzimi është pjellë e një incesti të madh..Ose figura neveveritëse e barba Puçrës a nuk nënkupton personazhe konkret të politikës së lartë shqiptare.?

-Saktë. Le ti marrim gjërat me radhë. Epara, nuk jam as unë, dhe as krijesa ime Fidela, ata që e nxjerim njerzimin pjellë të një inçesti të madh. Përkundrazi është vetë bibla, libri që na tregon se si është krijuar njerzimi.. Ne thjesht kemi interpertuar këtë libër. Dhe konkretisht,në bibël thuhet se Eva dhe Adami janë dy njerzit e parë që kanë për krijues vetë ZOTIN. Pra del se duke pasur të njëjtin At, janë motër e vëlla.. Gjithashtu duke pasur parasysh se Eva u krijua nga brinja e Adamit, ose më saktë nga eshtra, gjaku dhe mishi i tij, gjithashtu na del se Adami është i ati i Evës..Dihet gjithashtu mëkati që ata kryen, ashtu sikundër dihet se kryerja e mardhënieve seksuale midis motrës dhe vëllait,apo babait dhe vajzës, në gjuhën e sotme moderne quhen incest. Dhe po të vazhdojmë më tej leximin e biblës do të mësojmë se ne qytetarët e sotëm nuk jemi gjë tjetër veçse stërniprit e Adamit dhe Evës., krijesa të mëkatit të tyre. Të një incesti të madh. Të paktën kështu na tregon bibla, nëqoftëse do ta lexojmë drejt…Përsa i përket pytjes tjetër në se barba Puçra nënkupton ndonjë personazh konkret të politikës shqiptare; përgjigja ime është: jo! Barba Puçra ky personazh neveritës; trupi i të cilit prodhon pambarimisht qelb helmues, është vetë politika shqiptare. Ajo politikë që e vetmja “meritë” që mund” t’i njihet është shkatërrimi, korrupsioni,makbriteti, hipokrizia ndaj popullit të vetë. Ajo politikë që po e rrokullis këtë popull, kushedi, në fundin e kujt humnere vrastare...Po le ta lëmë politikën të konsumojë orët e saj, deri sa këtij populli t’i dalë gjumi, e vazhdojmë më tej me romanin..

.- Vazhdojmë me romanin.Dhe konkretisht me pasazhet magjike të tij,që janë një dukuri e re jo vetëm në roman, por edhe në vetë letërsin shqiptare. E vërteta është se këto pasazhe, janë shkrirë me aq mjeshtri dhe i japin aq dritë romanit, sa për një çast mendon se vërtet ne jemi qënie; personazhe, të një bote ireale.. Ky roman mund të radhitet pa frikë , apo mund të numrohet si i pari roman i letërsisë magjike në Shqipëri. Ka qënë ky fakt si një qëllim i yti, në vetvehte? Një influencim nga letërsia latino-amerikane ?

Nuk ka qënë as qëllim në vevete dhe as influencim i letërsisë latino-amerikane. Them se nuk është influencim i kesaj letërsie, për arsyen e thjeshtë sepse këto dekadat e fundit, duke luftuar për mbijetesën udhëve të Greqisë, si qindra mijra shqiptarët e tjerë,nuk e kam pas luksin të njihesha me këtë lloj letërsie. Edhe ajo fare pak, me të cilën unë jam njohur para viteve nëntdhjet,duke qënë se do ti duhej të kalonte nëpër filtrat e kohës( për arsye që dihen,) nuk besoj se ka lënë gjurmë aq të fuqishme, sa unë të influencohesha aq shumë dhe pas, më se pesëmbëdhjet apo njëzet vjetësh, të shkruaja një roman të asaj që ju e quajtët “letërsi magjike”. Megjithatë Berti pyetja jote e ka një përgjigje. ka një shpjegim. Dhe shpjegimi është se gjatë shtrimit të librit, duke mos gjetur dot një përgjigje të argumentuar; duke mos gjetur dot ngushullim e shteg për gjith sa ndodhën, në nëntdhjet e shtatën,, fantazisë i është dashur të kapërcej përtej caqeve të saj,në sinorë dhe hapsira të panjohura, që ne rëndom i quajmë “irealja”..

Dhe a egziston për Lekdushin kjo “IREALJA” ?

-Mendimi im personal është se, përderisa fantazia e njeriut arrin ta prekë, të depërtojë nëpër të,, ta sjellë përpara nesh këtë botë; po, ajo egziston.. Ashtu sikundër egziston edhe “çmënduria 97” tepër e prekshme dhe e afërt për secilin prej nesh por që llogjika dhe fantazia e kohës nuk na i shpjegon dot, përse ndodhi? Përse duhej që mbi pesë mijë viktima, brenda dhjetë – pesmbëdhjet muajve të 97-98 tës, duhej të vriteshin e masakroheshin me njëri. Përse duhej të hapeshin këta pesë mijë varre? Përse duhej të përdhoseshin pesëmijë shpirtra, dhe askush të mos u lëshonte qoftë edhe një lule të tharë në udhën e tyre të harresës. Dhe kjo ndodh kur politika jonë “humane” ngre muzeume e sinpoziume për pesë mijë të pushkatuarit (gjatë pesdhjet vjetëve) e diktaturës së djeshme..Ndërsa për pesë mijë të plumbosurit e “demokracisë” së sotme heshtje heshtje e rëndë. Dhe në vënd të një “më FAL”, që është detyrim i kohës ta lëshojë, mbi shpirtrat e tyre vërvitet baltë, vërviten mallkime, duke harruar se dikur edhe ata kanë qënë djem e vajza nënash. Dhe ishte kjo kohë që i shndërroi në vrasës e të vrarë..Në engjëj e demonë. Dhe është kjo kohë që vazhdon të vrasë pa ju skuqur faqja duke na mbajtur ligjërata e mesha demokratike..

Luli, duket se nuk i ke dhe shumë të mira relatat me demokracinë..

- Për mua demokracia është si një kal hyjnor që kalëron në qiejt e të mirës, në qiejt e progresit. Por këtu në Shqipëri këtë kal hyjnor e kanë kalëruar demonë të çmëndur...

.-Në roman përveç skenave erotike, magjike e vrasjeve, ndodhemi edhe në një skenë tepër makabre, atë të përdhunimit të Deas nga banda e Damjan Ganit. Nuk të duket Luli, se e ke tepruar në këtë kapitull.Nuk ke menduar se kjo skenë është tepër makabre per tu tretur prej lexuesit?

-Po, drejt e shtron problemin. Edhe një miku im që e ka lexuar librin qysh në dorshkrim, ma ka drejtuar këtë pyetje.Dhe ndofta ju kini të drejtë. Por unë nuk e ndryshova për të vetmin fakt, se ishia i trembur. Vallë a do të ma përcillte kjo skenë, te lexuesi, thelbin e makabritetit të asaj që ndodhi.Dhe frika ime ishte e drejtë, sepse ditë më parë një lexues që e kishte lexuar librin, do të më kritikonte pikërisht për të kundërtën..Dhe kritikën do ta mbështeste me rrëfime nga jeta e tij që të llahtarisnin..Dhe ky fakt më bindi plotësish se veprova drejt që nuk e zbuta atë skenë.. Në fund të fundit lexuesi ka të drejtë ta shikojë të vërtetën ashtu si është, edhe në qoftë se ajo ka një fytyrë makabre, ky nuk është faji i shkrimtarit. Faji i një shkrimtari mund të jetë kur këtë të vërtet na i tregon, paraqet me ngjyra e drita të rreme..

Romani yt pasi e ke lexuar, edhe pse është e vështirë për të gjetur shtigje për ta kundërshtuar, përsëri duke qënë një roman tepër i guximshëm për kohën, një roman i një lloi të veçantë, shikoj se edhe mbyllja që ju i keni bërë,(epilogu), provokon diskutime..E para në hakmarrjen e egër të Gjergj Islamit dhe Rita Mezinit, ju e përjashtoni nga ndëshkimi Barba Puçrën, këtë mostër të krimit dhe makrabitetit, e lini atë të gjallë.. Dhe tjetra në misjonin që Ati Hyjnor i cakton Gjergj Islamit duke e cilsuar si “Davidin e Ri” ju duket sikur harroni se për të ardhur deri këtu Gjergj Islamit i është dashur të ecë mbi trembëdhjet kufomat e hakmarrjes së vetë. A të duket e drejtë?

-Më duket se e cilsova edhe më lartë se Barba Puçra është një personazh mostër, simbolik që përfaqëson politikën shqiptare dhe frutet e saj krimin, korrupsionin etj. Si i tillë, përderisa këto frute makabre kanë mbytur e po mbysin përherë e më me egërsi jetën, ozonin shqiptar, unë s‘kam asnjë të drejtë, qoftë edhe në mënyrë artistike, qoftë edhe në një roman, që ta presë pemën që i prodhon këto frute, sepse në këtë mënyrë jo vetëm që përqesh vetveten, por s’kam asnjë të drejtë që të fyej inteligjencën e lexuesit që e njeh realitetin shumë më thellë se sa unë..Prandaj edhe Barba Puçrën ja kam „deleguar“ ZOTIT. Dhe ai e ka parë të arsyeshme që në këtë „delegim timin“ të caktojë Davidin e Ri (popullin; GJERGJ dhe ISLAM) Gjergj Islamin. Përsa i përket asaj se udha e Gjergj Islamit na vjen nga kurmi i trembëdhjet kufomave; jeta më ka mësuar se nuk kam njohur asnjë lloj pushteti të mos jetë spërkatur nga ciflat e gjakut të kundërshtarëve të vetë, apo edhe të njerzëve të pafajshëm. Dhe këtu nuk përjashtoj as këtë të sotmin, udha e të cilit ka nisur që nga gjaku i pastër i Arben Brocit.

Nuk keni frikë për mënyrën se si shpreheni dhe shkruani?

-Frika ka qënë dhe është ushqimi që më ka bërë trim, që më ka rritur shtatin e më ka pastruar trurin, se po të ishte për trimërin kush e di se në çfar varri të thellë do të më kishte mbuluar..

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi