Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Halit Bogaj: Batalioni ''Atllantiku''

Shko poshtë

Halit Bogaj: Batalioni ''Atllantiku'' Empty Halit Bogaj: Batalioni ''Atllantiku''

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 09, 2009 12:37 am


Halit Bogaj: Batalioni ''Atllantiku'' U1_HalitBogajBATALIONI’’ATLLANTIKU’’

Me rastin e 10 vjetorit të ardhjes së tij në Kosovë

Nga Halit Bogaj

Arritja e Batalionit ‘’Atllantiku’’në Kosovë u prit me nderimet më madhështore që kishin mundur të ndodhnin ndonjëherë në historinë tone të përgjakshme.Ardhja e të rinjve shqiptarë nga Amerika për të luftuar për vendin e tyre të dashur ishte ngjarje shumë e madhe që përcillej me efuroi të papara dhe na dukej një ëndërr e vërtetë në një realitet të hidhur për popullin tone të ndjekur dhe të shpërndarë nga bandat serbe nëpër malet e Kosovës ,në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe në vende të ndryshme të botës të cilat i kishin hapur dyert e shtëpive të tyre për t’i pritur njerëzit tanë në vatrat e veta të ngrohta.Ardhja e batalionit’’Atllantiku’’e shtonte edhe më tepër dëshirën për liri dhe e tmerronte armikun tone gjakatar I cili gati një shekull të tërë ishte mësuar dhe ishte lejuar nga bota që të vriste shqiptarë/civilë/ të paarmatosur.Armiku tmerrohej ngase kurrë nuk e kishte menduar se do të vinte një ditë e tillë që një aeroplan amerikan të aterronte në Tiranë me një Batalion të armatosur deri në dhëmbë për t’I bërë ballë dhe për t’i rrezistuar një makinerie sllavokumuniste barbare që na shkaktoi aq shumë gjakderdhje gjatë ekzistencës sonë kombëtare në trojet tona shekullore.Për ta hetuar se sa zaval të madh kishte Serbia nga ardhja e atij Batalioni tregon edhe rasti i vrasjes së tre vëllezërve Bytyqi të cilët ranë viktima të mosnjohjes së terrenit..

Batalioni ‘’Atllantiku’’kishte rëndësi të madhe strategjike dhe historike ngase për herë të parë një formacion shqiptar vinte i armatosur me armët manuale më moderne nga vendi më i fuqishëm në botë që ia fuste lemerinë dhe të dridhmet në trup Serbisë çmendurake.Vinte nga vendi që e çliroi Kosovën nga okupatori shumëshekullor.Erdhën qindra djelmosha nga atdheu dhe kontinenti i ri për t’u përballur me bishat e egra të cilat nuk ngopeshin me gjak dhe pa mëshirë vrisnin, prisnin dhe masakronin shqiptarë të të gjitha moshave,duke ‘’pasur fytyrë’’ të dilnin me komente të gënjeshtërta para botës!Vazhdonin ta ndiznin Kosovën para syve të botës duke mos lënë asnjë shtëpi të pa djegur, sidomos nëpër fshatrat e saj duke menduar deri në fund se mos ndoshta do ta ndanin vendin tonë përgjysmë.Bota çuditej se deri ku mund të shkonte mendja e çmendur njerëzore dhe urrejta e tyre patologjike ndaj një populli i cili nuk u kishte asnjë borxh ,por vetëm që jetonte në vendin e të parëve të tyre të lashtë.

Batalioni’’Atllantiku’’ tregoi në mënyrë të qartë se rinia jonë patriotike ishte e gatshme t’i lente të gjitha të mirat materiale për ta çliruar Kosovën..Ashtu siç erdhën për ta ndihmuar vendin e origjinës ashtu edhe shkuan pa bërë ndonjë bujë të madhe.Shkuan tek familjet për ta vazhduar punën dhe jetën në atdheun e tyre të ri ku ishin ngulitur me dekada të tëra..U kthyen në vendin më demokratik i cili i dha grusht fatal një regjimi tiranik që ishte bërë I paduruar për një popull të tërë që kërkonte çlirim dhe jetë normale si të gjithë popujt e tjerë të lirë të rruzullit tokësor.U kthyen por disa prej tyre mbeten ne altarin e lirise.Se me kend kishim të bënim ne deri dje, sot po e sheh edhe Evriopa e cila dikur e kishte ndihmuar Srbinë në qëllimet e saj ekspansioniste për t’i gllabëruar territoret shqiptare duke i shpërngulur njerëzit nga tokat e tyre që i kanë pasur deri te’’Molla e kuqe’’.Atë fytyrë të vërtetë të saj e pa dhe po e sheh gjithkush që ka sado pak drejtësi në shpirtin e vetë.Por mjerisht po e shohin vetëm ato shtete demokratike që i kanë tejkaluar paragjykimet imperialiste shekullore.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi