Tre tregime, nga Habib Reshtani
Faqja 1 e 1
Tre tregime, nga Habib Reshtani
Habib Reshtani
Nje parrullim i shkurtër
-Dëgjoni këtu – u thoshte eprori dy vartësve të tij polic- se kjo punë kërkon saktësi e korrektësi, e çdo veprim duhet ta ketë burimin në ligj. Prandaj, bëni si bëni, veproni me ligj. Nejse, hajde të dalim në patrollim, e të shohim si gjallon populli.
Morën veturën e policies dhe dolën. I dhanë një xhiro nëpër qytet, shikuan vajzat tek ecin trotuareve sin ë parade të modes, e pastaj vazhduan jashtë qytetit nëpër rrygën kryesore.
Kur sa lanë qytetin, të shohin njërin, që kishte ndalur veturën e po merrej me një gomë, që sigurisht I ishte shqyer., a kishte cilindo prishje.
Shiko, shiko –tha eprori me t’u ndalur- Ka ndalur veturën në rrugë burri I botës si në oborr të vet.
-Mor zotri- I tha këtij- Çfarë bënë këtu?, se ky nuk është vendparkim.
Po ja o zoti polic – Ia ktheu shoferi- mu shqye goma, dhe ndalova detyrimisht. Ja sa ta ndërroj gomën dhe ika.
Mirë, mire, që duhet ta ndërrosh gomën, kjo dihet, por edhe duhej ta vendosje trekëndëshin sinjalizues, që tregon se ka defekt në rrugë.
-Po, ja mor zoti polic- nisi të shfajsohej ky- Tani sa u ndala, dhe do ta vendosja sigurisht.
-Po,po, do ta vendosje, por nuk e ke vendosur, e kjo është e ndëshkueshme.
Dhe eprori iu afrua njërit polic dhe I tha, që këtij duhet shqiptuar gjobë, për arsye të mosvënjes së trekëndëshit sinjalizues.
-Në rregull – I tha ky polici dhe filloi punën.
I dhanë këtij një gjobë, e përshëndetën dhe ikën.
- Ja kështu – u thoshte eprori, policëve-. Gabimi ishte bërë e gjoba duhej dhënë. Kështu thotë ligji., njësoj për të gjithë.
Dhe ata po ecnin me veturë, e nuk kaluan ndonjë kilometër, kur ja problemi i njëjtë.
-Mor, po sot të gjithëve iu paskan shqyer gomat- tha eprori.- Dhe ja,edhe ky nuk ka vendosur trekëndëshin sinjalizues. Kur do të mësohen këta njerëz, mor aman.
Doli nga vetura e iu afrua veturës së prishur, kur ç’të shohësh, brenda në veturë, një zonjushe e bukur që po kërkonte një qelës për të çliruar bulonat.Kushedi pse e kish lënë aty.
-Mirëdita zonjushe- e përshëndeti eprori.- Të qenka prishur vetura ë?.
-Po zoti polic, mu shqye goma – tha kjo zonjusha e doli nga vetura me qelës në dorë.
-S’ka gjë, s’ka gjë, se e rregullojmë – I tha eprori, që s’ia hiqte dot sytë.
Ky I tha policëve që të shkonin më tutje e të rregullonin komunikacionin, e vet iu afrua përsëri veturës, gjegjësisht zonjushës, e cila në ndërkohë po matej të çlironte bulonat e rrotës.
-Jo moj zonjushe, se nuk është kjo punë për duar kaq të bukura- I tha ky tek iu afrua.-E sidomos jo për një zonjushe si ti. Ma jep mua qelësin.
Ia mori qelësin nga duart e nisi ky të çlironte bulonat.
- Faleminderit zoti polic, jeni shumë I sjellshëm.
- E si të mos jem – dhe vazhdonte të jepte e të merrte me bulonat që ishin shtërnguar shumë.
-Keni vinç, zonjushe?.
-Jo zoti polic,s’më ka qëlluar.
-S’ka gjë,s’ka gjë, se kam unë,- dhe shkoi e mori vinçin nga vetura e policisë.
Puna me bulonat, vinçi, bartja e gomës nga bagazhi e vendosja e saj, e kishin bërë eprorin tërë njolla. Tamam si një mekanik. Ai edhe s’I kishte kushtuar rëndësi kësaj , tjetërkund e kishte pasur mendjen.
-Ja, dhe kjo u rregullua, e shikoni.
-Faleminderit shumë zoti polic- i tha zonjusha dhe bëri të hipte në veturë.
Shko zonjushe – e ndali ky- Nëse ke nevojë për diçka, unë këndej pari jam. Ja merre dhe kartvizitën time.
-Do ta kem parasysh, faleminderit. Ditën e mire zoti polic.- i tha zonjusha. Pastaj hipi në veturë e u nis. Ajo bëri një cope rrugë dhe ndaloi tek ky polici që rregullonte komunikacionin. Ja dha këtij kartvizitën dhe iku.
Polici mori kartvizitën e eprorit të tij dhe eci deri tek vetura e policisë, ku u takuan të gjithë.
-Hë mo, ç’të dha ajo – pyeti eprori.
-Ja këtë – u përgjigj polici e ia dha.
Shiko, shiko, bushtra- tha eprori me të parë kartvizitën e vet.- Mendoi ajo se ia dhashë për tjetër qëllim. Hëë,se po të ishte për atë, unë si kjo kam njëzet, ja këtu në telefon. Bushtra – shfryu eprori dhe hipi në veturë.
Dhe vazhduan rrugën drejt e në stacion të policisë. Nuk u ndalën më askund.
Do na zënë të gjallë për zotin
Njërit I kishte hyrë frika në palcë gjatë luftës, saqë nga çdo anë që shikonte I dukej që shihte armikun.
-Do na zënë të gjallë, për zotin, përsëriste vazhdimisht.
Jo ore, e qetësonin shokët. E ndonjëri si për ta trembur edhe më shumë, hidhte ndonjë gur në kaçubë dhe ja bënte. Hopa, më duket se diçka lëvizi. E ky kërcente nga frika e bënte sytë katër, por kur e kuptonte që e kishin vënë në lojë, bëhej trim e merrte pozicionin e atij që jep këshilla.
-Mor ti – ja bënte këtij- Se nuk bëhet mahi me këto punë. Po s’ke faj ti, se je I ri , e akoma s’ di ç’është lufta.
Njëherë, në një betej, të kishte mbetur ky fill i vetëm përball një togu armiqsh. Në fakt, nuk kishte mbetur vetëm, por atij ashtu i ishte dukur. Ky gjuaj, e armiqt gjuaj. E pastaj, të lëshohen armiqt në drejtim të tij për ta zënë të gjallë. Dhe nuk është se ky i pa, se kishte ikur që në fillim, por e ndjente se ishte kështu. E ky ik, e ata ndiq. Madje të gjithë kishin ikur por ky kishte mbetur i fundit, e këtë donin ta zinin. E ik,e ik, derisa kishte mbërritur tek togu i minahedhsave, që ishin ushtarë të vijës së dytë.
-Ikni ore, se na zunë të gjallë- ju bërtiti këtyre.
Por këta, meqë nuk panë askënd të vinte, i bërtitën të ndalej se nuk e ndiqte askush. Dhe britma e tyre vërtet e ndali.
-Jo për zotin, për pak më zunë, por sigurisht u kthyen se ju panë juve- ja bëri ky pasi u qetësua pak.
-Mirë, mirë,- i tha udhëheqësi i grupit- shko tani ku e ke vendin se atje u duhesh, në mos për gjë tjetër, ta dinë që je mirë.
-Jo mor vëllezër, nuk shkoj dot. Unë luftova i vetëm kundër një togu armiqsh, dhe kur e pashë që askush s’më doli në ndihmë, ja mbatha. Po sidoqoftë, po rri këtu derisa të kaloj kjo fortunë, se po më kap ndonjë predhë qorre rrugës.Se mua më ndjekin këto.
Dhe në këto fjalë dëgjohet fishkëllima e një granate që po binte. Të gjithë u shtrinë përtokë. Granata nuk bëri ndonjë dëm.
Ah, mor vëllezër ç’na gjeti- tha ky që do ta zënë të gjallë- Po hyj unë pak në këtë bunkerin e të pushoj, se mjaft kam bërë sot.Dhe futi trupin në bunker, ndërsa kokën e nxirrte vazhdimisht jashtë, për të shikuar nëse këta ishin këtu, apo ia kishin mbathur.
E këta, meqë e panë që ky s’dilte që aty, veqse zvarrë apo duke ia mbathur, e lanë të qetë.
Dhe ja, fortuna kaloi. Ushtarët nisën të endeshin nëpër togje, e disa erdhën edhe tek togu ku ishte strehuar ky që kishte ikur.
-E more – i thanë- këtu qenke ti?. Ne thamë se të zunë rob.
-Jo more – ia priti ky- Pse ku isha unë?.Unë tani sa erdha këtu. Unë luftova me një tog armiqsh, dhe atë fill I vetëm, dhe asnjëri s’më doli në ndihmë, por megjithatë, unë punën time e bëra.
Ja, kështu foli ky asaj dite kur furtuna mbaroi. E sikur ta dëgjoje sot, do I jepje pa një pa dy medaljen e trimërisë, duke qenë I bindur që medaljen e mori më I merituari.
E ky, edhe sot e kësaj dite tregon si ishte përballur me një tog armiqsh, dhe atë fill I vetëm. Ata gjuaj, ky gjuaj. E në luftë e sipër, të I ishte shkrepur këtij që ta ndiqte atë tog armiqsh. Donte ta zinte njërin të gjallë. E këta me të parë këtë trim të çartur, t’ia japin vrapit.Por ky s’u shqitej se s’u shqitej. Ata ik, ky ndiq. Ata ik, ky ndiq. Por ja që s’ishte e thënë të kap ndonjërin, sepse ai që ik vrapon më shpejt.
Por që I kishte ndjekur, I kishte ndjekur.
Trim, me gjeste e me fjalë
E shikoj si ecën, ashtu kryelartë e i hapareshur. Sikur I thotë botës, unë jam e s’ka tjetër. Të them që është ngjallur Muji, e po shëtit rrugëve, s’e them dot, se ky edhe Mujit ia kalon. Gjithsesi është më trim se ai.
-Ja shikoje edhe ti e më thuaj.
Pale si flet, apo si I bërtet atij që e di më të dobët. Është drangua fare.
S’ka bir nëne që më tremb- I thotë vetes.
Asi trimi, asi djali, që s’e gjen kund.
Ky,edhe në luftë kishte dashur të merrte pjesë, por armiku i ishte dukur i dobët, i ishte dukur çilimi, e i kishte thënë vetes, unë do ta ulja veten sikur të luftoja kundër këtyre çiliminjëve, prandaj edhe kishte ikur. Sepse lufta është për burra. Këtej e andej duhet të ketë burra. Por ja që andej kishte pasur çiliminjë, e ky e kishte gjykuar që s’duhet të merrte pjesë.
Është edhe i mençur ky. Edhe trim edhe i mençur, por mbi të gjitha trim.Asi që janë një kategori më lart se Muji.
Kur i tregojnë shokët ndonjë ndodhi kaubojësh, ky ia kthen me shpërfillje. Lëre se po të isha unë aty, ndryshe do dilte hesapi, dhe vazhdon të tregoj në detaje, se ç’do të bënte sikur rastësisht të qëllonte aty.
Dhe ja një ditë, ky farë trimi me disa shokë kishin shkuar në një qytet tjetër. Ishin ulur në një kafene, e aty i kishte zënë belaja.
E këta të qytetit tjetër, duke mos ditur që ky është drangua, i kishin hyrë dajak saqë ky e kishte bërë në brekë.
Kishte ndërhyrë policia, por këtë që e kishte bërë në brek nuk kishin dashur ta mernin në stacion.E kishin liruar duke i thënë që do t’i merrnin deklaratë një ditë tjetër. Të tjerët i kishin marrë.
Ç’ka ngjarë?, kishin pyetur nga stacioni.
Asgjë e madhe, koleg – kishte raportuar polici përgjegjës – Rrahje e zakonshme. Kemi dy të lënduar lehtë, e një të dhier.
E kjo puna e të bërit në brekë ishte përhapur aq shumë në qytetin e tij, saqë këtij trimit si mbetej tjetër veqse të ndërronte vendbanimin, e që për arsye të ndryshme, s’e bënte dot, prandaj ngushlloi veten duke thënë, që edhe trimat e bëjnë në brekë, dhe vazhdoi të jetë po ai trim që kish qenë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Tregime të ndryshme
» Tregime nga gratë shqiptare
» Dy tregime nga Luan Cipi
» Tregime nga Pilo Zyba
» Dy tregime nga Luan Çipi
» Tregime nga gratë shqiptare
» Dy tregime nga Luan Cipi
» Tregime nga Pilo Zyba
» Dy tregime nga Luan Çipi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi