Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

HAKI STERMILLI

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtë

HAKI STERMILLI - Faqe 2 Empty Re: HAKI STERMILLI

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 22, 2008 12:59 am

27 Mars
Em atë duket pak si i shtypun e i vramë prej sëmundjes s'eme. A thue e ka kuptue se, pjesërisht, ai asht fajtuer për këtë gjendje? Përparimi i shpejtë i sëmundjes dhe me hapa të mbëdha, pa dyshim, i detyrohet dëshpërimit që më shkaktoi martesa me kët tregtarin e jo me Shpendin t'em. Ai ndoshta nashti e ka kuptue gabimin trashanik që bani, por asht tepër vonë dhe s'mund të ndreqet ma. Me gjith këtë më duket sikur më quen fajtore pse dashunova dhe për kët shkak as nuk don me më dorovitë me lëmoshën e ndjesës. Oh sa të pamëshirshëm janë disa burra kundrejt femnave. Ani se vdekja ka me i lamë të tana ato që këta quejnë mëkat.
Sigurisht im atë kurrë nuk do të jetë trazuem prej ndonji kujdesi tjetër veç atij të sigurimit të pasunis, të grumbullimit të arit, të gjetjes s'asajë mënyre që të mëson se si të mundesh me e mbushë barkun ma mirë e ma shum. Zemra e tij kurrë nuk do të jetë msye prej rrebeshit të dashunis. Në syt e tij kurrë nuk do të jetë dukë dëshiri i zjarrtë për t'i argëtue pjerrjet e zemrës, as edhe mallëngjimi i pambaruem e ndonji dashunis së humbun. Prandaj asht kaq i egër dhe i pamëshirshëm kundrejet meje. Për kët shkak nuk don të më fali, me gjith që i vjen keq për vdekjen e trupit t'em. Sa për zemrën dhe vdekjen e sajë s'din dhe s'kupton gja.
Ata që vdesin tue dashunue janë dëshmorë, thotë Muhameti dhe me këtë mënyrë e ka bekue dashunin, por im atë s'merr vesh dhe nuk don me e mëshirue të bijën. Njerka nuk bëzan fare. Duket si e padurueshme dhe e mërzitun nga zgjatja e sëmundjes s'eme. Ndoshta uron që të shporrem sa ma parë prej kësajë jete.
30 Mars
Asht natë. Errësina dhe heshtja mërzitse e kanë kapullue e pushtue botën mbarë. Tirana flen. Nji qetësi e thellë zotnon në të katër anët. Vetëm fërshëllima e fëllimit të natës, herë herë, e trazon qetësin. Un jam ulë buzë dritares, prej ku e sodis mbrendinë e burgut që e shtrëngon Shpendin. Zemra e eme e ftoftë rref e rrënkon për dëshirat që nuk i realizoi, për argëtimet që nuk i shijoi, për lakmit që nuk i argëtoi. Fati mizuer që i pamëshirshëm kundrejt meje. Ai nuk desh të më napi mundësin që t'i korrsha amblas lulet e vajzënis, të rinis dhe të jetës s'eme ashtu si pata andrrue e dëshirue dikur. Edhe në çastin e fundit, ai pa dyshim, do të më përqeshi dhe do të zgërdhihet pa i a vumë veshin ankimeve të mija, pa e peshue sasin e helmit që ka derdhë në zemrën t'eme. Oh sikur t'ishte e mundun me e zveshë fatin nga pushteti dhe nga fuqia shfaruese. Sikur t'ish e mundun me u porositë jeta në nji fabrikë që të gatohesh simbas dëshirit t'onë. Në nji rasë të tillë un do t'isha
bashkue me Shpendin dhe ky tregtari do t'a kishte gjetë shoqen e vet të përshtatëshme.
Përse nuk u lumnova e nuk e shijova edhe un jetën? Ç'faj i bana njerëzis ase Perëndis që më ndeshkuen me mjerim? A nuk asht mëkat që un, në moshën ma të bukur të jetës s'eme, të vdes pa u kënaqë me dhantit e natyrës? Edhe un të kisha ngrehë nji fole lumnije, ku të jetojsha, sadopak, me Shpendin t'em dhe mandej le të vdissha. Po, le të vdissha, por mbasi t'a kisha shijue jetën ndopak dhe... tue lanë dishka mbrapa. Ah po. Sikur të kisha pasë fat me lanë mbas vetëhes nji krijesë që që t'ishte pema e dashunis s'eme dhe e Shpendit. Sa me kujdes do t'a kisha rritë, sa mirë do t'a kisha edukue, sa shumë do t'a kisha mësue dhe sa fort do t'a kisha argëtue. Edhe ai, padyshim, do të më donte fort dhe mbas vdekjes s'eme, sigurisht, do të vinte me qamë mbi vorrin t'em me syt e babës e me zemrën e nanës. Ndoshta ai, i frymëzuem dhe i injeksionuem prej meje, do të bahesh dalëzotsi i të drejtave të femnës Shqiptare. Por ah! Sa e mjerë dhe sa e shkretë jam!
U tërhoqa nga dritarja me lot ndër sy e me helm në zemër.
2 Prill
Oh sa më ka marrë malli për Shpendin. Oh sikur të mundesha me e pamë edhe nji herë përpara se të vdes. Fotografis së tij i asht shdukë shkëlqimi, pse un e kam squllosë me lotët që kam derdhë mbi te herë mbas here. Prandaj nuk m'a ngop mirë syn e zemrës së mallueme.
Dashunia, ndoshta, nuk ka fuqi me e këmbye helmin e vdekjes në nektar, por sigurisht e pakson fuqin dërmuese t'atij farmaku tue e ulë gradën e hidhësinës. Un besoj se po t'a shifsha edhe nji herë Shpendin t'em, pa u drashtë dhe me krahë hapët, do t'a pritsha mordjen. Por ku asht se?!... Ah un e shkreta! Sot në mëngjes i dërgova nji letër. Me sa më qe e mundun e pershkrova gjendjen e zemrës s'eme të mbushun me plot zjarm mallëngjimi e dashunije për te, por pena e shkretë, në rasa të tilla, asht e pafuqishme dhe e vorfën. Nuk mundet me i interpretue ndiesit e zemrës së shitueme për vdekje. I u luta që të më dërgojë edhe nji fotografi tjetër.
4 Prill
Ditën e parë të këtij mueji u vu në zbatim kodi civil i ri. U vu në zbatim, por shum vonë për mue. Femna Shqiptare, simbas këtij kodi, fiton mjaft të drejta. Por, po të merret para sysh mendësia e ndryshkun e njerësve që janë futë në kthetrat e zakonit primitif dhe po të gjykohet se zbatuesit e kësajë ligje do të jenë vetë meshkujt, kuptohet fare lehtë se sa i vështirë ka me qenë zbatimi i tij plotsisht e pikë për pikë. Pa-u bamë fli edhe shumë femna dhe pa u kalbë nën tokën e zezë edhe shumë të reja, nuk kujtoj se do të arrihet me u zbatue pikërisht kjo ligjë. Me fjalë të tjera un kujtoj se duhet të kalojë edhe mjaft kohë që të lejë Dielli i lumnis për femnën Shqiptare, sidomos Muslimane, pse lypset edukue populli simbas shpirtit të kësajë ligje dhe të stërvitet me e respektue si ligjën fetare.
Për ndryshe ndryshimi i gjendjes së femnës Shqiptare do të jetë i bamë vetëm mbi kartë. Bashkë me kodin civil asht vu në zbatim edhe ligja mbi mënyrën e aplikimit të tij. Me qenë se kjo ligjë asht shumë e butë dhe në pjesën ndeshkimore para shikon disa dënime të lehta për kundravajtësit, s'kujtoj se do të mundet me i disiplinue ase edukue shtetasit, nuk besoj se do mundet me i shtrëngue që të veprojnë në përshtatje me dispozitat e kodit civil. Shpirti i kësajë ligje lypsej t'ishte aq i egër sa t'arrinte në barbarizmë. Po, se vetëm atëhere do të sigurohesh mirëzbatimi i kodit civil e jo sot që janë parashikue disa ndeshkime të lehta për fajtorët e këtij lloji. Kodi civil që u vu në zbatim, në mes të tjerave, ka edhe nji pikë me randësi kryesore për femnën: Nuk lejon martesë pa u marrë hiri e pëlqimi i të dy palëve. Bukuri, por deri ku do të jetë e mundun me u zbatue kjo pikë asbt e dyshirntë, pse - si thashë edhe me naltë - nuk ka ndrrue mendësia, pse ligja nuk ka fuqin magjike apo mystike që të bajë vetë nji ndryshim të njiherëshëm e të mbrekullueshëm në shpirtin e popullit.
E martesa që bahet sy mbyllazi asht e errët dhe n'errësin, pa dyshim, kalon jeta e bashkëshortëve: Po të më pyesin, mbassi të vdes, se a dishëroj të ringjallem ndoshta do të them po, por me kusht që të jem e lirë me e zgjedhë vetë bashkëshortin. Për ndryshe nuk do të bindem dhe do të kërkoj me u rrasë edhe ma thellë në gjinin e tokës. Gjysmën e popullit Shqiptar, natyrisht, e përban femna, por ajo nuk gëzon asnji të drejtë. Të gjitha të drejtat i ka mashkulli, ai që në çdo kohë e në çdo vend ka pasë - ka edhe sot - privilegjin me e shtypë
femnën. Por që të sigurohet lumnia e nji kombi lypset të pajoset femna me kulturë, duhët hjekë dorë nga
mendësia e skllavënimit të saj dhe asht nevoja të shkundet pluhni i asajë së shkuemeje plot përbuzje e mjerime
për na të gjorat. Ma sa mundet të bahet e mirë dhe e fortë nji godinë që ndërtohet me landë të kalbët, aq mund të bahet e lumtun nji shoqni që përbahet prej të mjerësh. Na sot jemi plotsisht si kafshët sbtëpijake që vlejnë vetëm për shërbime e nevoja shtëpije, jemi robnesha pa të drejtë mendimi e lirije, jemi kufoma të vdekunash që lëvizin simbas shtytjes së meshkujve. Por duhet mbajtë para sysh se prej këtij farë poshtnimi damtohet krejt shoqnia Shqiptare dhe se ajo asht si nji plagë e rrezikshme në shtatin e shëndoshë të shoqnis së qytetnueme.
Prandaj lypset të veprohet me shpirtin e nji heroit që të shpëtohet ky popull nga kobi që i kërcnohet, duhet të duket dora që t'i ndrydhi duert e murtajës së padukëshme që i kanoset ekzistencës s'onë. Lypset forca e nji mbinjeriu që të ketë nji vullnet të papërkulshëm dhe të jetë i frymëzuem idealisht e fanatikisht nga ndiesia e misionit që do të marri për sipër. Në mos u baftë kjo mbrekulli, jemi të dënuem të vdesim e të shuhemi dalë-nga-dalë si ata që mbarojnë prej vemzës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HAKI STERMILLI - Faqe 2 Empty Re: HAKI STERMILLI

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 22, 2008 1:00 am

6 Prill
Oh sa dëshiroj me i argëtue e me i puth fëmijt. Ata vijnë rreth e rrotull shtratit t'em dhe më shofin me.... dashuni e dhimshuni. Afrohen dhe kërkojnë, me veshtrime lutës, që t'i ledhatoj e t'i puth si parandej. Por unë, nga droja se mos u ngjis ndonjë mikrop, i largoj pa i prekë fare.
Sot mbas dreke, në nji kohë kur ndodhesha vetëm në kthinë, erdh Meti dhe, mbassi u avit ngjat shtratit t'em, më tha:
- Përse je hidhënue, Dije, me mue?
Zani i tij ishte i mbytun. Nga syt shprazësh pezmatimi i zemrës së vogël.
- Kush të tha se jam hidhnue me ty? - e pyeta,
- Kurrkush s'më ka thanë, por e ndi vetë - tha me sy përposhtë.
- Si ë ndin? Si e kupton?
- E kuptoj se as m'argëtojsh as edhe më puthish ma - gjegji tue bëlbëzue dhe me një za gati të përvajshëm.
- Nuk të puth se jam sëmunë - i thashë.
- E ç'ka se je sëmunë? Edhe tata dikur që sëmunë, por më puthte - i a bani.
- Po, por....
- S'më don ma. Je hidhnue me mue.
- Jooo. Të due dhe të due shum Met - i thashë me nji za që dilte nga thellësit e zemrës së trazueme.
- Atëhere më puth nji herë - më tha dhe, tue u rrasë e krrusë mbi shtrat t'em, m'a zgjati faqen.
- Jooo. Largohu! - thirra dhe e ktheva kryet m'anë tjetër që të mos e preki fryma e eme helmatuese.
U zbrap menjiherë dhe u zhgreh në vaj. Iku tue ulërue me të madhe dhe tue thanë me nji za të mbytun:
- S'më don ma, s'më don.
Edhe un shpërtheva në vaj dhe qava nji copë herë.
9 Prill
Në nji kohë, kur isha vetëm, u çova nga dale dhe shkova në fund të kthinës për t'u pamë në pasqyrë. Ka shumë kohë që s'e kam pamë vetëhen. Pranndaj më kapi nji trill që më shtynte të shof se çfarë ndryshimi kam bamun në fëtyrë, pse gishtat e duervet më janë tehollue aq shum, sa më duken të shëmtueshëm dhe si t'ajtun në kyçet e tyne.
U habita kur dola përpara pasqyrës q'asht mbështetë për muri. Nji farë mërzije, e bashkueme me habi, më kapi kur e pashë vetëhen n'atë gjendje. Ndryshimi që kishte pësue trupi i em ishte i madh: E tanë bukuria e vajzënis s'eme kishte perëndue ma. Flokët e mij, dikur t'artë, gjajshin si fije bari të thatë. Syt e kaltërt e të qëndisun që Shpendi kishte pagëzue sy laroshe ishin gropue e turbullue tue u qarkue edhe prej nji rrethit të zi. Qepallat kishin nisë me u rralue e me u ngjitë në njena tjetrën. Vetullat e holla dukeshin si dy nepërka që rrijnë gati me i kafshue ata dy sy. Ngjyra e trandafilitë e fëtyrës ishte zavendësue me nji bardhëni neveritëse që duket vetëm ndër fëtyra të vdekunish. Mollzat e faqeve ishin skuqë pa shijshëm tue u grumbullue gjaku ndër to. Flegrat e hundës ishin tëhollue dhe hapë jasht masës. Buzët e kuqe ishin zbemë e gjelbëruem. Veshët ishin tëho llue shum dhe gjajshin si fletë të verdha. Gusha ishte zhdukë dhe vendin e sajë e kishte zanë nji gropë. Qafa ishte zgjatë për së tepërmi dhe supet kishin ramë përposhtë. S'ishte kurrkund ajo Dije e parë. Aty dukej nji skelet që ende nuk asht zveshë krejt nga mishi. Duket se po afron koha që t'i them lamtumirë kësaj bote. Oh
sa mirë do t'ishte që të vinte sa ma sbpejt ajo orë, pse do të shpëtojsha nga vuejtjet, nga mundimet, nga brengjet dhe dëshpërimet e kësaj jete. Ç'më dubet të rroj dhë përse të rroj? Jeta, për mue, s'ka kuptim ma. Asht e randë dbe e paduruesbme. Ajo duhet të shuhet sa ma parë.
Oh sikur të vinte Shpendi e të më shifte se sa jam prishë e tretë, se sa jam denatyrue dhe sa fort më ka ndryshue sëmundja. Pa dyshim do të derdhte lot dësbpërimi. Por ai asht mbyllë mbrenda katër mureve për
me mos u pamë me mue, ndoshta për jetë. Oh ma mirë të kishte qenë larg, tej maleve e detnave, se sa i
mbyllun në burg.
11 Prill
Prap erdh Pranvera. Përsëri nisi me këndue bilbili. Oh sa e sa pranvera kanë për t'ardhë, por un s'kam me i parnë ma; sa e sa shekuj me rradhë ka me këndue bilbili, por un nuk do t'a ndigjoj ma. Erdh, po Pranvera. Por simjet më duket sikur nuk asht e shkëlqyeshme si herët tjera; më gjan sikur nuk e ka sjellë me vetëhe gazin dhe haren e përparshme. Ndoshta këto mungojnë pse Shpendi i em vuen e gjëmon në burg dhe se pse zemrat t'ona u vranë e u vorrosën. Këndon bilbili, por zani i tij simjet gjan si ai i qyqes që ndjell kob e mjerim. Nuk asht i ambël e i kandshëm si herët tjera, nuk asht i butë dhe i përmallshëm si përpara. Ai nuk m'a gicilon ma zemrën dhe nuk m'a kënaq shpirtin si parandej. Ai duket sikur qan e vajton, gjan sikur psherëtin e rrënkon. I tanë ky ndryshim, sigurisht, do të jetë shkaktue nga mungesa e Shpendit t'em, nga vuejtja e tij në thellësit e burgut.
Thonë se këndon bilbili, por mue më duket se qan. E si mund të këndojë i gjori kurse trandafili i tij asht i rrethuem prej gjembash dhe fati i dashunis së tij asht nopran? Ai ndoshta ka këndue dikur, por tash qan dhe qan për vetëhe e për dashunin e vet, plotsisht si un e shkreta.
13 Prill
Iu luta babës që të më lejonte me e thirrë Mamë Gjystinën e me u pamë me te. Ai e pranoi lutjen t'eme dhe lejoi të takohem me të gjithë pjestarët e familjes së Xha Simonit. U çova f jalë dhe i thirra. Erdhën bashkë me Irenën që këto ditë ka ardhë këtu me të shoqin. Erdhën, por shum pak folën, pse u pikëlluen kur më panë të mbarueme dhe të ndeme në shtrat. I mundi pezmatimi dhe u zhgrehën në vaj. Xha Simoni m'a fërkoi ballin tue më folë me dashunin e pafajshme dhe me dhimbjen e nji atit të mirë. Iu mbushën syt me lot. U tërhoq me nji anë dhe vazhdoi të qajë kadalas. Mamë Gjystina dhe Irena më rrokën n'grykë dhe më mbuluen me puthje. Aq fort qanë të shkretat sa em atë u shtrëngue t'u lutet që të qetësohen. Sa ngushullim ndiu zemra e eme prej vizitës së tyne e sidomos prej dhimbjes që shfaqën tue derdhë lot. Më kishte marrë malli shum për ta. Jam mjaft e ngushullueme sot, mbassi munda me u shmallë me ta. Ndoshta mbas pak ditësh do t'i mbyll syt e nuk do t'i shof ma. Sa mirë bani im atë që më lejoj të shifen me ta dhe sa bekime ka marrë prej zemrës s'eme. Qysh nga kjo datë e deri në mbarim shënimet janë bamë me plumbsh dhe shkrimi asht mjaft i keq.
15 Prill
Hajrija e Luçija, dy shoqet e mija të shkollës, kishin ardhë sot mbas dreke për me më pamun, mbasi kishin marrë vesht se jam e sëmunë. Oh sa u gëzova kur i pashë. Sa u kënaqa nga vizita e tyne. Sa mirë e ndien vetëhen njeriu kur asht pranë atyne që e duen dhe që e dhimshunojnë. Sa i kënaqet zemra njeriut kur e shef vetëhen në mes të shoqeve të shkollës, të cilat janë ma të dashuna se të gjitha tjerat. Në rasa të tilla i duket njeriut sikur i përtrihej jeta dhe i përsëriten ditët e bardha të vogjëlis që ka kalue në shoqni me to.
Ato më flitshin me dashuni dhe përpiqeshin me më bamë me gaz, pse e dijnë se gazi asht i dobishëm për zgjatjen, sado pak, të jetës së nji tyberkulozes. Nji dhimbje e thellë dhe nji pikëllim i ndryem për mbrenda pasqyrohesh në syt e tyne. Veç kësaj vuna re se zani i tyne, shpesh herë, kumbonte i dridhshëm dhe i venitshëm, ashtu si tingëllon zani i atyne që ndijnë dhimë në shpirt. Natyrisht ato u pezmatuen dhe u helmuen
kur kuptuen se shoqja e tyne mbas pak kohë nuk do të jetë ma në mes të tyne. Ikën tue m'urue shëndet dhe tue më premtue se prap do të vijshin me më pamun. Kush e din. Ndoshta s'kanë me më gjetë ma. Ndoshta do të vijnë më vizitue ke Vorrezet e Bamit dhe, në shenjë dashunije e mallëngjimi, kanë me vu disa lule mbi vorrin t'em.
18 Prill
Më tha Irena se për të shpejti do të dali Shpendi nga burgu me lirin kondisional. Ajo, tue pamë se po m'afrohet vdekja dhe tue e çmue mallin e djegën që ka zemra e eme për Shpendin, ka mundue të më shërbejë tue trillue nji gënjeshtër të tillë. Ndoshta asht e vërtetë, por nuk kuptoj se lirimi i tij ka me ngjamë përpara se un të kem vdekë.
Herë mbas here më shkruen Shpendi. Në letrat e tija tash nuk shifet ai dëshpërim që shprazej ma parë. Duket se nuk don me më pezmatue me mërzin dhe dëshpërimin e vet. Flet ma shum për shëndetin t'em dhe më siguron se më dashunon ma fort se përpara, mbasi un arrina me bamë sakrifica për t'a kënaqë at. Shton se, posa të lirohet nga burgu, do të bajë përgatitje për t'u aratisë rishtazi. Shkurt përpiqet me më mbajtë gjallë tue përdorë çdo mjet e mënyrë. I shkreti Shpend! Edhe ai qenka fatzi që ndeshi në nji fatzezë si un.
Iku Irena për Shkodër. U ndamë me lot ndër sy pse e ndijshlm se nuk do të shifeshim ma. Ajo më dha shpresë për lirimin e shpejtë të Shpendit. Oh sikur të mundesha me e pamë. E shof se po m'afrohet vdekja. Nuk më vjen keq që po largohem nga kjo botë munduese, por jam thellësisht e pezmatueme pse po shkoj pa u pamë edhe nji herë me Shpendin. Oh sa ngushullim të madh do të ndijsha sikur të vdissha në krahët e tij, në krahët e
atij që i dhashë zemrën.
21 Prill
Me gjith që trupi m'asht tretë e shkri fare, zemra duket e fortë në dashuni. Ajo duket se nuk ka me vdekë edhe mbassi të vdesin të gjitha gjymtyrët tjera dhe do ta vazhdojë me e dashunue at që e magjepsi me nji shiqim.
Tue e kujtue gropën e errët të vorrit, tue e memdue shdukjen e përjetshme, e ndij se më vjen keq të vdes, e kuptoj se po më dhimset vetja. Por tue gjykue se rrojtja e eme pa Shpendin asht nji vdekje ma se mërzitse, ma shum e pëlqej vdekjen se sa rrojtjen. Në kohët e fundme shpesh e kam pamë n'andërr t'eme amë. Edhe dje mbrama e pashë. Ajo më muer n'grykë, më puthi, më shtrëngoi me dashuni të madhe dhe, tue më kapë për duer, më terhoq drejt nji lulishtes së bukur që thosh se ish e saja. A thue se me të vërtetë do të bashkohem me të në lulishtet e Parrizit? Kush e din. Vetëm dij se këto andrra janë shenjat lajmuese t'afrimit t'orës së fundme. Edhe un jam gati të nisexn ma.
24 Prill
Dje mbrama, aty kah ora dhetë mbas darke, isha vilanisë dhe nji kohë të gjatë nuk isha përmendë. Ma vonë isha jermue dhe kisha folë shum në kllapi tue e përmendë, shpesh e shpesh, emnnin e Shpendit t'em. Sot jam këputë fare. Nuk mundem as edhe me shkrue ma. Nuk jam e zoja për kurrgja ma veçse për të qamë e për të rrënkue vazhdimisht.
Çova me e thirrë kushrinin t'em Hamitin që t'i a dorëzoj kët libër, ku kam shfry tue i qamë hallet e mija. Do t'i lutem që, mbassi t'a këndojë vetë, t'i a dorëzoje Shpendit me letrën dhe shamin që po i dërgoj si kujtimin e fundit të dashunis s'eme të pafat. Si prej Hamitit ashtu edhe prej Shpendit do të kërkoj që t'a mprojnë femnën Shqiptare. Tirana e ka zakon me i nusënue vajzat që vdesin të pamartueme. I mertisin dhe i stolisin si të jenë nuse për të shkue ke burri. Mbasandaj i qojnë me pikëllimin ma të madh dhe i përcjellin për në vorr. Ky zakon më pëlqen. Prandaj i thashë sot Hallë Halixhës që edhe mue të më përcjellin simbas atij zakoni, mbassi nuk u martova me hirin t'em dhe me at që dashunova. Ajo nuk m'u përgjijg. U zhgreh në vaj. S'mund të shkruej ma, se nji tallaz gjaku po më shpërthen nga goja dhe dhimbje të forta po ndij në krahënuer. Duket se janë rrenimet e fundit që ban sëmundja. Po të la o libër për jetë ma. Lamtumirë se po ndahem prej teje e prej jetës s'eme.
„Këtu mbarojnë shënimet e Dijes."
Letra që më shkruente përmbante këto fjalë:
I dashtuni Hamit,
Në fletorin që po të dorëzoj e kam shkrue shkurtazi, jetën t'eme. Mbassi t'a këndojsh epja Shpend Rrëfes bashkë me letrën dhe shamin e bardhë që po i dërgoj si shenjën e qefinit t'em. Nga përmbajtja e fletorit keni për t'a kuptue se sa shum vuen femna Shqiptare, se sa keq përdoret ajo e gjora dhe si asht ulë në shkallën e robneshës e të kafshës.
Prandaj kërkoj prej jush që të ndërmerrni nji lëvizje të gjanë për emansipimin e vërtetë të femnës Shqiptare dhe për naltësimin e nivelit të saj kultural, moral e sosial. Pres të më zotoheni se do t'a përmbushni dëshirin
t'em të fundit që të vdes e shkujdesun dhe e qetë. Për ndryshe shpirti i em kurrë nuk do të prehet edhe sikur
të mbahet, me pekulet ma të mëdha, në lulishtet e Parajsës. Shpirti i em i pakënaqun do t'ju duket juve n'andërr dhe do të kërkojë t'a përmbushni zotimin, do t'ju ndjeki kurdoherë dhe kudo, që t'a mbani premtimin. E çdo shkrojë ase f jalë e këtij libri do të jetë si nji grenzë për me i thumbue e kafshue ndërgjegjet t'ueja në rasë se nuk do të qëndroni në besë.
Thueji Shpendit se po vdes me emnin e tij në gojë dhe me mall të pashuem në zemër për te. Gjithashtu njoftoje se shamia që po i dërgoj asht ajo që kam mshimë lotët ditën që më martuen me kët tregtarin dhe m'a vranë zemrën.
Ty të falem nderit, Hamit, për ndihmat e mëdha që më ke dhanë gjatë jetës s'eme. Lus që të shpërblehesh me gëzime.
Po ju përshëndes për herën e fundme tue ju urue e bekue me të gjitha fuqit e mija, me të gjitha forcat e atij shpirti që asht tue u largue nga ky trup i dërmuem dhe i kalbun.
Kushrina e jote:
Dija
Kur e mbarova librin së kënduemi, kishte nisë me zbardhë drita. Me gjith që gjatë leximit shpesh herë qava, bashkë me Dijen e shkretë, kur e mbarova prap m'u mbushën syt me lot. Nji copë herë, kujtoj mjaft të gjatë, mbeta i mposhtun nën pushtetin e mallëngjimit e të dhimjes dhe derdha lot. Nga pagjumësia dhe leximi i vazhdueshëm, isha lodhë aq shum, sa s'kisha fuqi me lëvizë. Balli më digjesh shum dhe krejt shtati më ishte drobitë. Edhe syt m'ishin turbullue dhe më qitshin xixa lodhjeje. E ndijsha nevojën urdhëruese për t'u prehë e qetsue. E vuna librin me nji anë dhe u shtrina për të flejtë, por nuk më lejshin mendimet. Si grenza të kuqe më msyejshin mendimet dhe më kafshojshin pamëshirshëm tue më shkaktue dhimbjë në zemër. Po, mendojsha për Dijen e ngratë. Dojsha të gjej se në ç'gjendje ndodhesh aso kohe, Tue gjykue se ajo pritte prej meje nji përgjigje zotuese, nisa me u shqetsue se mos vdes përpara se të jem takue me te. Prandaj' vendosa të nisem.
U çova, por pashë se nuk mundesha me i qëndrue udhtimit dhe besova se do të ngec në mes të rrugës. Dashë e pa dashë rashë rishtazi. Nji kohë të gjatë u përpusha në shtrat. Me zi më muer gjumi, të cilin e ndolla shumë. Bana nji gjumë shum të keq dhe me andrra shum të këqia. Edhe Dijen e pashë n'andërr. E pashë sikur më lutesh, me lot ndër sy, që t'u dilsha zot femnave, sidomos femnës Shqiptare. Shkurt gjumi që bana që nji kllapi e keqe.
Vonë u zgjova. Menjiherë u ngrita dhe nisa me u mveshë, pse ora kishte kapërcye dhetët. Tue u mveshë
hyni mbrenda shërbëtori i hotelit dhe m'a dha këtë telegram që vinte prej t'atit të Dijes së mjerë.
„Eja shpejt se të kërkon Dija."
Sulë Kërthiza
Punën, për të cilën kisha shkue atje, e lashë pa e krye dhe pa humbë kohë u nisa për Tiranë. Por të nesermen sosa, pse na u prish automobili në rrugë. Kur mbrrina në kryeqytet ajo kishte vdekë dhe ishte vorrue.
Më njoftuen se më kishte kërkue shum dhe kishte porositë të më thonë se kërkonte t'i a përmbush dëshirin
për shka m'ishte lutë. Shkova ke vorri i saj dhe, me lot ndër faqe, u betova se do t'a përmbush dëshirin e saj.
Në marrëveshtje me Shpendin, vendosa t'i shtyp shënimet e saj në formë libri që janë si shpërblim për të dhe si mësim për të tjerët.
Fund
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi