Leon Z. Lekaj:Një dhuratë misterioze
Faqja 1 e 1
Leon Z. Lekaj:Një dhuratë misterioze
Një dhuratë misterioze
Leon Z. Lekaj
Tregimi i së dielës në diasporë
Në njërën prej mbrëmjeve, tek po kthehej në shtëpi, Antoni Smith, një qytetar i varfër e i papunë, që hallakatej gjithë ditën nëpër baret e qytetit të tij, i buzëqeshi fati kaq shumë sa që nuk mund ta besonte as vetë. Ndërsa kalonte pranë një këndi lodrash, një plak me mjekër të bardhë, si tek përralla e Aladinit, iu shfaq befas me një valixhe të markës “Dolce Cabbana” në dorë. Njeriu i moshuar, si uli valixhen në tokë tha:
-Merreni zoti Smith, brenda saj ndodhen dyqind mijë dollarë. Kur të shkoni në shtëpi, sigurisht, mbasi t’i keni numëruar paratë, do të prisni një telefonatë. Brenda asaj thirrjeje do të jenë edhe kushtet, me të cilat ajo valixhe mund të bëhet juaja. Mirupafshim i dashur mik dhe transmetoni të falat e mia edhe bashkëshortes suaj…
Sakaq, asgjë nuk qe si më parë. Plaku qe zhdukur si me magji, ndërsa poshtë këmbëve të tija, Antoni Smith shihte një objekt për të cilën sapo i kishin thënë se brenda saj ndodheshin dyqind mijë dollarë.
I ra me shqelm lehtë, si të donte ta mënjanonte, apo si të donte të shprehte zemërimin e tij që ai objekt idiot ndodhej pikërisht në rrugën ku Antoni duhej të kalonte. Por fati qe këmbëngulës. Valixhja jo vetëm që nuk u mënjanua, por ai ndjeu një dhimbje tek kyçi i këmbës. Dukej qartë që sendi idiot kishte brenda barkut të tij një diçka që e bënë Antoni Smith të besonte se fjalët e plakut nuk qenë thjesht pallavra, ashtu siç kujtoi ai në fillim. U ul dhe e mori në dorë. Iu duk e rëndë. Ndërsa hapi paksa zinxhirin e valixhes për të mësuar më tepër rreth dhimbjes së tij të kyçit të këmbës, një britmë e lehtë e detyroi të vërë dorën tek goja.
-O Zot i madh, tha i trembur, të jenë të vërteta?
Bëri dy rrotullime rreth vetes. Në qytet kishte kohë që kishte rënë nata dhe kalimtarët qenë tepër të rrallë. Hodhi shikimin andej nga qe zhdukur plaku. Asgjë nuk pipëtinte. Qyteti po zhytej çdo minutë e më tepër në qetësinë e tij tradicionale, si të donte t’i jepte atij mesazhin e qartë se kurrgjë nuk e pengonte Antoni Smith që atë shumë të madhe të hollash t’i bënte të vetat. U përkul dhe mori një qeskë të madhe dhe pasi zbrazi sendet që ishin brenda saj, futi valixhen në të. Kështu u ndje më i qetë. Udhëtonte drejt shtëpisë me ca ritme të harbuara të zemrës, që gati sa nuk po i çahej në kraharor, por nuk e lëshoi veten. E quante çastin e mbërritjes së tij në shtëpi, si më fatlumin e gjithë jetës së tij. Faktin që mbas vetes nuk dëgjonte as grimcën më të vogël të hapave, të cilat do t’i shtinin tmerrin dhe do t’i a zverdhnin fytyrën prej frikës, ai e konsideroi si një përparësi të përsosur, e cila e nxiste të vazhdonte më tej. Edhe pak dhe do të mbërrinte. Burri me valixhen e fshehur në krah dalloi pallatin e tij të lyer me bojë molle.
Derën ia hapi si zakonisht e shoqja. Tek e pa, ashtu të ngarkuar me një qeskë, së cilës nuk i kishte ikur ende era e keqe e fermentimit të sendeve ushqimore, ajo u bë gati ta sulmonte, por një gisht i vendosur në buzën e Antonit e shtangu.
-Ç’ farë ka ngjarë? –pyeti ajo gati-gati e befasuar prej qëndrimit të tij.
Pa e hequr gishtin tregues nga buza, Antoni Smith tha me zë solemn:
-Më në fund Zoti trokiti në derën tonë.
Nuk priti që e shoqja të pyeste për arsyen misterioze të kumtit të tij. Me një lëvizje të shkathët, si një majmun panamez nate, uli qeskën për tokë, nxori që andej valixhen dhe e hapi. Tufa të tëra dollarësh të vendosur me një përpikëri estetike gati verbuan shikimin e gruas.
-Uaaaaaa! Gjithë këto para…?
Burri e pa të arsyeshme të heshtte për një hop. Pastaj, me një shikim domethënës e ftoi të shoqen të numëronin të hollat brenda valixhes. I ndanë përgjysmë dhe secili filloi të numëronte pjesën e vet. Ku mbaruan të dy panë njëri tjetrin në sy, tek ata sy mbi të cilët qe vizatuar shprehja:
-Dyqind mijë dollarë!? Ku do t’i fshehim?
Këtë e thanë të dy në të njëjtën kohë. Ishte krejtësisht ashtu siç i kishte thënë plaku. Antonit gati sa nuk po i luante mendja e kresë. Një krenari e përzier me një frikë mistike i jepnin atij një pamje qesharake. Ishte gati të thoshte diçka ku befas ra zilja e telefonit.
Burrë e grua panë njëri tjetrin në sy.
-Çoje ti! –i tha të shoqes me zë të dridhur.
-Unë? Po pse unë, çoje ti!
Antoni Smith mori receptorin në dorë dhe shtypi njëkohësisht dy butona të tij: atë të hapjes së telefonatës, si dhe butonin tjetër, me të cilin lejonte edhe të shoqen të dëgjonte se çfarë do të thuhej në atë bisedë:
-Dikush e di që ajo valixhe ndodhet aty. Dhe ata “dikush” jemi ne. Ka një kusht që ajo valixhe të bëhet e juaja…më parë kërkojmë që të na jepni njëzet mijë dollarë nga fondi juaj i kursimeve dhe pastaj…
U dëgjua sinjali telefonik që tregoi se njeriu përtej telit e kishte mbyllur atë.
-Edhe kjo na duhej, -tha Antoni Smith dhe i ra ballit me pëllëmbë.
Gjithë atë natë burrë e grua nuk mbyllën sy.
***
Nata e pagjumë e çiftit Smith kishte nxjerrë vetëm një përfundim; që Antoni duhej të fillonte punë, madje sa më shpejt. Këtë e kishte thënë me forcë edhe vetë ai, i cili deri në ditën e valixhes, kishte refuzuar sa e sa vende pune, me pretekste krejt të kota. Me ndihmën e një miku të tij, ai u punësua tek një ofiçinë e vogël që riparonte makina. Kështu ai bëri një llogari të shpejtë dhe i doli që në pak kohë të grumbullonte të hollat që i kërkoheshin.
Por ja që fati nuk është gjithnjë në krahun e njeriut. Në familjen Smith ndodhi diçka e paparashikuar: së shoqes i kishte dalë gjatë analizave një gur në tëmth dhe mjekët e kishin këshilluar të reduktonte orarin e punës dhe të mbante një dietë të rreptë. Kështu ajo kishte qenë e detyruar të braktiste punën e dytë të mbrëmjes dhe të kthehej më herët në shtëpi. Natyrisht aty e priste bashkëshorti i saj, i cili, nuk bariste më klubeve të qytetit siç bënte më parë, por mblidhej më herët. Burrë e grua pasi kuvendonin së bashku mbi çështjet e ditës e kalonin bisedën tek tema e tyre e mprehtë, apo siç e quante ndonjëherë Antoni, tek “bomba me sahat”, e cila vazhdonte të qëndronte e fshehur në një kthinë që ndodhej sipër kuzhinës. Ashtu si pa kuptuar gati po mbushej viti, por ata nuk kishte asgjë në vijë me kursimet, edhe pse burri i shtëpisë qe punësuar tek ofiçina e makinave.
Me gjithë atë çiftit Smith duhet thënë se punët nuk i shkonin fort keq. Dalëngadalë Dalila qe shëruar, por në një këmbëngulje për të rifilluar punën e dytë sërish, Antoni qe treguar tepër kategorik:
-Nuk dua të ma zësh në gojë atë punë të lutem Dalila, tani punojmë të dy dhe nuk ia kalojmë keq.
-Po valixhja? –e kishte pyetur e shoqja duke ngritur vetullat.
Për një çast ai kishte heshtur. Kishin vënë vërtetë fare pak kursime mënjanë dhe as që bëhej fjalë të përmbushnin propozimin që iu ishte bërë, por atij se përse asaj here valixhja i qe dukur tepër e vogël. Në fund të fundit ç’ vlerë kishte ajo? Antoni kishte bërë llogari që të punonin rreth pesë vjet që të vinin shumën e duhur, por ngaqë çifti Smith kishte filluar të dilte edhe të shtunave në mbrëmje tek ajo taverna e mrekullueshme që ishte në buzë të liqenit, tek e cila shërbehej një kabernet i mrekullueshëm francez dhe biftekë viçi, niveli i kursimeve kishte filluar të binte ndjeshëm. Mbas dy tri herësh që shkuan aty, Dalila i kishte thënë se duhej të blinte patjetër ca rroba të hijshme, që të mos binte në sy me atë kostumin e vjetruar e të dalë mode. Burrë e grua kishin vendosur në çast. Por nuk kishte kaluar as edhe një javë mbas kostumit, i cili ua mori çiftit gjithë kursimet e dy muajve, kur i shoqi i saj kishte hyrë në shtëpi me duart mbrapa:
-A mund ta imagjinosh se çfarë kam blerë sot?
Më kot u përpoq Dalila të gjente sendin e fshehur prapa duarve të bashkëshortit të saj. Të gjitha hamendjet u shpërbënë kur ai, Antoni Smith, nxori prej një kutie të mrekullueshme një gjerdan, i cili shkëlqente edhe nën dritën e dhomës:
-O Zot i madh është një diamant i vërtetë?
U përqafuan dhe Dalila gati sa nuk fluturonte nga gëzimi. Kurrë në jetën e tyre ajo nuk kishte qenë më e lumtur se atëherë. Veç valixhja mbetej aty, në vendin e fshehur dhe e pahapur, por megjithatë asaj i dukej çudi që nuk i vinte aspak keq, që nuk mundnin të plotësonin dot atë kushtin e të hollave që duhej të vinin mënjanë.
Në një mbrëmje, gati të njëjtë me atë kur Antoni Smith kishte çuar në shtëpi valixhen me të holla, përpara tij kalonte sërish i njëjti plak, me po atë mjekër të bardhë e të gjatë. Mjekërbardhi mezi mbante në dorë një valixhe ngjyrë kafe, e cila ngjiste mjaft me atë që bashkëshortët kishin fshehur. Fillimisht Antoni kujtoi se qe gabuar, por duke e parë me kujdes vërejti që valixhja qe po ajo. U turr mbas plakut për të zbrazur zemërimin e tij të ligjshëm dhe për ta akuzuar si një vjedhës. E kërkoi nëpër muzg, si një i çakërdisur që pret vendosmërisht çastin për tu hakmarrë, por në ajrin e mbrëmjes nuk kishte mbetur gjë tjetër, me përjashtim të një dore të zbehtë që lëvizte në shenjë përshëndetjeje dhe që sa vinte e tretej.
Atëherë Antoni Smith buzëqeshi plot kuptim. Iu drejtua shtëpisë së lyer me bojë molle, ku si zakonisht e priste e shoqja.
-Eja të dalim, -i tha ai asaj.
-Ku? -pyeti Dalila.
-Shkojmë tek taverna. Sonte kam dëshirë të pi dhe ti sigurisht që nuk do të më zemërohesh.
E shoqja e pa në sy me një pamje si prej fajtori:
-Antoni, -i tha me zë të ndruajtur, -po me valixhen çfarë do të bëhet?
I shoqi e pa në sy, e puthi në buzë pastaj me një ton të tjetërsuar i tha:
-Valixhja ishte vetëm një ëndërr e dashur, një ëndërr që nuk ekziston. Mos u merakos më për të.
Ata mbetën një kohë ashtu, të përqafuar. Pastaj u ngritën dhe u bënë gati. Antoni kishte veshur kostumin e tij të ri, ndërsa në qafën e Dalilës shkëlqente gjerdani prej diamanti të vërtetë. Më parë se çifti Smith të hapte portën e jashtme të apartamentit të tyre modest, burrë e grua drejtuan kokat nga kthina e fshehtë e kuzhinës, ku vendi i valixhes kishte mbetur bosh.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Pal Lekaj i shkruan kryeministrit: A po s’fidohesh Isë, nga zëvendësi?!
» Mentor Thaqi:TOPI NË MUZEUN E MALËSISË – LEKAJ
» Jessica Leon:Kujtoje Reqakun e thirri mendjes
» JESSICA LEON VULAJ I SHKRUAN PROF.NEUMANIT
» Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi