Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pal Lekaj i shkruan kryeministrit: A po s’fidohesh Isë, nga zëvendësi?!

Shko poshtë

Pal Lekaj i shkruan kryeministrit: A po s’fidohesh Isë, nga zëvendësi?! Empty Pal Lekaj i shkruan kryeministrit: A po s’fidohesh Isë, nga zëvendësi?!

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 20, 2016 1:13 pm

Pal Lekaj i shkruan kryeministrit: A po s’fidohesh Isë, nga zëvendësi?!


Pal Lekaj i shkruan kryeministrit: A po s’fidohesh Isë, nga zëvendësi?! Auto_14695459_1512377398787342_502258045096344591_n1476955477

Pal Lekaj

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, i ka dërguar një letër të hapur kryeministrit Mustafa lidhur me lobimin të cilin zëvendëskryeministri Stojanovic po bën kundër ligjit për Trepçën.
Në këtë letër të hapur, Lekaj e pyet Mustafën se më të hollat e cilit buxhet po e lufton Kosovën, siç shprehet Lekaj ky paramilitarë politikë, në Bruksel.
Lekaj, i cili është edhe nënkryetar i AAK-së e ka pyetur kryeministrit se a është në dijeni lidhur me aktivitetet dhe agjendën e Listës Serbe.


Letra e plotë të cilën Lekaj ia ka dërguar Mustafës:


Zëvendësi juaj nis lobimin në Evropë kundër ligjit për Trepçën e kundër Kosovës, e ju vazhdoni të heshtni.
Pyetja është se me të hollat e cilit buxhet po e lufton Kosovën, ky paramilitarë politik, në Bruksel?
Çfarë "dëmesh" të tjera ka për të prezantuar zëvendësi ytë në takimet e tij në Bruksel...A pajtoheni me qëndrimet e tij?
A jeni i informuar me këto agjenda të partnerit tuaj të koalicionit...?
A i mbikqyrni ju se nga udhëtojnë e pse udhëtojnë zëvendësit dhe vartësit tuaj nëpër botë?
A duhet të jep përgjegjësi dikush në këtë qeveri për këto udhëtime e këto sorollatje totalisht në dëm të Kosovës?
A do të dezinfektohet qeveria e Kosovës, ndonjëherë nga dirigjimi i Vuçiqit përmes listës "Serbe"?
Kryeministër, nuk është rasti i parë kur vartësit tuaj dalin kundër jush, nuk do të ndërhynim e reagonim sikur kjo të mbetej vetëm në mes juve dhe kolegëve tuaj. Por kjo çka në vazhdimësi po ndërmarrin disa nga ta, po shkojnë kryekëput në dëmë të Kosovës, po ngadalësojnë dinamiken e zhvillimeve të vendit tonë në raport me BE'n, sepse shumë keq po prezantohet në Bruksel sikur Kosova ende edhe sot e kësaj dite nuk i respekton komunitetet, e që në fakte të gjitha koncesionet janë bërë që minoritetet të ndihen në Kosovë të barabartë me shumicën shqiptare, duke dalë si të barabartë mbi të barabartët.
Zëvendëskryeministri juaj, Branimir Stojanoviq është takuar në Bruksel me Presidentin e Komitetit të Parlamentit Evropian për Bashkëpunim me Serbinë, Eduard Kukan, duke thënë se "ia prezantova dëmet e Ligjit për Trepçën dhe shumë dëme të tjera që në vazhdimësi administrata e qeverisë në Prishtinë po i ndërmerr kundër serbëve".
A ua ke shpjeguar këtyre se zhvillimi i gjigantit Trepça shkon edhe në favor të komunitetit serb sikur edhe në favor te të gjithë qytetarëve të Kosovës?
Pse paska nevojë që një zyrtar i qeverisë së Kosovës të shkojë aq largë, sa të flas keq për vendin prej nga edhe merr pagën. 
Sipas deklaratave të zëvendësit tënd, Ligji për Trepçën nuk qenka miratuar prej vërteti...a është në dijeni ai se kjo çështje ka ndodhur para shumë ditëve?
Për ta thënë troç, e duke qenë të vetëdijshëm se këto udhëtime, kërcënojnë seriozisht të arriturat e Kosovës, e nga ecja mbrapa e Kosovës po vuajnë më së shumti qytetarët e vendit, ju kërkojmë që t'i ndalni dhe të kërkoni përgjegjësi prej tyre ose, ju bashkë me ta shkoni në shtepi, sepse nuk do të vazhdojmë të tolerojmë që gjithsecili nga ju të tallet me shtetin e Kosovës.
Sepse tanimë po shihet hapur se nuk jeni në gjëndje të bëni asgjë për të parandaluar ministrat tuaj, e Serbinë për të krijuar turbullira brenda Kosovës e për të na përshkruar si një vend të keq jashtë saj.
Pra jeni, qeveri që po e rrenoni Kosovën, e asgjë tjetër.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi