Mehmetali Rexhepi: Buja
Faqja 1 e 1
Mehmetali Rexhepi: Buja
Mehmetali Rexhepi
B U J A
Buja nga kllapia ç’i solli bujën në esëllinë e tij.
* * *
- Është marrëzi edhe do të jetë të jesh esëll…
Nga një rast në tjetrin, tjetrin e tjetrin, ja si i grabitej esëllia bujës me përmbajtje vendore. Kjo lëndë amorfe as si shtytje, as si formë, as si dukje, as si peshë nuk është për tregun e jashtëm, ngase nuk është gaz, por ndezë zjarrin e disponimit gradacionit të intonacionit të ha - ha - ha - ve, hi - hi - hi – ve e hu - hu - hu – ve, deri në gradën e shpërthimit të lotsjellësit në një tryezë.
* * *
Se si po çtrajtësohej ai reliev paqësor i fillimit të uljes së bythëve në gjashtë karriga alumini përreth tryezës katrore.
Njëri: thurte (rr)jetën e intrigave si merimangë helmuese e kënetës së Anazonës për viktimat fluturuese pa krah a zvarranikët e përshtatur regjimeve.
Tjetri: - Mos ia shtrij krahun e dërmuar se do t’i bëhesh urë e, ai që të shurrte do të të shurrë!
* * *
Ecejaket gjilanase më lënë në duar gjithfarë trastash dhe s’ke me çka t’i mbushësh. Zgjedh, zgjedh e zgjidh: njëllojshmëri. Trastat e zbrazëta duken fare pa peshë, por peshojnë, pse koha fut masën e peshës në to… Ti nget, Ai rri. Ti rri, Ai le të ngasë...
* * *
- Pa pa pa pa: vërtet me këtë ironi që ke i mbathe ata farë tipash të ithtë!
Ai: - Ore, si të flisnin ty, me gjuhë të njësuar para pesëdhjetë vitesh personazhet dialektorë të Maleve të Zeza?
- Po si?
- Përderisa unë nuk e kuptoj dot shkarravinën tënde, mos je ti elita?
- Pikërisht, elitë.
- Jam elita! Për ty jam Himalaja!
Akëcili: - Ec e kthehu në qarkun tënd të përgojimit!
* * *
Ne: pështym para e pas shpine atë bythëgjerin për dy karriga. Atë që na gërryente me hithrat e shikimit… Atë ferrishtën e ferrit që zinte vendin e podiumit ballor në “Kristal”, me vartësit e vartësve të vartësve, grepave të të cilëve u ngulëm dhe lypëm mëshirën e vrasjes e, nuk e denjuam dot vrasjen, por…
Ju: pështyet para nesh, pështyet dhe lëpitë pështymën tuaj para sojit të hibridizuar… Dhe sapo u futët në atë orbitë: jargët nuhatëse u qenë shtuar më tepër se qenëve të dresuar, ndërsa…
Ata: nuk mbollën që të korrin, po vjelën atë që mbollëm ne me kripën e djersëve të kuqe.
* * *
Sa e pa skrupull qenia e esëllt dhe, vetëm tash para Bujës në kokërr të shpinës, u shtyka t’i kapte çastet për t’i shtrydh, për t’ua pirë lëngun për aq sa ia kishin shtrydhur rutina e iluzioneve, ose iluzionet e rutinës… Ndaj duhej ta përtrolliste imagjinatën…
* * *
Buja, ai i bujës së miqësisë, i vijave tejet të holla, i hijezimit të dritës ose dritës së hijezuar në tërheqjet e tyre të lira… Buja me katërmbëdhjetë ngjyra të ylberit në sy.
- “Oh”! Eja Jezus me Kërshëndellat! Na mëshiro me alkiminë Tënde!
Shtanguan ato gajasje që derdheshin edhe mbi cipëza marrëzish krejt të rëndomta të njëfarë Motit. Ai Motin e shihte mes morisë së fletëve të bardha, që pas nxirosjeve, do t’i griste për enigmën e së vërtetës, fshehur pas hireve të pakapshme të bukurisë. Dhe tundohej pse djerrohej e se kapte dot, së paku një çikëz hirësie…
- Bukuri, bukuri, e zeza bukuri!
- Të lypa, prore të lypa e nuk më çtundove!
* * *
Takoi Nunin. Për tre orë më kot ia lypte fillin, mesin a fundin fragmenteve tija të palidhura. Mandej Nuni, krejt gjymtueshëm i kumtonte diçka për një roman që shkruaka ai!
- Më gjej një titullim Mot…
- “Gjymtimi i mendjes sot”
* * *
I buhavitur nga gjysmëjeta e gjysmëvdekja, me ngjyrë të papërcaktuar të shpresëmallëngjimit që nuk dihej nga do ta shpinte: në horizontalen e vdekjes a në këmbët e gjysmëjetës? Një dritësim i gjysmëjetës, i një dore të padukshme, e solli përball Motit. Në një hapësirë e kohë të papërcaktuar: Buja dhe Moti. Krejt afër dhe ndoshta tejet larg, aty ku mungonin ngjyrat e globit. Riecje. Në dhe rreth Motit valëvitej ngazëllimi… Buja somnambul. Gjithçka vishej me ngjyrën e verdhëhirtë të një mallëngjimi, edhe qeshja e përlotur, porse pa gajasje për marrëzitë, thuajse, të shpifura të Motit vetëm për t’i rrjedh kumbueshëm kordhave qeshja, ajo qeshje çiltëroshe. Moti, ndonëse nuk ishte gatuar me tharmë humori, e lypte për të edhe aty e atje ku ishte e ku nuk ishte çerdhja e qeshjes, vetëm për t’ia grish gajasjet së qeshurës deri në lot. Moti, sikur kishte marr tumirën e arbitrit tij të shpirtit, që mos t’ia fshehte qoftë edhe rrëshqitjet instiktive, që në rëndomësi mbulohen nën veshjen përzgjedhëse, me shije a pa të, së cilës i thonë: karakter.
* * *
- Bujë, Bujë o Bujë jam Moti, Moti!
Sytë e turbulluar i rrotulloheshin, po hinkat e veshëve assesi kalonin honin mes zërit e shikimit. Stomet e honit si pllaka kontinentesh me lëvizje milimetrike... Vallë: në kahje ngushtimi a zgjerimi? Mes tyre pezull, një peng horizontal: Buja.
* * *
Në tërë atë mungesë të vajtjes dhe vetëm të një ardhjeje të befshme të Bujës te Moti, ajo çka pritej të hynte nuk hyri… Një reshje gocash, vashash me veshje solemne dhe gatitja për himn, për festën e pa emërtuar të vashave…
- Mot, nuk e kam mendjen e kthjelltë. Me çka mund të nderohen dëshmorët kur t’i rrimë gatitu një himni pa tekst?
* * *
Dirigjenti i himnit pa fjalë nuk dukej, orkestra dhe kori prisnin shkopin flakërues të tij. Në sytë e Bujës mozaikë ngjyrash lëbyrëse, hirësohen tjerat, trashet e zeza…
* * *
Gulshimë… Vegulli… Shikimet e lagura derdhen mbi pamjet.
Mbi të rrotullohej një vorbull zbrazëtie.
Esëlli mizore…
GJILAN, dhjetor 2008

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Mehmetali Rexhepi: Buletini
» Mehmetali Rexhepi: Mes kontrasteve
» Mehmetali Rexhepi: Ikonë vetëdijësimi
» Mehmetali Rexhepi: Përtej mitit
» Mehmetali Rexhepi: Pas dyzet vitesh
» Mehmetali Rexhepi: Mes kontrasteve
» Mehmetali Rexhepi: Ikonë vetëdijësimi
» Mehmetali Rexhepi: Përtej mitit
» Mehmetali Rexhepi: Pas dyzet vitesh
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi