Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHBA: 273 ligjevenes jane milionere

Shko poshtë

SHBA: 273 ligjevenes jane milionere Empty SHBA: 273 ligjevenes jane milionere

Mesazh nga Adriana Wed Nov 11, 2009 12:41 pm

SHBA, 273 ligjvënës janë milionerë



Ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me një situatë të rëndë papunësie, sipas shifrave të fundit, Qendra për Përgjegjësi Politike sapo ka publikuar një raport të ri në lidhje me pasuritë e anëtarëve të Kongresit Amerikan, pra kongresmenëve.
Mes të dhënave që të bien në sy është njëra që dukshëm të tërheq vëmendjen: 237 anëtarë të Kongresit Amerikan janë milionerë, ose 44% e kongresmenëve. Më i pasuri ndër ta është kongresmeni republikan, Darrell Issa, me 251 milionë dollarë. Më pas vijnë 10 të tjerë që kanë vetëm disa dollarë më pak.
Në perceptimin e amerikanit të thjesht kongresmeni është një person me të ardhura deri diku modeste edhe pse shumë më të mëdha se amerikani i mesëm. Pavarësisht se rrogat e kongresmenëve janë me 6 shifra pasuria që ka vënë pjesa më e madhe e tyre nuk mund të krijohet kurrsesi vetëm përmes kursimit të rrogës. Shifrat e raportit janë të përafërta, sepse kongresmenët referojnë me përafërsi për paratë e tyre.
Ajo çka bie në sy në këtë raport është se pjesa më e madhe e kongresmenëve kanë "bërë hajër" në vitet 2007 - 2008, pra në vitet e kulmit të krizës financiare, kur pjesa më e madhe e amerikanëve u rrënuan ekonomikisht, humbën vendet e punës dhe nuk kishin me se të paguanin kreditë. Në këtë periudhë lideri i pakicës në senat, Mitch Mcconnell fitoi 9.2 milionë, për të mos folur për fitimet e të tjerëve.
Disa nga ligjvënësit thuhet se kanë përftuar nga investimet e bëra në kompani që ishin në prag të falimentimit, por që më pas dolën me fitim për shkak të ndihmës së qeverisë me paratë e taksapaguesve. Edhe sekretarja amerikane e Shtetit, Klinton, vlerësohet të ketë një pasuri 21 milionë dollarë, ndërsa për sa i përket Presidentit Obama ai renditet i gjashti për sa i përket pasurisë me 4 milionë dollarë. Por ka edhe nga ata ligjvënës, sigurisht nuk janë të shumtë, që pikërisht gjatë periudhës 2007-2008 kanë pësuar humbje jo të vogla
Adriana
Adriana

Numri i postimeve : 139
Registration date : 16/10/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi