Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjakush Tana: METEORI I SHPIRTIT

Shko poshtë

Gjakush Tana: METEORI I SHPIRTIT Empty Gjakush Tana: METEORI I SHPIRTIT

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 13, 2009 5:29 pm

Gjakush Tana: METEORI I SHPIRTIT N1289294870_7676
Gjakush Tana: METEORI I SHPIRTIT

Mes meje e teje kishte jetë dhe lumturi! Kishte gjithcka!
Kurora e gëzimit u farkua në shumfishin e trashëgimit
s'kishte hapësirë për shiun - për lotët e pikëllimit!

Tani, kur jetoj i ndarë, i vrarë , i marrë! Pa Ty - pa krah!
ti, hesht e nuk lëviz as qerpikun e mbetur kujtim i ngrirë
e pashë befasinë se jeta tradhëtisht më ka shkrirë !...

Pa Ty ! I ngrys ditët për të hy në terrin e natës të flas
me yjet që dalin e vezullojnë në lartësinë e Qiellit
Ti meteori i shpirtit tim - me mall e zjarr të Diellit !

Më bëhesh e brishtë si vesa , dhe befasisht më shkrihesh
borima e ngricës - acarit, me thinja më mbulon !
në udhëkryqe zgripesh mbetem - Pa ty, katandi bulon!

Zvarritem në mbijetesën time të bëj një hap në kujtime
të rriten lirikat me shi - me mall , me jetën në vetmi !
Ti - gjithcka me fale dhe ike me heshtjen që më ndez në gji!

Eja ! Pse kaq gjatë ky trishtim i ngelur në këtë diademë !
Shpirti im i vetmuar ka helmuar blerimin me vargje e fjalë
më shperthen pikëllimi - gjithçka rrjedh si valë !
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi