Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Naser Aliu: Zgjedhjet në Kosovë

Shko poshtë

Naser Aliu: Zgjedhjet në Kosovë Empty Naser Aliu: Zgjedhjet në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 15, 2009 1:13 am

Naser Aliu: Zgjedhjet në Kosovë U1_NaserAliuZgjedhjet në Kosovë

Nga Naser Aliu

1. Kur dëgjon premtimet e politikanëve në Kosovë dhe kandidatëve, mund lirisht të thuhet se Kosova menjëherë pas zgjedhjeve, menjëherë të nesërmen, sapo të zbardhet, do të bëhet më e pasur se Kuvajti, do të ketë papunësi më të vogël se Zvicra, do të bëhet më stabile se Lihtenshtajni dhe, më e fortë se SHBA-ja...Natyrisht se populli po pret me ethe përfundimin zgjedhjeve: Parajsa ante portas! Hape derën Kosovë: pasurinë nuk ua solla unë, atë e gjeta në mesin tuaj...

2. Nëse ju thonë se do të investojnë 150 € milion në një qytet, pyetni pse nuk i investuan deri tani dhe nga vjen ky kapital…Origjina e kapitalit është shumë më me rëndësi se sa sjellja e tij në Kosovë...

3. Ata që ju thonë se do t´i krijojnë dhjetë mijë vende të punës mos i merrni seriozisht, dhjetë mijë nuk i krijon një politikan as në Gjermani. Dhjetëra mijëra vende te punës sot nuk janë në gjendje t´i krijojnë as koncernet...Të vërtetën mund ta zbuloni nëse nga 10.000 hiqni katër zero. Vetëm ky vend i punës me votën tuaj është i sigurt, zerot tjera janë zero, si gjithmonë, hiç, asgjë...

4. Kutitë mos i mbyllni kurrë me ngjitës nga Shqipëria: hapja e tyre eventuale kërkon ekspert që i mungojnë Ballkanit dhe Europës…

5. Nëse qeveritarët e sotëm ju thonë se dhjetëra shtete do ta njohin Kosovën, atëherë mos harroni premtime dhe lobimet në New York, ku kapardiseshin me dhjetëra njohje të reja. Njohjet nuk pati nga diplomacia kosovare, por nga presioni perëndimor; dëmi në ekonominë kosovare: biletat e avionëve dhe hotelet...

6. Gazetarëve: kujdes gjatë raportimit. Në Ballkan mund të të dërgojnë në pushime dimërore në spital, nëse nxjerrë të palarat e biznesmenëve dhe politikanëve. Mos i beso shumë vertikalitetit tënd, ata me prova të tregojnë se sa ora mund të bëhesh horizontal...

7. Votoni ju lutem qeveritaret dhe deputetet e njëjte, jini pragmatik si në Shqipëri, me kryeministër të përjetshëm; mund të supozohet se kanë vjedhur mjaft dhe nuk kane nevoje më. Nëse vijnë të rinjtë, mund të supozohet se janë të varfër dhe, ndoshta duhet të ndërtojnë shtëpi e të punësojnë dikë…Sepse pasurinë nuk ua sjellin ata, pasurinë e gjejnë ne mesin tuaj dhe prej aty e marrin dhe e zhvendosin prej xhepi në xhep.

8. Se a punon për popullin politikani, shikoni makinën e tij zyrtare. Nëse posedon një makinë si kancelarja gjermane, atëherë nuk është diçka në rregull. Ekonomia jonë mund të financojë politikan si Gandi, por jo si Obama...

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi