Poezia e shqiptarëve të Rumanisë
Faqja 1 e 1
Poezia e shqiptarëve të Rumanisë
Shqiptarët e Rumanisë dhe stina e vlerave antologjike në Bukuresht |
Botime të reja Shqiptarët e Rumanisë dhe stina e vlerave antologjike në Bukuresht Bukureshti në kohën e Mbretërisë, përmes rilindësve tanë e mbante gjallë shpirtin shqiptar në diasporë. Kolonia shqiptare e Bukureshtit ishte kolonia më aktive në botë. “Vivllat që dërguat në Korçë kanë vajtur”, i shkruante Sami dhe Naim Frashëri Visar Dodanit, më 11 prill të vitit 1887, duke shtuar: “edhe të tjerat kur t’u duhen, na shkruani dhe dërgohini në këtë mënyrë”. Bukureshti në kohën e tranzicionit nga diktatura në demokraci është shndërruar në një qendër qesharake ku veprojnë dy koloni: Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë, e vetmja organizatë etnike e këtij vendi, e themeluar fill pas shembjes së diktaturës komuniste nga një historian rumun me prejardhje shqiptare (Dr. Xhelku Maksuti), themelues i serisë së re të revistës Shqiptari/Albanezul, dhe shoqata merkanteliste e një katastrofe neokomuniste (Liga e Shqiptarëve të Rumanisë) e drejtuar nga një joshqiptare që boton revistën Miku i mykur, respektivisht Prietenul albanezului, pa asnjë shqiptar. Revista kishte njëfarë fizionomie profesionale derisa vepronte për pregaditjen dhe botimin e saj një shqiptar: Ardian Kyçyku. Derisa shoqata e prof. Maksutit vepron pa kurrfarë përkrahjeje financiare nga qeveria rumune, duke botuar Shqiptarin me artikuj në të dy gjuhët, Liga e ligë e deputetes Oana Manolescu që gëlltit lekët e qeverisë rumune në emër të “minoritetit shqiptar”, boton një revistë të mykur duke kultivuar kultin e personalitetit (vetëm në një numër (81/82/2008) Oana Manolesku vetëprezenton vetveten 17 herë në fotografi, në revistën e saj duke defiluar vetëm tre emra që s’kanë kurfarë lidhjesh gjenetike me gjakun, etninë, traditat dhe shpirtin shqiptar: Oana Manolescu, Marius Dobrescu dhe Maria Oprea. Kjo ishte ana negative e medaljes, një medalje e ndryshkur të cilën e ka demaskuar edhe Kopi Kyçyku në librin e tij Zinxhiri i anktheve. Nga energjia negative e pseudo/deputetes e cila këto ditë hedh për herë të katërt kandidaturën për parlament, duke mashtruar opinionin e padjallëzuar, gazetarët, klasën politike, minsitra, kryeminstra e presidentë, gjoja se qenka shqiptare, po kalojmë te energjia nukleare e atdhetarizmit shqiptar të Nikolla Naços që themeloi Shqiptarin para 120 vitesh (1888), e deri te ajo e prof... dr Xhelku Maksutit dhe autorit të këtij shkrimi. Pas vëllimeve Ishulli i pavdekësisë, Bukuria e Bukurive dhe Vullkani i durimit, falë veprimtarëlve të Xhelku Maksutit në Bukuresht, Vitore Lekës në Itali dhe Thanas Gjikës në Amerikë, këto ditë, në vigjilje të Ditës së Flamurit, e panë dritën e botimit në Bukuresht (Editura Do-minor), edhe dy vëllime me vlera antologjike autorësh shqiptarë e të huaj. Fjala është për antologjitë Altri Mondi (me 16 autorë: Ismail Kadare, Visar Zhiti, Vitore Stefa Leka, Engjëll Koliqi, Ilire Zajmi, Bardh Frangu, Kozeta Zylo, Ndue Hila, Julia Gjika, Rexhep Shahu, Mardena Kelmendi etj., si dhe antologjia Tensione sentimentale me 13 autorë: Azem Shkreli, Drita Braho, Vlashi Fili, Fatime Kulli, Leom Kolmnela, Marjeta Ismailati, Zeqir Gërvalla, Elda Kokoneshi, Ismail Iljasi etj. Parathënia, poezitë dhe bibliografitë prezantohen në gjuhën shqipe dhe gjuhën rumune, ndërsa disa edhe në atë italiane. Atë që bënte Bukureshti dikurë, rilindësit e tij mundohen ta bëjnë sot. Është hera e parë kur ndërmerret një inisiativë e këtillë në universin shpirtëror të kombit shqiptar, edhepse një antologji të ngjashme (Moral zjesh), me autorë shqiptarë e të huaj, e ka prezantuar për herë të parë akad. Rexhep Ismajli në Prishtinë. Ideator dhe nismëtar për realizimin e një misioni të këtillë është Mardena Kelmendi, ndërsa konsultentë: Thanas Gjika, Vitore Leka dhe Engjëll Koliqi. Këto vepra kanë një rëndësi specifike për afirmimin e shpirtit shqiptar në gjuhë të huaja, si dhe për mikpritjen e autorëve të huaj në gjuhën shqipe. Librat dalin nën përkujdesjen e Shoqatës së Gruas Italo/Shqiptare Camminiamo Insieme (Ecim së Bashku) në Triestë, dhe redaksisë së revistës Albanezul/Shqiptari në Bukuresht. Në vepër defilojnë emra të njohur e të panjohur, poetë të rinj e të vjetër, shqiptarë, italianë, brazilianë, rumunë, madje dhe një grek, që pason të dalë në prag të 96 vjetorit të Pavarësisë vëllimi i tretë Ekzili i ëndrrave, paralelisht me vargjet e Fatos Arapit, Jorgo S. Telos, Ramiz Bashës, Lek Pervizit, Kostaq Dukës, Eduard M. Dilos etj. Misioni i antologjive është më se fisnik: afirmimi i vlerave shqiptare e të huaja në epokën e globalizmit. Duke deshifruar bibliografinë e autorëve, konstatojmë në disa raste se më i rëndësishëm është karakteri sa sa talenti. Në këtë kontekst, vlerën e antologjive përkatëse e shton edhe parathënia brilante e Visar Zhitit, të cilën e prezantojmë në tërësi. (Baki Ymeri) vijon |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Poezia e shqiptarëve të Rumanisë
FTESA E NJË ANTOLOGJIE
(Teksa shpërndahemi, vendtakim kemi poezinë)
Dëshira për t’u marrë me poezi është e hershme, aq sa ç’është i hershëm dhe njeriu, madje dhe ikja e tij në kërkim të vendeve të tjera, mbase në fund të fundit është kërkimi i poezisë së vetvetes, i thelbit, zbulim i së bukurës. Nëse përsëritet shpesh thënia e Dostojevkit se e bukura do ta shpëtojë botën, mua më pëlqen të shtoj se poezia është ajo që na shpëton ne nga kotësia dhe zvetënimi i gjërave dhe na jep emocionin e duhur, aftësinë për t’u mrekulluar. Këto po sillja nëpër mend, kur më thanë se shoqata e gruas italo-shqiptare në Trieste Ecim së bashku (Camminamo insieme) dhe revista Albanezul (Shqiptari) në Bukuresht, kanë marrë nismën të botojnë disa antologji të poezisë së shqiptarëve në mërgim, dhe jo vetëm aq, po çdo autor mund të marrë me vete në antologji dhe një tjetër autor nga vendi ku ka bujtur. Ide interesante kjo e Kryetares së shoqatës në fjalë, po thosha dhe kur më kërkuan që parathënien të mund ta shkruaja unë, m’u përzien befas në kokë fjalët Antologji, Grua, Shqiptar, Ballkan, Itali, Xhejm Xhojsi në Trieste, që mblidhte fjalë shqip, Diasporë, Naim Frashëri që botonte në Bukuresht, Ecje, Bashkë, shoqatat e shkrimtarëve shqiptarë në Greqi, SHBA, etj., libri në makinë, pas xhamit dhe gati thashë me zë se Njeriu, kur udhëton, e ka më të lehtë të këndojë.
Shqiptarët janë në një udhëtim të madh. Të paduruar tani që Europa të vijë sa më parë tek ata, një pjesë kanë iku ta gjejnë ata sa më parë Europën.. Nuk është fjala thjesht për kontinentin e vjetër, se trualli i shqiptarëve në Europë është, i patjetërsueshëm aty, por nënkuptohet dhe metafora e Europës së qytetërimit dhe mirëqenies, e vlerave dhe e viryteve, e thënë hapur, e Poezisë. Që kapton dhe në kontinentet e tjera, në Amerikë, po dhe në Azi e Afrikë, edhe në Australi, ku kudo kanë mbërritur shqiptarët. Dhe, siç thamë, udhëtimin e tyre edhe ata e shoqërojnë me këngë.
Bij të gadishullit më poetik, me fqinjë grekërit, prej të cilëve kanë marrë shumë, ku besoj, se s’kanë dhënë më pak, me sllavët e Jugut, që ndajnë dhe me ta mite dhe legjenda të përbashkëta, me rumunët, që i lidh një bashkëpunim brilant rilindas, shqiptarët, tashmë në dy shtete, në Shqipërinë e lashtë dhe në Kosovë, në Republikën më të re në botë, në Maqedoni dhe në Mal të Zi, me një diasporë më të madhe se veten, duke patur përballë dhe Italinë, porta e Europës për ta, duan të jenë dhe janë copëz e kulturës së përbashkët të njerëzimit, ku më e rëndësishme se multikulturalizmi është bërë interkultura, të përfshirë dhe ata në këtë lëvizje, ku duan të shpalosin veten, duan të marrin botë, por edhe të japin. Dëshmi është qoftë dhe një antologji e tyrja.
Vërtet, ç’është një antologji, çdo të thotë? Si fjalë, dihet, rrjedh nga greqishtja, ànthos - lule dhe légein – mbledh ose zgjedh. Që latinët përdornin dhe kompozitën florilegium – tufë lulesh, sinonim i së cilës është dhe fjala miscellus, që ka dhe kuptimin e ushqimeve të përziera. Poezia kështu që herët po barazohej me ushqimin. Ndërkaq më pëlqen të shtoj se latinët, sipas ndonjë botimi etimologjik, ashtu siç i thoshin sabaia birrës ilirike, i thoshin dhe përmbledhjes së poezive. Edhe paraardhësit tënë, pra, Ilirët, me gjuhën dhe zejet e tyre, kanë ndikuar tek të tjerët, janë përzierë dhe kanë bashkëpunuar me popuj. Po, po, edhe në fushën poezisë si në atë të luftës.
Një antologji tekefundit u rrekërka qysh në gjenezë që të bashkojë sa më shumë, nëse është e mundur: tufën e luleve dhe të emrave, aromën - edhe të fjalëve, tryezën me ushqime të shijshme, por dhe me metafora, dehjen me pije dhe me ndjenja, si në një të kremte të përbashkët thërret të tjerë në heshtje, lexues edhe përtej kufijve, bën miq, etj, etj. Gjatë një bisede në Torino me poetin rumun Marin Soresku, (që e botova dhe si parathënie të antologjisë së poezive të tij në gjuhën shqipe), ndër të tjera e pyeta se cila do të ishte porosia e tij për popujt e Ballkanit, të gërryer nga konfliktet dhe luftrat? - Të lexojnë poezi, - më ndërpreu ai.
Antologjitë e njëri-tjetrit e kryejnë më së miri këtë mision. Ato janë përmbledhjet poetike të popujve. Prandaj kriteret për të hartuar një antologji janë nga më ndryshmet, nga më befasueset, kritere kohe dhe hapësire, kontinetale dhe epokash, etnish dhe gjuhësh, drejtimesh letare, etj, etj. Ka antologji dhe të kritereve tematike, vetëm me poezi dashurie ose me poezi për punën, për të rënët, krishtlindjet, me poezi për ujrat, për gurët, kuajt, vuajtjen, etj, etj. Ka të tjera me poezi vetëm të grave, të shkollarëve, ashtu siç po botohen në vendin tim antologji me shkrime të të burgosurve, që besoj janë dukuri dhe e vendeve të tjera që kanë dalë nga diktaturat. Sepse poezia mbi të gjitha është liri, mrekulli e saj.
Po antologjia që kemi ndër duar ç’kriter ka? Ajo sikur do të na tregojë që një punë e tillë mund të jetë e kujdo, mjafton dëshira. Pastaj sikur na fton që jo vetëm ta pranojmë tjetrin, por edhe ta bëjmë mik. Se, kur shpërndahemi, është poezia piktakimi më i bukur. Që ta shvleftësojmë nocionin i huaj dhe Kullën e Babilonit. Pra, e thënë shkurt, kjo është një antologji miqsh, që merr përsipër ta shpallë atë, duke krijuar tensione sentimentale, ku harresat dhe mungesat duhen pranuar dhe falur. Është si një trokitje e beftë në derë, ku pritet esklamacioni i thjeshtë dhe i gëzueshëm: - O, mireserdhe! - Kush je? - Një si ti! - Nga vjen? - Nga vendi i poezisë... (Visar Zhiti)

Similar topics
» Mirënjohje nga Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë-Bukuresht

» Dr. Theodor Damian: Zogu i Sharrit me Shqipërinë në zemrën e shqiptarëve të Rumanisë
» Theodor Damian:Zogu i Sharrit me Shqipërinë në zemrën e shqiptarëve të Rumanisë
» Sabit Rrustemi në shtypin letrar të Rumanisë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi