Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dëshirojmë zgjedhje të qeta, të lira e të ndershme

Shko poshtë

Dëshirojmë zgjedhje të qeta, të lira e të ndershme Empty Dëshirojmë zgjedhje të qeta, të lira e të ndershme

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 17, 2009 12:04 am

Dëshirojmë zgjedhje të qeta, të lira e të ndershme

Deklaratë e Degës së LDK-së në SHBA, për zgjedhjet e 15 nëntorit në Kosovë


Dëshirojmë zgjedhje të qeta, të lira e të ndershme Dani
Ramadan Gashi, kryetar i Degës së LDK-së në SHBA
Dega e LDK-së për SHBA si dhe komuniteti shqiptar, me shqetësim vërejnë një varg shkeljesh, abuzimesh dhe cënimeve të kodit zgjedhor. Fjalori denigrues, fyerjet, dezinformatat dhe shumë herë sjelljet vandaliste ndaj LDK-së dhe kandidateve të saj, nuk përkojnë me kërkesat e elektoratit për një transparencë të pritshme, duke hedhur hije dyshimi për një ndershmëri të domosdoshme.



Lidhja Demokratike e Kosovës, dega e saj për SHBA, gjegjësisht Komisioni për informim, bënë thirrje për zgjedhje të qeta, të lira dhe të ndershme në Kosovë, të cilat do të mbahen më 15 nëntor. Kjo degë në deklaratën e saj i bënë me dije popullit të Kosovës se "zgjedhjet e ndershme janë obligim ndaj elektoratit të Kosovës , ndaj miqve tanë, ndaj ardhmënisë së Kosovës ." Të gjithë ata që pengojnë mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, të lira , të qeta e të ndershme, nga motive të rivaliteteve ose të komplekseve grupore a partike, sikundër atyre ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur këto ditë gjatë fushatës, marrin mbi "shpatullat e tyre" një barrë të rëndë të përgjegjësisë para popullit të Kosovës.
Më tej në deklaratë thuhet : Zgjedhjet lokale të 15 nëntorit, të parat pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, të organizuara nga institucionet vendore, padyshim janë sprova dhe sfida më e madhe për Kosovën. Këto zgjedhje janë njiherit edhe një rikonfirmim i sovranitetit të shtetit të ri të Kosovës, si dhe i vlerave kombëtare e demokratike, të popullit të saj, por edhe një element shumë i rëndësishëm për përshpejtimin e procesit të integrimit të vendit në strukturat euroatlantike.
Gjatë këtyre 10 viteve të fundit, me ndihmën dhe përkrahjen e botës demokratike, me gjithë defektet e manifestuara gjatë fushatave zgjedhore, Kosova, krijoi një traditë relativisht të mirë të zgjedhjeve demokratike.
Tani, më shumë keqardhje duhet të konstatojmë, se me gjithë zotimin e marrë dhe premtimet e dhëna nga faktori vendimmarrës për zgjedhje të qeta e të ndershme , në shumë segmente, kjo fushatë nuk po e shfaq një frymë të tillë.
Dega e LDK-së për SHBA si dhe komuniteti shqiptar, me shqetësim vërejnë një varg shkeljesh, abuzimesh, dhe cënimeve të kodit zgjedhor. Fjalori denigrues, fyerjet, dezinformatat dhe shumë herë sjelljet vandaliste ndaj LDK-së, dhe kandidateve të saj, nuk përkojnë me kërkesat e elektoratit për një transparencë të pritshme, duke hedhur hije dyshimi për një ndershmëri të domosdoshme.
LDK, si parti e parë demokratike në trevat shqiptare, bart në vete filozofinë politike të liderit të saj, presidentit historik, Ibrahim Rugova. Ajo ka identitetin e vet kombëtar e politik, ka hisen e vet të madhe në historinë e sakrificave me sublime që ka bërë populli i Kosovës për lirinë dhe pavarësinë e vet gjatë gjithë periudhave dramatike, më të vështira dhe vendimtare të historisë së tij.
LDK, në frymën dhe traditën 20 vjeçare të saj është promotorja e vlerave më të larta kombëtare dhe demokratike perendimore, të cilat vlera, përmes kandidateve të saj, ia ofroi elektoratit të gjerë në këto zgjedhje. Kredibiliteti moral, kombëtar, aftësia profesionale, transparenca, premtimet reale, sinqeriteti dhe koshienca ndaj mundësisë dhe realitetit ekonomik, janë vetëm disa nga karakteristikat dhe afinitetet e kandidateve të LDK-së, të cilat elektorati i gjerë i vetëdijesuar i Kosovës, besojmë se do të dijë t'i çmojë më 15 nëntor.
Dega e LDK-së për SHBA kërkon nga faktori ndërkombetar dhe vendor i vëzhgimit të zgjedhjeve si dhe nga Komisioni Qendror Zgjedhor, të shtojë vigjilencën, praninë, mbikëqyerjen dhe vëzhgimin sa më serioz dhe rigoroz gjatë zgjedhjeve të 15 nëntorit.
"Zgjedhjet e ndershme janë obligim ndaj elektoratit të Kosovës, ndaj miqve tanë, ndaj ardhmënisë së Kosovës, thuhet në deklaratën për shtyp, të Degës së LDK-së në SHBA.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dëshirojmë zgjedhje të qeta, të lira e të ndershme Empty Albert Zholi:Vajza greke

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 17, 2009 12:06 am

Vajza greke

Skicë nga mërgimi

Sa vura këmbët tek trolei, fjala e parë që dëgjova ishte: “... shqiptarët maskarenj ...” Si më erdhi?! Po nuk e dija shkakun e irritimit të asaj gruaje. Ajo po u tregonte shoqeve se një natë i kishin vjedhur në shtëpi 600 mijë dhrami e disa bizhuteri. “ që kur kanë ardhur këta këtu nuk guxojmë të mbajmë dritaren hapur...” vazhdonte pa prerë ankesat gruaja e vjedhur. Të folurit e saj i kalonin kufijtë e çdo edukate. Nga të parët të merrte në qafë, dukej si për deputete apo kryetare bashkie. Të tjerët e shihnin me kureshtje e pse jo me besdi, por nuk i fliste kush. Kur ishte në kulmin e të treguarit me të shara për shqiptarët u dëgjua zëri i një vajze.
-Pse je kaq e bindur se të kanë vjedhur shqiptarët? Mos vallë i kape?! Qetësia dhe zëri autoritar i vajzës e hutuan gruan, sa nisi të hante gërmat e fjalimit sharës...Shikoi njëherë rreth e rrotull, si për të kërkuar mbështetje tifozësh dhe vazhdoi: “ shihni këtë çupëlinën greke po merr në mbrojtje shqiptarët hajdutë ...”
Përsëri vajza që nuk i kalonte të tetëmbëdhjetat, foli qetë, edhe pse fjalët e zonjës ishin me përdredhje buzësh.
-Unë mora vesh se të kanë vjedhur, por vjedhësi nuk është kapur. Si mund të gjykoni pa e parë e pa e kapur?! Në Athinë ka nga e gjithë bota. Mua nuk më lidh asgjë me shqiptarët, por akuza e kotë është ulje për atë që akuzon, vetëm e vërteta është bindëse. Po sikur ndonjë shqiptar të fliste për popullin grek kështu? Hë, si do t’u vinte juve ?! …Pastaj nganjëherë hajdutët janë edhe nga të tanët siç shkruante dje gazeta ” Elefterotipia” , e ke lexuar? Hajdutët shqiptarë ishin grekë, shkruante…” Qëndrimi i saj ishte emocionues jo vetëm për mua shqiptarin, por edhe për udhëtarët e tjerë, që disa minuta më parë dëgjonin “fjalimin” e zonjës së vjedhur.
I skuqur në fytyrë iu afrova dhe doja t’i thosha diçka vajzës. T’i dija emrin të paktën e ta falenderoja… Ajo e vuri re sikletin tim dhe foli e para: “ Xhina quhem... Dhe ju kështu do të vepronit po të shahej pa të drejtë populli im, apo jo? - dhe qeshi ëmbël…
Pastaj më ftoi në shtëpi. Më njohu me vëllanë dhe prindërit. Njerëz të sinqertë që të ofronin miqësi, që dinin të çmonin e jo të përçmonin…” po të mos kishte gënjeshtra nuk do të kishte vlerë e vërteta…”

Albert Zholi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dëshirojmë zgjedhje të qeta, të lira e të ndershme Empty Këndi poetik i së premtes në diasporë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 17, 2009 12:07 am

Këndi poetik i së premtes në diasporë

Dedë Preqi


ZGJEDHJET
Mendoni votues,
merrni frymë shlirë,
cili vie nesër,
për ty më i mirë.
Mos rri në ëndërr,
Po rri i zgjuar,
ka ardhur koha
për të vepruar.
Mos shiko lider,
mos shiko partitë,
as fjalamëdhenjtë,
gjë s´kanë arritë.
U ngopë populli,
me këto lavdata,
barku i zbrazët,
nuk do fjalë të thata.
Bëhën njëqind të zeza,
tjetri i vë kapak,
ka “imunitet” thonë,
ligji nuk e kap.
Kështu zgjerohen,
grupet e lakmuara,
duke prerë shirita,
rrugëve të korruptuara.
Prandaj, më të mirin,
votoje të parin,
mos dallo qytetin,
mos dallo fshatarin.
E ke afër fatin,
sikur zogun në dorë,
nesër fare mos pyet,
kush është fajtorë?
DEPUTETI
Del në foltore
sikur “ciceron”,
çka i vie për gojë
nuk e korrigjon.
Është deputet
me “imunitet”,
zërin e ngritë
fare nuk e zbretë.
Kritikon kolegët,
e herë kryetarin,
që ta merrë fjalën
nuk e lënë të parin.
I kalojnë minutat,
kërkon replikë,
rendin e ditës,
pa e prekur një pikë.
Kush i çanë hallet,
e popullit të vet,
a të shkon mendja
në këtë deputet?
ORA E PAVARËSISË
Nëpër tingujt e akrepave,
përzihen kujtimet plot vrerë,
dhembjet i mundi shpresa
koha me vete të gjitha i merr.
Të përbuzur e të harruar,
me shpirt të shtrënguar,
me shekuj të robëruar,
nga agresorët e mallkuar.
Na kushtoi shumë durimi
na forcoi shumë besimi,
me dashurinë ndaj lirisë
i erdh fundi robërisë.
O hero, nip i Kastriotit,
T´u plotësua dëshira e motit,
në trojet e Dardanisë,
valon flamuri i pavarësisë .
Akrepat e orës së pritur,
e tregojnë kohën e saktë sot,
ora e Pavarësisë ka arritur
të na zgjojë për ditë e mot.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dëshirojmë zgjedhje të qeta, të lira e të ndershme Empty Re: Dëshirojmë zgjedhje të qeta, të lira e të ndershme

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi