Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hajdin Islami: Për Kosovën, të zhvillohen zgjedhje të qeta

Shko poshtë

Hajdin Islami: Për Kosovën, të zhvillohen zgjedhje të qeta Empty Hajdin Islami: Për Kosovën, të zhvillohen zgjedhje të qeta

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 12, 2009 1:16 am

Hajdin Islami: Për Kosovën, të zhvillohen zgjedhje të qeta U1_hajdin-islami
Për Kosovën, të zhvillohen zgjedhje të qeta

Nga Hajdin ISLAMI

Koha po ecën dhe çdo ditë e më tepër po i afrohemi 15 nëntorit 2009, ditë kur në Kosovë do të mbahen zgjedhjet lokale të parat të organizuara nga vetë institucionet e Republikës së Kosovës. Fatkeqësisht si tradicionalisht tashmë në opinion dhe media flitet se zgjedhjet e sivjetme lokale do të përcillen me shumë tensione ndërmjet partive rivale në vendin tonë. Të gjithë ata anëtarë dhe simpatizantë të partive politike të Kosovës, para se të bëjnë ndonjë veprim jo të hijshëm që do të binte ndesh me ligjin, le të mendojnë më parë se çdo veprim jo i menduar mirë i tyre përveç që do ta dëmtonte imazhin e Kosovës në botë, veprime të këtilla do t’i shkonin shumë për qejfi edhe armiqve tanë. Ne si popull kemi ditur që ta nderojmë dhe ta çmojmë njëri tjetrin, le të jetë ky shembull i bashkëpunimit të ndërsjellët edhe në këto zgjedhje të cilat bota dhe institucionet e ndryshme ndërkombëtare do t’i marrin si shembull se sa ka arritur progres shteti i ri i Kosovës dhe sa me vend janë kërkesat e udhëheqësve dhe të shtetasve të Republikës së Kosovës për inkuadrim në Bashkimin Evropian (BE), NATO dhe mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë. Zgjedhjet e sivjetme lokale cilësohen si të veçanta për shumë arsye, e ndër më kryesoret janë se për herë të parë ato do të organizohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) i cili është i thirrur si institucion zyrtar që të organizojë procesin zgjedhor në shtetin e ri të Kosovës. Po ashtu sivjet partitë politike në prag të hapjes së fushatës zgjedhore e filluan një betejë të re, betejë që shumë herë i përcolli me polemika nga më të ndryshmet se cila i takon më shumë e cila më pak formacioneve të ashtuquajtura të djathta apo të majta. Arsyeja tjetër që zgjedhjet e sivjetme do të jenë interesante janë padyshim kryetarët e komunave. Partitë politike nëpërmjet figurave të njohura për publikun lokal e nacional kanë paraqitur kandidatët e tyre me të cilët mendojnë se zgjedhjet do t’i rifitojnë apo t’i fitojnë nëpër disa komuna të rëndësishme. Gara më e nxehtë pritet që të zhvillohet për kryeqendrën Prishtinën, ku partitë nëpërmjet personaliteteve me peshë që gëzojnë respekt tek kryeqytetasit do të mundohen që të fitojnë këtë qendër vendimmarrëse për Kosovën. Por hiq më larg vëmendjes së partive, opinionit dhe medieve nuk do të jenë edhe disa komuna si ajo e Prizrenit, Pejës, Ferizajt, Therandës, Gjakovës,Gjilanit, Dardanës, Mitrovicës, Vushtrrisë,Kaçanikut, Burimit,Sharrit, Vitisë, Fushë Kosovës etj., pa lënë anash edhe komunat e tjera. Në këto komuna partitë politike rivale do t’i masin forcat e tyre se cila gëzon më tepër autoritet dhe ka numrin më të madh të anëtarësisë dhe votuesve. Do të jetë balotazhi ai që do t’i bashkojë disa parti të vogla përkrah të mëdhave me të vetmin qëllimi fitimin e komunave të caktuara.

(Autori është Profesor nga Vushtrria )

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi