Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjakush Tana: MËRGON PIKËLLIMI !

Shko poshtë

Gjakush Tana: MËRGON PIKËLLIMI ! Empty Gjakush Tana: MËRGON PIKËLLIMI !

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 17, 2009 9:28 am

Gjakush Tana: MËRGON PIKËLLIMI ! N1289294870_7676
Gjakush Tana: MËRGON PIKËLLIMI !

Brenda vetes sime krijove - parajsën e frymëzimit,
në derën e pallatit zemër hape kaptinën e mendimeve.
- Vdes pa ty në heshtje me dallge të tundimeve !

Mos kërkoni prologun për ndryshim në rrjedhë !
Kanë rënë binarët për shestime ! Mërgon pikëllimi !
Heshtja cikël i mbetur - në hije bulimi!

Si nuk e ngrite zërin në tel ! Të prita ! Të prita !
Dita, nata, mesnata, agimi, u shndërruan rënkim !
Shurdhmemec i heshtur - gatuaj, lirikën në vegim!

Sikur të grijë largësinë - të të sjellë pranë !
Tek unë trokëllin e plotë - si vullkan bën jetë.
Pse digjem si qiriu - nuk e kuptoj as vetë !

Jam berë i fildisht nga gërryerjet e lotëve !
Kthjelltësia më mbuloj nga rrezet- meteor me bisht,
ushtoj zër' i Lyrës - ngjallet po si Krisht!

Ti Engjell! Endesh me dritë në mesnatë !
Cilën stinë më sjell të shijoj nektar ?
Nuk do të vdes kurrë në gji pa të marrë !
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana: MËRGON PIKËLLIMI ! Empty Gjakush Tana: KUR VJEN E SHTUNA

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 17, 2009 9:32 am

Gjakush Tana: KUR VJEN E SHTUNA

Gjithmonë e shtuna! Na gjen pa gjak
dëshirave të jetës u vëmë kapak!
Na ka bërë të huaj dhe ecim në varg
mallit të tregut - gjithmonë ma larg !


E shikoj tek ngasin pushtuesit tanë
Në pushimore shkojnë të pijnë e hanë !
Ne harruam se ka ditë pushimi e lirie
Nga trishtime e pranga robërie!


Sa desha të jemi bashkë në Drini
të ndjesh Drilonin si rrjedh i zi !
Ia kanë ndarë atdheun me kufinj ndalesash
Ia kanë vrarë rrjedhen për ecje shpresash!


Prandaj, mendohem si të gjejë mundësi
Të shtunë e të dielë, të jam me ty !
Po cka nese me altruizëm rrënohem,
Edhe i verbër me ty shërohem!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi