Dardania-Kosova
Faqja 1 e 1
Dardania-Kosova
Shqipëria etnike dhe Dardania antike
Shkruan: Gani Mehmetaj
Shqipëria etnike si nocion gjeografik, etnik e kulturor ka mbizotëruar gjatë gjithë periudhës së përpjekjeve shqiptare për çlirim kombëtar nga Perandoria Turke. Bile në fillim është menduar që Shkupi të shpallej kryeqytet i Shqipërisë, sepse historikisht ishte qendra kryesore ekonomike, kulturore e tregtare e shqiptarëve, pasi që etnikisht shqiptarët ishin shumicë absolute, Ipeshkvia e Kishës Katolike Shqiptare ishte në Shkup etj. Pse u shpall pavarësia në Vlorë, pavarësisht euforisë së sotme kur kujtohet Dita e Flamurit, ishte një aksident historik, një pamundësi e mbrojtjes së territoreve ushtarakisht, pra edhe e pamundësisë së mbrojtjes së kryeqytetit që synohej -Shkupit. Shqipëria etnike në gjakimin e në mendësinë tonë mbizotëroi edhe pas tragjedisë shqiptare të copëtimit të territoreve, si dhe pas masakrave të serbëve e të grekëve ndaj popullatës vendëse. Mosheqja dorë nga shteti etnik ishte e vetëkuptueshme, sepse bëhej fjalë për territoret kompakte me shumicë shqiptare, me një vazhdimësi etnopsikologjike, mendësi të njëjtë, kulturë e gjuhë të përbashkët, histori e fat të përbashkët etj. Komunikimet dhe këmbimet ndërshqiptare para se të copëtoheshin territoret ishin shumë më të dendura, prandaj prej asaj kohe ka mbetur në komunikimin e përditshëm: “Ai di për Shkup e për Shkodër”. Këto dy qytete dikur ishin nga qendrat më të mëdha shqiptare. Ato janë dy nga qendrat shqiptare edhe sot, por përderisa Shkupi është në shtetin e ri të Maqedonisë, madje kryeqytet i saj, Shkodra është në veriun e Shqipërisë administrative, pa shkëlqimin e dikurshëm. Qytet me këtë rëndësi e peshë për shqiptarët ishin edhe Janina, tash në Greqi, Tivari e Ulqini në Mal të Zi etj.
Kështu, territoret e Shqipërisë etnike u pushtuan nga pesë shtete fqinje. Pozita e popullatës shqiptare në këto shtete të reja-të vjetra nuk ishte dhe nuk është për t’u lakmuar. Qeveritë e instaluara të këtyre shteteve të reja, që në fillim pushtetin represiv e kanë provuar se pari mbi shqiptarët, për t’i pacifizuar e pastaj kanë vazhduar forcimin e institucioneve të tyre. Shqiptarët edhe sot në qeveritë “demokratike” kanë mbetur vetëm dekor e jo faktor. Kjo situatë është në Serbi, kjo gjendje nuk është shumë më e mirë në Maqedoni, ndërsa ngjashëm është edhe në Mal të Zi, ku shqiptarët votuan për pavarësinë e këtij shteti, por mbi të cilët, në fillim, ashtu si në Maqedoni dikur mbi ta u provua grushti i shtetit, pavarësisht lojalitetit të tyre.
Me gjithë përpjekjet që janë bërë për të ruajtur dhe për të krijuar Shqipërinë etnike, ku ranë mijëra shqiptarë, arrestuan dhe vuajtën nëpër burgje qindra-mijëra të tjerë, koha sikur e bëri të vetën. Territore të tëra shqiptare u pastruan etnikisht: krahina e Toplicës me Nishin, një pjesë e Greqisë, duke filluar nga Çamëria etj. Por, territore të tëra mbetën me shumicë shqiptare: Lugina e Preshevës, përkatësisht Kosova Lindore, pastaj Shkupi me pjesën e Maqedonisë Perëndimore, Ulqini, Plava e Gucia dhe pjesa e Malësisë etj.
Idealistë e ëndërrimtarë që janë përpjekur të krijojnë sërish Shqipërinë etnike ka pasur edhe pas Luftës së Dytë Botërore, sidomos në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Në Shqipërinë komuniste ky nocion ishte bërë emërtim frikësues e armiqësor nga qeveria shqiptare, tepër servile dhe e kompleksuar ndaj ish-Jugosllavisë, sikurse që ishte bërë nocion armiqësor edhe në ish-Jugosllavi. Përpjekje për Shqipërinë kishte edhe në diasporë, mirëpo kufijtë tashmë ishin pranuar ndërkombëtarisht në dëm të shqiptarëve. Priteshin ditë më të mira dhe ndryshime të hartës gjeostrategjike të Evropës, pra edhe të Gadishullit Ilirik, ku përpilimi i hartave ishte bërë për faqe të zezë.
Miti i Dardanisë
Ndërkohë filloi të ngjizet një mendësi pak më “lokaliste”, herë me druajtje, herë më me shumë guxim – mendësia për krijimin e shtetit të Dardanisë. U inicuan ose u shfrytëzuan hulumtimet arkeologjike të mëhershme për të mbështetur idealin e shqiptarëve të Kosovës, përkatësisht shqiptarëve të ish-Jugosllavisë për përkatësinë ilire-dardane. U intensifikuan hulumtime të reja arkeologjike për të ndriçuar edhe më mirë të kaluarën e lashtë. U riaktualizuan me shkrime popullarizuese e studime perandorët romakë me prejardhje dardane a ilire, u fol aq shumë për qendrat e Dardanisë antike të vazhdimësisë shqiptare, si Nishi, Ulpiana, në afërsi të Prishtinës dhe Shkupi. U nxorën në pah edhe mendimet e studiuesve nga antika e këndej për dardanët dhe për shqiptarët si pasardhës të tyre. Duke nxjerrë në sipërfaqe heronj e princër dardanë e të fiseve të tjera ilire të territorit të Dardanisë antike, ose të tillë që ishin në fqinjësi me të, filloi një rilindje romantike dhe një vetëbesim i madh i shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë e Kosovës Lindore, gati e paparë ndonjëherë më parë. Rrënjët sikur nxorën në shesh traditën, vazhdimësinë, përkatësinë e një populli të vjetër, të guximshëm, të kultivuar e me shtrirje të gjerë gjeografike, të mbështjellë edhe me legjenda të bukura e joshëse.
Disa janë të prirë që këtë ngjizje të mendësisë për përkatësinë dardane ta lidhin me një bërthamë intelektualësh të Prishtinës gjatë viteve të shtatëdhjeta, që ka mbështetje, por ajo shumë shpejt mori një shtrirje të gjerë, ndërsa çuditërisht edhe mediet tona, pavarësisht që ishin të kontrolluara, i dhanë hapësirë Dardanisë antike e dardanëve, duke e theksuar mburrjen që u përkasim këtyre paraardhësve. Madje, tashmë pjesë e madhe e shqiptarëve e dinin se me se janë marrë të parët e tyre, si e kanë trashëguar emrin, dinin po ashtu edhe legjenda të shumta, ndërsa gjetjet e shumta arkeologjike në Kosovë vetëm sa ua forconin këtë bindje. Më vonë kur filloi fushata e egër kundër “nacionalizmit e irredentizmit shqiptar” këto shkrime filluan të shikoheshin me llupë, ndërkohë që sulmohej gjithandej euforia e përkatësisë së Dardanisë. Megjithatë, sa ishte e vështirë të çrrënjosej vetëdija se ne i përkisnim një kombi të përbashkët andej dhe këndej kufirit dhe se bashkëjetesa me Serbinë e ish-Jugosllavinë ishte e dhunshme, po aq e vështirë ishte të çrrënjosej vetëdija e mëhershme se ne ishim pasardhës të dardanëve të lashtë. Emrat Dardan, emërtimet Dardani, ishin aq të shpeshta dhe aq të shumta, saqë serbët e të tjerët që shkumëzonin kundër kësaj mendësie të ngulitur te shqiptarët e Kosovës vetëm sa rrihnin ujë në havanë. Dardania tashmë ishte bërë emërtim konkret gjeografik e etnik, Dardania ishte bërë mit.
Konturat e Dardanisë së sotme
Me fillimin e shpartallimit të ish-Jugosllavisë, jo vetëm emërtimi por edhe përpjekja për identifikim me emërtimin Dardania, përkatësisht Kosova e pavarur, sikur rilindën sërishmi, por kësaj radhe si kërkesë e artikuluar për shtet sovran e të pavarur. Natyrisht, në të njëjtën kohë bashkëjetonin disa opsione: Kosova - Dardania e pavarur, me territoret e tjera shqiptare në ish-Jugosllavi, ku Prishtina mëtonte të bëhej Piemonti shqiptar, ashtu sikur dikur Prizreni; Shqipëria etnike, me tërë hapësirën shqiptare me kryeqytet Tiranën; konfederata e dy shteteve shqiptare me të dy qendra Prishtinën dhe Tiranën strumbullar të ekonomisë, kulturës dhe administratës shqiptare. Shumica e këtyre opsioneve u paraqitën në Prishtinë. Këshilli Koordinues i Partive politike Shqiptare në krye me dr. Ibrahim Rugovën, këtë opsion synonte dhe me mekanizmat e vet pretendonte krijimin e konturave të Dardanisë të së ardhmes. Madje, ky këshill ka funksionuar në mënyrë tejet të disiplinuar e të koordinuar sa asnjëherë gjatë historisë, por u krijuan rrethana të reja. Shpartallimi i tij nuk u bë dhunshëm sikur me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, por një grusht iu dha nga disa subjekte jashtë Kosovës, ndërsa u shua ngadalë e pahetueshëm. Secila parti u la në fatin e vet duke iu sugjeruar që të kooperojnë me shtetet e kompozuara rishtazi që nuk patën dashamirësi ndaj shqiptarëve. Presioni ndërkombëtar ishte i madh, për t’i stabilizuar shtetet e rajonit, fatkeqësisht prapë në dëm të shqiptarëve.
Edhe qarqet ndërkombëtare, dashamirë të shqiptarëve dhanë sinjale të qarta se nuk janë të gatshëm të mbështesin Shqipërinë etnike as bashkimin e territoreve jashtë Shqipërisë administrative me Prishtinën kryeqytet, sepse i druanin reagimit të shteteve fqinje që ende kishim mjaftë mbështetës, duke filluar nga Rusia e Kina, por edhe nga Evropa Perëndimore.
Duke u mbështetur në gatishmërinë e disa faktorëve të rëndësishëm ndërkombëtarë për të pranuar pavarësinë e Kosovës, që ishte pranim i kompromisit nga institucionet tona, të vetëdijshëm po ashtu se kjo do të jetë proces i gjatë dhe i vështirë, u krijuan institucionet paralele të Kosovës. Pastaj u intensifikua sërish popullarizimi i Dardanisë me simbolet e veta shtetërore: flamuri, himni dhe stema. Po ashtu, me këtë emërtim në të njëjtën kohë sikur mëtohej në mënyrë fine e të paimponueshme të rikujtohej periudha e lavdishme e Dardanisë antike, apo mesjeta e hershme, kur shqiptarët mbroheshin me sukses nga hordhitë sllave në një territor disa herë më të madh sesa Kosova e sotme.
Presidenti Rugova tashmë e kishte nxjerrë në opinion opsionin për pavarësinë, për flamurin e Dardanisë, për himnin “Kur ka ra kushtrimi n”Kosovë” që ishte kënduar në vitet 1911-1912 gjatë përpjekjeve për mbrojtjen e territoreve shqiptare dhe krijimin e Shqipërisë etnike. Po ashtu, pritej reagimi ndaj këtyre propozimeve të shtetësisë. Nga pjesa dërrmuese e shqiptarëve në Kosovë u prit me dashamirësi, madje me eufori ikonografia e re. Simbolet bënë dhe po bëjnë jetë aktive publike. Ndërkohë flitej hapur, madje bëheshin përgatitjet e mundësisë së debatit në institucionet shtetërore edhe për emërtimin e shtetit të ri të pavarur - Dardani. Ky debat besoj se nuk do të anashkalohet as tash, pavarësisht që ideatori, përkatësisht personaliteti që e inicoi publikisht, presidenti Ibrahim Rugova nuk është gjallë. Janë shumë arsye që flasin në të mirë të emërtimit Dardani, në vend të Kosovë, duke filluara nga aspekti historik, gjeografik, të vazhdimësisë dhe të traditës e deri të aspektet praktike politike, që do t’ua mbyllnin mundësinë e mbllaçitjes së propagandës serbe të përrallave të ndryshme që i kanë shpifur dhe duan që t’i besojnë edhe të tjerët. Madje serbët me këto përralla të gënjeshtërta e kanë bindur bashkësinë ndërkombëtare se kishat e periudhës bizantine janë kinse kisha serbe, sepse para dy shekuj e gjysmë ua dha me zemërligësi Perandoria Osmane që t’i qeverisin, meqë ishin rajë lojale ndaj pushtuesit osman.
Faza e parë - pavarësia e Dardanisë
Dardania e pavarur nuk e përjashton ëndrrën e vjetër - Shqipërinë etnike. Vetëm se kjo gjë mund të bëhet në mënyrë të paimponueshme, fine, në mënyrë të natyrshme dhe pa pompë. Dardania e pavarur e sovrane, mund të jetë vetëm një hap drejt synimit final. Me forcimin e ekonomisë shqiptare, andej dhe këndej kufirit, me krijimin e qarkullimit të lirë të mallrave e të ideve, kjo vetëdije do të bëhet gjithnjë e me mbizotëruese. Sepse, për kapitalin e madh, për prodhimtarinë e madhe serike, për vlerat konsumatore dhe të arriturat kulturore është shumë më mirë dhe shumë më e shëndetshme kur shtrihet në një territor më të gjerë pa pengesa dhe pa ngufatje, sesa bie fjala vetëm në 10 mijë kilometra katrore sa ka Kosova, apo 29 mijë kilometra katrore sa ka Shqipëria. Po ashtu, në mënyrë të pahetueshme mund të integrohen hapësirat e tjera shqiptare, që realisht nuk janë brenda kufijve të dy shteteve shqiptare. Se si do të bëhet ky proces, do gjëra duhet t’ia lëmë kohës, por duke u prirë proceseve dhe duke mos ia lënë stihisë apo përpjekjeve të huaja për pastrimin e territoreve nga etnika jonë. Deshi s’deshi politika një ditë do të ndjekë kërkesat e ekonomisë e të biznesit, në mënyrë që të krijohet mundësi e hapësirë e tërësishme shqiptare për qarkullimin e vlerave, duke mos u hetuar fare kufiri Kosovë - Shqipëri dhe duke u bërë në mënyrë të pahetueshme një tërësi ekonomike, kulturore dhe etnike. Mungesa e komunikimeve të gjata, perdja e hekurt dhe propaganda antishqiptare ka krijuar ca paragjykime krahinore, të cilat pastaj i ka ushqyer propaganda e fqinjëve duke gjetur hapësirë në varfërinë dhe rrëmujën që u krijua menjëherë pas tronditjeve në hapësirën shqiptare.
Pavarësisht deklarimit të politikanëve, në fjalët e të cilëve shpesh ka kalkulime, demagogji dhe deklarime ashtu si e duan të huajt në Kosovë a në Shqipëri, dhe që i ndjekin me shumë vëmendje këto deklarime, integrimet do të ndjekin rrugën e vet të natyrshme dhe të pahetueshme. Shqipëria etnike nuk duhet të bëhet gogol për askënd, nuk është as fantazmë, nuk është diçka që duhet ta hedhim si gacën e ndezur. Por Shqipëria etnike nuk e përjashton as Dardaninë e pavarur e sovrane.
Cili do të jetë opsioni më i mirë t’ua lëmë shumicës shqiptare dhe kohës, ndërsa politikanëve të papërgjegjshëm t’ua rrudhim hapësirën e veprimit. Sidomos të mos u lëmë që të tillët të flasin për të tashmen apo për të ardhmen e Dardanisë e të Shqipërisë. Me institucionet e forta e stabile, me forcimin e demokracisë shumica do të vendosë, duke mos i dhunuar të drejtat e të tjerëve.
(Nga libri “Dardani a Shqipëri etnike” të Gani Mehmetajt, botuar këto ditë )

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Të rilind Dardania
» Rita Saliu:Dardania
» Musa Jupolli:Dardania e Rugova
» Enxhi Krasniqi Bardhaj:DARDANIA IME
» Adnan Abrashi: Kosova titiste dhe Kosova ''ahtisariane'' - ngjashmëri apo paradoks!?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi