Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të rilind Dardania

Shko poshtë

Të rilind Dardania Empty Të rilind Dardania

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 06, 2009 9:22 pm

Të rilind Dardania

Engjëll KOLIQI


Që nga dyndja e tyre nga Karpatet, sllavët në Ballkanin Perëndimore sidomos në trojet iliriko-shqiptare kanë sjellë vetëm telashe e tragjedi. Ata gjithnjë, armë kryesore për të realizuar qëllimet e tyre shoviniste dhe hegjemoniste, e kanë pasur formulën e falsifikimit.
Kut turqit otomanë kishin hyrë në Ballkan dhe donin të marshonin gjithandej në Europë, koalicioni i forcave të krishtera (shqiptarët, kroatët, serbët, bullgarët) ishin organizuar t’i stopojnë otomanët dhe e bënë Betejën e Kosovës, më 28 qershor 1389. Meqë mbreti i serbëve – Car Lazari ishte më i moshuari nga të gjithë liderët tjerë, sipas traditave të atëhershme ballkanike, i takonte atij që t’u prij forcave të krishtera në Betejën e Kosovës. Shqiptari drenicak Millosh Kopiliqi, në atë luftë ia kishte prerë kokën Sulltan Muratit, por turqit otomanë nuk ishin larguar definitivisht nga Ballkani.
Serbosllavët kishin filluar menjëherë me falsifikime, duke thënë se ata kishin luftuar me turqit dhe i kishin mundur ata. Ata thoshin se kokën e Sulltan Muratit e kishte prerë “serbi” me emrin Millosh Obiliq. Çuditërisht dhe në mënyrën më naive serbosllavët 28 qershorin e kremtojnë si Festë kombëtare të tyre.
Në vend të vërtetave historike, sllavët mbi trojet tona në Ballkan, që nga mesjeta kanë përdorur mitologjinë shovinisto-hegjemoniste të tyre, për të falsifikuar historinë këndej – nga shekulli në shekull dhe nga viti në vit. Dhe me këto mite liderët e tyre i kanë bindur masat popullore nga radhët e serboslavëve dhe të sllavëve të quajtur maqedonas, që në të vërtetë janë vetëm njëfarë fisi bullgar. Me këto mite ata gjithnjë janë zgjeruar mbi trojet tona, duke i tkurrur dhe duke i copëtuar në disa shtete racën iliro-arbërore.
Mbasi kishte mbaruar lufta e dytë botërore, kryekomunisti i sllavëve të jugut – Tito, në bazë të një historie false e mitologjike të serbosllavëve, atij fisi bullgar i kishte dhënë emrin maqedonas dhe i kishte njohur si komb shtetformues të së ashtuquajturës Jugosllavi.
Gjatë diktaturës komuniste, por edhe në pluralizëm, bullgarët e ashtuquajtur sllavomaqedonasë kishin bërë njëmijenjë projekte antishqiptare – për t’i larguar shqiptarët nga trojet dardane të krahinave të Sharrit, të Pollogut e të Radikës. Me këto marifete dhe me mitologji të fëlliqtë, që i kanë shpjerë deri në falsifikime qesharake, ata ditë më parë nxorën të botuar të ashtuquajturën enciklopedi të Maqedonisë. Sipas asaj “enciklopedie”, që në të vërtetë është një pamflet politik – shovinist, ata thonë se shqiptarët atje janë “ardhacakë nga malet e Shqipërisë” dhe se “po zgjerohen me dhunë në tokat e sllavomaqedonasve”.
Janë mu këto mite dhe formula falsifikuese, që bullgarëve të ashtuquajtur “sllavomaqedonas” po u sjellin shumë telashe edhe me fqinjët tjerë (grekët dhe bullgarët), të cilët me të drejtën e vetos po i pengojnë integrimet euro-atlantike të shtetit sllavomaqedonas – FYROM.
Se ky shtet nuk ka identitet dhe se ky komb faktikisht nuk ekziston, flet edhe fakti se Ministria e Jashtme e Greqisë, duke analizuar këtë enciklopedi, e akuzoi Qeverinë e Shkupit se po falsifikon vazhdimisht historinë. Madje, të ashtuquajturit akademikë maqedonas nuk ngurrojnë të akuzojnë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe, se ata e paskan ushtruar UÇK-në dhe e kanë ndihmuar luftën e tyre në “Maqedoni”.
Edhe shqiptarët po reagojnë gjithkah. Në këto rrethana, ndër të gjitha – çudia më e madhe është, se si shqiptarët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) ende po qëndrojnë në këtë qeveri shovinisto-hegjemoniste, që ka financuar atë enciklopedi dhe nuk do të distancohet nga gënjeshtrat fyese në te. Në këto rrethana është më se patriotik dhe shumë i duhur një vendim i Z. Ali Ahmetit, që ministrat e partisë së tij të dalin nga ajo qeveri fyese dhe anitishqiptare. Bile, edhe deputetët shqiptarë do të duhej të bojkotonin Parlamentin e Shkupit. Ata që ua kanë dhënë votat, nuk i autorizojnë kurrë të jenë në zyrat ku hartohen projektet antishqiptare. Dalja e shqiptarëve nga institucionet shtetërore të FYROM-it në Shkup do të mobilizonte seriozisht bashkësinë ndërkombëtare dhe përfundimisht do të mundësonte rilindjen e Dardanisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi