Blerim Uka: Kanuni është shumë interesant për lexim
Faqja 1 e 1

E kam botuar Kanunin në adresën http://www.kanuniilekedukagjinit.blogspot.com me qëllim që ta lexojnë sa më shumë shqiptarë. Leximi i këtij libri është shumë i mirë për shëndetin mental kombëtar.
Mund t’ju siguroj se është një vepër shumë interesante dhe gjithashtu argëtuese për lexim. Do t’i përjetoni të gjitha emocionet. Do të ndiheni intelektual, do të keni dëshirë të bëni hulumtime, do të qeshni, ndoshta do të qani, ndoshta do të hidhëroheni... Shkurt e shqip, pas leximit të Kanunit do ta ndieni veten sikur në momentin kur dilni nga një film i mjeshtrisë së përsosur.
Kanuni është një vepër e shkurtër prej 106 faqesh në botimin origjinal. Paraprihet nga parathënia e çmuar dhe shumë domethënëse (tupani bie për ata që kanë veshë !) e akamikut at Gjergj Fishta, për të cilin kam respektin më të madh. Ndahet në 12 libra, 24 seksione (krye), 199 nene dhe 1263 artikuj (§.1263).
Mënyra më e mirë, sipas meje, për t’u orientuar gjatë leximit është t’i ndiqni artikujt. Meqë unë e kam botuar të tërin në një faqe, nëse e nderpreni leximin, mund ta shënoni numrin e artikullit dhe, kur të ktheheni, të vazhdoni aty ku e keni lënë.
Nëse e lexoni të tërin përnjehërë, duke i pushuar ngapak sytë ose për të menduar pak me gishtin tregues në ballë, nuk ju duhen më shumë se dy orë.
Këtu poshtë do t’ju jap disa citate të identifikuara me numrin e artikullit. Sicilit citat do t’ia shtoj një koment personal. Me komentin personal, nuk dua të mendoj për juve por qëllimi im është t’ju shtyj që :
së pari, ta lexoni edhe ju Kanunin
së dyti, ta formuloni edhe ju komentin tuaj.
§.63. Tagri i Parbinis ( i dialit të parë).
d) Me kênë derë Vojvodet, djalit të parë të vllaut të parë i perket prîja,
Ky fraksion i artikullit, ju shtyn të mendoni, të bëheni intelektual, kërkimtar. Doni të dini çka është Vojvoda. Bëni kërkime në Google. (Voïvode est un terme d’origine slave, qui désigne au départ le commandant d’une région militaire. Dérivé du slavon, voï (armée) et voda (qui conduit.) Vojvodë është një term me origjinë sllave që cilëson në radhë të parë një komandant të një krahine ushtarake. Është derivat i sllavishtes Voj (ushtri) dhe voda (udhëheqës). = udhëheqës ushtarak serb. Shesheli, i cili ndodhet në Hagë duke u gjykuar për krime lufte, e ka fituar titullin Vojvodë nga çetnikët serbë. Bëni pyetjen : Çka kërkon vojvoda në kushtetutën apo librin e shenjtë shqiptar ?
§.108. Baba edhè në mos pasët djelm, nuk mundet me u lânë bijave as tokë, as plâng, as shpi.
Kjo thënie i vë në kundërshtim me Kanunin, në radhë të parë gjysmën e shqiptarëve, do të thotë të gjitha femrat. Sot femra shqiptare di të mendojë me kokën e vet dhe nuk mund t’ia shesësh për interesante atë që nuk është në interesin e saj. Pastaj, më ketë thënie nuk pajtohen të gjithë ata që kanë logjikë, të gjithë ata që kanë nëna, të gjithë ata që kanë motra, të gjithë ata që kanë bija…Kush mbetet ? Kush pajtohet me këtë ligj të kanunit ? Jashtëtokësorët?
§.135. Thirre e, s't'u pergjegj kush, a rrî e prit, a nisu në pûnë tande.
Ky është një nga ligjet më demokratike të Kanunit: Të gjithë shqiptarët duhet ta duartrokasin. Do të thotë, po deshe bëje një gjë, po deshe mos e bëj. Po qe buzë liqenit, po deshe xhvishu e kërce në ujë, po deshe shiko pak valët dhe kthehu në shtëpi...
§.499. Kanûja e malevet nuk njef uhà me shtojca fitimesh (Fajde).
Ky ligj përkujton ligjin e librin e shenjtë që dominon shtetet arabe. Kam pasur kolegë në universitet nga ato shtete të cilët qaheshin se kjo dogmë i pengon të zhvillohen ekonomikisht. Une nuk thoja asgjë... por, do të mund të qahesha edhe unë me Kanunin. Shpresoj se nuk e rrespekton kush në ditët tona!
§.520. Gjuha âsht tulit e gjithshka bluen.
Pasi e kam lexuar këtë nen, e kam kuptuar pse të gjithë ...gënjejnë, arësye e pa arësyre, të rinjtë, pleqtë, stërpleqtë... A keni takuar ndonjëherë në jetë një shqiptar që nuk gënjen? Ah?
Shikoni mirë tani. As mos qeshni, as mos qani:
Këto sjellje duken si lojë, porsé kàn shkaktue vrasë të pergjegjme shi në trevezë.
§.660. Kafen e mêrr miku, mandej i zoti i shpis.
§.661. Duert në treveze i làn i zoti i shpis, mandej miku.
§.662. Goten e rakis e pin i zoti i shpis e të dyten miku,
§.663. Kashaten e nyjen miku, mandej i zoti i shpis.
§.664. Aj zot shpije, qi e njyete kashaten perpara mikut, late 500 grosh giobë.
A keni nevoje për komente apo nuk keni nevojë...për komente!? Ma merr mendja se duhet të dalë një shqiptare apo një shqiptar (që ka dëshirë e interes ta tërheqë vëmendjen para opinionit botëror) ta fusë Kanunin në librin Guinness si kushtetutën më të çuditshme në botë. Të fillojë gjakmarrja e të vazhdojë me gjenerata për arësye se nuk e filloi ai që duhet gotën e rakisë apo nuk e ngjeu ai që duhet kafshatën… Nuk pot hem asgjë... Të gjitha pretekstet janë të mira për të filluar konflikti. Pse? Sepse konflikti shpiente në pagesën e gjobës derës së…
§.1258. Grueja e vêjë nuk mùnd të gatuej në darsem, as nuk mùnd të qesë ujë duervet, as raki, as me thye bukë, as me veshë e me iu afrue nuses.
Nuk e di se a pajtohni me mua por ky artikull ligji duket më shume bestytni. Në studimet universitare dhe pasuniversitare në administrim biznesi ka shumë lendë të drejtësisë. Kështu, kam lexuar shumë ligje, i kam lexuar kushtetutat e të gjitah shteteve të botës. Askund në botë nuk quhen ligje as nuk kodifikohen si ligje disa gjëra, disa bestytni, disa… si në Kanunin tonë të dashur.
Shpresoj se ua kam dhenë sadopak shijen ta lexoni Kanunin. E kam përgatitur për juve. Ju përkujtoj adresën :
http://www.kanuniilekedukagjinit.blogspot.com
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Blerim Uka: “Prilli i thyer” në frëngjisht: Një gabim përkthimi ose pikpamjeje?

Nusja ime, Sophie Savard-Uka, i ka në bibliotekë dhe i ka lexuar të gjitha librat e Ismail Kadaresë që janë të përkthyera në frëngjisht. Para ca ditësh, më foli për mikpritjen shqiptare duke e quajtur atë si tipar pozitif mbarëjerëzor që futet në kategorinë e zemërgjerësisë dhe të lëmoshës… së moralit të ndonjë feje…
Unë i thashë duke qeshur se po qe në Kanun (e dija se ishte në Kanun!) fenomeni i mikpriktjes nuk mund të jetë pozitiv as për shqiptarët as për njerëzimin.
Sofia u ngrit dhe e mori në raftin e sallonit romanin “Prilli i thyer” të përkthyer në frëngjisht nga Jusuf Vrioni (Avril Brisé, Fayard,1982.) Filloi ta shfletonjë dhe u ndal në faqen 86. E preku citatin: « La maison de l’Albanais est la demeure de Dieu et de l’hôte. »
Menjëherë e kuptova se përkthimi ishte i shtrembëruar: Thuhej disi: « Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e të zotit. » Thënë kështu, shprehja mund të duket qesharake në shqip. Fjala frënge « hôte » e ka kuptimin « mikpritës », « dikush që pret njërëz në shtëpi ». Pra përkthimi e ka afërsisht kuptimin që vijon: « Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikpritësit.»
Ta shohim tani ku është problemi. Sa i përket Zotit, nëse shtëpia e shqiptarit është e Zotit, edhe shtëtia e francezit, amerikanit, gjermanit…është e Zotit…edhe gjethet janë të Zotit, edhe qimet janë të Zotit edhe qelizat janë të zotit...
Problemi këtu nuk është te Zoti por te miku. Mendoj se nuk ka gjë të keqe të jetë njeriu mikpritës kur nuk i prishet rehatija dhe konforti në shtëpi, kur vizita bëhet me paramendim, planifikim e pëlqim të shtëpiakut. Fundi i fundit, njeriu është qënie shoqërore : ka nevojë të shkojë në vizitë dhe të presë.
Por, në Kanun, miku dhe mikpritja kanë një dimension të veçantë. Në paragrafin 602 të Kanunit thuhet : "Shpija e Shqiptarit asht e Zotit dhe e mikut".
Nuk e vë në dyshim këtu përkthimin e Jusuf Vrionit por jam i bindur se stafi botues e ka modifikuar atë fjali sepse në kuptimin që ka ai "ligj" në shqip, nuk ka asnjë kuptim në frëngjisht. Në të kundërtën një pohim i tillë do të ishte joligjor në frëngjisht. Në një shoqëri të civilizuar, shtëpia është një hapsirë padhunueshme dhe u përket atyre që jetojnë në të. Ata që jetojnë aty mund të çlodhen, të shijojnë lumturinë familjare, intimitetitn e tjera.
Sipas këtij citati të Kanunit, shtëpia i përket të huajit. Jam i bindur se ky ligj apo kjo traditë ka krijuar një psikologji shumë të çoroditur në shoqërinë shqiptare siç është mosrespekti i pasurisë dhe jetës së tjetrit. Fatkeqësisht, nuk është i vetmi ligj në Kanun i këtij lloji.
Si në të gjitha shkrimet tjera të shkurtëra, edhe kësaj here, ju ftoj ta vërtetoni artikullin 602 të Kanunit në adresën : http://www.kanuniilekedukagjinit.blogspot.com .

Blerim Uka: Kanuni… i Lekë Dukagjinit ?!

A është libri me titull « Kanuni i Lekë Dukagjinit » një kanun i Lekë Dukagjinit?
Gjatë leximit të Kanunit: http://www.kanuniilekedukagjinit.blogspot.com nëse jeni sadopak kritik dhe i shikoni rrethanat e përshkruara, botimin, e tjera…ndoshta mund t’ia bëni vetës pyetjen: A është e drejtë që ky Kanun të quhet “Kanuni i Lekë Dukagjinit” apo jo?
Përgjijga në këtë pyetje mund të trajtohet në tri aspekte: afirmative, me rezervë dhe negative.
Së pari, të shohim përgjigjen afirmative. Nuk mund të mohohet fakti se përmbledhja e folklorit nga At Shtjefën Gjeçovi e botuar në vitin 1933, katër vite pas vdekjes së autorit (Gjeçovit) e mban titullin “Kanuni i Lekë Dukagjinit.” Dihet se titulli ka influencë të madhe për të paragjykuar një libër. Pra, kështu e ka titullin një libër, parathënien e së cilës e ka shkruar At Gjergj Fishta. Faktet janë të pamohueshme.
Së dyti, sa i përket aspektit të vënies në dyshim të kësaj teze, vetë Gjergj Fishta në parathënien e tij i lë historisë të konfirmojë se a është kanuni i Lekë Dukagjinit apo jo. Ja një citat nga parathënia: “Por pse i thonë: i Lekë Dukagjinit? qe nji çashtje e cilla enè nuk âsht zhvillue krejt mirë e me sugurí të plotë. Nji palë thonë, se quhet i Lekë Dukagjinit, per arsye qi ky Leka e paska mledhë e kodifikue i pari. Ktij mendimi duket se ká kêne edhè Dr. Milan Šufflay, i cilli ne librin e vet «Serbtë edhè Shqyptarët» (perkthye prej slavishtes) thotë në faqe 90 – «Gojdhâna, mbas së cillës këto zakone ligjare të quejtuna me êmnin «Kanuni i Lekës», âsht në lidhje me Lekën III. Dukagjinin» (1459-1479).”
Kështu, akademiku shqiptar Fishta e përfundon parathënien e tij : “Per ket punë thonë nji palë, se Kanuni quhet i Lekë Dukagjinit, jo pse ká kênë kodifikue prej Lekë Dukagjinit, por pse ká kên zbatue nder «Lekë» e «Dukagjin»; pra: «Kanuni Lekë-Dukagjin», e jo i «Lekë Dukagjinit». Kto çashtje tash i zhvillon me kohë historija.”
Së treti, sa i përket përgjgjes negative, me një fjalë, libri që quhet “Kanuni i Lekë Dukagjinit” nuk ka qenë i kodifikuar nga Lekë Dukagjinit, mund të kalojmë në aspektin historik e shkencor. T’i marrim si analizë tri fjalë nga kanuni: “duhani”, “kafja” dhe “pushka.” Këto tri fjalë emërojnë tri prodhime në Kanun sikur të ishin ato në kulmin e përdorimit të tyre. E vërteta është se këto produkte kanë arritur në trojet shqiptare, Ballkan ose Evropë shumë vjet pas vdekjes së Lekë Dukagjinit.
T’i shohim tri fjalët:
Fjala “DUHAN” (duhàn). Edhepse nuk kam parë shumë kushtetuta e ligje në botë që kodifikojnë pirjen e duhanit (tani ka filluar të ndalohet konsumimi i tij në nvende publike) ajo që me intereson këtu është termi i cili përdoret në Kanun. Princi Lekë Dukagjini ka vdekur në vitin 1459 ndërsa Kristof Kolomboja e ka parë për herë të parë duhanin kur ka shkuar në Amerikë në vitin 1492, pra 33 vite më pas. Imagjinoni sa kohë ka marrë të komercializohet duhani në Evropë e në Shqipëri!!!
E përpoqa ta numëroj fjalën “KAFE” në Kanun dhe qëllova në të së paku 16 herë. Ju jap një citat nga Wikipedia në anglisht dhe në frengjisht. “Në vitin 1583, një mjek gjerman, Leonhard Rauwolf, pasi u kthye nga një udhetim 10 vjetësh nga Lindja e Mesme, ,ishte evriopani i parë që foli për kafen… » Pra, vëtëm është folur për kafen në Evropë 122 vite pas vdekjes së princit Lekë Dukagjini. Imagjinoni sa kohë ka marrë te komercializohet kafja në Evropë e në Shqipëri!!!
I gjithë Kanuni, përmbledhje folklori nga Gjeçovi, përbën një libër të vogël prej 106 faqesh. Ka rreth 41 500 fjalë. Fjala me origjinë sllave “PUSHKË” përdoret në Kanun së paku 79 herë. A u ngjan kjo gjë ligjeve tjera në botë?... Nuk është tema këtu. Këtu duam të analizojmë atë që vijon: A ka pasur pushkë në kohën e Lekë Dukagjinit, ku në të gjitha imazhet e shohim bashkëkohasin e tij Gjergj Kastriti Skënderbeun me shpatë në dorë e jo me pushkë në dorë?
Ka gjurmë në histori se pushka ka pasur disa forma primitive që nga shekulli i 17-të por formën e asaj “grykhollës” që përshkruhet në Kanun që bartet mby supe e varet, e tjera... nuk ¨ka pasur para shekullit të 19 të, mëse tre shekuj pas vdekjes se Lekë Dukagjinit. Imagjinoni sa shumë ka dhënë kontribut Kanuni komercializohet pushka në trojet Shqiptare duke përdorur strategji komerciale të nivelit të ulët dhe duke keqpëddorur emrin e princit!!!
Unë mendoj se përmbledhja e folklorit në lidhje me zakonet dhe traditat nga Gjeçovi është konribut i madh për popullin shqiptar sepse i shkruar Kanuni çmitizohet dhe mund të analizohet, siç po bëj unë tani. Jam i sigurt se pasi ta lexoni, edhe ju do të keni një botëkuptim tjetër për Kanunin. I kam bërë shumë herë pyetjen vetes se po të kishte qenë gjallë Gjeçovi kur është botuar kanuni (4 vjet pas vdekjes së tij) a do të kishte pranuar që t’i vihet në titull emri i Princit të kohës së Skënderbeut?
Titulli “Kanuni i Lekë Dukagjinit” i vënë në një përmbledhjeje folklori që është kodifikuar si kod apo ligj (formë e cila e bën kodin më sharlatan në botë dhe e turpëron tërë popullin shqiptar në botë) është mungesë e respektit ndaj Lekë Dukagjinit dhe nënçmin i gjykimit dhe intelegjencës së të gjithë shqiptarëve të alfabetizuar.
Më në fund, meqë ra fjala tek flalët, një nga fjalë më të përmendura në Kanun është edhe termi “GJAK” (në kutimin “gjakderdhje”, “vrasje”,“krim...”) Shkoni në adresën http://www.kanuniilekedukagjinit.blogspot.com dhe numërojeni atë fjalë ose bëni kërkime tjera sipas dëshirës dhe imagjinatës suaj.

Similar topics
» Blerim Uka: E kujt është shtëpia e shqiptarit?
» Blerim Shala:Partia që është Shtet
» "Rasti Kleqka", dëshmitari "A" është Sokol Dobruna, dënoi Blerim Kuçin me pushkatim
» Daci: Kryeministri është shumë “frajer”
» Tema e antikitetit është shumë e dashur për piktoren

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi