Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Matilda Doka: Paraja

Shko poshtë

Matilda Doka: Paraja Empty Matilda Doka: Paraja

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 19, 2009 8:45 pm

Matilda Doka: Paraja N1474183357_5826
Matilda Doka: Paraja

Sa të shenjtë e ka vlerën për këta mikroskopikët!
Edhe morali... që ata shesin....po u blihet lirë.
Vetëm hiri që do u zërë një mm vend...
pas vdekjes do jetë falas besoj...!!!
Ore po janë bërë bosa këta ...edhe pse e shesin lirë nderin...
si duket nuk lanë nder pa shitur...
.........................................................................
Me një sy hapur e një mbyllur ..alarmin mallkova..ashtu si bëj përditë...
Ju betohem ,është i vetmi që mallkoj.....se e di që nuk i ndodh asgjë ...
përderisa i ka rezistuar kohërave.....normale!
Duke u zvarritur po laja dhëmbët....e nga dritarja ...ç`të shoh ...
më tërhoqi vëmendjen dikush që ishte ngjitur në Jonosferë e diç po grricte me thonj pa pushim.
.....e veç kur më erdhi rrufe,një rreze drite....e ashpër deri në verbim!....Dielli dukej i acaruar!
Nuk ishte faji i tij.....rrugën për të lëshuar rreze të dëmshme e kishte të lirë.Mbylla sytë fort se më dogji shkuma....ndërkohë që po laja sytë ....e kështu nuk e pashë më atë dordolecin atje lart.
Duke ikur për në punë...e dendësuar mjegulla,sa vinte e më ngacmonte më tepër majën e hundës ....që më krijonte një ndjesi për të qeshur ....por desh u përplasa me një makinë ....të madhe... të zezë...goxha luksoze...
-Zysheeeeee...si je?-degjova dikë të fliste nga brendësia e saj.
Ishte X...një shok i gjimnazit.....zbriti të më takonte....Gjithë respekt bëri një përshëndetje franceze...siç i bënte zyshave kur ishim në shkollë!
Këtë njeri...(që ka mbetur tre herë në klasë të parë e të pestë,dy herë në vit të parë e që prisja të mbeste dhe një herë në vit të katërt,por nuk mbeti ,se dha para...)...kurrë nuk e kuptova se si erdhi deri në Universitet të Tiranës....Isha e vogël ateherë dhe nuk e kuptoja thellë një çudi kaq të madhe.
-Po ti?-e pyeta e habitur.....
Si je?
-Ja erdha se doja të takoja një shok....Mirë fare...këtë vit mbarova ekonomikun në UT......
-Vërtet?-e pyeta e shtangur komplet.....
-Aman se dhashë para dhe ti si bën...nuk më kushtoi shumë diploma...dhjetemijë euro.
Qeshte me të madhe me hutimin tim..
Ej po ty të çuan ne fshat?-më pyeti....aman ...këta të PD-së....hahahaha....sa fare që janë ....po me ty ç`patën....kontigjent i rrezikshëm lale....hajt mos u mërzit se do rregullohesh....
-Po mirë ndonjë gjë tjetër?-më thoshte duke pyetur pa pushim...kishte kohë që ishte larguar nga këtu...se ku banonte tani nuk ma tha kur e pyeta...punë për të.
-E di që kam marrë shumë tokë këtu?...po as nuk kam ndërmend të kthehem...aman...shyqyr që ika ...po them të hap një kolegj vajzash....si thua e kam menduar mirë?-më pyeste sikur isha unë e fundit që do i vija vulën vendimit të tij.
-Po do shumë para more djalë?-e pyeta e çuditur.
-Lal,po tetat andej....për kë mendojnë?-ma ktheu.
Aha...mendova......Ndërkohë .....vazhdonte të më pyeste për bashkëmoshatarët.....ishte xhentil edhe pse ishte më i madh se ne..!
-Mos më thuaj që je akoma beqare?-më pyeti dhe u çudit kur i thashe..po.
-Nuk ka burra perfekt sot o goceeeee.
Ndërkohë që fliste ngrinte shpesh supet si by amerikan......
-E di.....po ti?- e pyeta që mos më ngrinte më nervat se nuk më linte të flisja gjysëm fjale.
-Çfarë thua?-pyeste në vend që të përgjigjej...
Ej kam një shokun tim....është rob zoti...besnik në kulm....muajin që kaloi doli nga burgu...A të ta bëj ty...është bos budallalqe....mos i bjer të mirës me shqelm....
-Ore po ti paske rrjedhur fare....unë të dija,po jo kaq....çfarë po flet mor je në terezi?-i thashë duke e kuptuar dhe vetë që e ofendova....
-Unë po moj kam rrjedhur...po ti paske ikur për....
E kupton ti që atij i luten femrat nga të gjitha llojet?-më pyeste për të më bindur...dhe si për çudi e folura e tij sa vinte e bëhej më bindëse.....
Unë hapja sytë me shthurjen e tij....kurse ai me obskurantizmin tim.
-Nejse e lashe atë muahabet..na thuaj ndonje gjë tjetër?-më pyeste prapë gjë që unë s`do merrja më guximin për t`i folur...se shoku im i klasës kishte fluturuar shumë lart....
-Aman më thuaj...boton akoma libra?-tha dhe bënte sikur më dëgjonte me interes.
Të lexova një poezi këtu në FB...m`u duk interesante....aman kur më kujtoheni ju një grup vajzash ne gjmnaz...bababa...alergji ju kisha se mendjen te mësimet...ma shpifnit....për zotin....hahahaha....-vazhdonte të qeshte me të madhe se e dinte që po më nervozonte....
-E në fakt gabim kemi bërë se na griseshin fletoret duke ua dhënë juve për të kopjuar.....
-Hahahaha-qeshi dhe vuri dorën në kraharor si shenjë falenderimi.
-Ej po më thuaj më qafsh kush të çoi në fshat?-vazhdoi të më pyeste.
-Po Ata pra që të lartësuan Ty...nuk i njeh?-ia ktheva....
Shtrembëroi buzët se nuk i erdhi mirë...
-Ej po më erdhi vërtet keq për ty se ke qënë vajzë e urtë...po keshtu janë bërë kohët o motër...sot je nesër s`je....e të shtyp ndonjë makinë si desh të shtypa unë sot...uh...nje sekondë...me fal eeee?-më tha dhe nxori celularin nga xhepi.
Ia mbylli pa i folur....
-Aman dhe ky me çau kokën....e di kush është?-më pyeti.
-Jo nga ta di?-i thashë.
-Deputeti i zonës...më thotë të filloj te zyra e punës....bah pse çfarë jam unë...s`ka.... po më futi atje ku dua unë po...hë si thua ti?-më pyeste mua që as e kisha idenë për çfarë ëndërronte ai.
-Po futu mor djalë...ç`pret më?-e pyeta...
-Jo moj jo...dua një vend tjetër ......s`ka rëndësi ....dhe nuk ma tregoi....
-Kollaj kur rrija si zagar gjatë fushatës ..Kur vjen puna për vota ,blejnë me pare të zinj e të bardhë këta si në kohën e xhaxhit...që na rrasi në kopenë socialiste..
-Hajt të çoj unë në punë?-më tha dhe hapi derën e makinës.
-Jo jo se po pres autobuzin...e di sa më pëlqen të udhëtoj?-i thashë dhe i zgjata dorën për ta përshëndetur.
-Ah moj korbë...s`paske ndryshuar fare...si ne kohën e gjimnazit ku s`guxoje të flisje një fjalë se rrudhosje vetullat...ika ika....dhe ndrysho lale...hiq dorë nga poezitë e ktheu me këmbë në tokë...
Ej kam nje timin ne ministri ...a t`i them për ty..... për një vend pune?-më pyeti duke pritur miratimin...vetëm se është pak qejfli dreqi dhe e di që do të ngacmojë...nejse ika se ti më flliq...je dhi mali....-tha dhe me pa duke buzeqeshur....
-Ore po më fyen .....si të jem pra dele fushe?-i thashe .
-Po jo o goc po ndrysho pak...-më tha me një ton jo më si të një gangsteri bos.
-Po kam ndryshuar pra...jam bërë dhi fushe....
-Hahahahaa-qeshi me të madhe....nuk i le këto shprehjet ti?-më tha....
qesha dhe vetë....duke shoqëruar të tijën.
-Të duket paraja Gjithçka?-e pyeta.
-Gjithçka nuk quhet Para?-më pyeste me të njejtin ton....duke më drejtuar shikimin për te xhepi i brendshëm i kostumit......dukej që kishte një shumë të madhe parash.
-Mirë..mirë vazhdo e thith ajër të pastër fshatare e lumtur....po kur të të vijnë mend do jesh me tre këmbë.....do të bëj një bastun dhuratë-më tha duke qeshur e duke u futur në makinë,pasi më përshëndeti.
Hapi xhamin e makinës dhe më tha.
-Do behesh me bastun....kurse unë vetëm tespijet do numëroj...ah harrova dhe paratë...hahahaha...u largua duke qeshur....
Nga njëra anë më vinte mirë që ndihej i lumtur...por kur mendoja seç`para qarkullonin për të arritur lumturinë e tij.....më vinte keq...ashtu si atij që i vinte keq për mua që nuk isha në atë vend pune që mertoja....
Kaluan kohë....dhe nuk po ia ndjeja kurrkund as zerin dhe as emrin...shokut tim gangster e trazovaç,por që e karakterizonte shpirti më rebel i kohërave....as nuk kisha ku te dëgjoja se ç`u bë me të....isha kurioze a e vunë atje ku donte ai?..........por nuk e dija që një ditë prilli e me diell të nxehtë pas shiut e kishin vendosuar atje ku ai pa dashje tentoi te vendosej....edhe pse atë vend po e gërmonte me veprat e fundit që kish bërë...në vend që të mësoja për shokun tim të klasës diçka më tepër ...para syve në qytetin Y.....përkutimorja njëvjeçare qëndisur me emrin e tij....u shokova...ne heshtje dhe pa zë .ecja dhe mendoja për bosin që ishte larë gjatë gjithë kohës me para....
Gjatë çarjes së mjegullës ...rrugës për në fshat.... simfonia e kafshëve dhe tingujve brilantë të tyre....më largoi paqësisht...prej luksit.....zhurmës...parasë...imoralëve...politikës...që është..shkaktare e të gjitha të parave...Më spërkati vesa...mjegulla....vazhdonte më lagte lozonjare..e bindur se më pëlqente kjo ndërhyrje e saj...e më pas Dielli...që më ngrohu shpirtin...e që unë në atë Mbretërin e Qetësisë sime...thyej arrat e pjekura të pemës së madhe që kam mbjellë me miqtë e mi më të mirë...për t`i servirur...Bakllavanë tradicionale...në festën e ndërrimit të viteve.




Matilda Doka: Paraja 10844_1147428693938_1474183357_30360663_6051770_n


Matilda Doka: Paraja 10844_1147428733939_1474183357_30360664_5315765_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi