Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Matilda Doka: Të Shtrenjtit tim

Shko poshtë

Matilda Doka: Të Shtrenjtit tim Empty Matilda Doka: Të Shtrenjtit tim

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 23, 2009 9:11 pm

Matilda Doka: Të Shtrenjtit tim N1474183357_7587

Matilda Doka: Të Shtrenjtit tim


Në këtë ditë-natë -Jetë....
legjendat hepohen,
duke ekzaltuar epshin...
pllakosur në afresket e shpirtit.
Të kam kaq larg..
dhe pranë të ndjej!
Emri..
Afshi..
Frymëmarrja...
.....kopsa m`u ngjitën......
.......................në këmishën,
..................................arnosur
..........me brengë....................
e dëshpërim-salduar,
përmasat e së cilës....
..........................buçasin mallim!
Kurrë mos u flijo për mua...
misionin do ta zhduk...
në grimca-atomi-tretur...
ograjave......
se të dua të plotë....
.............................pa t`u regjur...
.....membranat....kundrejt...
.............ombrellave-hijena-vargëzuar,
që të balsamosën dëshirën,
prej pasioneve-thyer.
Më je i bukur....
...................................sa më s`ka.....
për syrin tim...ku atje plotësohet..
vizioni optik i kohërave.
E ashtu fuqishëm.....
shikojmë të dy...
atje ku dhe drita s`hyn...
atje ku dhe shpejtësia maksimale e saj,
konkuron
me hapin e breshkës...
...............................................
Nuk më tremb aspak,
rrëmuja bërthamore....
e djajve që tentojnë....vazhdimisht
për të më vjedhë pushtetin....
Zilia
kurdoherë më ka armatosur....
thesare...
e keshtu unë derdh plumbat-ar...
mbi anti-humanin-shtazë.
Lufta për mbijetesë......
....virtytin qërroi....
..............dhe vesin jehoi.
....pikërisht këtë që vozit-liri.
..............................................
Të modeloj çdo ditë...
me plastelinën time...
duke të konturuar....
linja e nënlinjat...
më të veçanta njerëzore.....
.....duke t`i mbyllur.....
...........hendeqet-baltosur....
..................që të gjurmoi Koha.
E ashtu më je i bukur...i plotë..
si askush tjetër në botë.
..................................................
Mos m`u bëj Nosit...
duke më shfaq stomakun...
më ji veç i imi...
në do të të jap Hakun.






Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi