Një projekt tjetër i guximshëm i Mjedës
Faqja 1 e 1
Një projekt tjetër i guximshëm i Mjedës
Një projekt tjetër i guximshëm i Mjedës
Nga Mentor Quku
Në kujtim të Mjedës, në ditën e lindjes
Mjeda filloi të punojë seriozisht për Budin në vitin 1930 dhe vazhdoi në këtë rrugë deri në fund të jetës. Vdiq me Bud në dorë. Provohet se Mjeda ka pasur në dorë dhe është interesuar për Doktrinën e Budit më herët se sa kemi menduar. Nxënësit dhe dishepujt e tij kujtojnë se Ndre Mjeda ecte “nëpër rruginat e Seminarit me Bogdan e Bud nensjetull”. (1)
Deri vonë mendohej se të gjithë veprat e Budit kishin humbur: njihej vetëm Doktrina e Krishtenë, botim III, (Romë, v. 1664). Do të duhej të vinte viti 1930, që në ketë fushë të dijes të hynte me plot autoritet një gjuhëtar i klasit botëror, i pajisur me një këmbëngulje dhe vullnet të çeliktë, Dom Ndre Mjeda, që studimet në këtë fushë të fitonin një hop cilësor. Mjeda e vlerësoi Pjetër Budin si poetin e parë shqiptar, si letrarin patriot, si luftëtarin e zjarrtë për lirimin kombëtar, ndërsa, veprën e tij, si një thesar të vërtetë të gjuhës shqipe. Mjeda hartoi projektin më ambicioz dhe punoi gjatë, për gati një dhjetëvjeçar, për studimin, transkriptimin fonetik, komentimin dhe ribotimin e veprave të Budit. Do të duhej një gjuhëtar i shquar, si ai, shumë i kulturuar dhe shumë i arsimuar, që ti hynte kësaj pune kolosale.
Syri vëzhgues i Mjedës kishte vërejtur se e folmja e gurabardhasve nuk kishte pësuar ndryshime dhe se ajo ruante shumë gjëra të përbashkëta me të folmen e Budit: (2) “Prifti katolik Z. D. Ndre Mjedja, i shoqnuem prej deputetit të Dibrës Z. Kol Mjeda, niset sot për Gurin e Bardhë për të ba studime mbi gjuhën e popullatës s’atjeshme. Kjo vizitë u shkaktue nga studimi i librit t’Imzot Pjeter Budit, lindur në Gurë të Bardhë, i cili libër u botue në vitin 1621 dhe formuen objektin e studimit të Z.-it D. Ndre Mjeda. Vizituesat do të bajnë nji krahasim midis librit në fjalë dhe gjuhës të asaj krahine, e cila thuhet se gjuhën e ka mbajtun të pa prekun, me qenë se nuk merr asi...nuk jep martesa në krahina të tjera.”
Interesimin e Dom Ndre Mjedës për veprat e panjohura të Pjetër Budit, e mësojmë përmes kronikës së deputetit të Dibrës, Kolë Mjeda, botuar në Leka. (3) Në moshën 64 vjeçare, gjuhëtari Mjeda, ndërmerrte një udhëtim të vështirë me kalë deri thellë në malësitë e Matit, për të gjurmuar të folmen e gurabardhasve, për të gjetur pika takimi me të folmen e Pjetër Budit. Udhëtimi në vendlindjen e Budit, na kujton ekspeditën tjetër shkencore, atë që ai ndërmori në krahinat e Elbasanit (maj 1917), për të gjurmuar veçoritë e të folmes së elbasanishtes, variant i gegërishtes jugore, për të cilin, Komisia Letrare e Shkodrës kishte vendosur që të vihej në themel të gjuhës së shkruar, të unjisuar, shqipe.
Ekspertiza në Gurin e Bardhë bënte pjesë në metodën krijuese të gjuhëtarit tonë, pjesë e projektit të tij për gjurmimin, studimin, transkriptimin fonetik dhe botimin e veprave të panjohura të Budit. Mjeda ka kërkuar gjuhën e Budit për të krijuar ura lidhëse mes dy kryedialekteve që, me kalimin e kohës, u larguan fonetikisht. I referohemi vlerësimeve në këtë pikë të rev. “Leka” që trajtoi problemin e gjuhës së shkruar të përbashkët: (4) “U xu me gojë këto dit edhe auktoriteti i Dom Ndre Mjedës. Dom Ndre Mjedja, gramatolog, glotolog e letrar i madh pernjiheri ka kenë me të sakt nji nder antarë ma kompetentë të Komisis Letrare Shkodrane qi dau unjisimin e giuhës në temel t”Elbasanishtes. Por na sot guxojmë me thanë se në Revistën tonë Dom Ndreu “defunctus adhuc loquitur”, sado i dekun flet ende...Vezhgues i kaditshem i shkrimeve të vjetra, qysh me kohë ishte kujtue për atë fenomen qi fort bjen në sy nder to: gegnishtja e tyne ma pak ndryshon prei tosknishtje së bashkohtarëve të tyne se gegnishtja e jonë prej tosknishtes së soçme. Kishte vërejtë edhe se në shumë krahina të veçueme të gegnis trajtat e vjetra t’asai shqipje ma të njinjishme ruheshin bukur mirë. Ky kje gjenezi is tudimit të ti përmbi Budin. Budin e zgjodh veçanarisht (pa lanë në harresë as tjerët) pse nder ma të vjetrit, e pernjiheri edhe mjaft i mirë si gramatik e si shkrimtar. E prei Budit e prei popullit, me krahasime me ndimë të dijes së thellë së vetës në lamë glotologjike, xuer pak ka pak e me evolucjone të padame theorin e vet gramatikore edhe orthografin. Mjerisht e xuni deka pa e lanë të kristalizote plotsisht theorin, e cila me të sakt do t’ishte kenë nji hap i mirë kah unjisimi. Na la vetëm botimin e vogël e jo ende të persosun “Vrejtje mbi artikuj e premna pronës” e orthografia qi përdorë sot revista e jonë, të cillën na e mësoi praktikisht tue qortue, me nji punim të giatë qi vazhdoi deri pak para deke, perkthimin tanë t’Unjillit të Shën Markut qi asht tash në shtyp. Nji punues njaq i persosun vonë e vonë ka per të mujtë me ja xanë vendin Dom Ndreut.”
Ekspedita në Gurë të Bardhë, ashtu si ekspedita 13 vjet më parë në Gurakuq, nuk ishte për Mjedën një shëtitje turistike, as si shkak për një frymëzim të ri poetik: kishte kohë që paleografi Dom Ndre Mjeda e kishte mbyllur atë kapitull. Mjeda kishte ndërtuar planin e tij me qëllim që të ribotonte librat e Budit duke arritur një besnikëri në shqiptimin e tekstit. Me transkriptimin fonetik të teksteve të vjetra, ai donte të gjente tingujt përmes shkronjave. Kjo sipas metodës së Mjedës ishte mënyra më e përsosur, megjithëse më e vështirë, për të ribotuar librat e vjetër të autorëve tanë të traditës. Përmes krahasimeve, të folmes së gurabardhasve me gjuhën e Budit, ai kërkonte të bënte një ribotim sa më shkencor. Sipas Çabejt “Transkribimi fonetik përbën strumbullarin ndër botimet e ndryshme të një shkrimi të lashtë. Prandaj rreth tij grumbullohen dhe shumica e problemeve, si çështjet e veçanta, si ato që kanë karakter të përgjithshëm e parimor. Nga të parat përbëjnë problem sidomos disa grafi të vështira, të cilat lënë shteg për më se një interpretim fonetik. E vështirë paraqitet disa herë edhe puna e akcentit, ajo e kuantitetit e në tekstet gegërisht ajo e vokaleve nazale. Në problemet me karakter parimor zënë një vend të parë sidomos alfabeti, karakteri i gjuhës e ortografia, kjo veçanërisht në lidhje me ndarjen e me bashkimin e fjalëve. Sa kohë që alfabeti është shprehje grafike e shqiptimit, me zbërthimin e atij brenda një teksti lidhet puna shkencore e një transkribimi fonetik.. .Për transkribimin fonetik të një teksti ka rëndësi të njihet karakteri i përgjithshëm i gjuhës së tij. Transkribimi lehtësohet kur dihet krahina prej së cilës rridhte autori; sepse në vijë të përgjithshme do të pranohet që një shkrimtar, sidomos të vjetrit, është mbështetur kryesisht në dialekt të vet. Kur dihet pra se cili është ky dialekt, mund të krahasohet gjuha e tekstit me këtë, si një metodë pune që sqaron sidomos disa vise të vështira të tekstit...Në zbatimin e kritereve të përgjithshme si dhe në zgjidhjen e çështjeve të veçanta puna e transkribimit duhet të ecë me akribi filologjike e me hapa shumë të matura e të përpiqet të arrijë një saktësi sa më të madhe. Qëllimi fundor është që me këtë të jepet një pasqyrë sa më besnike e gjuhës së autorit...” (5)
Përmes këtyre silogjizmave dhe vlerësimeve, ne mund të rindërtojmë në tërësi projektin ambicioz të Mjedës, si dhe lidhjet në mes të ekspeditës në Gurë të Bardhë(1930), kërkimeve këmbëngulëse të Mjedës për gjetjen e librave të panjohur të Budit, përpjekjeve të tij për ribotimin me transkriptim fonetik të pjesëve të Pasqyrës së të Rrëfyemit (1932), si edhe përgatitjes së lartë teorike e praktike, në fusha të ndryshme të dijeve filologjike të Mjedës, si, glotologjia, dialektologjia, etimologjia, tekstologjia, paleografia, ortografia, kaligrafia.
Ku qëndron hopi cilësor që sollën studimet e Mjedës mbi Budin? Të gjithë para tij shkuan deri në identifikimin, zbulimin dhe prezantimin e veprave të Budit. Mjeda qe ai që hartoi projektin më ambicioz dhe punoi gjatë e më këmbëngulje për studimin, transkriptimin, komentimin dhe botimin e veprave të Budit. Do të duhej një gjuhëtar i shquar, shumë i kulturuar dhe i arsimuar, njeri me vullnet të hekurt, me karakter e këmbëngulës, si Ndre Mjeda që t’i hynte kësaj pune kolosale. Por do të duhej që të vinte viti 1925, që Ndre Mjeda të arrestohej, të privohej nga mandati i tij përfaqësues në Asamblenë Kushtetuese, që ai të drejtonte energjitë dhe dijet e tij në fushë të studimeve të autorëve të vjetër e të Budit konkretisht.
Përsëritet historia. Ishte në traditën e fshatit Guri i Bardhë, me zakone konservatore, ku nuk bëheshin martesa me fshatrat përreth, ku për këto arsye gjuha e të vjetërve ishte ruajtur deri në ditët më të vona. Syri vëzhgues i Mjedës kishte vënë në dukje se e folmja e gurabardhasve nuk kishte ndryshuar shumë në kohë, gjë që e shtynte në përfundimin se ajo ruante shumë gjëra të përbashkëta me të folmen e Budit, pavarësisht nga distanca e madhe kohore (6) .
Për fat të mirë kemi trashëguar një kronikë të hollësishme të ecurisë së kësaj ekspedite. Itinerari i ekspeditës: Dom Ndre Mjeda ka shkuar me autobusin e linjës për në Tiranë, ku është bashkuar me deputetin e Dibrës, shkodranin Kolë Mjeda. Mendohet se ishin kushërinj. Me siguri ata duhet të kenë pajtuar fshatarë me kuaj që do ishin udhërrëfyes. Ekspedita ka filluar me kalë më 19 qershor 1930. Ishte parashikuar një udhëtim i vështirë, por me qëllim ishte zgjedhur muaji i qershorit, kur në majat e maleve nuk kishte borë. Rruga kalonte në shtigje të ngushta, dhe realizohej vetëm me kuaj të sprovuar në ato rrugë të thepisura, buzë greminave. Rruga në vijë ajrore ishte vetëm rreth 25 km, por ajo u përshkrua nga 64 vjeçari së bashku me suitën e që e shoqëronte për dy ditë. Guri i Bardhë ishte një fshat malor, atje pas maleve të Dajtit, në rrëzë të shpateve veriore të Malit me Gropa. Historikisht ky fshat është i përmendur sepse ishte pikë me rëndësi në rrugën që nisej nga deti Adriatik a kalonte nëpër mat e Dibër. Aty pranë ndodhet edhe kalaja e Skënderbegut, me emrin Portalba. Njihet pasioni i Ndre Mjedës për kuajt, si edhe që ai ishte një kalorës i zoti. Itinerari ka kaluar nëpër Tufinë, Shkallën e Tujanit, luginën e lumit Ishëm. Mbas një dite udhëtime të lodhshëm natën e kaluan në Hanin e Zallit. Heret, në mëngjesin e datës 20 qershor, janë nisur në drejtim të Qafës së Morizës, në mes të dy majave të Malit me Gropa, Maja e Kotit, (1391 m.) dhe Maja e Bastarit (1740 m. ). Në fshatin Guri i Bardhë kanë arritur në kohën e drekës. Gjithë pjesën tjetër të ditës, Ndre Mjeda, ka pasur kontakte me banorë të fshatit Guri i Bardhë. Banorët e fshatit kishin ruajtur konfesionin katolik deri në kohët më të vona. Ato as nuk japin dhe as nuk marrin me fshatrat përreth. Mbasi, përfundoi ekspertizën gjuhësore, dom Ndreu së bashku me shoqëruesin e tij, Kolë Mjedën, janë nisur më 21 qershor në rrugën e kthimit, kësaj radhe, përmes një itinerari tjetër, nëpër luginën e lumit Mat, në drejtimin Jug-Veri, për shkak se terreni është në zbritje: Kanë fjetur natën e parë në Bershê dhe natën tjetër në Burrel. Më 23 qershor kanë kalëruar nëntë orë në rrugën Burrel-Krujë. Në vitin 1930, rruga automobilistike Burrel -Krujë, pothuaj, ishte përfunduar, ndërsa me përfundimin e Urës së Matit, Tirana me Shkodrën, janë të lidhura me linjë automobilistike të rregullt. Mjeda ka filluar të paktën 1930 të mendonte të interesohej për Budin e gjuhën shqipe të përdorur prej tij. Duke e parë këtë çast në kuadrin e angazhimeve të mëvonshme të Ndre Mjedës, kuptojmë se Mjeda ka menduar të njohë gjuhën e Bardhit të ruajtur në fshatin e tij të lindjes, përpara se të transkriptojë veprën e tij të panjohur Pasqyra e të Rrfyemit dhe ta pajisë atë me shënime. Mjeda mendon se gjuha e Bardhit është ruajtur në këtë fshat nisur nga fakti se aty nuk janë bërë martesa jashtë fshatit dhe kështu nuk ka pasur prurje të reja nga krahinat për rreth. Kjo ka bërë që e folmja e tij është konservuar nga thellësitë e viteve deri në ditët tona. Bie në sy puna shkencore në sistem që bënte Mjeda. Ai jo vetëm që nuk u ngut, por tregoi një këmbëngulje të madhe për të vazhduar projektin e tij për gjurmimin e veprave të panjohura të Budit, për fotografimin, për transkriptimin fonetik, si dhe për botimin e tyre. Mësojmë se Mjeda ka kërkuar gjuhën e Budit për të krijuar ura lidhëse mes dy kryedialekteve që, me kalimin e kohës, janë larguar fonetikisht. Mësojmë Ndre Mjedës, gjatë rrugës që ndoqi për të sjellë fotografitë e veprave të Budit përmes një dore të tretë, i dolën shumë probleme të paparashikuara. Bile Mjedës i dolën probleme edhe vetë brenda redaksisë apo pronarëve e personave përgjegjës të rev. “Leka”.
______________________
1. Dom Ndue Doçi, Dom Ndre Mjedja, Cirka, vj. III, nr. 49-50, fq. 195, Shkodër, 31.07.1938
2. Nji vizitë shkencore në Gurin e Bardhë, në Vullneti i Arbërisë, viti 1, nr. 10, fq. 4, Tiranë, më 20 qershor 1930.
3. Kolë Mjeda , Kah trojet e Budit, Leka, v. II, fq. 97-100, Shkodër, korrik 1930.
4. Çashtja e giuhës, Leka, vj. X, nr. 6-7, fq. 272-274, Shkodër, 1938
5. Eqerem Çabej, Tekstet e vjetra shqip dhe disa kritere rreth botimit të tyre, Bul. i Univ. Shtet. Tiranës, 1959, nr. 2, fq. 104-115.
6. Nji vizitë shkencore në Gurin e Bardhë, në Vullneti i Arbërisë, viti 1, nr. 10, fq. 4, Tiranë, më 20 qershor 1930: “Prifti katolik Z. D. Ndre Mjedja, i shoqnuem prej deputetit të Dibrës Z. Kol Mjeda, niset sot për Gurin e Bardhë për të ba studime mbi gjuhën e popullatës s’atjeshme. Kjo vizitë u shkaktue nga studimi i librit t’Imzot Pjeter Budit, lindur në Gurë të Bardhë, i cili libër u botue në vitin 1621 dhe formuen objektin e studimit të Z.-it D. Ndre Mjeda. Vizituesat do të bajnë nji krahasim midis librit në fjalë dhe gjuhës të asaj krahine, e cila thuhet se gjuhën e ka mbajtun të pa prekun, me qenë se nuk merr asi...nuk jep martesa në krahina të tjera.”

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Deputeti me i guximshem GANI GECI dhe Kryetari i LDD-se Akademik NEXHAT DACI
» Vuçiç: Projekt për “Beogradin nën ujë"
» Me këto pamje mund të përballen vetëm ata që janë të guximshëm (Foto/Video)
» Eugjen Merlika: Një projekt i diskutueshëm
» Haradinaj kryeministër dhe AAK në qeveri, projekt amerikan?!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi