Lediana Kapaj: Vetë jeta është dashuri...
Faqja 1 e 1
Lediana Kapaj: Vetë jeta është dashuri...
Lediana Kapaj: Vetë jeta është dashuri...
Sa pak e njohim ne Dashurinë, sa pak e lejojmë ne atë të depërtojnë në errësirën e materializmit dhe mendimeve të mbrapshta që shpesh na pengojnë dhe na largojnë nga njerëzit që duam.
Dita, koha dhe problemet janë ato që ndikojnë e mbulojnë shpirtin e lirë dhe dashurinë të shfaqet, por a nuk do të ishte më mirë të donim pa kushte?
Një dashuri prej së cilës nuk do të ndaheshim dot, nuk do të kishte pengesë që të mos e kalonim , nuk do të kishte vend që të mos linim pa e kërkuar, kur në fakt ajo është fare afër teje, shumë pranë.
Jeta është shumë e shkurtër, dhe pikërisht në këtë jetë kaq të shkurtër ne nuk dimë të falim dashuri, ne nuk dimë të marrim dashuri, ne nuk denjojmë të kuptojmë se ç'do të thotë të duash dikë pa patur kushte, të duash thjesht sepse do vërtetë.
Nëse natyra është e harmonizuar mrekullisht me veten e saj, ngjyrat me njëra-tjetrën, bimët, kafshët e çdo qënie e gjallë, ne njerëzit, ende nuk e kemi ditur se ç'do të thotë në të vërtetë të duash dhe të falësh dashuri ?!
Do të thotë të shterosh lotët nga sytë e trishtuar, të shërosh plagët e krijuara nga vuajtja, të shpresosh aty ku duket se nuk ka shpresë, të besosh aty ku lëkundet arsyeja, të inkurajosh aty ku besimi është rrënuar, të ngresh nga humnerat e rrëzimit aty ku duket se nuk do të kishte më ngritje, të qetësosh një shpirt të trazuar, të falësh dritë aty ku errësira është mbret, të zbutësh rrënjët shekullore të urretjes me durim, të bësh të qesh shpirti I veshur me ngurtësinë e vetmisë, të jesh një oaz në mes të shkretëtirës vetmi dhe të bësh që kjo "sahara" e madhe e zemrës dhe e shpirtit të zvogëlohet pak e nga pak, sado që të kushtojë sado që të dhemb në shpirt, sado kohë që të kërkojë, por të gjesh kurajon që më në fund të ketë jetë, të ketë paqe, të ketë lumturi, të jetojë…
A thua bota është kaq dritëshkurtër, kaq shpirtvogël sa të ndryshojë sensin dhe ndjenjën e madhe të të dashuruarit?
E pra, dashuria nuk është vetëm një ditë, ajo është çdo mëngjes e pranishme, çdo mbasdite dhe çdo mbrëmje në fjalët tona, në qëndrimet tona, kudo. Një gotë që mbushet derdhet, një zemër që mbushet ka dëshirë të derdhet dhe të ndaj këtë dashuri edhe me të tjerët, ka më shumë gëzim kur jep se sa kur merr, dhe nëse e ndani këtë gëzim me të tjerët çdo ditë e kjo do të jetë lumturia e vërtetë, lumturia që nuk gjendet jashtë por vetëm brenda nesh, është një virtyt që ne e kërkojmë në botë por që është thellë në zemrën tonë, kërkojeni dhe do të gjeni….
Lediana Kapaj
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Lediana Kapaj: Dashuria është art.
» Lediana Kapaj: Dashuria është më tepër se e verbër!
» Lediana Kapaj:DASHURI PRANVERORE!
» Lediana Kapaj: E si mund të jetohet pa dashuri?!
» Lediana Kapaj: Dashuria është art.
» Lediana Kapaj: Dashuria është më tepër se e verbër!
» Lediana Kapaj:DASHURI PRANVERORE!
» Lediana Kapaj: E si mund të jetohet pa dashuri?!
» Lediana Kapaj: Dashuria është art.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi