Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lediana Kapaj: Dashuria është më tepër se e verbër!

Shko poshtë

Lediana Kapaj: Dashuria është më tepër se e verbër! Empty Lediana Kapaj: Dashuria është më tepër se e verbër!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 23, 2009 10:52 pm

Lediana Kapaj: Dashuria është më tepër se e verbër! N744374599_1801
Lediana Kapaj: Dashuria është më tepër se e verbër!

Çfarë shohin të verbërit, nuk shohin të dashuruarit. Kështu thotë njeriu i urtë.....

Edhe sikur të kishte të drejtë, megjithatë Unë do të zgjedhja të mos shoh më shumë se një i verbër. Është pikërisht dashuria që njeriun e determinon, si "Qenien më superiore" të këtij planeti.
Nuk është as puna, as kreativiteti, as atributet e tjera... Dashuria.....

Pse Dashuria na qenka ndjenja më e lartësuar?
Sepse Njeriu është pjellë e saj.

Dikush mund të thotë, po edhe kafshët johumane kultivojnë një "lloj dashurie".
Ndoshta po, por nuk është e njejtë, të kultivosh një "lloj Dashurie", dhe të Dashurosh!
Njeriu, nuk bën thjesht veprime instiktive, të parashkruara sipas një "kodi" natyror........
Ai, dashurinë e shpreh si një "tërësi" veprimesh- kujdesi, ngrohtësia, sakfrifica, butësia, fjala (vargu), kënga etj...

Të dashurosh nuk është gjë e thjeshtë dhe nuk është gjë e lehtë, megjithatë ja vlenë. Asgjë më shumë se dashuria nuk e fisnikëron njeriun, ajo është e lartësuar edhe atëherë kur njeriun e përplas për tokë, edhe atëherë kur e plandos pa frymë, sepse pikërisht ky moment
do ta ngrej atë si Feniks, në një zgjim të ri (dashuri të re).......

Dikur, kisha bindjen se zemra e njeriut i ngjanë një akumulatori (baterie), dhe kur zbrazet njëherë më nuk shërben dot.
Tani më vjen të qesh, sepse te zemra puna qëndron krejtësisht ndryshe.
Sa më shumë që "goditet" aq më shumë është e prirur të dashuroj sërish,(bile edhe më shumë, edhe më zjarrtë).

Njerëz, dashuroni pa frikë që një ditë do të mbeteni "bateri" e zbrazur, derisa dashuroni-jetoni.
E jeta është tmerrësisht e shkurtër.
Dashuria ta zgjat dhe Jetën.....

Lediana Kapaj

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi