Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lediana Kapaj: Dashuria është art.

Shko poshtë

Lediana Kapaj: Dashuria është art. Empty Lediana Kapaj: Dashuria është art.

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 21, 2009 1:03 pm

Lediana Kapaj: Dashuria është art. N744374599_9148

Lediana Kapaj: Dashuria është art.

Të moskuptuarit e dashurisë si art, në jetën dashurore sjell probleme. E keqja më e madhe është se ndonjëherë sjell probleme të pariparueshme.
Është e vërtetë e pamohueshme, se të gjithë njerëzit, siç nuk kanë aftësi për ta kuptuar artin njësoj, po ashtu nuk kanë aftësi për ta kuptuar artin e dashurisë drejt.

Nëse njëri nga të dashuruarit e kupton dashurinë si art, ndërkaq tjetri si shfryrje dhe argëtim, i pari do të vuaj pafundësisht por... Ai që e njeh këtë lloj arti, nëse ka hetuar se s' ka ekuiliber, do të mundohet që (të dashurit, të dashurës) t'ia shpjegojë se dashuria fare pak është fizike, ndërkaq shumë më shumë është shpirtërore. Ai do të arrijë të kalojë nëpër një tunel të pafund dhembjesh.
Do të dalë nga ky tunel, dhe atëherë, kur tjetri a tjetra e ka kuptuar dashurinë si art: të dy do të fitojnë një rilindje. Suksesi nuk është përherë i mundshëm.

Ka njerëz që kanë prirje për seks, jo për dashuri. Ata janë të pandjenja, ndërkaq dashuria është ndjenjë për fisnikët dhe vetë është fisnike.

Në dashuri nuk ka kushte. Asnjë. Ka veç dashuri.
Armandi Duval, ia mësoi artin e dashurisë z. Margarit, edhe pse ajo ishte mantenutë. Ajo kurrë askend nuk kishte dashuruar, por Armandi Duvali-n, po. Shumë të kundërt, megjithatë e kishin mësuar artin e dashurisë dhe gjithë bota e lumtur ishte brenda asaj dashurie. Ata e dashuruan vdekërisht njëri-tjetrin pasiqë në dashuri hynë pa asnjë kusht.

Ka njerëz që në kopshtin e dashurisë hyjnë me PASION. Mirë dhe keq. Njëkohësisht mirë dhe keq. PASIONI është llampë, të cilës në çdo çast mund t'i harxhohet vajgur...

Frika, zhgënjimi...
Frika është moment psikologjik, ndërkaq, zhgënjimi është kulmi i të këqiave. Ndonjëherë, paksa më vonë, e shohim se nuk jemi ballafaquar sa duhet me kompleksitetin e problemit. Frika është rezultat i asaj se njeriu gjatë gjithë jetës së tij dashuron sall njëherë. Ai mund ta ketë një harem, por ka dashuruar sall një herë; bile ndoshta ka dashuruar atëherë kur nuk e ka pasur haremin fare.
Në thënien: njeriu dashuron sall njëherë, nuk duhet të jemi të patundur gjithmonë, ngaqë arti i dashurisë është i rëndë. Sa më shumë që e njeh këtë lloj arti, vuan më shumë. Kështu, zhgënjimi e shtrin pushtetin. Fillon vetmia, një vetmi jo e ëmbl, dhe pastaj jeta asketike.

Debilët në dashuri gjithmonë e kanë lehtë, këta të dytët, që e njohin këtë lloj arti vuajnë.
Po, tregomëni mua, ç' jetë është jeta pa vuajtje?
Asgjë. E rëndë. E papërballueshme...
Si do që të jetë, të dish të dashurosh, është të bësh jetë. Të jesh në qender të jetës.

Lediana KapajLediana Kapaj: Dashuria është art. 13067_212878574599_744374599_2938317_5158079_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi