Geci: Unë kam filmime të dëshmive për tentim vrasje
Faqja 1 e 1

Shqipe Osmani
“Ata po kanë guxim me dhënë urdhër me na vra, e ne mos me guxuar me tregu, atëherë çfarë deputetësh jemi ne?”, thotë Geci, i cili të gjitha provat e ofruara në Kuvend në një CD, se në vrasje janë të përfshirë, ministra e deputetë të PDK-së, ia ka dorëzuar prokurorisë me kërkesë të saj, ditën e enjte.
Tentim vrasjet
“Ato që kam thënë nuk janë thëniet e mija, por janë të njerëzve që kanë kryer vepra penale. Unë kam filmime për këto, dhe këto janë dëshmi për tentim vrasje që janë bërë kundër Agim Veliut, Adem Salihajt, Ejup Visokës, Ali Sadriut”, thotë Geci, i cili i ka kërkuar kryekuvendarit Krasniqi që t’i ofrojë mbështetje gjatë procesit të zbardhjes së fakteve të ofruara.
Pesimist
“Unë sinqerisht nuk jam aspak optimist që do të bëjnë ndonjë zbardhje të krimit as organet e Kosovës, as të EULEX-i, sepse krimi i organizuar i ka rrënjët shumë të thella në Kosovë, dhe janë njerëz që kanë funksione në institucionet e vendit, e që janë të lidhura me krimet, dhe nuk kanë ndonjë optimizëm serioz që edhe EULEX-i do të bëjë diçka serioze në këtë drejtim”, thotë Salihaj
Deklaratat e deputetit të LDD-së, Gani Geci, në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës, se brenda institucioneve të vendit ka zanafillën krimi i organizuar për çka, ka ofruar edhe dëshmi, ka nxitur reagime të shumta dhe ka hamendësuar opinionin publik se kush mund të jenë, ata ministra apo zëvendësministra dhe deputetë, të cilët janë të inkorporuar me krimin dhe vrasjet politike në Kosovën e pas luftës. Akuza më të drejtpërdrejta për krim të organizuar Adem Salihaj, i drejtoi në adresë të udhëheqjes së PDK-së, duke e cilësuar kështu PDK-në kupolën e krimit të organizuar. Ndaj këtyre akuzave ka reaguar kryekuvendari Jakup Krasniqi, duke e mohuar kështu një akuzë të pa bazë.
Pse të heshtet kur ata vrasin!
Por, Gani Geci në një rrëfim për “Bota sot”, si dhe deputeti tjetër i LDD-së, Adem Salihaj, mbështesin deklarimet e tyre të bëra në seancën e së enjtes, kur edhe debatohej për Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, kur fillimisht, deputeti Geci ka kërkuar mbrojtje për veten e tij, pas rrezikut që mund të përballej, me shpalosjen e provave, që do të vërtetonin pjesëmarrjen në krim të organizuar, të anëtarëve të qeverisë dhe të deputetëve. Pavarësisht që kryekuvendari nuk ka pranuar që CD-ja, që deputeti Geci e ofronte, ta publikonte në Kuvend, çështja është bërë publike, dhe prokuroria është angazhuar ta ketë materialin të enjten.
Pas kësaj kërkese për mbrojtje Geci, të enjten para deputetëve ka deklaruar se ka deputetë dhe anëtarë të kabinetit qeveritar që kanë dhënë urdhra për vrasjen e deputetit të LDK-së, Agim Veliu dhe likuidimin e deputetit të LDD-së, Adem Salihaj. Këtë akuzë ai në rrëfimin për gazetën e zgjeron edhe me tentim vrasjen e Ali Sadriut, ish ministër i Ekonomisë dhe Financave dhe Ejup Visokës, ish kryeshef ekzekutiv në qeverinë e komunale të Podujevës.
Ata po kanë guxim me dhënë urdhër me na vra, e ne mos me guxuar me tregu, atëherë çfarë deputetësh jemi ne?”, pyet Geci, tani kryetar i Komisionit Kuvendar për Inteligjencë. “Ato që kam thënë nuk janë thëniet e mija, por janë të njerëzve që kanë kryer vepra penale. Unë kam filmime për këto, dhe këto janë dëshmi për tentim vrasje që janë bërë kundër Agim Veliut, Adem Salihajt, Ejup Visokës, Ali Sadriut”, thotë Geci, i cili i ka kërkuar kryekuvendarit Krasniqi që t’i ofrojë mbështetje gjatë procesit të zbardhjes së fakteve të ofruara. Por, edhe kjo është refuzuar në mënyrë kategorike nga Krasniqi, duke e quajtur çështje të institucioneve të drejtësisë.
Ai thotë se grup parlamentar i LDD-së do ta ngreh zërin, për ta luftuar krimin e organizuar nga institucionet e vendit. “Është normal se nëse nuk luftohet krimi, aty ku e ka burimin, atëherë krimi nuk mund të ndalet, dhe ne kemi kërkuar që krimi të luftohet prej aty nga buron”, thekson Geci. Ndërkaq, ai konfirmoi se dëshmitë që i publikoi në Kuvend, ia dorëzuar në prokurorinë e Kosovës. “Si kam dal nga Kuvendi, më ka thirr në telefon prokuroria, dhe unë i kam dorëzuar këto dëshmi në prokurori dhe shpresoj se procedurat hetuese të rasteve të ndodhura që nga paslufta të zbardhen nga prokuroria e Kosovës në bashkëpunim me atë të EULEX-it”, shprehet Geci, duke besuar që prokuroria e Kosovës duhet ta zbatojë ligjin, kodin penal të Republikës së Kosovës, dhe Kushtetutën. Derisa Geci zotohet, se si grup parlamentar këtë çështje do ta çojnë deri në fund, në rast se këto dëshmi nuk do të hetohen nga organet përkatëse. “Nuk do të tërhiqem lehtë nga ato që kam deklaruar sepse deklaratat e mija janë të bazuara në argumente. Nuk do të deklaroja një gjë të tillë, sikur të mos kisha argumente”, thotë Geci.
Salihaj: Njerëz të PDK-së, në Kuvend dhe në qeveri janë të involvuar në krim
Deputeti tjetër po ashtu nga radhët e LDD-së, Adem Salihaj i cili faktikisht i ka shpëtuar atentatit të mëhershëm ndaj tij, thotë se krimi i organizuar në mënyrë të veçantë është i lidhur me nivelin më të lartë, kryesinë e PDK-së. “Njerëzit e caktuar të kësaj kryesie drejtpërdrejt janë të lidhur me krimin dhe me shumë gjëra të shëmtuara, që janë bërë në Kosovë e që ndoshta bëhen edhe sot. Ne kemi fakte shumë të fuqishme të cilat një ditë do të bëhen publike dhe opinioni do ta shoh se PDK-ja është kryekëput e lidhur me vrasjet politike, me krimin që në forma të ndryshme që zhvillohet në Kosovë. Njerëz të ndryshëm të kësaj partie të cilët mbajnë poste shumë të rëndësishme edhe në Kuvendin e Kosovës dhe në qeveri janë të involvuar në krim. Këtë e thotë dëshmia dhe ajo do të bëhet publike për një kohë shumë të shkurtër”, thotë Salihaj. Sipas tij, dëshmitë e ofruara kanë të bëjnë me vrasje, tentim-vrasjet, kërcënimet, rrahjet, maltretimet dhe forma të tjera, derisa nuk ka dhënë emra konkret lidhur me rastet në fjalë, përveç se në ato dëshmi ai konkretizon se gjendet edhe tentimi për vrasjen e tij në qershorin e vitit 2000. Salihaj nuk shprehet shumë optimist, se me këto raste do të merret me seriozitet institucioni që thirret për ta dënuar krimin, meqë sipas tij mos zbardhja e rasteve që nga paslufta e këndej, lë vend për të dyshuar në seriozitetin që do ta kenë organet gjyqësore. “Që nga paslufta kanë ndodhur shumë vrasje politike në Kosovë, vrasje që i ka bërë krimi i organizuar dhe asnjë e vetme deri më tani nuk është zbardhur as nga policia e UNMIK-ut, as nga Policia e Kosovës, dhe ende tash as nga EULEX-i. Unë sinqerisht nuk jam aspak optimist që do të bëjnë ndonjë zbardhje të krimit as organet e Kosovës, as të EULEX-i, sepse krimi i organizuar i ka rrënjët shumë të thella në Kosovë, dhe janë njerëz që kanë funksione në institucionet e vendit, e që janë të lidhura me krimet, dhe nuk kanë ndonjë optimizëm serioz që edhe EULEX-i do të bëjë diçka serioze në këtë drejtim”, thotë Salihaj. Ai shprehet se gjithmonë ka qenë i rrezikuar, mirëpo institucionet kompetente nuk i kanë ofruar asnjëherë sigurinë e tij dhe të familjes. “Ky denoncim është rrezik për vete dhe familjen time, por megjithatë unë do të vazhdojë ta denoncoj krimin e organizuar”, thotë Salihaj.
Agim Veliu shprehet se do të jetë një zë i fuqishëm kundër krimit të organizuar në Kosovë, dhe sipas tij kjo është një realitet. “Unë kam qenë një nga viktimat e atentatit, në vitin 2000 dhe kjo është një realitet. Ato dëshmi që i ka ofruar z. Geci, ato do të duhej që të shqyrtohen nga organet kompetente dhe sigurisht ato duhet të merren me to, dhe të ndjekin krimin e organizuar”, shprehet Veliu.
Ai shton se rasti i tij edhe pas dhjetë vitesh ka mbetur i pazbuluar, derisa ai nuk konkretizon, se cilët mund të jenë ata të cilët kanë tentuar ta vrasin atë, sepse nuk ka bazë që të drejtojë gishtin nga dikush. Lidhur me akuzat që deputeti Gani Geci i ka bërë në drejtim të disa ministrave dhe zëvendësministrave, se kanë dhënë urdhra për vrasje të kolegëve të tyre deputet, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani thotë se, nëse deputeti në fjalë raporton rast kërcënimi në polici, atëherë policia reagon edhe e merr për bazë sikur çdo rast tjetër, në bazë të Ligjit të policisë. “Nëse ai raporton në polici për informacion apo ofron deklaratë në polici, atëherë policia hap rastin dhe në kuadër të ligjit të policisë, fillon dhe vazhdon kryen hetimet e veta për rast konkret”, thotë zëdhënësi i Policisë Kelani.
Haziri: Të formohet Komisioni Ad Hoc për t’i parë xhirimet
Pas alarmit të dhënë nga deputeti Geci, ka reaguar edhe Grupi parlamentar i LDK-së, duke kërkuar formimin e një komisioni hetimor lidhur me të dhënat e ofruara.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Lutfi Haziri, pasi kërkoi formimin e një Komisioni ad hoc, tha se deklarata e Gecit nuk duhet injoruar, prandaj është e udhës që këtij deputeti t’i ofrohet mbrojtje shtetërore.
Kryetari i Kuvendit nuk ka pranuar asnjërën nga këto kërkesa, duke iu lutur deputetëve që të mos shndërrohen as në prokurorë e as në gjykatës.
Kuvendi u detyrua të shpallë një pauzë, ku janë zhvilluar konsultime ndërmjet partive politike dhe kryetarit Jakup Krasniqi. Çështja në Kuvend u tejkalua përkohësisht, kur shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Ramë Buja, kërkoi që Geci, apo secili deputet që ka argumente për krime dhe dhunë politike, t’i adresojë ato në organet përkatëse dhe jo përmes Parlamentit. “Unë e lus Ganiun, që të gjitha ato materiale t’i përcjellë në prokurori, pastaj të merret edhe instanca më e lartë e zbulimit të këtyre gjërave dhe ne këtu ta ndëshkojmë dhe dënojmë politikisht. Por, të jemi insistues që të gjitha institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës, ato që janë përgjegjëse, të merren me këto gjëra dhe ne ta pastrojmë këtë, qofshin ata edhe të afërm, familjarë tanë, të ndëshkohen, sepse meriton të ndëshkohet secili që e bën krimin”, deklaroi Buja në Kuvend.
Pas, këtyre akuzave ka reaguar PDK-ja, nëpërmjet një komunikate. “PDK shpreh shqetësimin dhe indinjatën e thellë lidhur me deklaratat e fundit politike të ngritura nga segmente të caktuara të parapolitikës kosovare, të cilat bëhen për konsum elektoral, dhe, si qëllim, kanë agjendën politike shtetëformuese ta kthejnë në agjendë krimi dhe urrejtjeje ndërqytetore”, thuhet në deklaratë. “PDK-ja edhe njëherë shpreh vendosmërinë për të ecur të bashkuar në procesin e shtet-ndërtimit dhe zhvillimit të vendit, si dhe fton qytetarët e Republikës së Kosovës të distancohen dhe të tregohen të kujdesshëm ndaj çdo skenari që ka për qëllim të nxisë urrejtjen dhe dhunën. Organeve profesionale të hetuesisë dhe gjyqësisë PDK-ja iu shprehim mbështetjen e plotë në luftimin e krimit politik dhe atij ekonomik”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e PDK-së.
Teuta Rexhepi

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Policia: Jakup Nura, Nënkoloneli i FSK-së, u arrestua për tentim vrasje
» Sabit Geci akuzohet për vrasje
» HALIL GECI - SAKRIFICA USHTARAKE E POLITIKE E SHTAT VËLLEZËRVE GECI NGA LLAUSHA PREJ VITEVE TË 90-ta E DERI MË SOT
» Rrustem Geci:Rrustem Geci, poezi nga libri “Ajri i kohës”
» Tentim-vetëvrasjet në rritje!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi