Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lediana Kapaj: Koha e shërimit!

Shko poshtë

Lediana Kapaj: Koha e shërimit! Empty Lediana Kapaj: Koha e shërimit!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 29, 2009 8:05 pm

Lediana Kapaj: Koha e shërimit! N744374599_2405
Lediana Kapaj: Koha e shërimit!

Pa dyshim qe ndryshimet e medha te jetes sone perjetohen gjithmone me çrregullime dhe luhatje emocionale dhe humori ne çdo aspekt te jetes sone, pasi perballja me te rene, me anen tjeter, brenda individit ngjall pasiguri dhe frike....
Dua te them psh kur ke qene nje kohe te gjate me dike, dhe marredhenia juaj kishte kohe qe nuk funksiononte me, dhe per fat te keq vjen momenti per te shkeputur lidhjen.....
Kush ka aftesine dhe guximin te shkeputet nga një marredhenie e tille tregon ndjenje vleresimi dhe respekti ndaj vetes.....
Por jo te gjithe mund ta perballojne....jo te gjithe!

Shume nga ne humbin shijen e jetes,humbin besimin,nenvleresohen dhe kerkojne gabimet te vetja duke shfajesuar tjetrin....
E perse na duhet kur lidhja perfundoj?!
Ndryshimi eshte nje proces i dhimbshem dhe kerkohet kohe per rikuperimin e tij. Ndjenjat e fajit dhe frikes qe na kane pushtuar tani nuk kane me asnje kuptim.... duhet te mundohemi te ecim perpara dhe te perfshihemi ne sa me shume marredhenie te reja dhe relaksuese per ne.....
Me vendimin e marre duhet te mundohemi te fillojme nje etape te re ne jeten tone, te mundohemi te rikuperojme kohen e humbur, duke ju dedikuar me teper vetes tone...
Personalisht mendoj se nuk mundemi qe ne fillim te perfshihemi ne nje marredhenie tjeter, pasi pas nje lidhje te gjate te perfunduar, marredhenia e " re"nuk do te funksiononte, si rezultat i paqendrueshmerise tone psikologjike dhe emocionale.....
Kam pershtypjen se na duhet ti japim nje kohe te gjate dhe te mjaftueshme vetes per tu ndjere me mire!

Lediana Kapaj
Lediana Kapaj: Koha e shërimit! 13067_187429409599_744374599_2813939_6939044_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lediana Kapaj: Koha e shërimit! Empty Lediana Kapaj: Heroinë e jetës sime!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 29, 2009 8:56 pm

Lediana Kapaj: Heroinë e jetës sime!

Ne jeten time treni me ka lene shpesh,kam qendruar shume here ne stacion duke pare ate dicka qe me ikte aq larg....
Cdo here kam patur dhimbje dhe lot,kam hedhur guret larg me besimin qe do te prekja dike!!
Ne te gjithe jeten time jam munduar tju ngjas atyre princerve ne perrallat magjike,dhe cdo here deshira per te derdhur lot nuk me ndahej kurre..
Cdo dite kaloja ne mendjen time nje dite qe ju shtua kesaj jete dhe iluzionet e mija ishin per cdo dite e cdo dite me pak te bukura..
Fillova te qaja per gjerat me te vogla dhe endrrat e mija nuk me dukeshin te verteta por te pakuptueshme ku ne te cilat nuk shihja me kalimin e stineve dhe diteve te vitit...
Ecja para vetes time ne pritjen e padurueshme te ndodhjes se nje mrekullie...
Per mua dashuria kishte humbur emrin e saj,cdo dite ecja ne kete hapesire te bardhe ku ne te cilen nuk shihja me asgje dhe asgje nuk ndodhte...
Kujtoja se u shmangesha problemeve te shpirtit po ne te vertete i kerkoja ato me teper!!!
Fati im i trishtuar dukej qe ishte i vetem ne fund te shkrimeve te mia..

Dhe nje dite.....zilja ra fort dhe ndodhi nje revolucion i brendshem,nje uragan lumturie qe arriti te une...
Degjoj rrahjet e zemres dhe nuk mbaj dot lotet e gezimit..
Kjo zemra ime si gur dhe aq krenare shperthen ne mijera ngjyra,dhe papritur nje njeri tjeter del nga vetja ime dhe ben ligjin te une...
TI erdhe drejt meje nga nje vend se di ku,nga nje qiell mbase i mbushur me yje ne nje dite prilli..
TI je ketu ne kete nate, veshur me pafajshmeri,me shpirtin te mbushur me shprese....heroina jetes sime!!!
Frymemarrja jote eshte gdhendur ne gjoksin tim dhe jam gati te te ndjek pas ne jeten tende.
Syte e tu kane aq ndricim saqe mund te ndriconin nje qytet te tere!!
Pesha e dashurise qe ti mban dhe sinqeriteti yt me ngrohin dhe me japin pickime ne zemer...
Nje nga nje ti me dhe te gjitha celesat e shpirtit tend,ti me hape zemren dhe more te shpiri yt te gjithe mbytjen qe mbaja prej kohesh ne vetevte..
Ashtu si nje yll qielli ti me drejtove ne rruget e dashurise se vertete dhe te pavdekur...
Sa mire eshte te kalosh kufirin sepse e di qe asgje nuk do te jete me si me pare!!
Lulet qe lindin ne balte behen madheshtore,vuajtjet kthehen ne jepje dhe zhgenjimet e meparshme ishin thjesht formalitete te vjetra..
Dhe tani prej teje,udhetoj ne kete bote qete dhe ku jeta eshte vetem butesi,dhe ne te cilen udhetoj jo si ne nje drame...

Nuk mund te te them dot kurre sesa ti me pelqen,nuk mund te te them kurre sesa ti me ndricon!!
Te gjitha fjalet qe mund te te them ne vesh nuk mjaftojne dot kurre per te te falenderuar per dhuraten me te bukur te jetes sime ,te cilen ti me dhurove ne ate dite dhe ne ditet e vazhdueshme duke me dhene zemren tende per eternitetin!

Nuk do te rri me asnjehere ne kete stacion treni sepse e di tani qe hypa me ne fund te treni i duhur....

A toi pour toujours!!!

Lediana Kapaj
Lediana Kapaj: Koha e shërimit! 10325_143207124599_744374599_2471572_7279059_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi