Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Monda Korca: Ndonjëherë…-poezi-nga Raimonda Moisiu

Shko poshtë

Monda Korca: Ndonjëherë…-poezi-nga Raimonda Moisiu Empty Monda Korca: Ndonjëherë…-poezi-nga Raimonda Moisiu

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 29, 2009 11:30 pm

Monda Korca: Ndonjëherë…-poezi-nga Raimonda Moisiu N1208896826_3065


Monda Korca: Ndonjëherë…-poezi-nga Raimonda Moisiu


Ndonjëherë…
Qënia ime më duket si një kufomë,
që mezi po pret castin,
e nisjes drejt një botë të padukëshme.
Mundohem të flak tutje trishtimin,
e mungesës së vështrimit adhuronjës.
-.-
Si një kujtim i ndezur në buzët e mija,
përpiqem t'i thurr serenata,
buzëqeshjes dhe vështrimit ,
në kaltrinën e syve të mij,
të syve të një të panjohuri.
-.-
Më grish - përpirëse si instinktet,
dëshira për të udhëtuar,
mes shpirtit të trishtuar e nostalgjisë,
në ankthet e zemrës sime.
-.-
Ndonjëherë…
Ritmi i takave të mija,
plasarit mendimin e frikshëm dhe
nuk gjej rezonancë drite
t'i shkëputem rrënimit.
-.-
Përhumb mes dridhjeve të nxehta të mëkatit dhe
në mjergullën e syve të rebeluar,
pres me padurim një dashuri të re….
Më mbërthen si një kështjellë erërash
kjo dëshirë rebele:
Të jetoj qoftë edhe një cast të vetëm,
atje ku
era të më shpupuritë flokët,
buzët të këputin petale trëndafilash, nga ata
që qëndrojnë kryelartë në kopështin tim.
-.-
Ndonjëherë…
Dua ta përqafoj fort të dashurin,
si ulkonja që përfshin këlyshin e saj,
si manare të thithë nektarin e gjirit tim.
T'ia përkëdhel flokët ndërsa
buzët e tij të nxehtë të mërmërisin
papushim, emrin tim.
-.-
Ndonjëherë …
Dua dikush të më pëshpëritë,
marrëzirat e botës së sotme, që quhen;
brishtësi, ëmbëlsi, ngrohtësi.
Dua vetëm të bëj dashuri!
Të flak mendimin se ka Vdekje!
-.-
Këtej - humnerat e vdekjes
Andej - parajsa e dashurisë
E unë, kë të zgjedh?
Dua vetëm të bëj dashuri!

Raimonda Moisiu
Hartford CT USA
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi