Jusuf Bajraktari: Homazh për Prof.Zekeria Canën
Faqja 1 e 1

Zekeria Cana |
Nga Prof. Dr. Jusuf Bajraktari
Edhe pse kohëve të fundit, prof. Zekeria Cana, nuk ndihej mirë nga shëndeti, ne sikur nuk dëshironim të pajtoheshim me atë që ai e kishte parandier si profet - vdekjen. Megjithatë, në orën 17:15 të 10 janarit të këtij viti në Qendrën Klinike të Prishtinës pushoi së rrahuri zemra e tij duke lënë të hapur pavdekësinë e veprës së tij të madhe.
Zekeria Cana është një emër i veçantë në plejadën e figurave të merituara intelektuale të periudhës së pas Luftës së Dytë Botërore në Kosovë dhe më gjerë. Ky emër është sinonim i një intelektuali të kalibrit të lartë, i njeriut të guximshëm, të vrullshëm e të vendosur për të thënë kurdoherë hapur mendimin e tij pa hezituar kurrë edhe atëherë kur ishte e ndaluar të jesh shqiptar. Ai ishte padyshim një shkencëtar i palodhshëm dhe i mprehtë i gjurmimit e hulumtimit të së vërtetës për historinë e lëvizjeve të mëdha shoqërore e politike, për rolin dhe afirmimin e figurave të njohura kombëtare. Zëri kumbues i krijimtarisë së tij kurdoherë është mirëpritur nga opinioni ynë e më gjerë jo vetëm nga qarqet intelektuale e të specializuara por edhe nga opinioni i shumtë lexues me të cilin profesori komunikonte me besnikëri deri në ditët e fundit të jetës. Mund të thuhet me plotë të drejtë se edhe me këtë drejtim Cana mbetet një nga kampionet e mendimit intelektual që bashkëjetoi me rrjedhat e kohës dhe është ekzemplarë unikat i korrespondencës së pandërprerë me njerëzit e tij të shumët e besnikë.
Prandaj, sot të gjithë ne jemi më të varfër për një pendë të mprehtë, për një mendimtar të shquar, për një zë fisnik e kurioz që nuk dinte për kompromise.
Megjithatë profesor Cana na la një trashëgimi të begatë shkencore e humane të kaluarës tonë e cila padyshim është një bazë e fortë argumentuese për studiuesit e tashëm e të ardhëm. Kjo trashëgimi përmblidhet në 14 vepra monografike, në dhjetëra e dhjetëra studime shkencore të publikuara në revistat e specializuara e në shtypin e ditës dhe po ashtu një numër të madh vështrimesh, recensionesh, kritikash, fejtonesh dhe artikujsh të angazhuar për probleme historike, shoqërore e politike në për të cilat ka kaluar Kosova dhe shoqëria shqiptare përgjithësisht. Në gjithë veprimtarinë intelektuale, shkencore, humanitare dhe përgjithësisht shoqërore e politike te profesor Cana shquhet sensi i tij i hollë i profesionalizmit të mirëfilltë, për akribinë dhe pedanterinë, në metodologjinë e hulumtimit e të krijimtarisë shkencore dhe të ideve patriotike si pjesë e pandashme e integritetit personal ndër më produktivet që ka pasur ndonjëherë Kosova.
Profesor Cana është nga ata autorë që e kuptonte dhe e ndjente më mirë se kushdo tjetër etjen e madhe të opinionit kosovarë për studimet dhe shkrimet e tij të angazhuar shkencore, duke mos hezituar që të kapet e të përballet me të gjitha vështirësitë dhe pengesat e dala në rrugë për sendërtimin e synimeve dhe ideve të shumta që kishte.
Zekeria Cana bashkë me Anton Çetën do të mbesin sinonim i pajtimit kombëtar dhe ekzemplarë i veçantë të urtësisë dhe shqiptarizmës. Mungesa e personalitetit të tij në auditorët, revistat, gazetat dhe publikimet tona, për shumë kohë, do të jetë një zbrazësi e madhe në Kosovë.
Ndoshta është koincidencë po vdekja e mori, në janar, në muajin e shuarjes së intelektualëve e veprimtarëve të devotshëm, tash më të njohur, të lirisë e të pavarësisë së Kosovës. Mund të jetë janar, shkurt apo mars, po bora është këtu, në tokën tonë, e bardhë si shpirti i këtyre burrave të mëdhenj. Në këtë bardhësi janari u shua ky vullkan, u ndal ky uragan i pa kompromis i historisë dhe çështjes sonë për të mbetur në përjetësinë e botës shqiptare.
Sot nuk më duket aspak e habitshme edhe trajtimi i pamjaftueshëm si nga institucionet shtetërore të Kosovës, e në veçanti ato kompetente si MASHT, ashtu edhe nga mediat kosovare sidomos për lajmin e vdekjes së profesor Canës, sepse si të djeshmit edhe të sotmit kur nuk trillojnë, akuzojnë e zhurmojnë kundër tij atëherë heshtin për këtë njeri që i sfidoi të gjitha e të gjithë ata që nuk munden ta trembin, lëkundin as konvertojnë për interesa meskine e pazare të ditës.
Zoti e bekoftë profesor Canën.

G. 55
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Intervistë me zotin Prof. dr. Jusuf Bajraktari, drejtor i Institutit të Historisë
» Prof Gëzim Uruçi:PROF. RAMADAN SOKOLI - ETNOMUZIKOLOGU ME I SHQUAR SHQIPTAR
» Piktuta nga Florije Lule Bajraktari
» Florije Lule Bajraktari:Per Ty Nene
» Merita Bajraktari McCormack sipas Mihai Antoneskut

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi