Dibran Demaku: Dita më e rëndë e jetës
Faqja 1 e 1
Dibran Demaku: Dita më e rëndë e jetës
DITA MË E RËNDË E JETËS
Ngas Dibran Demaku
Ditë më parë tek „Zemrashqiptare“ kisha botuar një shkrim me titull:“Mungesa e atdheut“.Ata lexues që kishin pasur rastin ta lexonin do të kenë mësuar se për çfarë bënte fjalë ai shkrim.Ndërkaq për ata që nuk e kishin lexuar në pika të shkurtra përmbajtja e atij shkrimi ishte kjo:
Në shkrimin e përmendur bëhej fjalë për ata njerëz që në një mënyrë apo tjetër u mungon atdheu.Shkrimi bënte fjalë për Shqiptarët e Shqipërisë dhe Shqiptarët e Kosovës të mërguar në vende të ndryshme të Europës perendimore,të Amerikës e deri në Australinë e largët.Bënte fjalë për takimet e para të tyre nëpër vende ku kishin mërguar,dhe për njohjen në mes vete të mohuar për më shumë se një gjysëm shekulli.Pastaj për zënkat e tyre kur bëhej fjalë për atdheun dhe flamurin.Shqiptarët e Shqipërisë të „nginjur“ thënë kushtimisht me atdhe dhe flamur,në biseda me Shqiptarët e Kosovës, do të talleshin me atdheun dhe me flamurin e vetë që i kishin.Ndërkaq Shqiptarët e Kosovës,kur bëhej fjalë për atdheun e tyre të okupuar dhe për flamurin e ndaluar nga pushtuesi serb,dhe rrjedhimisht që nuk i kishin,kur flitej për atdhe dhe flamur do të ngrisnin zërin në mbrojtje të atdheut dhe flamurit.
Kjo ishte me pak fjalë përmbajtja e shkrimit me titull:”Mungesa e atdheut”.
Dhe mbase autorit të atij shkrimi as që do t`i kujtohej ai shkrim sikur disa ditë më pas mos t`i ndodhte një ngjarje në shikim të parë e pazakonshme,por që në vete bartte një dhimbje.
I biri i tij(i vogëli) në një nga ato ditë sa kishte qëndruar shkrimi i botuar tek „Zemrashqiptare“ ai shkrim,kishte hyrë në atë faqe të internetit dhe e kishte lexuar shkrimin në fjalë.Edhepse i lindur në Kosovë,i ardhur shumë i vogël në mërgim,e pikërisht në Gjermani,ai tashmë gjuhën gjermane e kuptonte dhe e fliste më mirë se gjuhën e nënës,gjuhën shqipe.Edhepse thënë të drejtën ai e fliste dhe e shkruante pothujse pa gabime edhe gjuhën e nënës,gjuhën shqipe.
Ai shkrimin me titull“Mungesa e atdheut“ e kishte lexuar dhe e kishte kuptuar apo ngatërruar si:“Humbja e atdheut!“.Dhe pa një pa dy i ishte drejtuar autori të shkrimit,e që ishte babai i tij,me fjalët:-Babi, ne që kemi ardhur këtu në perendim,e kemi humbur atdheun?!Apo thënë më mirë a nuk kemi më atdhe?!
Autori i shkrimit në fillim ishte habitur nga pyetja e të birit dhe për ca çaste nuk kishte ditur se si t`i përgjigjej.Pastaj pas ca çastesh mjaft të vështira ju kishte përgjigjur të birit po me pyetje:-Nga të erdhi në mendje një ide e tillë biri im?!Apo thënë më mirë kush ta ka thënë një gjë të tillë?!
Ndërkaq i biri i ishte përgjegjur:-Këtë gjë e ke thënë vet ti babi në shkrimin që ke bërë në internet!Ti në atë shkrim ke thënë se ne e kemi humbur atdheun?!...
Pas përmendjes së shkrimit në internet autorit i kujtohet shkrimi i vetë.Dhe i zënë ngusht nga i biri dhe i tronditur që ai shkrimin me titull:“Mungesa e atdheut“ e kishte kuptuar si „Humbja e atdheut“,mundohet që të birit të vetë të ia shpjegojë se artikulli në fjalë nuk e ka domethënien si „humbje“,por si „mungesë“ .E mungesa e diçkaje nuk mund të paraqitet si humbje!Por edhe pas sqarimit i biri insistonte në idenë e vetë.Atëherë autorit të shkrimit duke vërejtur se i biri insistonte në mendimin e vetë nuk i mbeti rrugë tjetër vetëm që ta qetësonte të birin duke i thënë se për këtë temë do të bisedonin njëherë tjetër…
Pas ikjes së të birit,autori nuk po gjente qetësi.Fjalët e të birit i tingëllonin ende në vesh.Dhe domosdo që e shqetësonin.Mbase i biri kishte të drejtë! Po kalonin më shumë se dhjetë vite qëkur atdheu i tyre ishte i lirë,ndërsa ai me familjen e tij nuk po kthehej në atdhe.E më parë ai kishte premtuar se ditën e parë pas lirimit të atdheut ai do të ishte atje…
Për ca çaste ju kujtua mosha e rinisë,kur ai vetë ishte nxënës shkolle.Ju kujtuan edhe ato momente kur arsimtari i gjuhës shqipe u fliste për shumë shkrimtarë e poetë të kombit që jetën e kishin kaluar në mërgim.Ju kujtua edhe mësimi për Nolin e madh që kishte ikur nga atdheu dhe kishte kaluar jetën në mërgim.Bile ai edhe kishte vdekur në mërgim.Dhe derisa arsimtari u shpjegonte atyre për shkaqet që Noli e kishte lënë atdheun dhe kishte shkuar në mërgim,njëri nga nxënësit ishte ngritur në këmbë dhe kishte pyetur:-Thënë të drejtën ikja e Nolit nga atdheu për shkaqet që na i tregoi arsimtari,arsyetohet.Por nuk arsyetohet qëndrimi i i tij i mëtejmë në mërgim,atëherë kur nuk ekzistonin më ato shkaqe?!Arsimtari nuk kishte thënë asgjë për ndërhyrjen e nxënësit të tij,por kishte vazhduar më tej.Pyetja e shokut dhe heshtja e arsimtarit tek nxënësit e tjerë kishte ngjallur dilema të ndryshme:“Athua arsimtari i tyre nuk dinte shkakun se pse Noli nuk ishte kthyer në atdheun e vetë,apo e dinte dhe nuk donte ta thonte?!...
Pas kujtimit të moshës shkollore autori ishte përmendur.Edhe njëherë i ishte kujtuar pyetja e të birit e që ai nuk i ishte përgjigjur.“Vallë mos do të mendonte i biri për te se ai nuk e dinte përgjigjen,apo diçka tjetër?! Dhe çfarë do të mendonte i biri për babanë e vetë?! A nuk ishin këto pyetje dhe dilema që ata vetë kishin ngritur për arsimtarin e tyre?!”…
Autori kishte kaluar edhe ditë të tjera të rënda në mëgrim.Por dita kur i biri i bëri pyetjen:-Se a e kishin humbur tashmë atdheun?!-për te ishte dita më e rëdë e jetës!Dhe jo vetëm pyetja e të birit,por vet mendimi për atdheun e lënë larg e dërmonte! Dhe si në ethe e kishte pyetur vetën:-“Athua vallë të gjithë mërgimtarët kudo ku janë do ta kishin përjetuar një ditë të tillë të rëndë?! Në mos nga pyetjet e fëmijëve të tyre,nga dikush tjetër?!” Dhe pasi ishte qetësuar pak kishte shtuar:-“Kurseji o zot të gjithë ata që nuk e kanë përjetuar ende një ditë të tillë të rëndë!”…

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Dibran Demaku: Ekspertët
» Poezi nga Dibran Demaku
» Dibran Demaku: Dy gjysmat
» Poezi nga Dibran Demaku
» Dibran Demaku: Në shërbim të djalit
» Poezi nga Dibran Demaku
» Dibran Demaku: Dy gjysmat
» Poezi nga Dibran Demaku
» Dibran Demaku: Në shërbim të djalit
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi