Mahmut Elez Mahmuti - Kqiku: Përveç datave kurgja tjetër nuk ka të vërtetë
Faqja 1 e 1

PËRVEÇ DATAVE KURGJA TJETËR NUK KA TË VËRTETË
Unë Mahmut Kqiku, I lindun në katundin heroik Velegllavë (Velia Glaua) I pa shkollë. Shkrim lexim kam mësue si autodidakt
Vërtetoj si me kanë në gjyq dhe betohem në çka di edhe në Perendi se Zotni Pirraku përveç datave kur janё zhvillue luftat në Velegllavë kurgja tjetër nuk ka të vërtetë...
Nga Mahmut Elez Mahmuti – Kqiku
Unё vetё kam lexue njё artikull tё shkurtё nё “Rilindje” qё dalke nё Zvicёr se ka shkrue nji zotni Dr. Muhamet Pirraku pёr Luftёn e Velelgllavёs por se kam pasё tё kjartё se çka ka shkrue.
Nё verёn e vitit 2009 kam qenё nё pushim nё Kosovё nё mujin korrik e rastёsisht tue lyp diçka nё kompjujter me nipin e Islam Shahiqit –dёshmor i Luftёs sё Velegllavёs, po mё thotё:
-“Daja Mahmut a po don me lexue pёr Luftёn e Velegllavёs se çka ka shkrue Dr. Muhamet Pirraku!
Mbasi i lexoi e unë e ndigjojsha m’i printoi e m’i dha 6 faqe materiale që unë mbasandej e kam lexue dhe kam shumë mospajtime me dr. Muhamet Pirrakun. Së pari e vërtoj si me kanë në gjyq dhe betohem në çka di edhe në Perendi se Zotni Pirraku për veç datës se kur asht zhvillue lufta kurgja tjetër nuk ka të vërtetë.
Po due me i tregue zotnisë se letra asht ma e fort se betoni e hekuri e man çka të qitsh në ta. Po thom se në qoftë se nuk ka pas kah me fitue për ekzistencë e me fitue të ardhuna për familje nuk ja za për të madhe se e di çka asht skamja se edhe unë për shkak të skamjes e kam lëshue Kosovën, e zotnija nuk ka pas aftësi si unë me lopatë me e fitue dhe me e sigurue ekzistencën asht marr me një punë e ka qitë në letër diçka qi veç letra e mban.
Me datën 28 qershor 1944, ka fillue lufta ne Maje të Velegllavës kah ora 13. Në Maje të Velegllavës ka kris e para pushkë edhe ne atë pozicion nuk ka pas as ushtarë as vullnetarë por se janë kanë ton në roj burrat e Velegllavës me ta në kry asht kanë Murat Aziz Mahmuti (Terzija) i Velegllavës, e ka pas ble nji pushkomitrolez bertë e Italisë në Vrajë dhe ka komandue në atë rajon.
Zotni Pirraku ka shkrue se me 28 qershor, ka fillue lufta në Kikë e tani ka shkue në Velegllavë. Zotnija as hartën nuk e ka kshyrë se jo qi asht kanë nej herë në Kikë apo në Velegllavë se me pas pa hartën nuk kish gabue ashtu se partizanët nuk kanë ardhë prej Kosove e Hogoshti por se kanë ardh prej Jabllanice e Lebane, Lipovice e Huruglice edhe kanë dal në Velegllavë.
Brigada partizane - çetnike nuk ka pasë kurrfarë plani për me deportue për Gilan por se asht kanë vetëm tue ik prej bullgarëve edhe qetnikëve e ka desht vetëm me pshtue kokën prej tyne e me dal nëpër Velegllavë – Poliçkë – Vriçec – Kranidell – Karaçevë - Breznicë e me dal te Ushi e me hi në anën e Serbisë. Dy ditë pa kris lufta, partizanët kanë lyp me bisedue e me kalue pa luftë e di, edhe kanë thonë se me ta ka bisedue Bejt Marrshalli prej Bresalci por se nuk kanë mujt me u marr vesh e me kalue pa luftë.
Këtë unë e vërtetoj se unë në atë kohë jam kanë 14 vjeçar edhe krejt e di se si ka shkue lufta e kah kanë kalue.
Zotnija në fjalë e ka shkrue qysh ia ka marrë mendja e vet, ose kush ia ka dhanë informacionet e ka pas krejt gabim kinse ka komandue njifarë Mulla Ramadani i Dobërçanit. Në atë kohë Dobërçani ka qenë me popullsi turke e hoxhallarët edhe simdoms kombësia Turke nuk ka egzistue në kufi të Velegllavës.
Hoxhallarët ku asht hangër pula e pitja janë kanë të parët a ku ka kris pushka kurrë nuk janë kanë ngat as nuk i kan dal sajp lujftës.
Tue e lexue kët material, e kuptova se Zotni Pirraku informatat i ka marrë prrej Sylë Adem Kopërnicës. S’ pari zotni Syla e ka ditë se si asht vra Abdi Gjoka në Poliçkë. Luta ka fillue në Velegllavë e jo në Poliçkë. Abdi Gjoka asht vra si dezerter. Ai e ka lëshue frontin se ka qenë komunist. Ushtarët atë ditë me urdhnin e Abdisë asnji pushkë nuk e kan kris në Maje të Velegllavës. I ka urdhnue me u shpërnda e me ikë kah të mujnë. Unë si sot e di se na kemi ik prej shpijave fëmi e gra edhe e mramja herë e kam nije zanin e migjës, të Daut Mahmutit më ka thirrë: oooo Mahmaut, bjer te Miftarovit e banu tanë familja e Mahmutit bashkë e ikni kah Rapuca. Na ashtu krejt jemi ba bashkë e kur kemi shkue te shpijat e Ibish Tërstenës, mbas nesh kanë ardh tre vetë në uniforma të ushtrisë edhe burrat prej tana anëve e thirrshin njani tjetrin “Oooo mulni tanë në luftë me shkue!...” Në atë moment me kujtohet mirë se prej poshti kanë ardh Avdil Hajrullahi, Murtez Hysen Bajralia dhe Islam Sadiku e në atë moment janë ndesh në z. Kapter Abdi Gjokën. E para fjalë e tij ka qenë, më kujtohet si sot: -“Kthenu mrapa se s’kemi mundësi na me liftue me partizanët!...” Ata tre burra të Velegllavës ju kanë përgjegj: “Zotni kapter ti na i jep neve armët e pastaj shko kah të duesh!” . Ai nuk i ka ngue edhe në atë vend e kanë vra, ia kanë marrë armët dhe kanë dalë në front të luftës ndërsa Z. Pirraku e ka ba hero dezerterin.
Partizanët e brigadës 13 ashtu kanë ba si e kam shkrue ma nalt krejt për atë rrugë kanë shkue Velegllavë – Poliçkë – Vriçec – Kranidell - Karaçevë edhe nji numër shumë i vogël kanë mbrri me kalue kufinin prej Kosove e me hi në Serbi. Shumë pak kanë shpëtue a numri si e ka shkrue zotnija kurrë nuk e ka ditë kërkush se sa janë vra. E di mirë se nji mjek e kanë zanë te Mali Shabanait edhe e kanë likfidue edhe Imer Fejzën prej Sfirce e kanë pushkatue aty ku asht sot Kombinati i Tekstilit në Gilan e di mirë se thojshin asht kanë komunist edhe kjo asht e vërtetë si e ka shkrue Sylë Kopërnica me zotni Muhamet Pirrakun, tjerat asnja nuk janë të vërteta.
Në këtë luftën e 28 qershorit të parët janë ra në luftë burrat e nderit prej Velegllave: Daut Mahmut Osmani e jo si e ka shkrue Sylë Kopërnica Daut Mehmeti, pastaj është vra Sejdi Sahiti. Në kit vend ashtë plagos rand Osman Mahmaut Osmani Këtu asht vra edhe Rrahman Isaku edhe nji luftar nga Desivojca Islam Aziz Surdulli. Tanë këta që i kam shkrue këtu, janë vra te Gurtë e Hajrullahit të cilët gjenden në kufi me Velegllavën edhe Poliçkën. Aziz Surdulli në oborr temin i ka marr dërrasat e ka vorros Djalin e vet Islamin në tokë të Velegllavës në vorret e Klaiçëve edhe i ka nimue Murat Terzija prej Velegllave se janë kanë miq të mirë mes veti. Mbas një jave ka ardh Azizi me mi pague ato drrasa e nuk ja kemi marr paret. Kta po e ceku se shumë rand më ka ardh kur e kam lexue në libër çka kanë shkrue do profesora të Desivojcës në monografin “Desivojca nëpër kohë” se Islam Aziz Surdulli asht vra në Kikë. Prej gurëve të Hajrullahut ku asht vra Islami, e deri në Kikë i ka 3-4 km. Por, këtyne nuk jua zana për të madhe se ata në atë kohë nuk janë kanë as të lindun e janë bazue në librin e Muhamet Pirrakut edhe çka ka thanë Sylë Kopërnica. Pastaj asht vra Murtez Fetah Mahmuti i Velegllavës. Ky asht vra mu te Qarri i Rexhoviqe nër Maje të Velegllavës.
Për Luftën e parë të Velegllavës muj me shkure edhe shumë ma tepër se Zotni Muhamet Pirraku e Sylë Kopërrnica. Zotni Pirraku ka emnue shumë komandantë e ylema, do Imer Leka e disa tjerë por, nuk asht e vërtetë se me 28 qershor nuk ka pas në kufi as mulla Idriza as Mulla Mehmeta as Mulla Ismajl Jakupa as kurrfarë komandanti, por se njerëzija çka kanë mujt janë pregaditë. E kanë ditë se do të bahet luftë por ata të parët – parija, krejt kanë nejtë në Gilan, në Kamenicë, Kolloleq dhe në Hogosht e në kufi krejt në at kohë janë kanë njerëzit vet të edukuem për me e mbrojtë atdheun e lirinë se kurfarë komande nuk ka pas porse pak ushtri si janë kanë te shkolla e Velegllavës këtu e ka pas shtabin edhe magacinin ky kapterr Abdi Gjoka edhe janë kanë me nji murtajë përmi shtëpi të Elezit bash në Cumurruk. Kusherini im Hysen Këqiku – shkrimtari, e din se ku asht e kur kan dal te shkolla dy axhallarët e mi Osmani dhe Daut Mahmuti. Kapterri kish pas ik e veç i kish lan nja 2-3 ushtarë me ruejt mejtepin apo magacinin. Dauti edhe Osmani me sakica kanë dal te mejtepi. I vesin ushtarët se ku asht komandanti. Ata përgjegjen se ka shkue për Hogosht me marr komandën se çka me ba. Të dy kta pleq të Velegllavës i urdhnojnë ushtarët që me e çel magacinin. Ata nuk e kanë çelë e këta të dy me sakica në dorë e kanë thye derën. Aty ishin kanë vetëm nji pushkë e Italisë të cilën e ka marrë Osman Mahmuti e Dauti i kish pas marr disa karikaktor te pushkomitralozit. Me qata karikator në gji të kmishës asht vra ndërsa Osmani me pushkën që e muer te shkolla ka liftue deri sa i ka marrë 6 plagë në trup. Këta dy pleq nuk e di se sa vjet i kanë pas në atë kohë kur kanë liftue veç e di se Osman Mahmuti 12 vjet asht kanë ushtar i sulltanit në Stamboll kurse Dauti ka qenë gjygjynlih redif i sulltanit e kanë shkue deri në Egjipt nëpër lufta kundër Kurdëve. Këto i maj mend mirë, kallxojshin nëpër oda, e Osmani bash mirë e ka pas fol turqishten. Z. Pirraku mundet me konstatue se sa vjet i kanë pas ne vitin 1944 se unë nuk e di se as nji ditë shkollë nuk e kam vetëm muj me i tregue z. Pirakut se mas lufte, në vitin 1946 i kam mësue germat prej vllavit të Islam Shahiqit tu shkrue nëpër borë e zallë se nuk kemi pas fletore.
Due me ju tregue edhe një ngjarje që me qindra herë e ka tregue vet Osman Mahmuti prej Velegllave se kur e kanë que në Gilan me 6 plagë në trup hipur në nji kali për në spital, e ka pas mjekrrën bukur të gjatë si këta muxhahedinët sot nëprë Kosovë, ka dasht me shkue me e vizitue prefekti i Gilanit. Mbasi hyn mrena e vet se a je ma mirë dhe se mos asht vra Zukë Desivojca, Lot Vaku, Osman Xhemaili... “Jo jo zotni prefekt në këtë luftë kurkush nuk asht vra prej grave” –i përgjigjet Osmani. Prefekti në shumë vende kish pas thanë se kurkush as kurkun nuk jam ngushtue ma shumë.
Z. Muhamet Pirraku ka shkrue në shkrimin e vet me datën 13 dhetor 2008 se “forcat komuniste e qetnike serbe kundër Kosovës me 28 dhe 29 qershor 1944 i ka ndihmue aviacioni anglo-amerikan i cili bombardoj shumë qytete e fshatna në Kosovë dhe nga ato bombardime u vranë së paku 50 qytetar civil të Kosovës”.
E luti redakcinë e gazetës e cila do ta botojë kët shkrim, sikur njeriu i sëmut para vdekjes që e lut mjekun që ta shpëtojë nga sëmundja ashtu edhe unë po ju lutna që të pyeten njerëzit që e majnë mend luftën e asnja nuk ka me thanë se ka pas bombardime me datën 28 qershor.
Më 28 qershor nuk ka pas kurrfarë bombardimesh as topa si i ka përmend zotnija me datën 28 qershor asht apsurd i madh me nji njeri si e ka titullin Dr. me shkrue atë që nuk asht kanë e vërtetë, Këte muj me e vërtetue këta burra të Velegllvës: Hamdi Arif Rushiti – asht ma i moçëm se unë, Ilmi Sejdi Sahiti, Haxhi Raif Idrizi, i lindun më 1930, Qamil Hysen Neziri i lindun në vitin 1932 dhe Rasim Halit Muslija. Të gjithë këta janë të gjallë, e kanë përjetue luftën dhe mujnë me e vërtetue këtë që po e shkruej unë por se ka burra edhe pse moti nuk jam në Kosovë. Jam i bindun se nuk ka burrë në Kosovë që thotë se ka pas bombardime me datën 28 qershor 1944. Jo veç në kët datë, por asnji ditë kund në Kosovës nuk ka pas bombardime në ato tri vjet qi asht kanë lirija për neve vetëm se me datën 27 qershor ka dal nji aeroplan i tipit moçëm i Bugarit, prej anës së Serbisë e deri kah Kroni Lakut (vend në Velegllavë) e asht kanë shumë ngat toke. Na çobanët ja drejtojshim shkopit, kurse Cani i Lot Vakut ka ra në shpinë e ja ka drejtue mamzerkën. Atëherë ai asht sjell pak si në krah edhe gjuen nja 3-4 herë me mitraloz. Qe kjo asht kanë krejt prej aeroplanve. Zotnija e ka shkrue se janë vra 50 civil. Nuk asht e vërtetë as në Kosovë nuk ka kush që del e thot se mu ka vra djali apo nipi prej bombave të aviacionit. Nëse historia asht shkencë ajo duhet me e thanë të vërtetën, pa marrë parasysh për ka asht fjala.
II
Tash po due me shkrue pёr luftёn e dytë të Velegllavës e jo të Kikës se kur far lufte nuk asht zhvillue në Kikë se komunistat apo partizanët në atë kohë, si i kena thirrë, ata nuk janë kanë alpinista e me i lyp majet e nalta por i kanë lyp rrugët për me depërtue për Kosovë. Për këtë kam dokumenta me ja tregue Zotnisë në fjalë se anmiku ka shkrue se beteja asht zhvillue në Velegllavë e Kojzi Rekë e jo në Kikë. Më 26 korrik 1944 edhe prej Velegllavë janë kthye mbrapa partizanët, këtë le ta lexon mirë zotni Muhamet Pirraku se ora 17 data 26 korrik ka ardh komanda prej generallshtabit me të cilin ka komandue generali Koça Popoviq që prej Velegllave me u kthye nëpër të njejtën rrugë që kanë ardhë - me u kthye për Lipovicë e Huruglicë se në Velegllavë nuk asht e mundshme me thye frontin , ku asht plagos rand edhe vetë komisari i shtabit.
Lufta e dytë e Velegllavës asht nisë përsëri në maje të Velegllavës. Në Kikë, Zhujë dhe në Shahiq nuk ka pasë luftë fare.
Po ju ftoj të dashtun lexues edhe ty Z. Muhamet Pirraku, ta lexoni librin “Partizani Puste Reke i Jabllanice” të Aleksandër Zhivkoviqit, e botueme në vitin 1982 nga SHB “Narodna armija në Beograd e vërtetojeni se ku asht zhvillue beteja në Velegllavë apo në Kikë edhe kah kanë ardhë brigadat 22, 24, 26, dhe 47 prej anës së Kosovës, prej Hogoshti apo kanë ardh prej Jabllanice e kanë dal ma së pari në Veleglalvë e teknena, ndërsa M.Pirrakun do ta lusja si historian le ta lexojnë edhe gjeografinë...
Për me kanë ma i bindun lexuesi i nderuem, po i shkëputi disa faqe nga ky libër për të parë se çka ka shkruar vet armiku në atë kohë e ku asht zhville beteja ma e madhe edhe prej ku janë kthye partizanët mbrapa e prej Kike a prej Velegllave. Shifne vetë.
Nё librin e cituem ma nalt shkruan: “Derisa këtu (në Velegllavë) tronditej dhe dridhej vendi nga bombat dhe rafalet e pushkomitalozëve, depërtimi në drejtim të Velegllavës dhe Kozje Rekës nuk pati sukses. Njisitet që atje sulmuan pësuan humbje të mëdha. Rënd u plagos komisari i divizionit Dragolub Petroviq Rade nga f. Marocë prandaj u detyruem të tërhiqemi përsëri nëpër teritorin e Velegllavës” (faqe 129)
Z. M. Pirraku ka shkrue se në terr, kur veç se a da njeri prej territ partizanët janë kanë nis me u tërhjekë, ndërsa në libër po shkruen se në ora 17 ka ra komanda me u tërhjekë prej Velegllave e me u kthye kah kanë ardh me shkue nëpër Lipovicë dhe Huruglicë. Asht dasht zotnija pak me kshyrë kohën se kur bahet terr më 26 korrik në atë kohë të verës terr bahet në ora 21 e jo në orën 17.
Në luftën e dytë të Velegllavës po asht e vërtetë se ka pas ma shumë komandë e i kanë qit do topa në atë kohë nuk e di se sa kanë pas largësi gjuejtje por e di se nja asht kanë në kodër të Kranidellit e nja në Merqez qi asht te Marovca afër Poliçkës edhe nja asht kanë diku kah Novaki i Cvircës. Ai që asht kanë kah Novaki e ka goditë shkollën e Marocës brenda hudutit edhe e ka damtue. Në atë shkollë asht kanë General Shtabi i Serbisë, ndërsa topi i Kranidellit kanë thanë se i ka dhez disa granata por se nuk ka pas sukses.
Tash po due me ja ba nji pyetje Zotni Pirrakut kur ulematë qenë kaq luftarë të mëdhaj pse as nji ylema apo mulla nuk ra heroikisht në betejë a ishin të garantuem nga Zoti mos me u vra a çka pat aty. A kenë të garantuem antiblind, apo “alxhi i Mulla Idrizit” asht kanë i blinduam!... e nuk u vra as nji ylema apo komandant pos Lam Shahiqit. Pse more Zotni nuk u vran asnja prej tyne. Z. Pirraku e ka shkrue se asht vra Mulla Mustafë Osmani i Lisockës por ai nuk asht kanë hoxhë me shallë por asht kanë fukara e kurrë shall të hoxhës nuk ka bajt se e njof shumë mirë se Makush Demin që asht vra me ta e kam pas dajë.
E maj mend mirё. Nё atё kohё jam kanё bari i bagëtive edhe vetё zot shpije si i kanё thon në atё kohё se baba mё ka vdek e mё ka lanё 8 vjeq dhe kёrkun nuk mё kanё pёrjashtue prej odave se m’kanё ditё si ne vend tё Mulla Elezit prandej, shumë mirë më kujtohet si sod kur ishte koha e mirë dalshin e u shetitshin këta zotni qi i ka ba komandanta Zotni Pirraku si p.sh. Jakup Bislim Karaçevën, Osman Xhemail Agën, Sylë Zarbincën, Sylë Kopërnicën e Mulla Idriz Hajrullahun, të gjithë me kual edhe ata vetëm sa me u shetit në ato kodra të nalta e me marr hava të pastër se jo që kanë mendue për mbrojtjen apo me i pa se ku po rrnojnë ata vullnetar a si pe kalojnë.
Zotnija ka shkrue se mulla Idrizi ka liftue në kambë tue nga allxhin. Qesharake apo!?... Nuk asht e mundshme me armë të gatë me liftue në kambë tue nga kalin. Kaubojt nëpër filma i kemi pa ashtu po jo me pushka të gjatë po me revole. Mulla Idrizi ua ka kalue kaubojve sipas z. Pirrakut.
E di se keni me kesh me mue se po shkon gat kjo punë por po due me ju tregue se si thonë fjala e nxjerr fjalën. Ish kanë nji njeri kish pas rrejt shumë dhe haptazi edhe dikur nuk i besojke kerkush e ish kanë ra në hall e s’mujke me rrejt ma e e lyp nji njeri me pague për me ja vërtetue fjlët si ti thonë te rrejshme edhe e kish pas gjetë e paguen mirë edhe goditen e kishin pas shkue në mexhlis edhe nisin me fol kush çka ka ditë e ky si rrejke kish pas thon: “Sod e kam nije nji zagar të gjuetisë tue leh në hava (në qiell)”. Të gjithë i than me ni za se kjo ashtë rrenë. Ky çka e paguejti me ja vërtetue fjalët i tha: Ndalu kadal kjo asht e vërtetë se sokoli e ka mar ndonji klysh të vogël e ka que ne hava edhe këlyshi ka leh. Ja vërtetoj po kur duelën jasht i tha: “jena goditë me rrejtë por për toke e jo për hava . Ma nuk ti vërtetoj rrenat”.
Zotnija e ka shkrue se Nexhmedini ra heroikisht te Karoli Lisë. Ky vend asht në teritorin e Velegllavës e jo në Kikë. Rasti i dytë asht se ushtari trim Kuksari Limon ra heroikisht te Udha Topit mbi shtëpinë e Xuxakëve të Lisockës e pse zotni Pirraku e Sylë Kopërnica a harruen a nuk mujtën me e gjetë të vërtetën e me shkrue se kush u vra në betejë në maje të Kikës se aty ku bahet lufta bijnë edhe heroit e popullit por se kurrë far beteje nuk ka pas në Kikë. Edhe nja asht e vërtetë që e ka shkrue zotnija në fjalë se Mulla Idrizi kshyrke me durbi. E vërtetë asht se kodra e nalt lufta larg prej majes së Kikës edhe kurrfarë rreziku nuk ka pasë as për mulla Idrisin as për komandatat e Pirrakut. Ku asht vra Limoni prej Kukësit asht vendi ku prej Marovce kanë reague partizanët për me depërtue për Rekë të Hogoshtit edhe këtu ne libër shkruen anmiku se “lumit të Lisockës kena ra deri në Hogosht”. Ky vend asht larg prej Kike. Kika asht në kufi me tre fshatra Lisockën, Marovcën dhe Poliçkën. Këto vendbanime kufizohen me Kikën. Rruga si vjen prej Lebane e del në Velegllavë e te Karolli Lis e bjen në Lak të Marocës e shkon rruga për te Vakët e me ra në Hogosht deri na Lak të Marocës asht kanë fronti e jo në Kikë e në lak të Marocës. Njerëzit janë vra përreth Malit Shabanit, te Kroni i Lakut, te Guri i Lakut etj. Nё këto vende qё janë nё Velegllavё kanё ra heroikisht. Ata janë shumё po unё nuk ua di tё gjithёve emnat. Nё Kikё nuk ka ra asnjë luftar se aty luftё nuk ka pasё. Po atё se asht zhvillue betejё nё Kikё kanё thanё ata qё kanё pas qef me ja rritё autoritetin, nuk di pse, Osman Agёs, Sylё Kopёrnicёs dhe komunistave.
Asht nji vorr i vetëm diku në maje të Kikës. I thonë te Vorri Askerit por ai asht i Luftës së Parë Botërore apo edhe i ma hershëm mundet me kanë. Në luftën e 26 korrikut as kush nuk ashtë vra as nuk asht ba luftë në Kikë. Por në terenin e Velegllavës, Poliçkës, Desivojcës, Laçiçit deri në Kozja Rekë.
Zotni Pirraku e ka shkrue se ash vёra komandanti Islam Hasan Huruglica –të cilin e kanё thirrё Lam Shahiqi. Vrasja e tij tregon se kush ka shkue me liftue e me mbrojtë atdheun, zor asht kanë me ju pshtue plumbave. Por, Lam Shahiqi nuk asht vra te Kroni i Lakut. Ai asht vra jo larg prej Gurëve të Hajrullahut, ku asht vra edhe daja i Lamit, Daut Sejdia dhe ku Osmani plagoset rand.
Dauti e Osmani, djemt e Mahmut Osmanit të Velegllavës kurse Lam Shahiqi asht nipi i Mamutit edhe gruaja e Lamait Zelija bi e Cfircës, janë vra në Gilan, nga partizanët në kohën kur i ra Mulla Idrizi Gilanit.
Ka shkrue zotnija se Lami, për me liftue, ka hip me nji qershi te Kroni Lakut përmbi Poliçkë. Edhe këtu na e ka shty mexhën Pirraku se Kroni Lakut është në territorin e Velegllavës. Po i tregoj se librin e ka shkrue me të vetme (duke pyetur) . Le ta dinë se te Kroni Lakut nuk ka kurrfarë qershije, as kurrë nuk ka pasë përveç drujve të ahut dhe dardhave të egra. Po e kam shkrue ma nalt se letra asht ma e fort se betoni se çka nuk mban. Lam Shahiqi asht vra te Arat e Salihit ndërmjet Gurëve të Hajrullahut e shpijave të Hysenit Demës nga Poliçka
Asht shumë interesant se si asht e mundshme në atë kohë Sylë Adem Kopërnica mujti me i mbajt në mend emnat edhe mbiemnat e 3 grave të Velegllavës a nuk mujti me i ditë mbiemrat e Dautit
dhe të Osmanit të bijtë e Mahmut Osmanit të Velegllavës. Në vend që ta shkruej Mahmut e shkruejti Mehmet. E kam shkrue e ma nalt se kёtё do ta shpjegoj ma poshtë. Kёtë e ka ba Sylë Kopёrnica me qёllim se na katundi Velegllavё edhe katundi Kopërёnicё e kena pas nji konflikt nёrmjet veti nё vitin 1955. Pёr kët shkak zotni Syla nuk ka desht me shkrue të vërtetën. Jam i bindun se libri i Dr. Muhamet Pirrakut asht shkrue në kohën e sundimit komunist jugosllav me tjetër qëllim
Asht me e përmend edhe kёtë se zotni Pirraku e ka shkrue krejt qysh i ka tregue Sylë Kopërnica si “burrë antifashist” veç unë po due me iu tregue lexuesve se i pari gjykatës prej Anamorave që asht punësue në Gjyqin e Qarkut në Gilan asht kanë djali i Syl Adem Kopërnicës e Partija Komuniste shumë mirë dihet se bijt e kujna i ka punnësue në poste të tilla me përgjegjësi shtetnore.
Në luftën e dytë të Velegllavës ma sё shumti janë vra prej Velegllave, kurse dami mё i madh si nё njerëz edhe në pasuri iu ka ba familjes Hajdini.
Të vramë e të plagosun:
1. Hanife Hajdini,
2. Hasime Hajdini
3. Ramze Shefki Kurteshi
4. Selman Mursel Hajdini
5. Kadri Zymer Hajini
6. Mursel Hajdini asht plagos rand
7. Sinan Halit Reka
8. Feti Sherif Dushica
9. Naman Isak Gjylekari
10. Sejdi Sahit Sinani
11. Murtez Fetah Mahmauti
12. Daut Mahmut Osmani
13. Hasan Aziz Mahmuti
14. Hamit Aziz Mahmuti
15. Salihe Mahmut Huruglica nana e Lam Shahiqit
16. Osman Mahmut Osmani me 6 plgë të randa.
Këta burra dhe gra që ran në luftë për liri, janë të githë prej Velegllave pos Lam Shahiqit i cili asht nipi i Mahamut Osman Velegllavës. Unë kam shumë Material për me shkrue për Luftën e Velegllavës e jo të Kikës se kët e kanë ba disa persona me qëllim të ndryshimit të së vërtetës. Kështu ata shkruen simbas dëshirës dhe imponimit të atyre që gjithmonë janë marrë me ndryshimin e historisë së lavdishme që e banë të parët tanë. Kjo asht ba simbas pazareve historike që me i ba komandanta ata që nuk kanë ba vepra historike as patriotke. Si ka qenë e mundun që Mulla Idrizi ka ba 20 km rrugë nëpër zjarr të luftës e të mos vritet. Si asht e mundun xhybja e tij të bëhet shoshë nga pllumbat e asnjë plumb të mos depërtojë në trupin e tij. Ky “historian” ka krijue nji personazh mitologjik tue i smadhue në masë të palejueshme ngjarjet dhe të bamat aq sa t’ia kalojë edhe Skenderbeut edhe shumë personazheve tjera historike edhe legjendare. Kjo nuk asht reale, kjo asht simbas dëshirës së autorit dhe dëshirës së dikujna tjetër edhe se si me ba ma shumë komandanta e ylemat heroj për me i qit veti za e me kanë të njoftun ne popull kështu asht kanë.
PËRFUNDIM
Libri “Mulla Idriz Gjilani dhe Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore 1941-1945” e shkrueme (?) dhe e botuese në vitin 1995, nga Dr. Muhamet Pirraku asht me plot të pavërteta. Unë për atë pjesë që kam qenë i interesuam me e lexue kam konstatue se përveç datave kurgja tjetër nuk ka të vërteta. Libri fund e krye asht shkrue me një qëllim afirmimi në sistemin komunist të asaj ish...ish Jugosllavije po me që asht vonue e ka kthye ndryshe sikur si kur e kije kmishën veshë prapë e don me e kthye marë por kanë mbet sheja që dihen edhe hetohen mirëfilli.
Autori nuk e njef terrenin, i ngatrron vendet ku janë vra trimat e lirisë e të ruejtjes së pragut të shpisë. Vendet ku janë vra trimat i qet në Kikë tri katër kilometra larg. Nuk asht preciz në matjen e kohës dhe nxjerr komandanta sipas qefit të dikujna. Dezerterët e luftës dënohen në historitë reale e nuk shpallen heroj si në librin e Pirrakut.
Unë Mahmut Elez Mahmuti deklaroj me forcën ma të madhe për me e ruejt të vërtetën historike se ngjarjet që i kam paraqit në këtë shkrim temin janë të vërteta dhe ma se të vërteta.
Nuk po due me ba polemikë me aska se jam i pashkollë dhe plak 80 vjeç, po mos me e thanë këtë të vërtetë mu dokke sikur po shkoj pa e krye nji amanet të atyne që ranë në luftë të Velegllavës e jo të Kikës se le ta dinë tanë historianët se në Kikë nuk ka pas luftë në qershor dhe korrik të vitit 1944. lufta asht nisë në Velegllavë dhe asht shtri deri në Kojzi Rekë të Desivojcës.
Unë këta e di se i kam pas 14 vjet dhe e deklarojnë edhe vetë shkijet që kanë shkrue libra për kit luftë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Juda ''tjetër''/Kush e shiti me të vërtetë Krishtin?
» Është edhe një pyetje tjetër përveç kush është Nazim Bllaca. Kush është SHIK-u?
» SHQIPËRIA VIJON TË NXJERRË TRIMA SI GJERGJ ELEZ ALIA
» Bardhyl Mahmuti: Reagim për ekzekutimin e katër shqiptarëve!
» Elez Alikaj:Z.Agim Gashi mikut tim te mire dhe patriotit te madh

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi