Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mjerimi i drejtësisë kosovare

Shko poshtë

Mjerimi i drejtësisë kosovare Empty Mjerimi i drejtësisë kosovare

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 06, 2009 2:03 am

Mjerimi i drejtësisë kosovare4 Dhjetor, 2009
Gjatë tërë vitit janë drejtuar akuza të rënda ndaj sistemit të drejtësisë në vendin tonë. Dhjetëra gjyqtarë, prokurorë, janë të dyshuar për afera korruptive dhe abuzim me ligjin. Marrja e mitës është një dukuri e zakonshme në gjykatat tona, konstatojnë të gjitha raportet serioze që janë bërë deri tani nga organizata prestigjioze ndërkombëtare. Gjyqësori është në një periudhë rivlerësimi të kuadrove dhe priten lëvizje në strukturën drejtuese nëpër gjykata. Por, kushdo që të vijë në krye të sistemit, poshtë tij do të gjejë një shtresë të kalbur prej vjetësh. Për të ecur përpara me sukses, duhet një pastrim nga themelet, që zor se mund të bëhet në Kosovë.
Me pak fjalë, kredibiliteti i njërit nga tri pushtetet e rëndësishme - gjyqësorit ka rënë përtokë. Besueshmëria tek gjykatat është më e vogël se kurrë. Pikërisht në një moment të tillë njerëzit kryesorë të shtetit kanë bërë apel që të zbulohen krimet e pasluftës dhe politika t’i mbajë duart larg drejtësisë. Deri këtu gjithçka është korrekte në këtë thirrje publike institucionale, por sa efikase mund të jetë kjo drejtësia jonë, kur për dhjetë vjet s’qe në gjendje të bënte asgjë për të lënë ndonjë gjurmë. Të gjitha rastet e rënda u gjykuan nga UNMIK-u dhe tash i ka në duar EULEX-i.
Apeli i presidentit Sejdiu dhe kryeministrit Thaçi mund të ketë vetëm një efekt psikologjik për qetësimin e situatës së tensionuar pas “shpërthimit” në publik të rastit “Bllaca”. Kreu i vendit, njëkohësisht kryetar i LDK-së, duke pasur parasysh edhe kompetencat e forta që i jep kushtetuta për gjyqësorin, është përpjekur të mbajë një raport pozitiv dhe t’i inkurajojë njerëzit e gjyqësisë. Ndërkohë kreu i Qeverisë, kryetar i Partisë Demokratike, nuk ka ngurruar në disa raste ta shprehë mllefin e tij ndaj “lidhjeve me botën e krimit të segmenteve të caktuara në drejtësinë kosovare”.
Zbardhja e krimeve të pasluftës është një mision që normalisht duhej të ishte kryer deri tash. Rrethanat aktuale na japin pak shpresë se një gjë e tillë do të ndodhë. Si rrjedhojë, politikanët mund të vazhdojnë të spekulojnë, të akuzojnë njëri-tjetrin, ndërsa e vërteta mbetet edhe më tutje mister. Nëse presim EULEX-in, kurrë s’do ta mësojmë atë.
Mjerimi i drejtësisë kosovare

Mjerimi i drejtësisë kosovare4 Dhjetor, 2009
Mjerimi i drejtësisë kosovare Ndarja_nenlajmet
Mjerimi i drejtësisë kosovare 13x13bardh

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi