Fushata:Vazhdojnë zbehtë
Fushata:Vazhdojnë zbehtë
Vazhdojnë zbehtë
Partitë politike kanë vazhduar pa spektakël edhe në ditën e dytë të fushatës zgjedhore, në kërkim të votave për Kryetarë të Komunave në balotazh. PDK’ja ishte në Prizren, Mitrovicë dhe Lipjan. LDK’ja shkoi në Lipjan, Obiliq dhe Prizren. AAK’ja kaloi ditën në Kaçanik, ndërsa AKR’ja në fshatrat e Mitrovicës.
Nga Faton Ismajli
Partitë politike nuk kanë organizuar ndonjë aktivitet të madh për ditën e dytë të fushatës zgjedhore për balotazh. Për dallim prej raundit të parë ku ishin organizuar koncerte me këngëtare të njohur, tash partitë duket se kanë ndryshuar strategjinë për të kërkuar votën e qytetarëve.
Kryetari i PDK’së, Hashim Thaçi ka qëndruar gjatë ditës së shtunë në Prizren për të kërkuar votën për kandidatin për Kryetar të Komunës, Ramadan Muja.
LDK’ja ka vazhduar të kërkojë votën në Lipjan dhe Obiliq. Fushatës së kësaj partie i është bashkuar Nënkryetari i LDK’së, Lufti Haziri, i cili ka premtuar respektim të ligjit po që se kandidatët e kësaj partie marrin besimin e qytetarëve.
E, zyrtarët e AAK’së kanë vazhduar me kritika për keqqeverisje në nivel lokal dhe qendror. Lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj ka qëndruar në Kaçanik dhe ka bërë thirrje për kthimin e qeverisjes në binar.
AKR’ja e Behgjet Pacollit ka vazhduar të kërkojë votat në tri fshatra të Mitrovicës.
PDK: Qeverisje e dëshmuar
Kryetari i PDK’së, Hashim Thaçi ka mbajtur një takim me qytetarët e Prizrenit, ku ka kërkuar votën për Ramadan Mujën.
Së bashku me Thaçin kanë qenë edhe përfaqësuesit e partive politike minoritare, të cilët e mbështesin kandidatin e PDK’së për Kryetar të Prizrenit.
“Jemi së bashku për të ardhmen e Prizrenit. Nuk jemi këtu vetëm si një parti politike, e as të një etniteti, por jemi së bashku për të ndërtuar një të ardhme edhe më të mirë për Prizrenin”, ka thënë Thaçi.
Kandidati i PDK’së për Kryetar të Komunës, Ramadan Muja ka kërkuar votën e qytetarëve për të vazhduar realizimin e projekteve në të mirë të qytetit.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë për të mirën e të gjithë qytetarëve të Prizrenit. Me ndihmën e qytetarëve do të vazhdoj qeverisjen e mirë”, ka premtuar Muja.
Edhe kandidati i PDK’së për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, ka hapur fushatën elektorale për garën e balotazhit dhe i ka bërë apel kundërkandidatit të tij nga koalicioni AKR-LDD, Nexhmedin Spahiu, të ndërpresë zhargonin ofendues.
Ai tha të dielën se fjalë ofenduese nuk janë në të mirën e qytetit të Mitrovicës, i cili ka ndjeshmërinë dhe specifikat e veta.
Ndryshe, edhe në Kastriot, kandidati i PDK’së, Haki Mjeku, shprehet i bindur se do të dalë fitues në balotazhin për të parin e Komunës.
Mjeku ka thënë për Kosovapress se fitorja e Partisë Demokratike të Kosovës në Kastriot është e sigurt, ndërsa këtë e bazon në vullnetin e qytetarëve, të cilët pas nëntë vjet qeverisjeje të Komunës nga LDK-ja, kërkojnë ndryshime pozitive.
Ai thekson se PDK’ja për garën e balotazhit ka arritur koalicion me AAK’në, kandidati i së cilës ka dalë në vendin e tretë në rundin e parë dhe Lëvizjen për Bashkim, kandidati i së cilës është renditur në vendin e katërt.
“Unë jam shumë i bindur se kësaj radhe PDK-ja do të qeverisë në Komunën e Kastriotit dhe atë më një rezultat të bindshëm ndaj kundërkandidatit”, ka thënë ai.
Në garën për të parin e Komunës janë gjetur dy kandidatët që më 15 nëntor kanë marrë më së shumti vota, Haki Mjeku i PDK-së me 32.45 për qind dhe Mehmet Krasniqi i LDK-së me 24.41 për qind.
LDK: E respektojmë ligjin
Lidhja Demokratik e Kosovës ka hapur fushatën për raundin e dytë të zgjedhjeve në Kastriot dhe Lipjan, ku kandidatët e kësaj partie kanë premtuar realizimin e shumë projekteve po qe se marrin besimin e qytetarëve.
Nga fshati Gadime, Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë për kandidatët e LDK’së dhe për vendosjen e ligjshmërinë në Komunën e Lipjanit.
“Duke dalë në zgjedhjet e 13 dhjetorit në mënyrë masive, ju i eliminoni të tjerët që të votojnë në emrin tuaj, ju i eliminoni të tjerët të vendosin në presion për votën”, ka thënë Haziri.
Kandidati i LDK’së për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti, i ka bërë thirrje elektoratit të votojë dhe t`i mundësojnë realizimin e premtimeve për përmirësimin e jetës së tyre.
“Unë ju premtoj që me votën tuaj do të menaxhoj mirë, të gjitha taksat tuaja financiare do të investohen në shërbim të interesave të qytetarëve”, ka premtuar Ahmeti.
Ndryshe, Ahmeti në garën për balotazh për kundërkandidat do të ketë Shukri Bujën nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), njëherësh kryetar aktual i Komunës së Lipjanit.
Kurse në Kastriot, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Mehmet Krasniqi siguron qytetarët se nëse merr besimin e qytetarëve, gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar, do të ketë zhvillim të gjithëmbarshëm të komunës.
Edhe në Gjilan, kandidati i LDK’së për kryetar Komune, Fatmir Rexhepi, e ka filluar fushatën zgjedhore. Ai ka thënë se nën udhëheqjen e tij, Gjilanit do t'i kthehet demokracia dhe zhvillimi i saj.
Ai tha se bashkimi i subjekteve politike LDK, AAK dhe LDD, tregon unitetin dhe momentin për të arritur një qëllim dhe një vizion, kthimin e demokracisë dhe perspektivën e re zhvillimore për komunën e Gjilanit.
Kjo parti ka mbajtur një takim edhe në Zhur të Prizrenit, ku ka kërkuar votën për Hanefi Muharremin.
Nënkryetari i LDK’së, Eqrem Kryeziu ka kërkuar votën për qytetarët e Zhurit në këmbim përmirësimit të cilësisë së arsimit, shëndetësisë dhe infrastrukturës.
Kandidati i LDK’së për Kryetar të Prizrenit, Hanefi Muharremi ka premtuar se nëse merr pushtetin, do të ndryshojë qeverisjen për të mirën e qytetarëve.
Vazhdojnë me kritika
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka hapur fushatën për raundin e dytë në qytetin e Kaçanikut dhe ka kritikuar pushtetin lokal dhe qendror për “krim, korrupsion dhe keqqeverisje’,
Për të ndryshuar këtë trend, Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj ka kërkuar votën e kaçanikasve për ish-komandantin, Tahir Çaka.
E, Çaka ka adresuar akuza në adresë të kundërkandidatit të tij nga radhët e PDK’së, Xhabir Zharku.
“Në të gjitha meset ku është biseduar për qeverisjen komunale në Kosovë, Kaçaniku është marrë shembull për të keq”, ka rikujtuar Çaka.
Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj ka kërkuar votën e qytetarëve për të vënë në binarë qeverisjen në Kaçanik dhe në tërë Kosovën.
"Kjo qeverisje po i shkakton humbje Kosovës. Ne i ofrojmë opsion qeverisës që e zhvillon vendin, që e rrit vlerën e vendit dhe e aftëson atë për anëtarësim të shpejtë në BE dhe në NATO", ka thënë Haradinaj.
AKR’ja nëpër fshatra të Mitrovicës
Aleanca Kosova e Re ka vazhduar edhe në ditën e dytë të kërkojë votën e qytetarëve të fshatrave të Mitrovicës, për kandidatin Nexhmedin Spahiu, i cili ka premtuar së nëse merr pushtetin, do të ketë më shumë cilësi në arsim, shëndetësi dhe në infrastrukturë.
“Gjatë ditës së sotme, Shtabi Zgjedhor i AKR’së më seli ne Mitrovicë organizoi tubime me qytetarë në fshatin Bajgorë, Zhabar dhe Kqiq i Madh. Në këto tubime morën pjesë anëtarë dhe simpatizantë të AKR’së, LDD’së por edhe veprimtarë dhe simpatizantë të nëndegëve të LDK’së dhe të AAK’së”, thuhet në njoftimin e AKR’së.
Nënkryetari i AKR’së, Ibrahim Gashi, tha se Mitrovica e udhëhequr nga AKR’ja do të jetë shembull i qeverisjes ndryshe, që do të ofrojë punësim dhe infrastrukturë të regjionit të Shalës dhe në tërësi të Mitrovicës.
“Veten e shohim si alternativë dhe zgjidhje të vërtetë dhe të vetme. Jemi këtu dhe do të jemi derisa këtë ta kuptojë qytetari. Sa më parë që ta kuptojë, aq më të shkurtra do të jenë vuajtjet dhe agonia e tij”, tha ai.
Tërhiqet nga koalicioni me LDK’në
Dega e Lëvizjes për Integrim dhe Bashkim (LIB) është tërhequr nga koalicioni me LDK’në në Rahovec, derisa ka kërkuar nga simpatizantët e saj që më 13 dhjetor të votojnë kandidatin e PDK’së.
Ky veprim i Degës së LIB’së vjen pasi disa zyrtarë të kësaj partie patën vërejtje lidhur me mbështetjen e kandidatit të LDK’së në balotazh.
LIB’ja është krijuar nga Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK).
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Fushata “Me Abdullah Thaçin”
» Vazhdojnë polemikat, AAK-PDK
» Shqetësimet Vazhdojnë
» Fushata e balotazhit: LDK në Lipjan
» Shpresa Besa:FUSHATA...
» Vazhdojnë polemikat, AAK-PDK
» Shqetësimet Vazhdojnë
» Fushata e balotazhit: LDK në Lipjan
» Shpresa Besa:FUSHATA...
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi